|
Qė
Mirdita tė
mos shuhet!
Nga: Aleksandėr
Ndoja
Kur
e pyetėm njė mikun tonė deputet, pjestarė tė mazhorancės sė sotme, se
pse ajo, pra mazhoranca por dhe opozita, nuk mblidhen tė formulojnė njė
ligj pėr ngritjen e pragut elektoral qė tė dy palėt ja shohin hajrin,
atė e pasoi njė heshtje disi e gjatė.
Gjithnjė
ėshtė folur pėr plangprishėsit e vegjėl me 2-3 pėrqind elektorat, tė
cilat nė shumė raste u “bėjnė ligjin” dy partive tė mėdha, PD dhe PS.
Heshtja e deputetit duket se e kthjelloi atė, pėr tė dhėnė njė pėrgjigje
tė sinqertė. Pa e ndryshuar tonalitetin e zėrit, deputeti u pėrgjigj: –
Nuk na lė PBDNJ-ja!.
“Sa e fortė kjo parti!-mendova
me vete. Gjithnjė nė pushtet, madje e zonja t’i diktojė politikės edhe
pėrqindjen qė duhet tė vendoset pėr kapėrcimin e pragut elektoral. Madje
tė ketė edhe meritėn e tillė, qė disa partijėza qė dallohen nga
vendndodhja e ndryshme e gėrmave si “P”, “D”, “R” “S” etj, tė kenė
vėndin e tyre nė parlament dhe madje edhe nė politikėbėrjen jashtė tij…
Mė tej, deputeti si pėr
tu justifikuar pėr kėtė, vijoji se ky ėshtė njė kusht i konventave
europiane, sipas tė cilve rekomandohet qė pėrqindja e pragut elektoral
nuk duhet tė jetė mė e madhe se sa vetė pėrqindja e minoritetit. Kjo e
pėrligj disi kėtė situatė, pasi dihet qė politika jonė nė ēdo aspekt,
ėshtė e prirur tė zbatojė sa mė shumė rekomandime qė vijnė nga jashtė,
aq mė tepėr kur ėshtė fjala pėr minoritetet, pasi ky ėshtė tregues
kryesor i nivelit tė demokracisė nė njė vėnd.
Po
ēfar duhet tė bėjė Mirdita nė kėto kushte tė vėshtira pėr tė, kur mė
shumė se asnjėherė tjetėr ėshtė nė prag tė shuarjes totale tė
identitetit tė vet. Ndonėse nuk ėshtė minoritet, Mirdita ėshtė oaz i
vetėm i katoliēizmit nė Shqipėri, dhe mė sė shumti pėr kėtė fakt nuk e
meriton tė fshihet me njė tė rėnė tė lapsit nga harta administrative e
vėndit. Njė arsye mė shumė, ėshtė se m’u nė zemėr tė saj, nė Ndėrfanė,
janė rrėnojat e shtetit tė parė tė Arbrit. Gjithashtu ėshtė e
gjithėpranuar se shkolla e parė shqipe, ėshtė hapur pikėrisht nė Velė tė
Mirditės nė vitin 1692. A ėshtė e drejtė dhe kujt organizmave
ndėrkombėtare duhet t’u drejtohen mirditorėt, qė zona e tyre, rrethi i
tyre tė mos shuhet totalisht nga tė gjitha institucionet shtetėrore, dhe
tė kthehet nė njė shtojcė e rretheve fqinjėtė qė e qarkojnė atė.
Nė fakt Mirdita u
“sulmua” qė herėt. Pas vitit 1944, duke e ditur mirė se kjo zonė i
kishte bėrė ballė mjeshtėrisht dhe me diplomaci pushtuesve turq,
komunistėt “prenė” nga trungu i saj, zona tė tėra duke i bashkėngjitur
me pa tė drejtė nė rrethet fqinje. Kėshtu Bushkashi dhe zona e Bazit i
kaloi administrativisht Burrelit, zona e Vigut i kaloi Shkodrės. Po
ashtu Kalori dhe Ungrej i kaloi Lezhės, ndėrsa Puka “mori” jo pak nga
territori i Mirditės. Pa folur pėr Fanin njė komunė mjaft e madhe, qė
ndėr vite pėsoi rolin e topit tė llastikut duke ju atashuar herė Kukėsit
dhe herė Mirditės.
Ndėrkaq
goditja pėrfundimtare duket se i vjen nė kohėt e demokracisė moderne,
kur kjo zonė tashmė po pastrohet totalisht nga institucionet qė
rregullojnė jetėn e brėndshme sociale, tė cilat kanė edhe njė ndikim
gjithėsesi indirekt, por tejet konsiderueshėm nė zhvillimin e zonės.
Thuhet se fshirja nga harta e gjykatės dhe e prokurorisė, i dedikohet
konflikti tej institicional mes Kryetarit tė Kėshillit tė Lartė tė
Drejtėsisė, ish presidentit Moisiu dhe Ministrit tė Drejtėsisė Rusmaili.
Moisiu i gjėndur nėn presionin se po pengon reformėn nė drejtėsi, ka
pranuar qė tė firmosė njė projekt tė ministrit Rusmaili, qė detyron
kullėn e drejtėsisė nė Mirditė, qė mė 1 shtator tė shpėrngulet nė
drejtim tė Lezhės. Pra edhe pėr njė vėrtetim rutinė, banori i cilido
prej ekstremeve tė Mirditės, do tė udhėtojė disa herė mė larg. Ndėrsa
bakri i cili ka marrė dhe po merr jetė mirditorėsh, gjėndet me shumicė
nė Mirditė, korporata me njė dyzinė zyrtarėsh ndodhet nė Tiranė. Pėr
shkak tė minierave, sektori mė i madh gjeologjik gjėndet nė Mirditė, por
drejtoria qėndrore ėshtė nė Shkodėr. Po ashtu elektriēistėt e Mirditės,
kur kanė pėr tė bėrė raportimin pėrpara eprorėve, duhet qė tė udhėtojnė
nė drejtim tė Burrelit. Tė gjitha ndėrmarrjet ekonomike tashmė kanė
pėrfunduar me seli nė Lezhė, ndėrsa nė Mirditė kanė mbetur ngrehinat e
boshatisura tė ndėrtesave. Komisariati i Policisė si e vetmja
“ndėrmarrje” me fluks tė konsiderueshėm rrogėtarėsh, muajin e fundit
pėsoi njė rrudhje drastike. Numri i madh i tė shėnjuarve pėr t’u fshirė
nga policia e qarkut tė Lezhės, ju delegua komisariatit tė Mirditės duke
larguar as mė shumė dhe as mė pak se 78 punonjės! Nė njė kohė tė
shkurtėr nė Mirditė dalin tė pa punė me qindra njerėz, vėnde tė cilat i
ofrohen Lezhės, qė pėrpos qendėr-qarku, gėzon edhe statusin e vėndit
bregdetar. Njė situatė e tillė ka ndikuar dhe do tė ndikojė dukshmė nė
tė gjithė komponetėt socialė por edhe politikė.
Pėrkundėr
kėsaj situate, tė bėn pėrshtypje edhe heshtja e faktorėve tė ndryshėm,
tė cilėt kanė pėr detyrė parėsore avokatinė institucionale pėr qytetarėt
e vet. Parė nė retrospektivė, tė dy deputet mirditas nuk kanė shkuar
pėrtej cilėsimit, qė njėri tė jetė “votė e sigurtė” pėr Sali Berishėn
dhe tjetri pėr Ilir Metėn. Vota i detyron kėta qė tė jenė mė shumė nė
shėrbim tė qytetarėve se sa tė liderėve tė tyre partiakė.
Por jashtė pėrgjegjėsisė
pėr njė situatė tė tillė, nuk janė edhe drejtuesit e shtatė njėsive
lokale tė qeverisjes, tė cilėt nė kuadėr tė qeverisjes nė dietė, shumė
kohė dhe energji e konsumojnė me listėn e ndihmės ekonomike, e cila
ėshtė shtuar dukshėm pas pastrimit tė institucioneve. Ndėrsa reagimi
intelektual dhe qytetar ende nuk ka kalur tej protesave nė bisedat e
kafeneve, ku mė sė shumti zėnė vend “temat madhore” si pėr zgjedhjen e
presidentit apo sherrin Nano-Rama e deri pėr luftėn nė Irak!...
|