|
District XI (Beso tek unė)
-Shfaqje treditore nė anglisht e grupit tė
vullnetarėve tė Korpusit tė Paqes-
Pėr
tri ditė me rradhė salla e shfaqjeve nė
pallatin e kulturės Rrėshen ka patur
publikun e vecantė tė Rrėshenit pėr tė
ndjekur shfaqjen teatrale mixe nė anglisht
me njė nga pėrvojat e bukura tė sjella
tashmė nė kėtė qytet prej vullnetarėve tė
Korpusit tė Paqes.
Sarah Christensen, vullnetare pasionante nė
Rrėshen, ka mundur tė mbledhė njė kastė prej
45 nxėnėsish, tė cilėt kanė perfomuar
kėndshėm dhe nė nivel tė lartė artistik
shfaqjen “District XI” (Beso tek unė)”,duke
mbajtur tė “gozhduar” pėr tre netė vėmendjen
e publikut tek gjithcka qė ėshtė pėrcjellė
nė skenė.
Ėshtė ndėr shfaqjet e bukura tė kthyera nė
traditė pas disa teatrove tė organizuara cdo
vit nga ky grup vullnetarėsh dhe qė mė pas
nė muajt e verės grupet e nxėnėsve kanė
mundur tė shijojnė kampet verore nė Amerikė.
Por shfaqja e sivjetme ishte e vecantė jo
vetėm pėr faktin e njė pjesėmarrje tė gjerė
aktruesish, por dhe mėnyrėn e konceptimit
dhe organizimit si dhe lėvrimin e shumė
gjinive tė artit brenda njė show, qė nga
kėnga, interpretimi teatror, kėrcimi, baleti
dhe nė njėfarė mėnyre dhe copėza “musicall”
tė performuara bukur nga trupa e nxėnėsve tė
shkollės sė mesme Rrėshen.
Morėn pjesė nė kėtė aktivitet si
interpretues, solistė ne kėngė apo balet
si dhe interpretime tė tjera kėta nxėnės:
Livia Bala, Gerti Beleshi, Valeria Canga,
Emanuela Dedaj, Mark Dedaj, Stela Dodaj,
Klevis Dushi, Anita Gjaci, Antonio Gjaci,
Ana Gjeci, Valesa Gjeci, Edizano Gjini,
Alisa Gjoka, Eneida Hoxha, Retila Hoxha,
Ilia Jahja, Ergena Kacorri, Erisa Kacorri,
Joana Kacorri, Eliona Kola, Flavia Kola,
Adriano Lleshi, Simona Lurthi, Eneida Marku,
Alda Molla, Ada Mrruku, Eridiola Ndoj,
Erterina Ndoj, Eurenia Ndoj, Xhorxhida Ndoj,
Dorentina Nikolli, Elias Nikolli, Ina
Nikolli, Serxhio Pergjoni, Arlinda Pikuli,
Gjergji Pjetraj, Jonida Pjetraj, Ameda
Pjetri, Klementina Reci, Megi Reci, Samanta
Reci, Kejsi Topollaj,
Si dhe: Amanda Doll, Fran Gjini, Rebecca
Lipman.
Nė hapjen e kėtij aktiviteti pėr publikun,
drejtuesja Sarah Christensen tha se “ndjehem
krenare tė paraqes para jush shfaqjen time
tė tretė nė Rrėshen District XI (Beso tek
une). Pranverėn qė shkoj po mendoja se cfarė
pjese do vinim nė skenė nė fund tė vitit,
por kur shkova kėtė korrik me grupin e
vjetshėm tė nxėnėsve tek Kampi KIDS WHO CARE
nė Ford Worth Texas,u mahnita nga energjia e
stafit atje. Nė vetėm tri javė u arrit tė
ngrihej nė kėmbė njė shfaqje e tėrė, i
thashė vetes: nėse ata e arritėn nė tri
javė,unė duhet tė jem e zonja ta organizoj
pėr dy muaj nė Rrėshen! Me ndihėm e disa
vullnetarėve tė terė tė Korpusit tė Paqes
jam e lumtur t’u paraqesim punėn tonė me njė
kastė prej 45 nxėnėsish, njė profesor
shqiptar, dy vullnetarė tė Korpusit tė Paqes
dhe me njė grup pune tė pėrbėrė nga njė
regjisor, njė asistent regjisor, njė
koreograf dhe me njė asistent regjizore nė
muzikė, ky ka qenė grupi mė i madh teatral
qė kam organizuar ndonjėherė, faleminderit
qė po e ndani kėtė kėnaqėsi me mua!
Falenderime speciale shkojnė dhe pėr
bashkianė Rrėshen pėr ndihmėn e dhėnė,
pėrgjegjėsin e kulturės Gjergj Marku,
teknikun e zerit Lin Kiku, pėr ata qė na
ndihmuan si vullnetarėt Frances Anderson,
Rachel Berryman, Stephanie Dorning,Brett
Mons, KT Gustafson apo Olta Beleshi,Dori
Prenga,Antola Filej.
Drejtore
muzike Tauschia Kopeland, e cila ka lindur
nė Portland, Oregon. Punon vullnetare nė
Korpusin e paqes nė departamentin pėr
zhvillimin e komunitetit Gramsh. Nė moshėn 8
vjecare ajo filloj tė aktivizohej nė fushėn
e artit, kryesisht nė muzikė dhe producimin
e operave. Pas dy vitesh shkolle muzike ajo
ndryshoj fokusimin e saj pėr t’u diplomuar
nė komunitet, mjedis, planifikim dhe
frėngjisht nė universitetin Uashington,
Siatėll.
Koreograf kėrcimi: Travis Sabram. Vullnetar
i Korpusit tė Paqes pėr shėndetin qė punon
dhe jeton nė Vlorė. Ka marrė pjesė nė njė
produksion tė shfaqjes „Les Mouches“ dhe ka
drejtuar e ka marrė pjesė nė shumė
performanca tek The Rokcky Hororr Picture
Shoė. Asistent koreograf: Julian Gjaci.
Asistente mzuike: Ornela Lleshaj. Asistent
direktor: Pavio Gjini. Drejtore e shfaqjes:
Sarah Christensen.
Nė natėn e tretė tė shfaqjes ka qenė dhe
kryetari i bashkisė Rrėshen, i cili ka
pėrshėndetur gjithė organizatorėt-vullnetarė
tė Korpusit tė Paqes qė prej vitesh i japin
tonin jetės komunitare nė Mirditė dhe jo
vetėm. Ai i ka pėrshėndetur nė anglisht
trupėn e kėsaj shfaqje,duke theksuar se
pėrvoja tė tilla na
bėjnė
mė tė ndjeshėm ndaj zhvillimeve si dhe
perspektivės qė duhet t’iu hapim kėtij brezi
tė talentuar, pas njė shfaqjeje qė na bėn tė
mendojmė shumė. Ishte njė nga netėt mė tė
kėndshme qė kalon qyteti dhe qė nė fakt kjo
sallė do duhej tė ishte mė e mbushur, pėr tė
kuptuar energjitė tuaja, pasionin dhe
idealizmin tuaj pėr ta bėrė qytetin tonė mė
tė bukur, mė tė jetueshėm. Ne do tė luftojmė
pėr ditė pėr ta bėrė tė mundur kėtė
aspiratė, tė gjithė sėbashku.
Mė pas e gjithė trupa ka bėrė njė fotografi
sėbashku si njė kujtim i njė pune tė bukur e
tė pėlqyeshme nga publiku i tre netėve.
Pėrgatiti: Aleksander Ndoja
|