|
Bashkia Rrėshen, mirėnjohje pėr mėsuesit qė
nuk jetojnė mė.
Pershendetja e z. Gjon Dedaj.
Nje
7 mars i festuar ndryshe kete vit ne menyre
te organizuar nga Bashkia Rreshen. Festa e
njerezve te dijes, nga duart dhe mendja e te
cileve, kanė dalė breza nxėnėsish tė
shkallėve tė ndryshme tė shkollimit.
Eshte filluar festa neper shkolla, ku
nxenesit nuk kane harruar qė pos librave, ne
duar te kene lule tė freskėta pėr “prinderit
e dyte” tė dashur, mesuesit. E ndėrsa lulet
me emocionuese janė nga femije te klases se
parė.
Por nje emocion tė dhimshėm solli minutazhi
homazh qe iu kushtua mesuesve te Rreshenit
qe nuk jetojne me midis nesh fizikisht, por
jo shpirterisht. Ata janė me ne nė cdo hap
qė hedhim udhėve te Mirdites, koridoreve te
shkollės, bankat ku ulemi, nė skena ku
kėndojme e nė tavolinat e punes, apo cdo
pune tjeter qe bejme ne jeten tone.
Pikerisht ata ishin me ne sot. Homazhi per
nder te mesuesve te cileve sot ne nje salle
te mbushur me breza shkollaresh dhe mesues
nga e gjithe Mirdita dhe te tjere te ftuar
nga Tirana e Shkodra, iu dha mirenjohje e
bashkise Rreshen dhe zyres arsimore.
(Preng
Filopati, Nikolle Pergjetani, Mark Kolmarku,
Gege Bardhoku, Zef Ndue Prenga, Nikolle
Pepkolaj, Anxhe Zeza, Simon Prendi, Vitore
Toma, Ndue Gjoka, Ndue Dona, Ndreke Bardhi,
Pal Kuka, Gjelina Shkurti, Ded Dushi, Gjon
Lleshi dhe Gjon Coku).
Veprimtaria u pri nga Himni i Flamurit, dhe
mė pas me fjalėn e hapjes sė shefit tė
departamentit tė Kulturės dhe Arsimit nė
bashki z. Dod Pepkolaj. Njė pas njė u
vlerėsuan tė gjithė mėsuesit qė nuk jetojnė
me ēertifikata mirėnjohje. Tė afėrm tė
familjeve u shprehėn me konsideratė pėr
respektin e njerezve tė tyre tė cilėt i
kushtuan jetėn diturimit tė fėmijėve tė
Mirditės. Pėrshėndeti dhe drejtori i zyrės
arsimore Gjon Kola, duke bėrė dhe njė rezyme
tė arritjeve tė arsimit ndėr vite nė
Mirditė.
Gjon Dedaj, nė pėrshėndetjen e tij
pėrshėndeti tėrė armatėn e mėsuesve dhe
vecmas mėsuesit qė u shuan duke dhėnė
gjithcka tė mirė nė diturimin e fėmijėve pėr
njė Mirditė mė tė bukur e tė begatė. Nė mes
tė tjerave ai theksoi....
“Ashtu
sikurse syzet i japin fuqi syve te dobėsuar
tė individit, edhe pėrpjekja pėr tė
evidentuar e nderuar punėn e mėsuesve i jep
fuqi shqisave tė bashkėsisė sė qytetareve,
per te t’ju dhėnė vendin e merituar nė
Historine e Arsimit, dhe per te ndriēuar
rruget e se sotmes e te ardhmes, teksa
shqisat elektronike fuqizojne bashkesine
globale te qytetarv”........Lexo
fjalen e plotė....
Me
pas promovimi i librit “Nje jete
kushtruar arsimit” liber i dr Nikolle
Toma, kushtuar mesuesit Prend Picaku, njė
nga pioneret e pare te arsimit ne Mirdite,qe
kaloj ne nje atomosfere tejet emocionuese.
Aktiviteti tjeter ne rradhe po ne sallen e
koncerteve te pallatit te Kultures, nje show
i bukur nga nxenes te shkolles se mesme
dedikuar 7 marsit, nen drejtimin e mesueseve
Marie Brozi dhe Elsa Gjeta, i mirpritur per
mesazhin, recitimeve, kengeve, humorit te
holle dhe valleve plot hijeshi.
Nje kokteil per
te ftuarit dhe me pas nje dreke e shtruar
per mesuesit veterane te Mirdites si epilog
i veprimtarive te kordinuara.
Ndersa me pas neper mjedise te ndryshme
aktivitete te shumta te lira nga vete
mesuesit dhe nxenesit.
A. Ndoja
|