REPUBLIKA E SHQIPĖRISĖ

BASHKIA RRĖSHEN

 

---
Home Keshilli Bashkiak Biznesi ne Mirdite Lajmi i Fundit Shtypi
- Mirdita.net
Prill Rreshen
H M M E P SH D
            1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 16 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30            

 

 
Qyteti e territori
>  
 
>  
>  
>  
 
>  
>  
>  
>  
>  
KULTURA
>  
>  
>  
>  
>  
>  

 
 Lidhjet
>  
>  

 

Ju rekomandojme  web...
> Mirdita.net
>  
>  
>  
---------
Historiku
COMUNE
> Stafi
> Keshilli Bashkiak
> Gjendja Civile
> Asistenca Sociale
> Arti & Kulture
Sherbime te Qytetarit
> Formularet
> Dokumentacioni per leje dhe sheshe ndertimi
 
 


 
Si dhe ku Jemi!
>

Shoqatat

> Bankat
> Shendetsia
> Arsimi
>

Ambienti

> Transporti
> Pensioni
> Studentat
> Ansambli Mirdita
> Sporti

 

 
 

 
-  

Bashkėpunim dhe partneritet me pushtetin vendor tė Spanjės. Vizitė zyrtare nė Spanjė e njė delegacioni nga pushteti lokal i Mirditės dhe Kurbinit.

  Prej disa muajsh me ndėrmjetėsimin e Shoqatės sė Bashkive tė vėndit tonė, shoqata APRODEL me qėndėr nė Spanjė, ka nisur njė bashkėpunim intensiv me bashkitė e Laēit, Rubikut, Rrėshenit, komunėn e Oroshit dhe tė Fanit. Njė shoqatė e tillė ka “OK” e ministrisė sė jashtme spanjolle e cila nė kuadėr tė njė ndihme ndėrkombėtare, ka tė pėrzgjedhur edhe Shqipėrinė. Nė gjashtėmujorin e dytė tė vitit qė shkoi, nė dy raste ekipe tė ndryshme tė specialistėve tė pushtetit vendor nga Spanja kanė ardhur nė trajnime njė javore nė Bashkinė e Rrėshenit dhe atė tė Rubikut. Nė kėto trajnime janė pėrfshirė secialistė tė fushave tė ndryshme nga bashkitė e Laēit, Rubikut dhe Rrėshenit. Sipas trajnuesve spanjollė, shteti i tyre ka vendosur tė mbėshtesė zhvillimin e tre bashkive dhe dy komunave nė fjalė, por mė parė duhen pėrgatitur specialistė pėr emplementimin e programeve tė zhvillimit qė do tė ofrojė qeveria spanjolle. Madje pėrmes pyetsorėve tė shumtė, nė kėto kurse trainimi janė evidentuar edhe nevojat mė imediate tė zonės ku mendohet tė ndėrhyhet me projekte. Pas kėtyre vizitave pune tė trainuesve spanjollė, rradha ka qėnė e kolegėve shqiptarė pėr tė vizituar Spanjėn, nė kuadėr shkėmbimeve tė mėtejshėme tė pėrvojave nė vėndet respektive.

Vizita.

  Nga data 13 deri mė 20 janar 2008, njė delegacion zyrtar vendor bėri njė vizitė nė Spanjė me ftesė tė Aprodel. Delegacioni pėrbėhej nga dy stafe, ai politik dhe teknik. Nė pėrbėrje tė stafit politik ishin z. Mark Ruēi, Kryetar i Bashkise Rubik, z. Luigj  Isufi  Kryetar i Bashkisė Laē, z. Gjon Dedaj, Kryetar i Bashkisė Rrėshen, z. Aleksandėr Lala Kryetar i komunės Orosh,  dhe z. Gjergj Prenga, Kryetar i Komunės Fanė. Nė pėrbėrje tė stafit teknik ishin znj Rita Pėrjaku nga Bashkia Laē, Dedė Pepkolaj nga Bashkia Rrėshen dhe Sandėr Ndoj nga Bashkia Rubik. Pėrkthyese te delegacionit ishin Flutura Pulaci dhe Sara Radovicka. Nisja nga aeroporti " Nėnė Tereza "  i Rinasit  u bė rreth orės 11.30 tė datės 13 janar 2008, me itinerar Tiranė -Munich-Madrid. Ky aeroport, ndonėse me pėrmasa mė tė vogla  ėshtė modern dhe ka standarte europiane si nė shėrbimet edhe funksionimi i tij, ēka tė le njė shije tė mirė pasi kėsisoj veprash me standarte tė tilla i duhen vendit tonė.

  Delegacioni u prit nė Aeroportin e Madridit dhe u shoqėrua gjatė rrugės nga z.Alejandro CAŃAS ZAPATA,  Kordinator i Projektit Tė Bashkėpunimit  APRODEL, dhe nga teknikė tė tjerė,  tė cilėt mė parė kishin qenė nė Shqipėri. Rrugėtimi ishte i gjatė por relaksues nga bukuritė qė ka njė vend i Bashkimit Europian, si Spanja. Ky rrugėtim prej 400 km nė rrethet e Madridit, nė drejtim tė BADAJOZ nė zonėn e Extremadurės ku pushuam nė njė fshat turistik malor me plot 8 shtėpiza alpine  me komoditetin e duhur, dhe e pėrshtatur mrekullisht pėr njė turizėm malor dhe familjar. Tė nesėrmen delegacioni  u shpėrngul nė njė lartėsi mė tė madhe rreth 800 m mbi nivelin e detit, tek Manastiri i Vaukus nė rajonin e Veras ku pati takime intensive me personalitete politike tė DIBUTACIONIT, dhe tė Mankomuniteteve. Me shumė interes ishin pasqyrimet qė bėri GRUPI i AKSIONIT LOKAL. Ne patėm fatin qė u njohėm me to dhe qė sė shpejti do tė implementohen nė Komunitetet tona.

  Kjo ėshtė njė risi sepse ėshtė hera e parė qė do tė implementohen nė Shqipėri dhe njė e re edhe pėr Ballkanin . Njė merite tė tillė vlen t' i adresohet Shoqatės se Bashkive, stafit Politik tė delegacionit, nė veēanti zotit Mark Ruēi gjė qė u evidentua edhe nga partnerėt tanė Spanjollė. Pas njė rrugėtimi prej 100 km, delegacioni u istalua ne njė shtėpi rurale  tė njė cifti madrilčne i cili kishte krijuar tė gjitha mundėsitė e njė jetese normale dhe tė njė biznesi turistik rural, duke ushtruar edhe kėrkime shkencore. Ngritja e paneleve diellore  dhe furnizimi me energji elektrike prej tyre  tė tė gjitha shėrbimeve mė kujton se ai ēift e kishte hequr mendjen nga mungesat e dritave, apo shikimi se apo bie shi, apo , si do tė na furnizojė.

  Vizita u pasua nė ditėt e tjera  nė rajone tė tjera  si Aranjues , nė provincėn  CATERAS me 20000 km2   me njė MANKOMUNITET me 219 bashki , njė provincė rurale me njė buxhet 113 milon euro. Rajoni i EXTREMADURĖS  province e KATERAS-BAJKODHIT ka rreth 1 milon banorė  me 450 bashki.  Shtatė prej tyre  kishin rreth 20000 banore ndėrsa 400 tė tjera kishin deri nė 5000 banorė por qė tė gjitha kishin njė barazi absolute nė Mankomunitet. Ky rajon ishte tėrėsisht malor me karakteristikat tė pėrafėrta me zonat tona. Grupi i aksionit lokal  ( qė nė disa rajone quhej ADICOVER ) kishte qėllim dhe ndėrtonte politikat, mjetet dhe mėnyrat e zhvillit tė zonave  nė atė mėnyrė qė shtetasit e atyre zonave  tė mos i braktisnin vendbanimet e tyre. Kohėt e fundit,  u shpreh njėri prej teknikėve tė aksionit lokal, ėshtė bėrė edhe decentralizimi i shėrbimit mjeksor, ndėrsa decentralizimi i arsimit kishte kohė qe kishte kaluar funksion i Mankomunitetit.

  Nė Verrata  delegacioni pa nga afėr  zhvillimin intensive blektoral te saj, si ndihmoheshin fermerėt, subvencionimi i tyre. Prodhimet blektorale i nėnshtroheshin njė pėrpunimi shkencor dhe kishin njė garanci absolute pėr konsumatorėt.  Karakteristike e kesaj zone ishte ruajtja me fanatizem e dhisė vendase dhe blektorisė sė zonės, duke dale ne tregun vendas por edhe ate Spanjoll madje edhe nė Bashkimin Europian, me patentat e prodhimit te zones duke e garantuar tregun. Vizitat pasuan nė Mankomunitetin Alto Jarama Attazar dhe nė Mankomunitetin e Sirra Norte.

  Aracova kishte rreth 23 bashki nė pėrbėrje. Nė provincėn e Caceres banonin rreth 3000 banorė nė pėrbėrje tė 5 bashkive. Bashkia mė e vogėl kishte 90 banorė. Getafe ishte stacioni i fundit i vizatave tė delegacionit tonė. Nė kėtė zonė u njohėm me zonėn industriale, njė zonė moderne ku para pak kohesh ishte ndodhur nė prag tė falimentimit  ashtu siējemi aktualisht ne me ish ndermarrjet industriale. U njohėm mė selektimin, perpunimin e mbeturinave, me ruajtjen e mjedisit qė ishte nė qendėr tė cdo lloj aktiviteti apo biznesi, veprimtarie prodhuese dhe jo prodhuese, me prodhimin e paneleve diellore dhe perdorimin ne mase te tyre, vizituam plot objekte tė trashėgimisė kulturore si salla danci, Manastire, Kisha, Pallatin Mbreteror nė Getafe, Stadiume dhe Vendin ku prodhoheshin pjese te gjigantit AIRBUS 380. Nė kėtė shkrim sapo kemi cekur  rėndėsinė e kėsaj vizite pune mjaft tė rėndėsishme. Nė shkrimet e tjera vijuese do tė pėrpiqemi tė pasqyrojmė pėrvojėn spanjolle dhe domosdoshmerinė e implementimit tė saj nė komunitetet tona, krijimin e strukturave tė ngjashme, sepse jane standarte zhvillimi qe i pėrdor Bashkimi Eurpian, njė ėndėrr por edhe njė e ardhme e sigurtė e popullit tone pėr tė hyrė nė BE.

Sandėr Ndoj

Bashkia Rubik