REPUBLIKA E SHQIPĖRISĖ

BASHKIA RRĖSHEN

 

---
Home Keshilli Bashkiak Biznesi ne Mirdite Lajmi i Fundit Shtypi
- Mirdita.net
Prill Rreshen
H M M E P SH D
            1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 16 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30            

 

 
Qyteti e territori
>  
 
>  
>  
>  
 
>  
>  
>  
>  
>  
KULTURA
>  
>  
>  
>  
>  
>  

 
 Lidhjet
>  
>  

 

Ju rekomandojme  web...
> Mirdita.net
>  
>  
>  
------
Historiku
COMUNE
> Stafi
> Keshilli Bashkiak
> Gjendja Civile
> Asistenca Sociale
> Arti & Kulture
Si dhe ku Jemi!
>

Shoqatat

> Bankat
> Shendetsia
> Arsimi
>

Ambienti

> Transporti
> Pensioni
> Studentat
> Ansambli Mirdita
> Sporti

 

 
 

 
-

 

 

 

MADA takim me forumin e Mirditės.

Forumi i zhvillimit tė zonave malore sėshpejti me programe konkrete finacimi nė Mirditė.

  Rrėshen. Pėrfaqėsues tė MADA-s zhvilluan njė takim nė Rrėshen pėr tė pėrcaktuar prioritet e punės pėr vitin 2008. Ky forum i njohur ndryshe edhe si Fondi i zhvillimit tė Zonave Malore, ėshtė Fond Shtetėror i themeluar me vendim tė Kėshillit tė Ministrave nr. 560, datė 02.12.1999, dhe ka si qėllim pėrcaktimin e prioriteteve pėr tė ndėrhyrė me mėnyra tė ndryshme, pėr tė zbutur varfėrinė nė zonat malore tė vėndit. Donator kryesor i Fondit tė Financimit tė Zonave Malore, ėshtė Fondi Ndėrkombetar pėr Zhvillimin e Bujqėsisė (IFAD), i cili ėshtė themeluar nė vitin 1977 me synim ndihmėn dhe mbėshtetjen financiare tė vendeve anėtare nė luftėn ndaj varfėrisė rurale. Donatore tė tjere janė qeveria shqiptare dhe qeveri te vendeve te tjera. Aktualisht fondi i financimit tė Zonave Malore ka njė shtrirje gjeografike nė pothuaj tė gjitha zonat kodrinore-malore, nėpėrmjet 19 degėve tė tij, nė Dibėr, Bulqizė, Burrel, Rrėshen, Puke, Kukes, Tropoje, Has, Librazhd, Pogradec, Korēe, Erseke, Tepelene, Skrapar, Berat, Permet, Gjirokaster, Sarande dhe Shkoder.

   Nė takimin e rradhės qė sot u bė nė Rrėshen mori pjesė zv/shefi i IFAD-it pėr Shqipėrinė Lorenzo Copola dhe Roland Bardhi, menaxher i MADA-s pėr Shqipėrinė.

  z. Bardhi fillimisht bėri njė ekspoze tė punės sė MADA-s dhe vėndin qė zė forumi i Mirditės si njė ndėr forumet mė tė kompletuara tė kėtij organizimi. Mė tej ai tha se forumi juaj konsiderohet si njė ndėr forumet mė efektivė tė MADA-s. Ai tha se jemi kėtu me pėrfaqėsuaes tė IFAD-it pėr tė vlerėsuar efektet e oraganizimit tuaj, ndėrsa ekipe tė tjera po merren me detaje tė tjera tė rėndėsishme qė ky forum tė jetė efektiv pėr misionin e tij, pėr zhvillim tė zonave malore. Z. Bardhi arriti nė pėrfundimin se Forumi i Mirditės ėshtė nė fazėn e pėrgatitjeve tė pėr tė pėrfituar grande pėr vitin 2008.

  Mė tej njėri prej anėtarėve tė forumit tė Mirditės z. Nik Nikolli nė diskutimin e tij tha se forumi ynė ka tregues tė veqantė, pasi shumė nga drejtuesit e pushtetit vendorė kanė dalė nga dyert e kėtij forumi. Sipas tij, kjo ėshtė edhe njė garanci mė shumė pėr seriozitetin e kėtij forumi i cili ka si mision zhvillimin e zonave malore.

  Po ashtu edhe drejtuesi tjetėr i kėtij forumi, z. Gjergj Marku tha se ju  keni evidentuar se Mirdita ka qėnė njė lloj prologu, pasi jemi avangardė pėr forumet e tjera. Ėshtė e rėndėsishme qė ka ide pėr projekte konkrete, pasi kėtu janė hartuar strategji zhvillimi, ndėrsa janė nė pėrfundim e siper profilet e komunave tė cilat sėshpejti do tė publikohen nė tre faqe qė Mirdita kanė nė internet. Po ashtu ka pėrfunduar njė publikim “Mirdita Turistike” dhe njė projekt katėr vjeēar pėr turizmin. Nė kėtė sens vijoi Marku, janė planifikuar dy veprimatari kryesore pėr vitin 2008 tė pėrcaktuar si “ditė tė kulturės sė aksit”, nė tė gjitha gjurmėt turistike duke filluar qė nga tuneli i Thirrės deri nė Shėngjin.

  Po ashtu pėrfaqėsuesi i IFAD-it nė Mirditė z. Zef Beleshi ka vėnė theksin nė pėrmirėsimin e infrastrukturės brėnda fshatrave pėrmes grandeve tė vogla, pėr tė ndėrhyrė nė rrugė, ujsjellės tė fshatrave, lagjeve.

  Ndėrsa zv/shefi i IFAD-it Lorenzo Copola shprehu mirnjohjen e tij pėr prezencėn e tė pranishmėve nė kėtė takim. Ai tha se forumi duhet tė ngrejė zėrin pėr ivestime dhe projekte. Ai tha se forumi duhet tė gjejė rrugėt pėr tė ndikuar nė grupet e varfėra.

  Ndėrsa Marie Biba tha se kėtė forum e kam parė si njė dritare nga e cila duhet marrė informacione. Ėshtė e vėrtetė se jemi nė zona me probleme pėr sa i pėrket gjysmės sė popullsisė, qė janė vajzat dhe gratė. Nėse burrat dalin edhe nė emigrim apo punė tė ndryshme, gratė janė mė tė mbyllura ndaj edhe ka pas raste vetėvrasjesh ose vetė ato janė kthyer nė gra tė dhunshme. Mendoj se ky forum ėshtė i pėrshtatshmė pėr zonėn tonė, ka pwrfunduar znj. Marie Biba.

  Mė tej tė gjithė tė pranishmit kanė vizituar qėndrėn e gruas e cila ėshtė finacuar nga Caritasi-Austriak. Nė kėtė qėndėr mblidhen gra dhe vajza tė cilat trainohen pėrmes kurseve nė degėt e rrobaqepėsisė, kompiuter dhe guzhinė. Pjesmarrėsit kanė vizituar zyrėn e forumit tė Mirditės, ku kanė evidentuar mangėsitė infrastrukturore dhe nevojat pėr pėrmirėsimin e punės

a. n