|
|
 |
Agjensia Kombėtare e
Burimeve Natyrore, takim promovues pėr evidentimin e dhe
shfrytėzimin e burimeve natyrore. Merr pjesė edhe Kryetari i
Bashkisė Rrėshen z. Gjon Dedaj.
Prej
disa kohėsh Agjensia Kombėtare e Burimeve Natyrore (AKBN), po
organizon nė Qarqe
tė ndryshme tė vėndit, njė tur promovimi tė misionit tė tij. Kėtė
rradhė drejtuesit e kėsaj axhensie bėnė takimin e rradhės nė qytetin
e Shkodrės, ku ishin tė ftuar drejtuesit e Pushtetit Lokal tė qarkut
tė Shkodrės dhe tė Lezhės. Nga Mirdita i pranishėm nė kėtė takim tė
rėndėsishėm, ishte kryetari i Bashkisė sė Rrėshenit z. Gjon Dedaj.
Takimin e hapi Kryetari i AKBN, Z.
Milo Kuneshka, i cili pasi u uroi mirėseardhjen tė pranishmėve nė
sallė, pėrcolli pėrshėndetjen e Ministrit tė Ekonomisė, Tregėtisė
dhe Energjitikės, Z. Genc Ruli, qė pėr detyrime tė qeverisė nuk
mundi te merrte pjesė nė kėtė takim. Nė vėnd tė tij mori pjesė
Sekretari i Pėrgjithshėm i kėsaj ministrie z. Durim Kraja. Nė
historikun e shkurtėr tė kėsaj axhensie, z. Kuneshka bėri tė ditur
se AKBN e krijuar njė vit e gjysėm me parė, ėshtė konceptuar si
pjesė e reformės qeverisėse, me njė program afatmesėm dhe afatgjatė
tė saj, ėshtė konceptuar dhe krijuar si njė strukturė qė tė mbrojė
interesat e shtetit shqiptar dhe qė lidhet me Burimet Natyrore tė
Shqipėrisė. Njėherazi, ėshtė konceptuar dhe krijuar si strukturė
edhe pėr tė lehtėsuar jetėn e investitorėve, nėpėrmjet procedurave
sa mė tė thjeshta, transparente dhe sa mė tė zbatueshme. AKBN
vazhdoi Z. Milo - ėshtė njė strukturė qė varet nga Ministri,
promovon burimet natyrore dhe synon tregun. Detyrat kryesore tė AKBN
jane: promovimi i burimeve natyrore, monitorimi i veprimtarive te
ndryshme, si minerare dhe HEC-et, tė bėjė oponenca pėr llogari dhe
sipas kėrkesės sė Ministrisė pėr projekte nė fushat e veprimtarisė
qė mbulon dhe shumė shpejt edhe nė rastet e burimeve tė tjera
natyrore. Pėr tė realizuar kėto detyra dhe objektiva, AKBN ėshtė
organizuar nė pesė Departamente, si Departamenti Minerar, i
Hidrokarbureve, i Hidroenergjitikės, i Burimeve tė Rinovueshme dhe
ai i Bashkėrendimit, qė bashkėrendon punėn midis departamenteve tė
Agjensisė dhe tė Agjensisė me struktura tė tjera. Kėto vitet e
fundit vazhdoi Z. Milo - ėshtė rritur numri i investitorėve vendas
nė fushėn minerare dhe nė atė tė ndėrtimit tė HEC-eve. Kjo edhe pėr
arėsyen, se ēmimet janė tė favorėshme dhe pikėrisht, ngacmimi i
parė, qė AKBN nisi ketė tur promovimi nė gjithė Shqipėrinė, ėshtė qė
t’i mbėshtesė tė gjithė investitorėt, qė burimet natyrore tė vendit
tonė tė shfrytėzohen sa mė mirė dhe nė mėnyrė racionale. Ne, tashmė,
kemi procedura tė qarta dhe tė sakta dhe pėr ēdo vėshtirėsi,
kontaktoni me AKBN, si hallkė e rėndėsishme e zinxhirit. Tė jeni tė
sigurtė vazhdoi Z. Milo - se do tė keni gjithmonė mbėshtetjen e saj.
Ju mund tė vizitoni dhe faqen tonė tė Internetit, me mjaft material,
ku mund tė gjeni atė qė jeni tė interesuar dhe pikat e kontaktit me
AKBN .
Ndėrsa mė tej specialistė tė kasaj
axhensie kanė bėrė tė ditur me shifra pėr mundėsitė e shfrytėzimit
tė resirseve tė ndryshme natyrore ku njė vėnd tė rėndėsishėm zė edhe
zona e Mirditės. Pas pėrshėndetjes sė konsullit Italian nė Shkodėr
fjalėn e ka marrė kryetari i Bashkisė sė Rrėshenit z. Gjon Dedaj.
Fjala
e plotė e kryetarit tė Bashkisė sė Rrėshenit z. Gjon Dedaj:
Personalisht e kėnsideroj si
privilegj kėtė takim, ju falenderoj pėr ftesėn pasi sė pari pasi
mendoj
se kontaktet dhe informacioni janė njė pushtet i shtuar, dhe sė dyti
se mendoj se jemi mjaft vonė pėr tė ditur se sa i vlefshėm dhe sa i
mbrojtur cdo metėr2 i Shqipėrisė. Pavarėsisht se unė e kam
privilegjin me qėnė qytetar i parė, besoj se privilegjin mė tė madh
do e kisha nėse AKBN-ja tė mund tė pėrkthehet nė terrenin e Mirditės
dhe bashkisė Rrėshen. Unė me tė vėrtetė e kam edhe njė avantazh,
sepse tash pas 15 vitesh kthehem pėr tė biseduar rreth elementėve tė
profesionit tim tė parė, pasi unė jam inxhinier gjeolog.
Jeta ka dashur qė ne tė
marrim profesione tė tjera. Kėtė tė politikės e kam mė tė ri, por
mendoj qė tė mund ti japėsh jetė kėtyre elementėve profesionalė,
duhet patjetėr tė jemi pėrputhur me njė sentencė tė mirditorėve tė
cilėn unė e kam pėr ndėr ta pėrdor edhe nė mėnyrė tė pėrsėritur.
Qė tė mund tė hapėsh njė
derė tė paktėn duhet me i ditur tre gjėra. E para tė dish ku ėshtė
dera, e dyta tė dish si tė trokasėsh, dhe e treta, tė dish tė
presėsh. Mė duket se shumėca e pushtetarėve vendorė nuk e dinė mirė
se ku ėshtė dera e kėsaj axhensie. Natyrisht pritja e njė ministrie
mund tė jetė e drejt pėrdrejtė, por kur kjo nuk ėshtė e mundur, mirė
qė ligji tė mundėsonte tė kalohej pėrmes pushtetit lokal. Nėse kjo
kopetencė zbret nė kėtė mėnyrė, atėherė ne kemi personat pėrgjegjės
pėr tė qėnė aktiv. Shpresoj qė njė ditė Mirditės tė mund t’i kthehet
ai efektivitet i pasurisė qė ka pasur, pėr tė qėnė kaq krenar sa
ē’ėshtė njė mirditor nė Shkodėr qė respektohet. Shkodranėt, shumė
mirė duhet ta verefikojnė njė mirditor se ėshtė i pa ditur qė tė mos
e respektojnė. Ky ėshtė njė privilegj i yni qė na e kanė ndėrtuar tė
parėt. Tani na duhet tė ndėrtojmė njė mardhėnie tjetėr tė
qytetarisė, tė bashkėjetėsės. Unė pash kėtu mjaft gjėra qė mua mė
pėlqejnė, por natyrshėm tė vijmė edhe tek modifikime tė tjera. P.sh.
Leja e shfrytėzimit mund tė jetė aktive ose e pezulluar, por jo s
epunohet ose nuk punohet. Unė e kuptoj se kėtu ka mungur kontrolli
nė terren. Unė ju pėrshėndes dhe ku falenderoj qė mė dėgjuat.
Pas kėsaj Drejtori
pėrkatės i dhėnies sė lejeve tė shfrytėzimit tė inerteve tha se
sėshpejti do tė merren masa pėr anullimin e disa lejeve pėr
subjektet qė nuk kanė respektuar ligjin dhe rregulloret e AKBN.
a.n |