|
Kompania celulare AMC lidh kontratėn me
Bashkinė Rrėshen pėr sheshin ku janė
vendosur antenat.
Pas nje pune 3-mujore me komunikime
shkresore me Kompanine Telefonike Celulare
AMC u arrit qe sot me daten 25.01.2010 te
lidhet kontrata ne mes saj dhe Bashkise
Rreshen. Pas hartimit te dosjes ne menyre
ligjore nga inspektoja e Pyjeve dhe Mjedisit
Zj. Marte Kola ne ne bashkepunim me
Sekretaren e Pergjitheshme ne cilesine e
juristes dhe me shefen e Dep. Te Ekonomise
dhe perfaqsuesve ligjor te Kompanse te AMC u
be i mundur takimi per te vendosur dhe per
te rene dakort per kete kontrate. Ne kete
takim moren pjese kryetari i Bashkise Z.
Gjon Dedaj , N/kryetari z. Ndok Mrruku,
specialistja e Pyjeve dhe Mjedisit znj.Marte
Kola, sekretarja e pergjithshme zj Shpresa
Bica, shefja e dep. tė ekonomise Zj. Mirela
Nikolli. Ndėrsa pėrfaqėsues tė kompanisė
imobiliare AMC, ishin z. Flamur Tusha shefi
i njėsise se Kontratave dhe dhe juristi i
Kompanise z. Elton Velēa. Pas njohjes me
projekt-kontraten Kryetari i Bashkise
Rreshen z. Gjon Dedaj duke falenderuar
perfaqsuesit e Kompanise AMC, u shpreh se
ky eshte nje proēes vijues dhe dhe se ne do
te kemi nje bashkepunim per lidhjen e
kontrates dhe se maredhėnja do te
rregullohet, pasi me AMC kemi bashkepunuar
dhe here te tjera dhe e meritojne
nenshkrimin e kontrates ne ēdo kohe.
Perfaqsuesit e AMC pasi u njohen me disa
ndryshime ne lidhje me kontraten nga ana e
specialistes se Pyjeve dhe Mjedisit rane
dakort per nenshkrimin e saj.
U ra dakort qe vlera totale e qerase
vjetore te jete 323800 leke.
Pagesa ta filloje qe me daten 02.06.2008,
datė kur nė bazė tė ligjit pėr transferimin
e aseteve pyjore ėshtė nėnshkruar proēes
verbalit te dorezimit te Pyjeve nga
Drejtoria e Sherbimit Pyjore Mirdite, tek
Bashkia Rrėshen. Nė takim u ra dakort
qė periudhen nga data 02.06.2008 deri me
02.03.2010 Kompania AMC do tė paguajė
njeheresh ne numrin e llogarise se Bashkise
Rrėshen. Pagesa te behet ēdo tremujor me
parapagim, pas dergimit te njoftimit te
detyrimit bashke me faturen tatimore nga ana
e Dep. te Ekonomise ne numrin perkates te
llogarise. Ne perfundim u ra dakort nga te
dy palet dhe u be nenshkrimi i kontrates.
M.
Kola
|