REPUBLIKA E SHQIPĖRISĖ

BASHKIA RRĖSHEN

---
Home Keshilli Bashkiak Biznesi ne Mirdite Lajmi i Fundit Shtypi
- Mirdita.net
Prill Rreshen
H M M E P SH D
            1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 16 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30            

 

 
Qyteti e territori
>  
 
>  
>  
>  
 
>  
>  
>  
>  
>  
---------
Historiku
COMUNE
> Stafi
> Keshilli Bashkiak
> Gjendja Civile
> Asistenca Sociale
> Arti & Kulture
Sherbime te Qytetarit
> Formularet
> Dokumentacioni per leje dhe sheshe ndertimi
> Njoftime per tendera
 
Si dhe ku Jemi!
>

Shoqatat

> Bankat
> Shendetsia
> Arsimi
>

Ambienti

> Transporti
> Pensioni
> Studentat
> Ansambli Mirdita
> Sporti

 

 
 

 
-

 

Qendra e Alencės Gjinore pėr Zhvillim, dhe AECI, trainime pėr barazinė gjinore nė komunitetin e Rrėshenit.

 Pėr dy ditė mė rradhė nė ambientet e Muzeut Historik tė rrethit, u zhvillua trajnimi me temė “Politika Gjinore dhe Integrimi Europian” . Ky seminar trainues u zhvillua nga Qendra e Alencės Gjinore pėr Zhvillim me qėndėr nė Tiranė, ndėrsa pjesmarrės ishin punonjės tė bashkisė Rrėshen dhe tė disa instuticiove tė tjera nė rreth. Aktiviteti ka nisur nė ora 10 tė ditės sė martė, dhe ka vijuar edhe ditėn pasuese. Trainuese tė kėtij seminari ishin znj Dajana Berisha, punonjėse nė Ministrinė e Punės, Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve tė Barabarta, si dhe znj Aurela Bozo nga Qėndra e Aleancės Gjinore pėr Zhvillim.

Nė kėtė aktivitet pjesmarrėsit u trainuan pėr temėn Barazia Gjinore dhe Integrimi Europian. Ky aktivitet ėshtė pjesė e njė projekti “Fuqizimi i mirkuptimit nga ana e shoqėrisė Shqiptare nė lidhje me mundėsitė e barabarta midis gjinive nė kuadėr tė integrimit Europian” e finacuar nga Agencia Espanola de Cooperacion Internacional (AECI).

Nė fillim tė kėtij takimi foli znj. Dajana Berisha e cila vuri nė dukje se pėr tė pasur njė barazi gjinore sa mė efikase ėshtė bėrė njė punė e konsiderueshme pėr sa i pėrket legjislacionit. Ajo vuri nė dukje tė gjitha mbrojtjet ligjore qė ofron legjislacioni shqiptar dhe ai ndėrkombėtar, duke ju referuar Kushtetetutės, Ligjeve dhe akteve nėn ligjore. Znj Berisha duke ju referuar njė manuali me titull “Platforma udhėzuese e BE pėr barazinė ndėrmjet grave dhe burrave” dhe pėrmes njė paraqitje me slaidera nė njė video-projektor, vuri nė dukje se BE-ja ėshtė e vendosur tė luftojė tė gjitha format e dhunės. Gratė janė viktimat kryesore tė dhunės gjinore. Kjo pėrbėn shkelje tė tė drejtave thelbėsore tė jetės, sigurisė, lirisė, dinjitetit dhe integritetit fizik dhe emocional. Dhunimi i kėtyre tė drejtave nuk mund tė tolerohet apo pėrligjet pėr asnjė arsye. Parandalimi ėshtė thelbėsor dhe kėrkon arsimim dhe njohuri, pėrhapjen e rrjetit dhe partneritetit dhe shkėmbimin e praktikave tė mira. Nevojitet veprim i menjehershem per eleminimin e qendrimit dhe praktikave te bera zakon, ose tradicionale, ku perfshihen gjymtimi gjenital femeror, martesat e hereshme dhe tė detyruara, dhe krimet e nderit.

Ndėrsa kryetari i Bashkisė z. Gjon Dedaj pjesmarrės nė kėtė takim, tha se pak nga pak po bie ai hendeku ndarės mes burrit dhe gruas nė Mirditė. Kjo pababarazi gjinore ka qėnė ndoshta mė e theksuar se diku tjeter, pasi kjo vinte nga mentaliteti shoqėror, rregullat e familjes sė kohės, zakonet etj. Mė tej ai bėri njė panoramė tė gjatė pėr zhvillimet e hershme, dhe tė kohėve tė fundit nė trevėn e Mirditės, duke vėnė nė  dukje se kjo pabarazi tashmė ėshtė zbutur nė kufinjė tė pranueshėm, ndėrkohė qė duhet tė punohet sa mė shumė nė kėtė drejtim. Z. Dedaj vuri nė dukje edhe punėn e shumė shoqatave tė ndryshme tė cilat kanė shtrirė aktivitetin e tyre edhe nė Mirditė.

Znj Aurela Bozo foli pėr konventėn  pėr eleminimin e tė gjitha formave tė dhunės qė cėnojnė barazinė gjinore.  Znj Bozo i mėshoi faktit se dhuna nė familje bie kryesisht mbi gratė dhe fėmijėt, dhe pėr rrjedhojė ėshtė njė dhunė me bazė gjinore. Shpesh hasim nė diskriminim tė tėrthortė, tha znj Bozo duke dhėnė shėmbuj nė kėtė lloj diskriminimi.

Po ashtu, nė debat dhe diskutime janė pėrfshirė edhe pjesmarrėsit nė kėtė takim tė cilėt kanė dhėnė mendimet e tyre nė lidhje me situatėn ku gjėndet aktualisht shoqėria shqiptare, e nė vecanti ajo mirditore. Ata kanė vėnė nė dukje se trainime tė tilla janė njė ndihmė e madhe pėr tė kuptuar mė mirė realitetin, dhe pėr tu formuar gjithnjė e mė shumė si kurues tė kėtij realiteti.

Gjatė ditės sė dytė u fol pėr platformėn udhėzuese 2006-2010. Znj. Berisha i mėshoi faktit se cdo projekt-ide nė lidhje me barazinė gjinore do tė kalojė nga Ministria e Integrimit dhe e Shanseve tė Barabarta, pasi pėrmes kėtyre do tė bėhet e mundur njė lidhje me BE, i cili mund tė ofrojė mbėshtetjen e tyre pėr projekte tė kėsaj natyre.

Alfred Shtinja

Shef. Dep. Kultures