REPUBLIKA E SHQIPĖRISĖ

BASHKIA RRĖSHEN

---
Home Keshilli Bashkiak Biznesi ne Mirdite Lajmi i Fundit Shtypi
- Mirdita.net
Prill Rreshen
H M M E P SH D
            1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 16 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30            

 

 
Qyteti e territori
>  
 
>  
>  
>  
 
>  
>  
>  
>  
>  
---------
Historiku
COMUNE
> Stafi
> Keshilli Bashkiak
> Gjendja Civile
> Asistenca Sociale
> Arti & Kulture
Sherbime te Qytetarit
> Formularet
> Dokumentacioni per leje dhe sheshe ndertimi
> Njoftime per tendera
 
Si dhe ku Jemi!
>

Shoqatat

> Bankat
> Shendetsia
> Arsimi
>

Ambienti

> Transporti
> Pensioni
> Studentat
> Ansambli Mirdita
> Sporti

 

 
 

 
-

 

Ditė kulturore me mėsuesin poet dhe shkrimtar,

Preng Cub Lleshi.

Preng Cub Lleshi sot nė moshėn 76 vjeēare edhe pse i kufizuar nė ekstrem nga shqisa e shikimit, mbetet pa dyshim njė ndėr intelektualėt mė tė zellshėm tė Mirditės, i cili tenton tė sfidojė kohėn me studimet, publikimet tė cilat e kanė zanafillėn shumė vite mė parė. I lindur nė Kacinar tė Mirditės dhe ndonėse i rritur jetim, pati fatin e madh tė ishte njė ndėr universitarėt e Mirditės, madje sic i pėlqen tė deklarojė me krenari, nxėnės i Cabejt tė madh dhe koleg i shumė emrave tė njohur tė kulturės, e artit nė Shqipėri.

Emri i Preng Cub Lleshit u bė i edhe mė njohur nė Kongresin e Drejtshkrimit (unifikimit) tė gjuhės Shqipe nė vitin 1972 nė Tiranė. Tė mbledhur nė atė kuvend megjithėse shkencor, tė gjithė i ranė fyellit nė njė vrimė, madje edhe tė ardhurit nga zona qė nuk kishin kontrollin e partisė shtet. Rradha i vjen edhe mėsuesit mirditas i cili qė me hyrjen e kumtesės sė tij tėrhoqi vemendjen jo vetėm tė profesorėve qė kishin injektuar te ai dijen dhe kulturė, por edhe te tė gjithė tė pranishmit.      

Fjala e plote ne kongresin e drejtshkrimit ne vitin 1972. kliko.....

Mjafton tė citojmė hyrjen pėr tė kuptuar mbrojtjen ekselente tė gegnishtes qė nė atė kuvend ishte shpallur heretike. Ka qenė dikur zakon pėr kristjanėt qė, kur vdiste njė njeri, i binin kumbonares nė njėrėn anė. Atėherė tė gjithė e merrnin vesh se dikush kishte vdekur dhe po varrosej. Por, pasi ne jemi mbledhur nė kėtė kuvend tė madh pėr tė vėnė nė djep njė krijesė tė re, qė do tė rrojė nė brezat e ardhshėm, mė duket se nuk duhet t'i biem kumbonares vetėm nė njė anė, por nė tė gjitha anėt, si nė ditė feste. Kėshtu nė kėtė kuvend pune nuk do tė na mėrzisė muzika monotone e fjalimeve uniforme, siē ndodh ndonjėherė…” do te deklaronte poeti mėsues i Mirditės. Mė tej me argumeta tė pa mohueshėm Preng Cub Lleshi vihet nė njė gjatėsi vale me Arshi Pipėn e tė tjerė gjuhtarė nė liri, por gjithėsesi pa mundur tė thyejė murin e mendimit tė paravulosur tė kėtij kongresi.

Prenga kthehet nė Mirditė mes heshtjes pse jo dhe frikės, pėr tė punuar si mėsues nė shumė fshatra, por  edhe nė shkollėn e mesme “Bardhok Biba” nė Rrėshen. Por gjithėsesi me njė vrull i cili la pas vepra tė mirnjohura dhe tė vlerėsuara.

Jam Unė Ėndėrrimtari, Faqe nga Visari Leksikor i Mirditės, Polemika per Kastriotėt, Mirdita Vatėr e Dukagjinasve dhe Kastriotėve, Mendime Kritike, Antikomunizėm apo Antishqiptarizėm, Kėngėt dhe Ėndėrrat e Mija, Gjurmė Malli, Komandant dhe Komisar, Nė Udhė Lindi njė Kėngė, janė vepra shumė tė vlerėsuara nga kritika qė autori i ka nė dispozicion tė lexuesit. Por pjesė e prodhimtarisė sė kėtij autori janė botime tė shumta tė shtypin periodik tė kohės.

 Ceremonia

Ka qėnė njė premtim publik i nxėnėsit por edhe kolegut pėr shumė vite, sot nė cilėsinė e Kryetarit tė Bashkisė Rrėshen z. Ndue Gega qė mėsuesit poet dhe shkrimtar Preng Cub Lleshit nė ditėlindjen e tij ti bėhej njė pėrcjellje para publikut tė veprės dhe aktivitetit tė tij gjatė 76 viteve.

Qindra pjesmarrės kanė mbushur sallėn e Qendrės Kulturore tė Rrėshenit, ndėr ta miq dhe kolegė tė shkrimtarit. Nė fillim z. Gjon Marku ka bėrė njė paraqitje tė detajuar tė tė gjithė aktivitetit tė mesuesit poet dhe shkrimtar, z. Preng Cub Lleshi.

Z. Ndue Gega, tha se unė do tė flas shkurt, e jo si kryetar bashkie,  sepse kjo ka njė tingellim disi metalike, por pak fjalė pėr mėsuesin tim tė nderuar, profesor Preng Cub Lleshin. Nė qoftėse do tė ulesha edhe njė herė nė bankat e shkollės, nė bankat e gjimnazit “Bardhok Biba”  une do tė zgjidhja, po tė mė jepej e drejta, si mėsues letėrsie,  profesorin tim tė nderuar. Katėr vite nė gjimnaz unė e kam patur mėsues kujdestar, e kam pasur mėsuesin e letėrsisė, por njėkohėsisht edhe mėsuesin e filozofisė. Profesor Prengėn unė do ta pėrkufizoja kėshtu: Njeri skrupuloz, me erudicion e njė vullnet tė veqantė, shumė i guximshėm. Ekuivalenca e kėtyre fjalėve do tė ishte kjo: Preng Cub Lleshi ėshtė vetvetja. Kur them ėshtė vetvetja ėshtė krejt autentik nė qėndrimet dhe karakterin e tij, nė shpirtin e guximit, nė marrjen e informacionit shkencor, nė fushėn e krijimtarisė si poet e shkrimtar, por edhe si studiues. Mirdita e ka pėr nder qė Preng Cub Lleshi punoi njė jetė tė tėrė pėr shkollėn, pėr nxėnėsit. Eshtė nga ata njerėz qė nuk i pėlqei kurrė servilizmi. Duke qėnė ndėr tė parėt universitarė me kėrkesa shumė egzigjente ndaj vetes, asnjėherė nuk u thirr qoftė edhe pėr pak kohė tė punojė inspektor arsimi a drejtor shkolle. Ka njė histori tepėr unikale nė Komitetin e Partisė rreth 4-5 muaj, po edhe atje njerėz tė veqantė nuk mund tė rrinin pranė njė njeriu qė ishte vetėvetja. Megjithatė krejt qyteti, krejt Mirdita e din se me cilin subjekt politik ėshtė mėsuesi im i nderuar. Edhe une do tė thoja se njerėz tė tilllė si Preng Cub Lleshi i bėjnė nder   cdo partie politke. Nuk ėshtė militant i jashtė zakonshėm, por pėrsėri ėshtė vetėvetja. Ka qėnė dje,  ėshtė  edhe sot. Unė dua qė mėsuesit tim ti uroj jetė tė gjatė dhe krijimtari tė mbarė.

Ndėrsa gazetari nė pension nga Tropoja Halil Katana, drejtues i njė reviste, Pavdeksia, lexoi pjese nga njė letėr qė ai kishte shkruar kohė mė parė autorit tė librit “Jam une endėrrimtari” kur ai sapo e kishte lexuar.

Nė emėr tė Lidhjes sė Shkrimtarėve tė Shqipėrisė ka pėrshėndentuar z. Ndue Gjika, ndėrkohė qė akademiku Mark Tirta tha se unė kam qėnė nė shkollė me Preng Cub Lleshin i cili  shėnon rreth 60 vite krijimtari, pasi unė jam dėshmitar se ai ka botuar vjerrsha qė nė moshėn 18 vjec. Kanė pėrshendetuar dhe shumė pjesmarrės tė tjerė si Ndue Dedaj, Gjergj Shyti, Mark Mesuli, Gjon Dedaj, Zef Prenga, si dhe mbesa tė autorit. Aktiviteti u shoqėrua me elemnetė artistikė tė realizuara nga Nikoll Dedaj, Prena Beleshi dhe fran Preci.

Nė fund mėsuesi poet, ka ndarė emocione tė shumta me tė pranishmit dhe i ka falenderuar pėrzemėrsisht ata, pėr kėtė ditė tė veqantė me rastin e 76 vjetorit.

A.                      A.  Ndoja, 16.11. 2011