REPUBLIKA E SHQIPĖRISĖ

BASHKIA RRĖSHEN

---
Home Keshilli Bashkiak Biznesi ne Mirdite Lajmi i Fundit Shtypi
- Mirdita.net
Prill Rreshen
H M M E P SH D
            1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 16 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30            

 

 
Qyteti e territori
>  
 
>  
>  
>  
 
>  
>  
>  
>  
>  
KULTURA
>  
>  
>  
>  
>  
>  

 
 Lidhjet
>  
>  

 

Ju rekomandojme  web...
> Mirdita.net
>
>
>
---------
Historiku
COMUNE
> Stafi
> Keshilli Bashkiak
> Gjendja Civile
> Asistenca Sociale
> Arti & Kulture
Sherbime te Qytetarit
> Formularet
> Dokumentacioni per leje dhe sheshe ndertimi
> Njoftime per tendera
 
Si dhe ku Jemi!
>

Shoqatat

> Bankat
> Shendetsia
> Arsimi
>

Ambienti

> Transporti
> Pensioni
> Studentat
> Ansambli Mirdita
> Sporti

 

 
 

 
-

 

“Mirdita, 30 vite nė fokusin e televizionit shqiptar”

Veprimtaria e sillojit tė parė nė Shqipėri nė sallėn e pallatit tė kulturės “Mirdita” nė Rrėshen

 Ashtu siē dhe pritej nga sinjali i dhėnė qė me lanēimin e njė veprimtarie tė tillė prej muajsh, spektakli show i gėrshetuar nė mes pamjeve filmike interesante tė Mirditės qė prej 3 dekadash dhe atyre artistikė, intervistave, kujtimeve, reportazheve tė improvizuara etj, aktiviteti i zhvilluar ditėn e martė mė 17 qershor 2008 nė orėn 18.00 tė pasdites nė sallėn e pallatit tė kulturės “Mirdita” nė Rrėshen, ka emocionuar pjesėmarrėsit e shumtė dhe mbi tė gjitha dhe tė ftuarit e veēantė tė kėsaj nate tė mrekullueshme, gazetarėt mė nė zė tė televizonit publik shqiptar.

Ekspozita e talentit 12 vjeēar

Fillimisht ėshtė bėrė pėrurimi i ekspozitės sė piktorit 12 vjeēar Silvan Lala, nxėnės i klasės sė gjashtė nė Rrėshen. Ka patur njė lidhje, gėrshetimi i kėsaj veprimtarie me piktorin e vogėl talent qė siē theksohet nė njė gazetė kosovare, “piktori i vogėl qė nuk do tė bėhet president, por ėndėrron famėn e PICASOS!”.

Nė fakt ka qenė befasi e vėrtetė ekspozita me rreth 40 punime tė piktorit tė talentuar tė vogėl, babai i tė cilit Pjetėr Lala ėshtė i njohur pėr publikun si piktori shėtitės i rrugės, ku mė sė shumti ka pėr atelie bulevardin afėr Televizionit Publik Shqiptar, i preferuar i gazetarėve dhe kronikanėve pėr portretet e bukura qė realizon nė Tiranė, duke e kthyer kėtė profesion nė artin e mbijetesės.

Kėtė rrugė ka ndjekur me talentin e spikatur dhe vetė djali i tij Silvani, i cili qė 8 vjeē ėshtė bėrė i njohur pėr publikun si kėtu dhe nė Kosovė. Ndėrsa i mbėshtetur nga pallati i kulturės dhe mėsuesi Viktor Cupi, kjo ėshtė dhe ekspozita e parė e organizuar pėr publikun. Pėr tė thėnė pak fjalė pėr kėtė talent le tė sjellim njė thėnie tė piktorit tė njohur kosovar pedagog nė akademinė e arteve nė Kosovė Ferit Morina: “Kam studentė nė akademinė e arteve qė ende nuk janė nė nivelin e tij”. Dhė bėhet fjalė pėr Silvanin kur ishte veēse 10 vjec!

Ekspozita u hap nė hollin e pallatit nė prani tė dhjetėra qytetarėve tė Rrėshenit si dhe gazetarė tė shumtė lokalė, tė televizionit shqiptar dhe televizioneve tė tjera. Fjalėn e rastit e ka mbajtur mėsuesi Viktor Cupi, i cili si kurator i pėrbashkėt me babain e Silvanit, ka theksuar talentin e kėtij piktori tė ardhshėm, i sigurtė nė dhuntinė qė disponon pėr tė pikturuar.

Me entusiazėm ėshtė shprehur dhe kryetari i bashkisė Gjon Dedaj, duke thėnė se ndjehet i mrekulluar nė mes talenteve tė tillė qė me pikturėn e tij e pasqyrojnė mė sė miri bukurinė dhe hijeshinė e krahinės dhe tė njerėzve tė kėtyre anėve, duke na dhėnė shembullin se e bukura ekziston nė mes nesh dhe se me anė tė kėtyre talenteve kemi tė tėra mundėsitė pėr ta kultivuar nė rrugėn e duhur.

E ndėrkohė piktori i vogėl, nė njė kėnd tė hollit ka vazhduar tė pėrformojė “live” me pikturėn e tij nė portretin e njė fėmijė qė pozonte, i rrethuar nga dhjetėra kureshtarė.

Spektakli, gėrshetimi i artit gazetaresk me atė artistik.

 Mė pas veprimtaritė e kėsaj dite janė shpėrnguluir nė sallėn e pallatit tė kulturės, ku pėrmes njė valle tė grupit tė fėmijėve, qė janė lauruar me kupėn-trofe para pak ditėsh nė festivalin e instrumentistėve tė vegjėl nė Fushė Arrėz, nėn drejtimin e muzikantit Kol Picaku dhe koreografit Fran Nikolli ka hapur siparin “Mirdita, 30 vite nė fokusin e televizionit publik shqiptar”, qė ka patur nė fokus tė saj gazetarin dhe kameramanin televiziv korespondet i Mirditės pėr televizionin shqiptar qė nga viti 1974.

Pikėrisht pas njė pune njėmujore pas njė komunikimi shkresor nė mes kryebashkiakut Gjon Dedaj dhe drejtorit tė televizionit publik shqiptar Petrit Beci, u arrit qė nga arkivat e kėtij televizioni tė merren rreth 70 minuta filmime tė vjetra nga kronikat e bėra gjatė kėtyre viteve. Filmime qė u montazhuan nga montazhieri Aldor Pėrtena pėr t’u sjellė nė episode tė veēanta pėrgjatė tėrė aktivitetit. Vetė skena ku ishte shkruar dukshėm nga skenografi Gjok Pepa pėrmbajtja e kėsaj veprimtarie, ka qenė e pėrceptuar nė kėtė mėnyrė ku gazetari i hershėm Xhelal Marku do tė ishte dhe “ciceroni” i pamjeve filmike, kronikave tė sjella ndėr vite. Kronika qė flisnin pėr minierat, punėn nė galeri, kronika dhe reporatzhe nga punėt nė bujqėsi, portrete, njė gjithėpėrfshirje fushash si kultura apo ekonomia, e deri disa kronika me zė. Kronikat pėrmblidheshin nė dy kohė, para 90-s dhe pas kėtyre viteve.

Pas ēdo episodi dhe komentesh nga gazetari Xh.Marku dhe pėrfaqėsues tė fushave pėr tė cilat flitej, vinte dhe pėrshėndetja artistike tė kėngėtarėve tė vegjėl, kėngėtarė tė ansamblit Mirdita dhe tė ftuarve kėngėtareve tė pėrmendur dibranė Lirie Rasha dhe Sherif Dervishi.

Kanė sjellė emocionet e tyre minatorė, metalurgė, njerėz tė kulturės, ashtu si dhe gazetarėt e ftuar nga televizioni shqiptar. Kanė qenė tepėr tė emocionuar gazetarja Tefta Radi, qė u shpreh se ky ėshtė ndėr evenimentet e rralla qė bėhet nė kėtė mėnyrė dhe nuk e prisnim qė vlerėsimi pėr punėn e kolegut tonė Xhelal Marku, pėr tė gjithė ne, vjen pikėrisht nga Mirdita, ky vend kaq i bukur. Ajo ka sjellė kujtime tė punės nė televizon me sa pasion i pėrcillte kronikat e rretheve e ne mes tė cilave dhe ato  qė sillte gazetari ne fjale, ku Mirditėn e kishin vazhdimisht prezent me shuėm profesionalizėm.

Bajram Hoxha, shef i emisioneve periodike ne televizionin publik shqiptar, ka sjellė emocionet e tij duke u shprehur se ėshtė njė gjė shumė e bukur kjo qė u kushtohet gazetarėve tė televizionit shqiptar, janė vite tė paharruara pėr tė gjithė ne dhe gjithēka e bėrė nė kontekstin e kohės, ėshtė e veēantė kur ajo dokumentohet nė mėnyrė krejt tė paanshme. Dėfrim Met’hasani ka ardhur me njė pėrshėndetje dhe dhurata tė vecantė, duke i sjellė gazetarit Xhelal Marku bluzėn me numėrin 30 tė ekipit kombėtar, ndėrsa ardhjen e kolegėve tė tij e ka qujatur si njė “ekip futbolli”.

Me emocione ėshtė shprehur gjatė pėrshėndetjes edhe Xhelil Aliu, Edlira Hoxha e tė tjerė. Fatos Daci, president i shoqatės Dibra, botues i gazetės Dibra, shkrimtar, ka thėnė se kjo qė bėtė sot i bėn nder Mirditės, kėtij vendi me tradita dhe se ky nderim pėr njė dibran ėshtė obligim pėr tė vazhduar bashkėpunimet tona nė fushėn e kulturės e mė tej. Kėtė ka theksuar dhe kryebashkiaku Gjon Dedaj, duke pėrshėndetur gjithė gazetarėt e nderuar tė televizionit shqiptar, tė cilėt kanė dokumentuar historinė shqiptare nė njė kohė tė vėshtirė, ashtu siē ka bėrė dhe gazetari qė mbulonte Mirditėn, Xhelal Marku.

Ky aktivitet qė kishte nė fokus dokumentimin historik pėrmes fokusit tė njė kamere tė vjetėr por me shumė vlerė, na tregon se e bukura ekziston dhe atė duhet tė dijmė ta nxjerrim dhe evidentojmė nė mėnyrė tė paanshme, nė mėnyrė shkencore dhe kulturalisht bukur, ka pėrfunduar kryebashkiaku Dedaj.

Nė fund moderatori i kėtij takimi, gazetari Gjergj Marku, ka improvizuar njė telereportazh qė vinte me pamje tė Xhelal Markut ndėr vite nė zonėn e Recit dhe Dardhės sė Peshkopisė nėn titullin “Reci, njė mal nė kėmbė”, i lexuar nga gazetari dhe folėsi i njohur Roland Roshi dhe reporterja e re Flavia Maca, si dhe me transmetimin muzikor tė teknikut tė pultit Lin Kiku dhe tė pamjeve filmike nga Olsi Simoni nė pultin viziv, cka solli shumė ngrohtėsi nė sallė, telereportazh i cili u duartrokit gjatė nga publiku i shumtė qė ishte i pranishėm nė sallė.

Mė pas grupi i valleve duke ftuar dhe gazetarėt e ardhur tė televiziont shqiptar ka tėrhequr njė valle, tė cilėn e ka filmuar po me kameren e vjetėr gazetari Xhelal Marku duke sjellė njė ambient mjaft festiv nė sallė.

Nė fund pėr tė pranishmit ėshtė shtruar dhe njė kokteil ku janė shkėmbyer biseda nė mes gazetarėve dhe banorėve tė qytetit, duke pėrmbyllur njė veprimtari interesante e vlerėsuar si e para e kėtij lloji nė Shqipėri, njė veprimtari qė nė muajin shtator mendohet tė promovohet nė Tiranė si bashkėpunim dhe me televizioznin shqiptar.

 Disa nga filmimet arkivore

Para ’90-ta

Pėrgatitja e asnamblit “Mirdita” nė vitin 1978

Puna nė mimnierėn e Kurbneshit dhe tė Pėrlatit e Kaēinarit si dhe Batėrr tė Martaneshit.

Reportazh nga brigada e Kaēinarit me personazhe kooperativiste.

Reportazh nga Oroshi dhe bjeshkėt e Nėnshejtit.

Puna nė pyje.

Bllokimi i rrugės nga dėbora ndėr vite dhe sidomos 1985.

Ndėrrimi i viteve dhe puna nė uzinėn e Rubikut, si prodhohej bakri i parė blister nė orėn 24.00 kur ndėrroheshin vitet.

Puna nė postat e Mirditės.

Veprimtari tė Mirditė.

Ditėt e aksioneve nė fushėn e bujqėsisė.

Nga punimet nė hekurudhėn Milot-Rrėshen-Klos.

Pas 1990

Mitingjet e para nė Rrėshen nga Partia Demokratike.

Takimi me intelektualė tė transformimeve demokratike tė vendit.

Zhvarrimi i eshtrave tė ngjarjes sė rėndė tė 17 shkurtit.

Kronika nga punėt nė Mirditė pas viteve 1990.

Nga turizmi, vėzhgime speleologjike.

Flimime dhe etyde nga zonat e Dibrės.

Pėrgatiti: Aleksandėr Ndoja