|
Bashkia nė
fokus pėr aktivitetin e saj gjatė vitit 2007.
Pas
njė viti me ngarkesa tė shumta pune,
arritjet e shumta por edhe mosralizimet,
janė analizuar me pėrgjegjėsi tė thellė, nė njė mbledhje maratonė qė
nė emėrtimin e pėrhershėm njihet si “Analiza vjetore e punės sė
Bashkisė Rrėshen”. Salla e mbledhjeve tė Kėshillit tė Bashkisė ka
qėnė e mbushur me tė gjithė punonjėsit e kėsaj njėsie, tė cilėt
pėrgjatė njė viti kanė qėnė nė shėrbim tė komunitetit tė Bashkisė
Rrėshen.
Nė fillim tė
mbledhjes Kryetari i Bashkisė z. Gjon Dedaj,
nė njė hyrje tė shkurtėr ka falenderuar tė gjithė stafin e Bashkisė
pėr pėrkushtimin e tyre nė punė dhe angazhimin e tyre nė shėrbim tė
komunitetit. Mė tej kryetari Dedaj, ka kėrkuar nga tė gjithė
drejtuesit e sektorėve pėrbėrės tė bashkisė, qė tė raportojnė pėr
punėn e tyre.
I pari qė e
ka marrė fjalėn nė kėtė takim
analizė, ka qėnė N/kryetari i bashkisė z. Dodė Pepkolaj, i cili ka
bėrė njė pėrmbledhje tė gjithė punės sė n/sektorėve tė drejtuara
prej tij. Ne veēanti ka vėnė nė dukje punėn e mirė tė Policisė
Bashkiake dhe tė Zyrės sė Gjendjes Civile.
Pėr tė parėn ka thėnė se policia ka qėnė e angazhuar nė punėn e saj,
si pėr mbėshtetjen e aktiviteteve tė shumta kulturore, ashtu edhe pėr
zbatimin e vendimeve tė kėshillit Bashkiak, dhe tė sektorėve tė
tjerė tė Bashkisė. Po ashtu ai ka vėnė nė dukje se edhe Gjėndja
Civile ka qėnė gjithnjė nė shėrbim tė qytetarėve ndonėse nė ambiente
tė pa pėrshtatshme pėr shkak tė sipėrfaqes sė ambienteve.
Ndėrsa z.
Ndokė Mrruku, drejtor i Departamentit tė Shėrbimeve
ka vlerėsuar angazhimin e strukturės sė drejtuar prej tij, pėr ti
ardhur nė ndihmė komunitetit sipas kėrkesave tė tyre. Ai ka bėrė
tė ditur njė sėrė arritjesh nė shėrbim tė komunitetit, si nė
ndėrtimin e rrugėve, trotuarėve dhe lulishteve nė ē'do metėr tė
sipėrfaqes sė Bashkisė. Jashtė vėmendjes sė kėtij sektori nuk ka qėnė
edhe fshati me problematikėn e shumtė tė tij. Ėshtė punuar nė shumė
sektorė sidomos gjatė periudhės sė vaditjes, por edhe nė zgjidhjen e
jo pak problemeve qė kanė tė bėjnė me konflikte sociale, tė cilat kanė
qenė tė pranishme gjatė vitit qė kaluam. Z. Mrruku ka folur edhe pėr
nevojat qė ka ky sektor, sidomos nė infrastrukturėn elektronike, nė
zyrat e Ndihmės Ekonomike dhe pėrkrahjes Sociale.
Fran Canga si
drejtues i sektorit tė politikave tė
Zhvillimit, ėshtė ndalur gjatė nė arritjet e kėtij sektori por edhe
nė vizionin pėr tė ardhmen e qytetit i cili ka shumė nevoja pėr
dorėn e specialistėve tė kėtij sektori.
Ndėrsa z.
Fred Shtinja nė detyrėn e drejtorit
tė Departamentit tė Kulturės Rinisė dhe Sporteve, ka prezantuar njė
listė tė gjatė tė aktiviteteve kulturore qė janė zhvilluar gjatė
vitit qė shkoi, por edhe pėr programin e kėtij viti. Ai ka vėnė nė
dukje
se me lėvizjet e kohėve tė fundit nė Pallatin e Kulturės, nė Muze
dhe disa n/sektorė tė tjerė, jeta kulturoro-artistike ka njohur
njė dimenson tė ri zhvillimi. Po ashtu ai ka thėnė se edhe nė
sektorin e Sportit u mundėsua mbajtja e premtimit qė ekipi i vajzave
tė qėndronte nė kategorinė e parė.
Mirela Nikolli, drejtore e departamentit tė
Ekonomisė dhe Financave, ka bėrė prezente situatėn ekonomike tė
Bashkisė me tė dhėna pėr tė ardhurat dhe shpenzimet nė tė gjitha
sektorėt.
Nė fund ka
folur Sekretari i Kėshillit tė
Bashkisė z. Martin Bushpepa. Ai ka thėnė se mardhėniet mes Kėshillit
dhe Bashkisė kanė njohur njė dimension optimal pėr vitin qė shkoi.
Z. Bushpepa ka vėnė nė dukje se mardhėniet mes Kėshillit dhe
Bashkisė, kanė qėnė nė kuota shumė tė mira, dhe pėr pasojė nė 76
vendime tė miratuara nga Kėshilli, vetėm tre prej tyre nuk kanė
mundur tė kalojnė nė sitėn e Prefektit. Ai ka premtuar pėr njė
bashkėpunim mė tė mirė pasi sipas tij, kjo ėshtė nė tė mirė tė
komunitetit tė banorėve tė Bashkisė Rrėshen.
I fundit qė
ka referuar ka qėnė kryetari i Bashkisė z. Gjon DEDAJ.
Ai ka thėnė se rezultojnė tė vlefshme pėr kėtė analizė vjetore c’do
element i njė vlerėsimi xheneral. Kishim dhe kemi ende vėshtirėsi nė
funksionimin tonė administrativ. Kjo e lidhur me elementė tė tillė
si puna nė grup, fleksibiliteti nė komunikim, prirja pėr vehte qė
nuk dua t’i pėrkthej ndryshe se dihet se cili ėshtė vesi mė i keq,
niveli i ulėt i dijeve dhe vullneti i ulėt apo i kufizuar pėr tė
shėrbyer. Nė pėrgjithėsi mė rezulton se ndėr ju ka mjaft tė pa
kėnaqur nga vėndi i punės, pavarėsisht pėrfitimit nė raport me
kapacitetin e tyre. Mė tej z. Gjon Dedaj ka bėrė njė njė
”radioskopi” tė plotė pėr sejcilin prej sektorėve tė Bashkisė.
Ja fjala e
plotė e Kryetarit tė Bashkisė z. Dedaj:
Duke
i marrė mė rradhė!
Pėrsa i
pėrket n/kryetarit, besoj se duhet tė biem dakort se ne nuk kemi
kėtu struktura mbėshtetėse dhe struktura urdhėruese. Kemi struktura
identifikuese dhe pėr kėtė duhet tė jemi mė shumė aktiv nė
kordinimin e tė gjithė aktivitetit administrativ. Duhet me qenė mė
shumė tė kujdesshėm dhe interpretues i akteve me cilėsi dhe me sens
analitik, mė shumė i disponueshėm pėr sa sa lidhet me aksesin e
nėpunėsve edhe tej orarit 8-15.
Pėr
shefat e departamenteve”
Tė gjitha
kėto qė po ju them pėrbėjnė vėrejtje qė do tė klasifikohen duke
ndaluar tė drejtėn tė negociojmė nė fund kur tė merrni njė provė
shkresore tė penalitetit pėr ju. Keni ende kufizim tė ushtrimit tė
autoritetit. Vullnet i kufizuar individual nė lidhje me projektet.
Orientim i ngadaltė me vizionin e kryetarit. Mungesė masash
penalizuese e monitoruese pėr nėpunėsit qė shkelin procesin
administrativ. Mungesė lidhje vertikale me organet e qeverisjes
qėndrore, rajonale, dhe organizata tė tjera jo fitimprurėse apo dhe
donatorė.
Auditi
i i Brėndshėm!
Mungesė
auditi vjetor analog me auditet e tjera bashkėkohore, qofshin ato tė
jashtme apo audite tė tjera tė pėrzgjedhura. Ende jashtė funksionit
si proces i thellė auditimi. Ndėrhyrje vetėm me porosi, pėr mungesė
identifikimi tė problematikės. Mungesė bashkėpunimi dhe kėshillimi.
Tė pa lidhur sa dhe si duhet me auditin e jashtėm.
Gjėndja
Civile!
Aftėsi pėr
tė punuar nė njė ambient tė pa pėrshtatshėm. Gatishmėria nė ēdo kohė,
duket e lidhur me bashkėpunimin dhe kėrkuesin e ndihmės nėpėr zyrat
e tjera.
Policia
Bashkiake!
Mė shumė
aftėsi pėr tu lidhur dhe ushtruar kompetencėn ligjore, mardhėnien
morale dhe evitimin e kundėrvajtjeve. E pa aftė pėr tė funksionuar
nė pėrputhje me kėrkesat e komunitetit. Njė grup jo bashkėpunues.
Mosnjohės sa dhe si duhet tė ligjit, mė shumė nė konceptin e njė
policie private qė ruan ose muret, ose Kryetarin e Bashkisė. Prirje
pėr pėrfitim tė pa ligjshėm.
Departamenti
i Politikave tė zhvillimit!
Sektori i
Urbanistikės- Provė shkresore qė duhet arkivuar pėr tė mbrojtur
arkivin e tyre nė mėnyrė elektronike dhe manuale. Mungesė shprehje
idesh dhe prodhim projektesh, vetėm nė raste kur ato janė burimisht
individuale. Mungesė kompromisesh dhe ulje kapacitetesh nė raste
problemesh dhe problematikash. Vėshtirėsi pėr tė mbrojtur imazhin e
bashkisė dhe tė Kryetarit tė Bashkisė, nė komunikim mė qytetarėt.
Mungesė adresimi individual tė projekteve dhe ideve.
Sektori
i mardhėnieve me jashtė!
Ulje e
pėrkohshme e ritmit tė komunikimit dhe kėrkesave. Lidhje jo shumė
funksionale me Ministrinė e Jashtme, Ministritė e Linjės dhe atė tė
integrimit. Bashkėpunim mė i shpejtė dhe funksional pėr tė pėrfituar
nga vullnetari i Korpusit tė Paqes, Mrs. Den, tė cilin para jush e
falenderoj.
Burimet
njerėzore!
Ngadalėsi nė
ndaljen e akteve tė parregullta, dhe vonesa nė daljen nė komunikim tė
drejtėpėrdrejtė dhe pėrfitime nga grupet e interesit. Mungesė
projekti apo perspektive pėr rritjen dhe ruajtjen e kapaciteteve qė
ne disponojmė. Informatizim i kufizuar, ende jo funksional i tė
dhėnave dhe burimeve.
Departamenti
i Ekonomisė
Financat-
Informim jo efektiv, formim profesional jo permanent, mungesė
aplikimi pėr projektet bashkėkohore. Mungesė kompjuterizimi pėr
procesin informues.
Tatimet-Pjesa
mė e dobėt e kėsaj periudhe. Mosnjohje e pėrgjegjėsive, pa aftėsi
pėr ushtrimin e aktivitetit, defekte nė komunikim dhe nė raporte mė
bisnezin, jo bashkėpunues me Policinė Bashkiake dhe organizma tė
tjerė tė mbėshtetjes.
Departamenti
i Shėrbimeve!
Pėrsa i
pėrktet shėrbimeve tė brendshme, tė pa kujdesshėm pėr aksesin e
shėrbimeve. Qytetari ende ėshtė vartės i nėpunėsit. Nevojė pėr
urdhėra tė pėrsėritur, tė pa aftė tė punojnė me kontribute grupi.
Ende larg provave standarteve shkresore tė kėsaj bashkie. Jashtė
funksionit tė shėrbimit fleksibėl pėr ēdo shkresė pėrfshirė edhe
atė arkivore.
Shėrbimet
e Ndihmės Sociale!
Amulli nė
shėrbim, mungesė formimi profesional bashkėkohor pėr sa i pėrket
lidhjes me fushėn e shkencave sociale, dhe adoptimin me kėto shkenca.
Komunikim jo efikas me qytetarėt, mungesė kurajo pėr tė ndarė
pėrfituesit me tė drejtė, nga pėrfituesit pa tė drejtė. Tė vish nė
bashki pėr tė marrė njė ndihmė ekonomike dhe mos ta marrėsh, nuk do
tė thotė se je humbės. Mungesė komunkimi shkresor dhe kontributesh
tė ndėrsjellta me kryetarėt e fshatrave. Lidhje tė kufizuara me
organizma vertikal dhe donatorė, dosje dhe rregjistra qė sjellin
probleme nė interpretim. Interpretim i kufuzuar i ligjit dhe
mbrojtje e kufizuar, pėr sa i pėrket materialeve elektronike nė raste
problemesh tė funksionimit tė administratės.
Shėrbimet
nė komunitet!
Jo misionarė
tė lidhjes me problemet e komunitetit. Pa projekte dhe tė pa lidhur
me vizionin e kryetarit, indiferencė dhe tendencė shmangie nga
shėrbimet, nevojė pėr hierarki, pa monitorim tė arkivit dhe
nėpunėsit.
Shėrbimet
e mirėmbajtjes!
Jo
bashkėpunues dhe jo bashkėveprues.
Dėshirė pėr
tu sjellė si nėpunės, e jo si tė punėsuar. Prirje pėr pėrfitime dhe
ē'organizim. Konflikte qė duhen pėrjashtuar me ēdo kusht. Tė pa
lidhur shpirtėrisht me mirmbajtjen e kėtij qyteti, dhe tė kėsaj
bashkie.
Departamenti
i Kulturės, Arsimit, Turizmit dhe Sportit!
Kultura
-
Konflikte penguese dhe jo profesionale. Situatė ende larg modelit
bashkėkohor tė performancės sė kėrkuar kulturore. Prirje pėrfitimi
personal tė pa ligjshėm. Mungesė projektesh dhe pa aftėsi aplikuese
pėr ruajtjen e pasurisė dhe prodhimin e vlerave kulturore.
Pėrcaktime tė paqarta funksionesh. Persona tė pa mbuluar dhe tė pa
monitoruar nė punė.
Shėrbimet e
ēerdhes- Pa aftėsi pėr tė ruajtur imazhin e bashkisė nė lidhje me
qytetarėt nė ē’do rrethanė. Kėrkesa pėr Bashkinė sikurse nuk janė nė
pjesė e bashkisė.
Turizmi-
nuk ka ende shėnja tė projektit tė rradhės nė kėtė fushė.
Sporti-
Probleme nė menaxhim, raporte ligjore tė panjohura dhe ende tė pa
parashikuara. Pak lidhje me aktorė tė kėsaj fushe. Projkete tė
kufizuara dhe mungesė strategjie afatgjatė. Impakt nė komunitet, me
disa pėrjashtime.
Pėrgatiti: A.
Ndoja
|