|
Show sportiv-artistik ne 35 vjetorin e
volejbollit per femra MINATORI
Ėshtė
pėrcjellur me emocion 35 vjetori i ekipit tė
volejbollit pėr femra MINATORI pėmes njė
show artistik dhe sportiv nė sallėn e
pallatit tė kulturės Rrėshen nen kujdesin e
drejtperdrejte te kryetarit te bashkise Gjon
Dedaj.
Salla e mbushur me sportistė,familjarė tė
vajzave qė formuan ekipin e parė nė vitin
1975, dhe qytetarė tė shumtė, pėrjetoi pėr
afro dy orė njė nga spektaklet mė
impresionuese pėrgjatė kėtyre viteve.
Show, i moderuar nga Gjergj Marku,
pergjegjes i pallati te kultures, ėshtė
hapur me njė valle tė grupit tė fėmijėve tė
qendrės kulturore tė fėmijeve ndėrsa mė pas
njė minut heshtje pėr tre vajzat e
volejbollit qė tashmė nuk jetojnė mė: Dila
Shtjefanaku, Pranvera Luca dhe Arjana Arapi,
emrin e tė cilės mban pallati i sportit nė
qytetin e Rrėshenit.
Me kujtime tė bukura dhe statistika tė
kujdesėshme ndėr vite
ishte trajneri i parė i ekipit Haki Halili,
duke sjellė caste tė paharruara nga
historiku i ekipit. Ndėrkohė Mark Kola,shef
i klubit bėri njė retropsektivė ndėr vite tė
kėtij ekipi dhe drejtuesve tė tij si shefa
klubi dhe trajnerė, etj.
Kujtimet nga puna e bėrė kanė sjellė dhe dy
trajnerėt e tjerė Preng Toma dhe Lumturie
Gjoka, duke theksuar momente tė vecanta
impresionuese qė kanė pėrjetuar dhe
mbėshtetjen e publikut.
Ilir Cirinaku,njė nga trajnerėt e ardhur
nga Tirana, shprehu adhurimin per ekipin dhe
mirditorėt, qė e kanė pritur mrekullisht dhe
kanė dhuruar mjaft emocione nė shkallėt e
stadiumit,duke u shprehur se volejbolli
shqiptar nuk do kishte kuptim pa ketė ekip.
Ilira Cara,zv/president i ekipit,duke sjellė
pėrshėndetjen e presidentit Met Troplini,ka
shpallur dhe objektivin e lartė pėr vitin qė
vjen qė do jetė fitimi i titullit kampion
pas njė riformatimi total tė ekipit me
merkato efikase.
Gjon
Dedaj, kryetar i bashkisė Rrėshen,duke
evidentuar mrekullinė qė ky ekip ndėr vite
ka bėrė pėr Mirditėn, e ka quajtur njė
“turizėm sportiv” qė Mirdita e ka si resurs
tė tij nga mė tė vyerit, ndėrsa ka
falenderuar gjithė brezat e volejbollisteve
dhe familjet e tyre qė mundėsuan ngritjen e
ekipit tė parė dhe transmetimin nė breza
ekipesh njė pas njė pėr tė ardhur nė ditėt e
sotme kur ekipi ynė ėshtė bėrė simbol i
volejbollit shqiptar.
Kėngėtaret e reja Ilia Jahja dhe Eliona Kola
performuan kėngė tė muzikės sė lehtė si
pėrshėndetje tė vecanta,ashtu si dhe Prena
Beleshi dhe Mrika Trumshi qė solli
entusiazmėn nė sallė.
Nė fund njė tortė pėr 35 vjetorin solli
mbylljen e kėsaj veprimtarie tė bukur.
Ndėrsa njė top simbolik kaloj dorė mė dorė
nė sallė pėr tu sigluar nė kėtė 35 vjetor.
Nė hollin e pallatit tė kulturės ishin
afishuar disa nga fotot mė tė hershme ndėr
vite tė ekipit.
A.
A. Ndoja
Kush nuk mund tė krijojė, dėshiron tė
shkatėrrojė…
-Nga pershendetja e kryetarit te bashkise
Rreshen Gjon Dedaj, ne 35-vjetorin e ekipit
te volejbollit per femra MINATORI-
Tė nderuar pjesmarrės!
Kam
nderin dhe kėnaqėsinė e veēantė t`ju
pėrshėndes, nė kėtė ditė tė tė qėnit
sėbashku, teksa ky takim i sotėm synon tė
pėrvijojė dhe pėrforcojė njė traditė tė
llojit tė vecantė nė Mirditė, jo thjeshtė
pėr kontribuesit dhe sportistėt e suksesshėm
tė “Minatorit”, tė cilėt publiku i ka pritur
me mirėdashje dhe ovacione si njė mundėsi e
emancipimit, qėndrimit ndaj botės dhe ndaj
vetvetes….
Nderimi i kėsaj dite ju shkon tė gjithė
atyre qė vėnė pėrballė, nė parketin e fushės
sė volejbollit, ekipin e “Minatorit”, qė e
bėnė Mirditėn dhuruese tė kėtij
spektakli sportiv nga mė tė bukurit, njė
lloj shprehje dhe analize e ėndrrave dhe
miteve… nė kėtė vend tė zhvillimit tė
njeriut qė pėrballoi shoqėrinė socialiste tė
gazermės i bindur se njeriu krijon idetė
ndėrsa idetė e fusin njeriun nė njė mijė
fatkeqėsira… nderojmė sot 8 majin e
1975, kur nisi stėrvitja e parė me
pjesėmarrjen nė kampionatin e tė rejave nė
Lezhė,
Nderojmė lojtarė qė nuk jetojnė mė:
Dila Shtjefanaku, Pranvera Luca, Arjana
Arapi,
Nderojmė
trajnerin e parė Haki Halili,
pėrgjegjėsin e ekipit Tom Lleshi,
Nderojmė
lojtaret e para Terezina Marku
(kapitene),
Cezarina
Maca, Vitore Gjoni, Tereza Perkola, Dile
Shtjefanaku, Marte Ndoka, Marie Hyseni,
Vitore Tusha, Tereza Pertena, Marie Pepa,
Age Nikolli, Prena Doda,
Nderojmė trajner nder vite:
Jorgo Koculi, Ylli Dajci, Pashk Biba, Preng
Toma, Lumturie Gjoka, Fatmir Sharofi, Artan
Pogoni, Hasan Gurabardhi, Ilir Cirinaku,
Edmond Jazexhi, Altin Martiri.
Nderojmė pėrgjegjėsit e klubit
Preng Bardhoku, Viktor Lleshi, Mark Loci,
Mėhill Doda, Ndue Ruci, Mark Kola.
Nderojmė familje qė kanė nxjerrė
volejbollistė si: Dod Arapi (tre
vajza), Ndue Gjoni, Ndue Pėrbasha, Fran
Prenga, Ndue Tuci, Nikollė Gega, Gjon
Prenga, Preng Gjin Ndrea, Mina Vladi, Preng
Frroku,Geg Doda e mjaf tė tjerė.
Nderojmė donatoret (sponsor) te ekipit
: “Eurogers”Shpk me President Fran KAĒORRI
, “Kerēuku “ Shpk me President Ramazan
KERĒUKU “Genti “ Shpk me President Mark
GJONI , si dhe zoterinjte Rexhep RUĒI
dhe Leonard REĒI .
Kjo
ceremoni e organizuar pėr nder tė
ish-volejbollistėve, ish-tranjereve,
ish-presidentėve, te ish-mbeshtetėsve
donator dhe gjithė sportėdashėsve mirditas
ose jo, ėshtė vazhdim i bashkėpunimit,
mbėshtetjes finaciare dhe sjelljes prej
njeriu tė presidenti aktual, mjekut Muhamet
TROPLINI dhe djalit tė rritur nė kėtė
qytet, Ilirjan CARA dhe ky tejet i
sukseshem me kompanine e tij “Sony Dyral “
, ndaj mė lejoni t`i uroj: volejbollistėt
ndėr vite, drejtuesit e sportit ndėr kėto 35
vite dhe presidentit aktual z. Troplini, qė
bashkuan tė gjithė shpirtin altruist, pėr
ngritjen, mbajtjen dhe rimėkėmbjen e ekipit
si njė pėrpjekje dinjitoze pėr sportin nė
Mirditė per te patur mjaft volejbolliste
“ambasadore” tona nė Shqipėri e nė botė.
Nė kėtė botė hierarkike ku kėrkohet
gjithnjė gjithėnjerzorja, tė japėsh ėshtė
njėlloj si tė sakrifikosh, Mirdita mbetet
vendi ku pėrpunohet arsyeja, ku rriten
vullneti, emocionet dhe lidhja
ndėrindividuale, ndaj mirėnjohja ju shkon tė
gjithė ish drejtuesve, por veēanėrisht katėr
ish-kryetarėve tė Bashkisė Rrėshen, tė cilėt
pavarėsisht tipeve tė tyre tė orientimit
dhe situatave tė ndryshme politiko-sociale
nė njė botė qė kėrkon njeriun e mekanizuar,
u prinė nga dashuria pėr sportin dhe
vollejbollin nė veēanti tė bindur se me
cilėsitė e kėtij sporti lidhej edukimi
social pėr rregull, kontroll dhe
profesionalizėm… permes nje menaxhimi bazuar
ne kontrata efektive dhe bashkohore ku
fitorja e titullit kondicionon gjithshka.
Volejbolli ynė i vajzave flet pėr tė
vėrtetėn e shprehur nga i madhi
Faik
Konica: “Ajo pak Mirditė mbajti kėtė
Shqipėri” ndaj dhe ky sport tregon se
Mirdita lind fėmijėt jo thjesht imitues,
por tė aftė tė nxjerrin prej andej vendimin
tė ishim edhe yje volejbolli si njė
mundėsi pėr shijimin e lirisė pas njė
burgimi tė gjatė duke provuar se frymėzimi
vjen edhe nga fatkeqesia, dhe emri Minatori
mund dhe duhet t`ia lėrė vendin Ekipi i
Volejbollit MIRDITA a nė tė pėrbotshmen
gjuhė: “Mirdita Volej”.
Me cilėsinė e kryetarit tė Bashkisė apo
thėnė ndryshe, kam dashur tė kem
kėmbėnguljen e duhur dhe autoritetin moral
pėrkundėr ndikimit tė sė keqes dhe veseve
i bindur se njeriu me bindje tė fuqishme
ėshtė njė pėrjashtim dhe si rregull ngjall
admirimin e brezave tė ardhshėm, por bėhet
dhe qesharak nė sytė e bashkėkohėsve tė vet,
ndaj mė lejoni tė shpreh se ky
tridhjetepesėvjetor ėshtė pėrpjekje
institucionale pėr tė pėrcjellė mirėnjohje
dhe ftesė pėr bashkėpunim, pavarsisht se na
mungon sot shija e medaljes, pėr shkak tė
asaj qė nuk u bė dot, fushėn e Pallatit tonė
tė Sportit dhe jo pėr mbėshtetjen prej
shkallėve tė stadiumit apo resurseve
finaciare nė dispozicion.
Nderimi ynė ju shkon atyre qė themeluan kėtė
ekip, mbase subkoshienca e tyre ju kishte
thėnė se nė qoftė se jeta nuk tė ofron njė
politikė qė ja vlen ta luash, atėherė krijo
vet njė tė tillė, dhe volejbolli provon se
“gjuajtja qė nuk tė thyen kockat tė forcon”
njė porosi e vyer kjo pėr qeverisjen e mirė
qė lind nga rregulli dhe kujdesi, e mesa
duket iu rikthehet si kėrkesė vete
vollejbollistėve…
Nė kėtė kohė kur njeriu ende nuk ėshtė
individ, pavarsisht proēesit tė pėrparimit
ekonomik dhe organizimit politik dhe ne na
duhet tė bėhemi tė aftė pėr vetpėrsosje edhe
se Mirdita e Kullave tė Lirisė i ngjan
elefantit qė e vrasin pėr dhėmbėt e tij tė
ēmueshėm, i ngjan disa guaskave deti qė i
gjuajnė pėr perlat qė kanė brenda, pėr shumė
kohė ishte bilbili qė e robėruan pėr zėrin e
tij tė bukur, ashtu sikurse edhe njeriun –
njeri nė tė shumtėn e herės e rrezikon
vlera e tij e lartė, ky vend e ka tashmė dhe
resursin e mjaftueshėm tė konkurimit
vazhdues nė sportin e vollejbolit dhe tė
turizmit sportiv.
Bilanci i kampionateve dhe kupave ku ekipi
“Minatori” ka marrė pjesė tregon se Mirdita
ka patur gjithnjė fuqi nė volejboll duke
dhėnė
mundėsi promovimi dhe integrimi social dhe
pėrmes ketij aktiviteti edukues, volejbolli
ishte dhe duhet tė jetė formues dhe
ndėrgjegjėsues i destinuar fėmijėve, tė
rejave, pasi volejbolli ėshtė njė sport
inteligjent ku fitorja merret prej vendimeve
nė ajėr dhe saktėsisė sė pritjes, ku
ngarkesat emocionale nuk duhet ta pengojnė
fitoren, dhe emocionet nuk duhet ta ndalin
rivalitetin dhe luftėn sportive.
Sfidues i sindromit tė “shembjes” qė nxit
njeriun tė shkatėrrojė pėr hir tė
shkatėrrimit dhe tė urrej pėr hir tė
urrrejtejs, volejbolli i vajzave nė
Rrėshen ishte dhe mbetet njė sjellje
reaktive me qėllim vetėmbrojte, njė rast
demostrimi barazie gjinore, lirie dhe
dinjiteti femėror, pėrkundėr cmirės e
xhelozisė, njė sjellje qė favorizon nevojėn
pėr tė krijuar dhe pėr tė qenė produktiv,
pėrjetimin e identitetit tė gjendur nėn
shkaterrim, ndaj, padyshim qė volejbolli i
vajzave ėshtė dhe njė sjellje kompensuese
pėrballė pasiviteti absolut.
Tė gjithė e dimė se kush nuk mund tė
krijojė, dėshiron tė shkatėrrojė - sepse ka
frikė tė ecė pėrpara - dhe tė bėhet
plotėsisht njeri dhe shumėkush, lehtė,
konstaton se ne jemi ende larg nga lidhja
moderne e biznesit me sportin, jemi larg
lidhjes sė vojelbollit me komunitetin pėrtej
kufizimeve sociale, pėrtej historisė kur
meshkujt derdhnin gjakun dhe kėrkonin
pasardhės meshkuj, ndėrsa toka dhe gruaja i
lidhnin ato pazgjidhshėm. Tė gjithė duhet tė
dimė se kėrkesa pėr gjakun me gjak na afron
me vdekjen, ndėrsa marrėdhėnia me gruan na
pasuron me jetėn… prandaj kjo ditė le tė
jetė dhe mundėsi pėr krijim marrėdhėniesh tė
reja mbėshtetjeje.
Prej vitesh, Mirdita nuk ėshtė thjesht njė
yll i folklorit, por dhe i volejbollit per
vajza, si njė mundėsi pėr t`i tėrhequr
njerėzit dhe pėr tė na nxjerrė nga pėrjetimi
frenues i shpellave, kullave me frėngji,
bunkerėve, pse jo dhe njė ftesė dhe terapi
pėr tė minimizuar pjesėmarrėsit nė ngujimin
mė tė ri maskilist – lojrat e fatit – apo
rrėnuesve tė fatit me vrases anonim si
bėrthama tė sėmundjeve tė rėnda
psikosociale… ndėrsa shpenzohet shumė mė
shumė se njė biletė volejbolli pa marrė
kurrfarė kėnaqėsie.
Koha e sotme na thotė se ruajtėsit e
besimit katolik tentojnė tė mbeten tempulli
i intelektit, arsyes dhe drejtėsisė,
vendimeve nė ajėr dhe barazisė, vojejbolli I
vajzave na thotė se polariteti “djalė –
vajzė”, pėrbėn bėrthamėn e nevojės pėr
bashkim, ndėrsa shėndeti fizik, shpirtėror
dhe mendor, nga ku varet vazhdimi i gjinisė
njerėzore, qėnia e re, favorizohen nga
sporti pėrkundėr ciklit tė vdekjes tė
pėrbėrė nga ndėrprerja e rritjes,
dizintegrimi dhe shembja…
Prej kėtej dhe pėr kėto arsye gjej rastin tė
ftoj mėsimdhėnėsit e paguar tė lėndės sė
edukimit fizik dhe sportiv qė tė bashkohen
me Bashkinė dhe ekipet zinxhir tė
volejbollit pėr vajza pėrmes synimeve
intensive – pėrpara se lumenjtw tanė t`i
konsiderojnė “luginė e hijeve tė vdekjes” -
tė nxisin dhe pėrzgjedhin moshat pėr mė
shumė volejboll, si sporti qė do tė vazhdojw
tė kontribuojė nė harmoninė e brendshme
sociale dhe do t`i evidentojė ato si antarw
aktiv tė shoqėrisė qė duam tė ndėrtojmė
sėbashku, godinėn sociale ku dashuria,
motivet dhe shembulli, shkojnė pėrkundėr
tendencave tė njeriut automat dhe tė uritur
pėr pasuri materiale qė ulin e dobėsojnė
interesin e njeriut pėr vajzat, a thua se
diku nė lojrat e fati njeriu kėrkon tė gjej
dhe tė shtyp njė buton pėr tė gjetur
lumturinė, dashurinė, kėnaqėsinė…
Pavarėsisht shtigjeve tė botės misterioze tė
sė pamundurės apo dhe pafundėsisė sė
interesave (inter-esse - te jesh brenda),
pavarėsisht grumbulluesve tė tė mirave
materiale, a tė parave tė atyre qė ndėrtojnė
qiellgėrvishtės, qė kapin yjet apo harxhojnė
nėpėr shtėpitė publike tė sexit, prej frikės
se do t`i dėnojnė me harrim sėmundja, mosha
a vdekja, pavarėsisht se mjaft argumente
mbeten nė sipėrfaqe, kam bindjen se
Volejboli i vajzave ėshtė njė udhė pėr tek
dija dhe harmonia e ekipit tė Universitetit
“Marin Barleti”, qė mė ka bėrė tė mendoj se
po tė kishim njė filial universiteti nė
Mirditė, pėrtej “kush hap njė shkollė mbyll
njė burg”, ne do ta kishim mė harmonik nė
kohė dhe mė tė sigurtė vazhdimėsinė e
volejbollit, kėtij sporti qė na lidh si
Familje, si Bashki dhe si Qytetarė…
Tė nderuar pjesmarrės!
Ligjėsitė e zhvillimit nuk e lenė jashtė
aktivitetit tė tyre sportin dhe menaxhimi i
krizės duhet tė kthehet nė profesion ndaj
ndjehem me fat qė iu shmanga dorėheqjes pėr
shkak tė gjendjes financiare tė para disa
muajve tė ekipit tė vollejbollit tonė tė
vajzave, fal sponsorve gjithnje te nderuar
dhe te respektuar z. TROPLINI dhe z. CARA ,
tė cilėt me kėtė takim shpallin publikisht
vazhdimin e tyre. Ndaj une dua t`ju lus Ju
tė menaxhojmė sėbashku zhvillimin jo vetėm
tė volejbollit tė vajzave, por dhe tė ēdo
niveli tė Bashkisė. Nganjėherė ėshtė e
vėshtirė tė kuptosh nėse po e ēon apo jo
kohėn dėm, duke u marrė me sport apo duke
luajtur sport, duke u bashkuar me dikė qė
mund tė bisedosh edhe pėr interesa pune apo
biznesi, por kam bindjen se njė shoqėri qė
praktikon dhe mbėshtet sportin ka njė nivel
tė lartė vetėdijėsimi dhe prandaj vete Zoti
e ka paisur Mirditėn me kėtė dhuratė
qytetarie!
Zoti qoftė me ne nė udhėn pėr tek medalja e
merituar dhe nderim tė gjithė
volejbollisteve e kontribuesve nė kėtė sport
pėr Mirditėn ndėr vite!
|