REPUBLIKA E SHQIPĖRISĖ

BASHKIA RRĖSHEN

---
Home Keshilli Bashkiak Biznesi ne Mirdite Lajmi i Fundit Shtypi
- Mirdita.net
Prill Rreshen
H M M E P SH D
            1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 16 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30            

 

 
Qyteti e territori
>  
 
>  
>  
>  
 
>  
>  
>  
>  
>  
---------
Historiku
COMUNE
> Stafi
> Keshilli Bashkiak
> Gjendja Civile
> Asistenca Sociale
> Arti & Kulture
Sherbime te Qytetarit
> Formularet
> Dokumentacioni per leje dhe sheshe ndertimi
> Njoftime per tendera
 
Si dhe ku Jemi!
>

Shoqatat

> Bankat
> Shendetsia
> Arsimi
>

Ambienti

> Transporti
> Pensioni
> Studentat
> Ansambli Mirdita
> Sporti

 

 
 

 
-

 

GTZ me projekte pėr zhvillimin e rajoneve tė Veriut

-Hidhen bazat e bashkėpunimit me bashkinė Rrėshen-

Shoqėria pėr bashkėpunim teknik GTZ ka filluar aplikimin e projektit qė ka nė thelb zhvillimin e planifikuar tė Rajoneve tė Veriut nė dy drejtime kryesisht; atė pėr rritjen e integritetit tė pjesėmarrjes nė vendimmarrje, si dhe njohjen e burimeve tė zhvillimit dhe pėrcaktimin e prioriteteve tė zhvillimeve rajonale duke filluar sipas njė plani qendėrzues tė forumeve pėrkatėse qė nisin nga qarqet dhe nėpėr njėsitė vendore, ku kryesisht shėnjohet pjesa mė aktive e komuniteteve.

Sipas kordinatorit tė projektit tė GTZ Roland Ēela nė prononcimin pėr www.bashkiarreshen.com, procesi do tė finalizohet edhe me dy projekte pilot specifikisht pėr njėsitė vendore tė qarkut Lezhė dhe dy tė tjera pėr atė tė Shkodrės. Por mbi tė gjitha do tė pėrftohen dhe metodologji qė mundėsojnė rritjen e kapaciteteve tė aktorėve drejtues e pėrfaqėsues tė komuniteteve dhe njėsive vendore pėr tė operuar dhe me donatorė apo buxhetues investimesh tė ndryshėm.

Ky projekt i sapohedhur nė tryezat e pushtetit vendor dhe grupeve tė interesit, ėshtė diskutuar sot edhe nė zyrėn e kryebashkiakut tė Rrėshenit z.Gjon Dedaj, takim i cili pati nė thelb njohjet reciproke pėr projektin dhe pėr resurset e ndryshme qė disponon bashkia dhe Mirdita nė pėrgjithėsi.

Nė kėtė takim, pėrvec pėrfaqėsueve tė GTZ dhe tė qarkut Lezhė, ishin tė ftuar edhe zyrtarė tė bashkisė Rrėshen, pėrfaqėsues tė spikatur tė fushės sė arsimit e fusha tė tjera nė territorin e bashkisė e mė gjerė. Nga institucioni i njohur i promovuar tashmė prej 10 vitesh me projektet e veta nė Shqipėri, shoqėria gjermane pėr bashkėpunim teknik GTZ, ishte i pranishėm  Gero Wieschollek, menaxher i aksionit tė zhvillimit rajonal.

Njė ekspoze pėr tė cilėt kanė qenė tė interesuar pėrfaqėsuesit e GTZ-sė, e ka bėrė kryetari i bashkisė Rrėshen z. Gjon Dedaj, i cili nė fillim ka bėrė falenderimin e rastit pėr punėn e GTZ-sė nė tėrė territorin e vendit nė shumė fusha me vlerė, duke u shprehur se falenderimi shkon pėr gjithė shtetin dhe kombin gjerman, qė i ėshtė gjetur popullit shqiptar nė gjithė kėto vite tė postdikaturės.

Duke bėrė prezantimin e grupit pjesėmarrės nga ana e bashkisė, ai ėshtė shprehur se jemi munduar tė bashkojmė personalitete qė mundėsojnė njė bashkėpunim efikas nė hartimin e planeve strategjike pėr zhvillimin e territorit ku ne ushtrojmė qeverisjen. Jemi nė momentet kur po pėrjetojmė ndryshime tė thella politike, sociale dhe ekonomike. Por duhet thėnė se jemi nė njė proēes ndryshimesh ku nė qendėr ėshtė qytetari, dhe mendojme se pėrditė e mė shumė kemi njė qytetar aktiv dhe jo spektator ndaj ndryshimeve qė ndodhin. Gjithashtu jemi nė njė fazė ndryshimesh tė thella ekonomike, po shkojmė drejt kapitalizmit menaxherial. Por e dijmė se na prźt njė kapitalizėm korporativ, ndaj na duhet ndihma juaj dhe e gjithė aktorėve tė tjerė tė progresit qė tė mund tė pėrfitojmė nga koha e humbur.

Duke analizuar mė tej nė aspektin psikologjik nė tė cilėn ndodhet popullata qė e pėrbėn bashkinė, z.Dedaj ėshtė shprehur se jemi nė njė moment kur po bėjmė urbanizimin psikologjik lokal dhe rajonal e kjo e bėn tė domosdoshėm bashkėpunimin e projekteve, programeve dhe proceseve. Duke synuar mė tė mirėn e regjinės, kemi qenė gjithnjė nė kontakt me qytetarin duke e pėrshtatur atė, e kjo pasqyrohet dhe nė mėnyrėn sesi ėshtė strukturuar vetė bashkia, duke e ndėrrtuar atė me departamente. Tėrheqja e opinionint qytetar ėshtė qėllim i departamenteve kryesore, nė mes tyre dhe ai i prigramim zhvillimit, ndonėse ky i fundit pėrbėn thuajse “thembrėn e Akilit” nė mbarėvajtjen e procesit.

Mė tej kryebashkiaku Dedaj, ėshtė futur nė detajet e asaj qė pėrbėn buxhetin e bashkisė, mėnyrėn e pėrbėrjes sė tij. Ai ka theksuar se roli i qarkut nė kėtė mes ka qenė pozitiv pėrmes polititikave rajonale tė cilat kanė ndikuar nė distribuimin e ekuilibruar tė buxheteve. Fakti qė kryetari i qarkut ka qenė drejtues vendorė, e bėn mė tė lehtė kėtė perceptim dhe ndikim pėr orientim mė tė saktė tė kėtyre prioriteteve buxhetore nėpėr njėsitė e ndryshme vendore. Natyrisht, ėshtė shprehur z.Dedaj, nė buxhet kemi kufizime sa i pėrket dhe tė ardhurave qė sigurojmė, ndaj janė tre detyra tė shtruara para nesh pėr tė mnenaxhuar mė mirė territorin, atė demografik dhe atė fiskal.

Duke bėrė njė panoramim tė bisnesit, qė sipas zotit Dedaj, deri tani kemi njė zhvillim natyror tė bisnesit, ndėrsa vetė qyteti i Rrėshenit mbeti qyteti i zėvėndėsimit urban qė mbijteoj nė kėto vite dhe tashmė ka qėndrueshmėri me afro 15 mijė banorėt e tij. Ky qytet u ka shėrbyer me bisneset e tij gjithė trevės. Por nėse bisnesi lindi si luftė individuale ndaj varfėrisė ku mungontė dėshira pėr aleanca dhe mėtohej pėr ilegalitet dhe nuk ekzistonte psikologjia e afrimit me konsumatorin, tashti ėshtė momenti i pėrshatshėm qė tė mund ta udhėheqim bisnesin, tė vėzhgojmė e drejtojmė nė drejtim tė fushave qė tashėm kanė marrė prioritet si atė tė turizmit, burimeve alternative tė energjisė, agrokulturės moderne etj.

Pas falenderimiut qė pėrfaqėsuesio i GTZ, menaxheri i njohur i projekteve tė zhvillimeve rajonale Gero Wieschollek bėri pėr kėtė pasqyrė tė saktė dhe sintetike tė gjendjes sė bashkisė dhe resurseve, pati njė bashkėbisedim sqarues pėr aspekte tė ndryshme qė paraqet interes pėr projektin nė fjalė i cili aplikohet nė sensin rajonal. Menaxheri i GTZ ka lėnė tė kuptohet se ndjehet i kėnaqur nė bashkėpunim me drejtues energjik tė pushteteve vendore dhe kėtė e ka ndeshur kėtpo ditė nė kėtė qark. Ai ka thėnė se kemi nevojė pėr persona aktiv, pėr grupe interesi aktiv qė i njohin mirė resurset e rajonit ku jetojnė; kėrkojmė qytetarė aktiv qė janė tė interesuar pėr zhvillimin e qytetit apo rajonit. Ai tha se “pika mė e ulėt e rrethit” tashmė ka kaluar, jemi nė ngjitje.

Dhe nė pėrmbyllje ka pyetur kryebashkiakun dhe tė pranishmit cfarė mund tė bėni ju pėr tė riaktivizuar dhe vitalizuar kėto energji pozotive?

Zoti Dedaj ėshtė pėrgjigjur se gjatė gjithė kėsaj periudhe jemi munduar tė bashkojmė produktivitetet pozitive tė gjithė drejtuesve ndėr vite dhe tė asaj qė qytetarėt kanė arritur deri mė tash. Kemi tė identifikuara prioritetet e zhvillimit tė bashkisė, po pėrfundojmė planin strategjik me 11 qėllimet kryesore  tė listuara, po ndėrtojmė komunikimin me publikun dhe kemi njė plan veprimi, kemi njė forum aktiv pėr zhvillimin e zonės, kemi bashkuar vizionet etj.

Por njė nga problemet kryesore ėshtė infrastruktura dhe ne kemi ideuar e projektuar vizionin tonė pėr pėrshkimin e arterieve kryesore nėpėr rajonin tonė, ashtu sikundėr e kemi fat qė nėpėr territor kalon autostrada transballkanike moderne duke dhėnė impakte tė fuqishme pėr zonėn.

Pėrfaqėsuesi i GTZ nė pyetjen e dytė iu drejtua aspektit tė turizmit, duke pyetur pėr rolin qė ai luan nė kėtė zonė.

Zoti Dedaj i ėshtė pėrgjigjur se jemi nė hapat e parė tė turizmit individual, ati familjar dhe mund tė krijojmė pėrvoja nė gastronominė tradicionale etj. Kemi vende me histori, kisha e monumente kulturore apo natyrore, pėr tė cilat kemi filluar tė lėvizim, mė sė pari duke ngrit institucionin e turizmit nė bashki, i cili nuk ekzistonte mė parė. Falė kėtyre pėrpjekjeve jemi nė njė moment ndėrgjegjėsimi tė qytetarėve se ky vend ėshtė i banueshėm, dhe nė kėtė sens autostrada ka sjellė “zgjimin e mendjes”.

Bashkėpunoni me zona tė tjera, pyeti pėrfaqėsuesi i GTZ-sė?

Natyrisht jemi nė hapat e parė, por kemi programe tė qarta pėr kėtė sektor qė tė bashkėpunojmė edhe me rajone te tjera apo agjensi turistike. Mė tej zoti Dedaj, ka sqaruar pėr projektet qė po aplikohen pėr shfrytėzimin e burimeve pyjore etj.

Nga ana e GTZ ka patur interesim pėr zhvbillimin e arsimit nė bashki dhe nė Mirditė?

Dedaj ka theksuar se jemi pėr arritjen e njė cikli tė pėrmbyllur tė arsimimit duke riktheksuar edhe nevojėn e njė filiali universitar pėr tė cilin ka njė projekt qė i ėshtė drejtuar qeverisė.

Ndėrkohė drejtori i zyrės arsimore Bardhok Filopatii, ka theksuar se arsimi hyn nė fazėn e ndryshimeve sttrrukturore duke iu pėrshtatur sistemit tė Kartės sė Bolonjės. Me prioritetin qė MASH po i jep arsimit profesional shpresojmė qė vitin tjetėr tė kemi zgjerim tė kėtij arsimi pėr vetė burimet qė ne i kemi jo tė pakta. Nga ana tjetėr rruga e re e mundėson faktin qė Rrėsheni tė jetė njė qendėr e arsimimit pasi ndodhet nė kryqėzim rrugėsh tė rėndėsishme kombėtare

Pėrfaqėsuesi i GTZ ėshtė interesuar pėr shkencat e aplikuara, mėnyrėn sesi ajo arrihet?

Zoti Filopati ka bėrė njė panoramė tė mėnyrės sesi funksiojnė universitetet shqiptare qė tashmė njihen 15 filiale nėpėr rrethe ku ka shumė degė aplikative si nė Durrės, Vlorė,. Sarandė apo politekniku etj.

Nė kėtė aspekt kryebashkiaku Dedaj ka thėnė se ne duhet tė shkojmė drejt qendrave kėrkimore shkencore, duke i mėshuar dhe traditės sė hershme tė shkollimit. Ai ka theksuar se jetojmė nė njė qytet optimistėsh, por qė na kėrkohet tė jemi tė sigurtė nė shėrbimet tona. Mė tej ai pėrmendi shkollimin e vazhdueshėm qė do tė sjellė mobilim social. Ne na duhet tė bėjmė lobing pėr tė qenė qendėr rajonale zhvillimi, duke i qėndruar arsyetimit se Shqipėria me siguri do tė riformatohet si hartė vendore.

Njė pikė tjetėr nė tė cilėn ėshtė drejtuar interesimi i pėrfaqėsuesit tė GTZ kishte tė bėnte me energjinė alternative,

Pėr tė cilėn kryebashkiaku ėshtė shprehur se realiteti ėshtė jo i mirė edhe pse jemi nė mes burimeve ujore. Bashkia po tenton tė hyjė nė kėtė proces.

Cili do  tė ishte hapi i parė, ka pyetur pėrfaqėsuesi i GTZ?

Do tė duhej njė studim, dhe identifikimi  i mundėsive qė bashkia tė orientohet pėr promocionin e kėtyre burimeve. Ne kemi tentuar t’u afrohemi lumenjėve me zhvillime urbane duke sjellė rastin e Zmesė, qė nė rast disiplinimi do tė kishim disa pėrfitime njėherit.

Nė fund pėrfaqėsuesi i GTZ ėshtė shprehur i kėnaqur pėr tėrė bisedėn duke thėnė se do tė jemi tė disponueshėm, pėr realizimin e kėtij studimi.

Gaspėr Topollaj ėshtė shprehur se vijmė nga njė eksperiencė pozitive me Forumin e Zhvillimit tė Zonave Malore dhe MADA, duke e orientuar nė projekte tė dobishme.

Nė fjalėn e saj Linda Maēi, drejtuese e programim-zhvillimit nė qarkun e Lezhės, ėshtė shprehur se pėrpos projekteve tė tjera pėr tė cilat dhe bashkia juaj do tė jetė pėrfituese, ėshtė me rėndėsi orientimi ndaj projekteve tė bisneseve pėrgjatė autostradės sipas njė masterplani qė po hartohet nė qark.

Mė pas pėrfaqėues tė GTZ kanė qenė pjesėmarrė nė njė tour njohės nėpėr pikat dominante tė bashkisė Rrėshen, qė nga Lagjia Rec, ku kundrohet resusret natyrore dhe pozicioni gjeografik i bashkisė dhe vecmas i qytetit, pastaj tek prita dhe unaza e re qė ka nisur pėrgjatė Zmesė, si dhe sipėr Ndėrfushasit ku vėshtrohet gjithė zona e Rrėshenit nga njė kėndvėshtrim tjetėr. Gjatė kėtij turi kanė folur pėr tė ardhurit studiuesi Ndue Dedaj, nėnkryetari i bashkisė Dod Pepkolaj e tė tjerė.

Biseda e frutshme dhe ekspozimi panoramik i Rrėshenit kanė dhėnė njė njohje mė tė plotė pėr bashkinė, duke gėrshetuar bisedat me investimet e nevojshme nė terren, pėr tė cilėt dhe bashkia tenton tė jetė sa me fleksibele me asosacione tė ndryshme. Ne fund te pranishmit kane vizituar ambientet e Muzeut Historike te Mirdites. Ne keto ambiente te cilat jane ne proces rikuperimi intensiv, te pranishmit jane njohur me historine e Mirdites dhe me problemet qe ka ky muze gjate punes per ringritjen cilesore te tij.

Kontakte

Shoqėria pėr Bashkėpunim Teknik (GTZ)

Drejtuese e Zyrės sė koordinimit-GTZ nė Shqipėri ėshte

Ulrike Gantzer-Sommer.

Koordinator Projekti:

Dipl. Ing. Ismail  Beka

Mob: ++355 69 20 29 117

Zyra-GTZ Tiranė

Rruga „Skėnderbej“, Nr.21/1

P. O. Box 2391

Tiranė

Tel.: ++355 42 230 414/ 268 750

Fax: ++355 42 251 792

Kontakti me menaxherin e projektit rajonal

Geografie& service

Sustainable development & moderation

Projekt & regional management

 

 

Gero Wieschollek    dipl-geograf (univ)

 

Am olberg 11 93047 regensburg germany

Tel ++ 499 (0) 941-705 999 5

Fax ++ 49 (0) 1212-510 651 170

Mail: gerowie@web.de

Ėeb: www.wieschollek.eu

Pėrgatiti: Gj.Marku