|
Miqėsia…nje term i njohur …Por
i panjohur pėr disa…
Tė pėrfshin njė ndjenjė e fuqishme simpatie,
dhembshurie e pasioni tė ēmendur fėminor…
Ishte si njė qarje, nga e cila nuk tėrhiqesh
dot, si qarje e vetėpėrmbajtur prej kohėsh,
e
cila vjen nga
poshtė barkut duke shkatėrruar, lėngėzuar e
shpėrthyer gjithēka rezistente.
Akoma mė tė lėngėzuar ishin njerėzit brenda
nė shpirt: nė lėngėzimin amorf e nė
shpirtrat e tyre ata ndjejnė t’u
shkėputeshin njė nga njė kokrrizat e zemrės,
tė cilat iu vunė nė duar atij njeriu… S’ka
jetė njeriu nė kėtė botė sado e trishtuar
dhe e munduar tė ketė qėnė, tė mos ketė
pasur ditė tė bukura, minuta tė ėmbla e
sekonda tė lumtura…S’ka miqėsi tė gjatė,sado
keq tė prishet ajo mė vonė, tė mos qajė
ngrohtėsinė, afrinė,pėrmallimin e dashurinė
qė tė ka dhėnė dikur…Por rrallė ka miqėsira
qė i qėndrojnė kohės, e cila se si i
gėrryen, se si i zhvoshk dalėngadalė dhe
trungu i saj i njomė mbetet tepėr i brishtė
e i pambrojtur nga erozioni, nis njė mendim
i bezdisshėm diku, nė qoshe tė trurit, ku zė
fill mėria, e pėrbėrė prej mėrzish e
pakėnaqėsish tė vogla…
Por sulmi ka nisur dhe ti nuk e pėrballon
dot mė pėrmbytjen e tij tė fuqishme qė fshin
nga kujtesa jote ēdo dritė e valė
kundėrshtuese, ēdo shkėndijė tė mbetur
dashurore e miqėsore, tė cilat edhe ti vetė,
sikur kėrkon t’i lėshosh, t’i lėsh tė enden
nė njė qiell tjetėr e jo nė tėndin. Nuk e do
dritėn e tyre, ajo tė shqetėson dhe tė
shmang nga shigjeta e mprehtė mbi tė cilėn
ke hipur, maja e sė cilės synon arritjen e
njė qilimi tė pėrcaktuar tashmė…
Adelaida Caka
klasa 9-b, shkolla nr 2
email: adela.caka@albaniaonline.com
|