REPUBLIKA E SHQIPĖRISĖ

BASHKIA RRĖSHEN

 

---
Home Keshilli Bashkiak Qytetar Nderi Lajmi i Fundit Dioqeza e Rreshenit
- Mirdita.net
Qershor Rreshen
H M M E P SH D
        1 2 6
4 5 6 7 8 9 13
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29   30
             

 

 
Qyteti e territori
>  
 
>  
>  
>  
 
>  
>  
>  
>  
>  
KULTURA
>  
>  
>  
>  
>  
>  

 
 Lidhjet
>  
>  

 

Ju rekomandojme  web...
> Mirdita.net
>  
>  
>  
------
Historiku
COMUNE
> FOROM
> Keshilli Bashkiak
> Gjendja Civile
> Asistenca Sociale
> Arti & Kulture
Sherbime te Qytetarit
> Formularet
> Dokumentacioni per leje dhe sheshe ndertimi
 
 
> Njoftime per tendera
> Plani i Rregullullues i Qytetit
>Discovery MIRDITA
 
 
Si dhe ku Jemi!
>

Shoqatat

> Bankat
> Shendetsia
> Arsimi
>

Ambienti

> Transporti
> Policia Bashkiake
> Tatim-taksat
> Ansambli Mirdita
> Sporti

 

 
 


Posta Elektronike
 

 

-

Rrudhja drastike e Mirditės

- Apel, nė vend tė britmės: na e morėn Mirditėn!...”

 Nė dekretet e “projektit pilot” mbi riorganizimin gjyqėsor qė parashikojnė bashkimin e tetė gjykatave tė vogla tė rretheve nė gjashtė gjykata tė mėdha fqinje, pėrfshihet dhe Mirdita. Kjo e fundit, sipas dekretit, pėr pak ditė do t’i atashohet asaj tė Lezhės!...

Nuk dihet saktėsisht mbi ē’tė dhėna i ėshtė vėnė gishti dhe Mirditės pėr t’ia rrudhur mė tej institucionet e veta si ndėr trevat mė tė spikatura nė vend pėr nga pozicioni gjeografik, historitė, kultura, dhe vendi ku nga udhėpėrshkrues, studiues, antropologė, konsuj perendimorė a tė tjerė, do tė shkilnin me patjetėr kėndej nė fshatrat e kullave-kėshtjella pėr ta njohur mė mirė tokėn shqiptare, doket dhe zakonet e njė prej popujve mė tė vjetėr nė Europė!

Natyrisht, jashtė kuadrit specifik tė termave teknikė, do tė dukej si njė avokati e rėndomtė ky lloj shkrimi, sepse nė tė vėrtetė atyre qė u ka shkuar mendja t’ia shkulin njė e nga njė institucionet kėtij kantoni tė veēantė tėrėsisht homogjen i besimit katolik, atdhetar, pėrparimdashės (shėnohet shkolla e parė shqipe nė Velėn e Rubikut qė para 400 vitesh, pa harruar 50 shkollat e hapura nga Ndrecė Ndue Gjoka nė vitet e analfabetizmit masiv shqiptar 1944), me popullsi kryeneēe pėr nga ruajtja e besimit jo nė nuanca fondamentalistėsh, duket se ka ecur nė tė njėjtin hulli me vijėn e Enver Hoxhės, i cili sapo kishte hipur nė pushtet nė vititn 1944, tė parin pėrbetim pėr nė Veri qe “zbutja e Mirditės”!

Dhe nė fakt “vendin e reaksionit dhe komitėve tė maleve”, vendi ku dikur ishte mbrujtur nė pelena ditėsh njė “republikė Shqipėrie”, arriti ta nėnshtronte jo thjeshtė prej luftės sė hapur me komitėt nė male dhe asgjėsimin fizik tė prijėsve apo shtėpive tė para nė kėtė krahinė, porse zbatoj njė nga “politikat mė dinake”, atė tė copėtimit tė Mirditės, kėtij kantoni katolik nė “copa” pėr rrethet fqinj: njė “copė” pėr Kukėsin, njė tjetėr pėr Dibrėn, tjetrėn pėr Pukėn, pėr Shkodrėn, Lezhėn, pėr Matin e Laēin. Nuk mund tė ketė tė dytė trevė tė jetė “ngrėnė” nė kėtė farė feje.

Kėsisoj dhe kohėt e fundit, Mirditėn e bukur e vitale ndėr shekuj, muaj pas muaji e vit pas viti ia kanė zhdukur institucionet me rradhė duke i bashkuar me ato tė qarkut tė Lezhės. Madje pėr ēudinė mė tė madhe, njė krahinė me shtrirje tė gjerė gjeografike dhe distanca tė largėta ku “takohet” nėpėr akse qė kalojnė pėrmes saj qė me Kukėsin, Pukėn, Matin, Dibrėn, Lezhėn nė malėsi, gjithashtu e deri nė jug me Kurbinin, i hoqėn dhe njė ndėrmarrje mirėmbajtje tė rrugėve pėr t’ia bashkuar me atė tė Shkodrės! Dhe tashmė pėr njė rrugė tė bllokuar nė Selitė pėrkufi me Lurėn, do t’i duhet njė fadrome tė shtegtojė qindra kilometra deri nė fshatrat skajorė tė Mirditės pėr tė hequr njė lopatė dhe. Nuk ka zgjidhje mė tė bukur ekonomike dhe shėrbesė nga afėr ndaj qytetarėve!

Qė tė mos hyjmė mė tej nė argumente tė fushave tė tjera pėr tė qėndruar tek gjyqėsori. Mosaplikimin e kėtij projekti pilot qė e shkrin gjykatėn dhe prokurorinė nė kėtė rreth, e thekson “e zeza nė tė bardhė” dhe vetė EURALIUS, Misioni Europian i Asistencės pėr Sistemin Shqiptar tė Drejtėsisė. Mision ky qė ka enkas detyrėn tė ndihmojė nė zbatimin e riorganizimit tė parashikuar tė gjykatave tė rretheve.

Ky mision e thotė qartė se Vendimi nr 200/1 dt 18.10.2006 pėr tė riorganizuar gjyqėsorin duke shkrirė 8 rrethe gjyqėsore dhe bashkimin me ato tė mėdhatė, duhej shoqėruar me njė prezantim tė metodologjisė dhe parimeve tė marra parasysh nė hartimin e tij si dhe me njė studim dhe analizė tė tė dhėnave mė konkrete qė janė mbledhur. Nė kėt sens ajo ka hartuar njė informacion tė detajuar pėr 8 gjykatat qė mendohet tė shkrihen, duke dhėnė dhe mendimet e saj se cilat po dhe se cilat jo. Ėshtė pėrdorur njė metodologji e zhdėrvjellėt studimi qė jep njė njė detajim pėr ēdo rreth gjyqėsor qė nga Bulqiza, Gramsh, Kolonjė, Librazhd, Mirditė, Pėrmet, Skrapar dhe Tepelenė, dhe u ėshtė dhėnė si material ndihmės Ministrisė sė Drejtėsisė, kryetarit tė Gjykatės sė Lartė, Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė, Presidentit tė Republikės, dhe kryetarėve tė gjykatave tė kėtyre rretheve.

Aty jepen detaje pėr vendndodhjen, veēoritė e gjykatave pėrkatėse, ngarkesa mesatare vjetore e ēėshtjeve (2002-2005), numri i nevojshėm i gjyqtarėve pėr tė gjykuar ēėshtjet, numri i gjyqtarėve, personelit dhe profesionistė tė tjerė gjyqėsorė qė operojnė nė kėto vende. Po ashtu ka hollėsi pėr kushtet gjeografike, demografike, sociale, ekonomike dhe infrastrukturore. Nė kėtė sens ėshtė pėrcaktuar numri i banorėve qė do t’u duhet me organizimin e ri tė udhėtojnė tė paktėn 50, 60 e 70 km a mė shumė.  Distanca mbi 70 km konsiderohet e pamundshme pėr t’iu drejtuar gjykatės nė ēdo rast, me pak fjalė, shpjegon misioni i huaj, shqiptarėt do t’i zgjidhin problemet mė me vetgjyqėsi pėr shkak tė kėsaj largėsie tė tejkaluar!...

Pikėrisht, duke analizuar nė imtėsi kėto, misioni i huaj e thekson se mbyllja e plotė e rrethit gjyqėsor Mirditė do tė ishte shumė problematike dhe i pajustifikueshėm sa i pėrket aksesit nė drejtėsi (nė grafik rezulton dhe me ēėshtjet penale me tė shumta). Pėr shkak tė zonės sė populluar qė ėshtė shumė e shpėrndarė dhe e shtrirė, gjysma e popullsisė rurale do t’i duhej tė udhėtonte distanca tė gjata nė kushte tejet tė vėshtira pėr tė shkuar nė gjykatėn e Lezhės.

Po cili ėshtė komponenti tjetėr qė nuk e pranonte fshirjen e Mirditės nga harta e sistemit gjyqėsor? Duke lėnė mėnjanė dhe faktorėt e sipėrcituar, kryesisht historikė dhe religjionalė, le tė shohim nė pak rradhė, atė qė po ngjet nė kėtė krahinė aktualisht?! Pėrgjatė 70 kilometrave nga jugu nė veri tė Mirditės, po punohet nė aksin mė kryesor tė korridorit Veri-Jug, autostradėn qė do tė lidhė Durrėsin me Kosovėn dhe mė tej si korridor transballkanik. Ėshta nga rrugėt mė moderne tė Ballkanit, qė nis me Durrėsin, ndėrsa Mirdita pėrshkohet e tėra nė autostradė katėrkalimshme pa harruar kėtu dhe njė nga tunelet mė tė gjata nė Ballkan po katėrkalimsh, atė Thirrė-Kalimash tė Kukėsit. Gjithashtu pritet tė fillojė studimi i fizibilitetit i aksit tjetėr kryesor Rrėshen-Urakė-Klos dhe mė tej pėr Dibėr e Maqedoni.

Kėsisoj Mirdita, kjo trevė e zėshme e shtetit tė Arbėrit, me monumente kishtare tė ringritura mbi rrėnojat e 200 kishave tė mesjetės, kuvendeve dhe abacive tė famshme tė shėnuara nė analet diplomatike dhe guidat monumentale me zė nė Europė, ashtu si dikur pėrshkohej nga rrugė strategjike tė pajtoneve qė lidhnin Shkodrėn e Lezhėn me Kosovėn e Maqedoninė dhe mė tej, tashmė nuk do tė mbetet “xhep” i aneksuar i njė Shqipėrie nė zhvillim, por “zemra” e njė lidhje tė disafishtė me trevat e tjera brenda dhe jashtė Shqipėrisė, ndryshe e iluminuar si vendi nė mes tri kryeqyteteve, Tiranės, Prishtinės dhe Shkupit.

Po ē’mund tė ishte kjo “nyje” nėse qė tani, pa e kuptuar zhvillimin e sė ardhmes sė afėrt, rikthimit tė popullatės, atashimit tė bizneseve strategjike dhe krijimit tė fshatrave turistike pėrgjatė autostradės moderne, do t’ia kėpusnin njė e nga njė institucionet shėrbyese?!...

 

Gjergj Marku