|
Ansambli “Mirdita”, mė
emblematiku i trevave shqiptare
Ansambli
“Mirdita”, i cili deri mė sot pėrmbledh gjatė rrugės sė tij mbi 600
kėngėtarė, krijues dhe interpretues tė zhanreve tė ndryshme tė kėngės
popullore,
i ka fillimet e veta prej 60 viteve dhe padyshim mbetet nga mė unikalet nė
tipologjinė folklorike nė tėrė trevat shqiptare. Bartjet dhe prurjet e
brezave kanė ardhė nė mėnyrė shumė tė natyrshme vit pas viti nga gjurmuesit
e visarit popullor tė hershėm tė njė krahine unikale nė Shqipėri, e studiuar
dhe e udhėpėrshkuar nga studiues, etnologė, antropologė, diplomatė e
politikanė nga Europa e Amerika prej shekujsh dhe sidomos nga fundi i
shekullit XIX dhe fillimi i shekullit XX.
Duke qenė se Mirdita
ėshtė ndėr zonat mė kompakte tė vendit sa i pėrket etnokulturės, madje dhe
gjatė pushtimit turk, qė nuk mundi tė arrijė deri nė malet e Mirditės, pos
faktit qė qe i vetmi vis nė Shqipėri ku nuk arriti zhvillimi i informacionit
urban islamo-oriental, edhe krijmtaria burimore u ruajt me fanatizėm, ku
spikat origjinaliteti i muzikės modale-diatonike tė vetė kėsaj treve ndėr
shekuj, krejtėsisht larg huazimeve.
Vitet 1947 datojnė
fillesat e organizuara tė kėtij ansambli, shenjimi i bartėsve mė tė spikatur
nga zona tė ndryshme, dhe pėrcjelljet interpretative
tek
publiku vendas . Ndėrsa shėnohet si dalje e parė e organizuar e grupit nė tė
konceptuar tė mirėfilltė si pėrfaqėsues i vlerave tė krahinės sė Mirditės nė
folk dhe etnografinė e veshjes nė vitin 1951 ku zė vend tė parė nė Shkodėr.
Mė pas paraqitja nė “Kuvendi i Rapsodėve tė Lezhės” nė vendvarrimin e
Skėndėrbeut nė Lezhė mund tė thuhet se shėrbeu si prag i artė i fillesave tė
tij.
Ansambli “Mirdita”
shpalosi nė kėtė event tė parė mbarėkombėtar tė folkut burimor relike tė
mbijetuara foklori, paraqitur kryesisht me kėngėtarė nė planin monofonik,
por duke dhėnė dhe sinjalet e para tė mundėsisė eksperimentuese ku u
evidentua dhe dyshja karakteristike. Nė kėtė kuvend rapsodėsh kėnga “Ska pas
gėzim ma t’madh Mirdita” u paraqit pėrmes Kol Zefit dhe Fran Vorfit, dhe
prej kėtu nis dhe ėndėrra e strukturimit tė njė formacioni emblematik qė u
quajt “Grupi i Burrave tė Mirditės” si formacion autentik i mėvonshėm pėr
t’u provuar nė Gjirokastėr nė vitin 1968 dhe 1973, por i realizuar nė
perfeksion nė vitin 1978.
Nė vitin 1968 kemi
pėrfaqėsimin nė festivalin kombėtar tė kėtij ansambli. Ku shpaloset talenti
i kėngėtareve mirditas si Prengė Kotica, vėllezėrit Preng e Dod Beci, Zef
Gjinali, virtuozėt Simon Beleshi nė lahutė, zbulimit tė ri Nikoll Preci,
ndėrsa del nė skenė formacioni emblematik grupi i burrave i drejtuar nga
Fran Vorfi duke thyer traditėn monofone. Qė nė kėtė festival Mirdita ka dhe
lauratėt e parė.
Kėshtu dhe nė vitin
1973 ka njė pėrfaqėsim dinjitoz dhe shtimin e prurjeve folklorike nga areali
muzikor dhe interpretues i hershmėrisė sė kėsaj treve.
Viti 1978 shėnohet si
“viti i artė” i artit mirditor, ku shtyllė vertebrore qe Grupi i Burrave, qė
u konfirmua si njė vlerė e vėrtetė gjithėkombėtare. Zėrave tė mėparshėm u
shtohen
dhe zėrat e rinj virtuozė tė Dod Prendit, Mark Gjokės, Anton Gjokės, Fran
Preēit, Servet Carės, Mark Dedės, Nikollė Kalės, Nikollė Dedės, Luljeta
Pėrbashės, Mrikė Trumshit, Drane Lleshi etj.
Krijimeve tė Mark
Gjokės, Kol Zefit, Fran Vorfit e tė tjerė u shtohet profesionalizmi i
kompozitorit tė njohur Dorian Nini, si pasardhės i Muhamet Darovės, Stavri
Zakės, Gojard Daiut, Edmond Xhanit qė kishin punuar pėr vite me kėngėn
mirditore.
Janė pėr t’u shėnuar
kėngėt “Xhamadani i trimėrisė”, “Pėr liri s’tė fal shqiptari”, “Dasma e
Kamber Loshit”, “Lum Nanlokja qė t’pėrkundi”, “Lermi plagėt tė mė therrin”,
“Po vjen shiu rena-rena” qė pėr nga pathosi dhe melodia mbeten shembullore
pėr ēdo kohė. Kėto melodi tė bukura u krijuan nga Mark Gjoka, Servet Cara,
Dorian Nini, dhe Kol Zefi, ndėrsa poemėn e magjishme nė vargje e ndėrtoj
poeti i njohur mbarėkombėtar Gjok Beci qė ishte dhe udhėheqėsi artistik i
grupit.
Nė vitin 1978
ansambli “Mirdita” laurohet me ēmimin e parė tė Festivalit Folklorik
Kombėtar tė Gjirokastrės dhe shėnon njė triumf emblematik tė tėrė elementėve
pėrfaqėsues nė kėtė kuvend tė madh tė folkut mbarėshqiptar. Ka qenė njė
kompozim origjinal i kėtij spektakli folklorik, organik dhe shpėrthyes,
tradicional dhe rinovues, perfekt nė kostumografinė e mbledhur nga piktori
Lin Loci dhe realizuar nga mjeshtri kaēinaras Nikollė Bardhi.
Ranė nė sy
interpretime mahnitėse tė vokalit dhe tė veglave tė shumta instrumentale
folklorike. Nė veglat interpretuese pėrveē atyre tradicionale si ēiftelia,
sharkia, kavalli apo fyejt e bilbilat, u pėrdorėn dhe linget e guralecėt si
gjetje burimore nga bareshat e moēme dhe tė interpetuar me virtuozitet nga
Tom Lleshi.
Pėr tė ardhur nė kėtė
sukses nuk mund tė lihen pa pėrmendur prurjet nga zonat e fshatrat dhe ata
qė punuan me aq devotshmėri. Evidentohen vėllezėrit Shyti nga Fani nė
kavall, Gjergj Shyti valltar, Mark Paci studiues, Ndue Nikoll Alia nė
pingare -Fan, Ndue Nikoll Gega rapsod, Prend Luli instrumentist nga
Kaēinari, Marte Moli kėngėtare, Mark Deda instrumentist, Gjin Dona, Ndue
Gjin Jaku, Frrok Pėrdeda, Llesh Lleshi, Mark Gjoni, Gjela Pjetri, barde
tipike qė ka marrė pjesė nė tė gjitha festivalet, Gjyste Ceka, Lizė Pėrleka,
Gjela Beci, Preng Kotica, etj.
Grupi
karakteristik i Burrave tė Mirditės
Vlen tė pėrmendet e
tė studiohet kjo dukuri e re nė folkun mirditor e mė gjerė, formatimi i
kėtij grupi tė jashtėzakonshėm nė poemėn folklorike
kombėtare
pėrmes kėtyre organizimeve shumėdimensionale. Ka qenė risi e ansamblit
“Mirdita”, por qė vjen pėrmes njė realizimi brilant tė dukurive
etnokulturore tė kėsaj treve dhe refleks ndaj fenomeneve tė reja muzikore tė
asaj kohe. Janė 12 burra qė tundėn bedenat e kalasė sė Girokastrės me zėrin
karakteristik dhe unifikimin e magjishėm tė vokaleve e intonacioneve duke u
prirė nga Fran Vorfi e pastaj me rradhė, Fran Preēi, Kolė Zefi, Servet Cara,
Nikollė Preēi, Mark Gjoka, Anton Gjoka, Ndoc Lekgega, Ndoc Picaku, Nikollė
Deda, Mark Deda, Nikollė Kala.
Mė vonė konsolidohet
me kėngėtarė tė rinj si: Zef Ll.Tusha, Gjin Dona, Bardhok Koka, Gjergj Kaza,
Geg Tuci, Ndre Toma, Llesh Lleshi, Ndue Pėrkola, Kastriot Kola, Bardhok Deda
etj.
Repertori i “Grupit
tė Burrave” qėndron mbi traditėn muzikore e ndėrtuar mbi tė shprehurit
monodik, e pėrbashkėt nė gjithė hapėsirėn veriore dhe verilindore shqiptare,
por dhe nė Mal tė Zi, Maqedoni, ato janė kėngė tė pastra nė intonacione dhe
origjinale shqiptare.
Fenomeni i kėtij
grupi ėshtė sa i ri dhe i lashtė duke patur parasysh ritualėn e gjėmės nė
zona tė vecanta tė Mirditės ku kori i burrave vajton pėrmes njė melodie
tipike midis kėngės majėkrahi dhe eposit me lahutė. Nė kėtė fenomen qėndron
dhe lidhja gjenetike me formėn e pėrmbajtjen poetike muzikore origjinale
autentike mirditore si nė ndėrtimin e diatonikės, nė shtrirjen intervalore
apo nė kėndimin nė grup duke lėnė jashtė intonacionet e kėngės sė importuar.
Trio
e djemve
Ėshtė pėr t’u shėnuar
si pjesė e rėndėsishme pėrbėrėse e ansamblit “trio e djemve tė Rubikut”, qė
mund tė cilėsohet si prurje e re e kėngės qytetare mirditore, formuar nga
kantautori Mark Gjoka dhe poeti Gjok Beci, e qė kishte nė pėrbėrje
kėngėtarėt Mark Gjoka, Anton Gjoka dhe Dod Prendi. Treshja lirike e djemve
mbėshtetet mbi motivet burimore qė janė kėngė larg frymės sentimentale apo
shpėrthimeve erotike tė ekzaltuara, larg karakterit eksatik-sensual tė
melodive orientale dhe kromatizmave tė huazuara. Tek ato qėndron motivi
origjinal, fabula poetike e muzikore, intriguese, ndėrtimi i thjeshtė dhe i
kapshėm, konceptimi modern, tingėllimė e veēantė e ndėrtuar mbi njė
diatonikė tė pastėr.
Kėngėt e kėsaj trio
vazhdojnė tė jenė pjesė e rėndėsishme nė programin e ansamblit “Mirdita”,
ndėrkohė qė ato kanė shėrbyer si material i stilizuar edhe pėr kėngėtarėt e
shumtė e tė njohur kosovarė, por dhe kantautorėt mė tė dėgjuar tė muzikės
shqiptare, por dhe interpretime tė tjera nga Ansambli i Shtetit a tė tjerė.
Njėkohėsisht pjesė e
kėtij programi janė dhe kėngėt majėkrahu, kėngėt me lahutė dhe rituali i
dasmės, lirikat familjare dhe ato baritore. Nė kėtė aspekt trualli muzikor
mirditor ėshtė nė thelb nga mė tė vjetrit, gjė qė vijon me besnikėri nga
brezi i sotėm i kėtij ansambli, qė ėshtė i gėrshetuar me krijuesit dhe
interpretuesit e para 30 viteve.
E vecanta e kėtij
ansambli ėndron nė faktin e pėrtėritjes sė tij, pasi pjesė e rėndėsishme e
tij ėshtė edhe grupi i fėmijėve i drejtuar nga muzikanti pasionant Kol
Picaku, grup i cili disa herė ėshtė vlerėsuar nė konkurimet e kėsaj moshe nė
rang rajonal dhe kombėtar.
Ansambli ka njė
paraqitje tė bukur kostumesh qė krijojnė njė nga konfiguracionet mė tė
rralla nė etnografinė shqiptare, me ngjyra tė kursyera, kontraste tė dukshme
dhe me dritė.
Instrumentet e
pėrdorura ndėr vite
Mirdita njihet si
ndėr trevat mė tė hershme tė krijimit nė kėtė fushė dhe pasurimit tė tyre.
Janė pėrdorur tatiragja, pipėza, cingona, pizare, pingare, zile, kėmborė,
polik, guralec, kusi, tepsi, shoshė, hutė, gjeth, lahuta si pėrfaqėuese e
arketipit mė tė lashtė tė veglave kordofone me hark nė Mirditė, kavalli,
fyelli, bilbili e padyshim ēiftelia, sharkia.
Mjeshtri i akordimit
dhe prodhimit tė kėtyre instrumenteve ka qenė Mark Pėrshqefa.
Vallet
Grupi i valleve ėshtė
njė shtyllė tjetėr mbi tė cilėn ėshtė ngritur ky ansambėl. Pėrmendėn
koreografet Angjelina Leka, Dava Gjini, Fran Gjergji si dhe valltarėt Gjon
Karagjozi, Davita dhe Rina Suli, Gjergj Lleshaj, Bert Marku, Stela Ruka,
Arta Tuci, Sandėr Laska, Pranvera Ndoji, Ermelinda Gjikola e Emanuela Kola
etj. Vallja me e spikatur e kėtij grupi ėshtė "Vallja e Gurrės sė lashtė",
me motive qė zėnė fill mbi historinė e gurres se lashtė tė Domgjonit, dhe u
soll prej andej nga grupi prej 16 antaresh te perbere nga burra dhe gra. Nga
ky grup u perzgjodhen dy prej tyre, Gjergj Shyti dhe Hil Gjaci. Pjesa tjeter
u zevendesua me pjestare te tjere te ansamblit "Mirdita". Ne festivalin e
Gjrokastres ne vitin 1988, kjo valle u perzgjodh per te hyre ne koncertin
festiv me numrat me te zgjedhur te ketij evenimenti. Valle te tjera te
rendesishme, shėnohet “Skifteri dhe Pėllumbesha”, "vallja katershe e Zajsit"
etj.
Pjesėmarrjet
brenda dhe jashtė vendit
Ansambli “Mirdita” ka
konkuruar me dinjitet nė tė gjitha festivalet kombėtare dhe takimet
tipologjike dhe ėshtė vlerėsuar me ēmime si nė Gjirokastėr, Tropojė, Dibėr,
Lezhė, Tiranė, Shkodėr, Has.
Ndėrsa jashtė shtetit
nė Rumani, Kosovė, Gjilan e Viti, Vitojė tė Malit tė Zi, nė Zvicėr etj.
Vitet e fundit
ansambli ėshtė riformatuar. Ansambli u shfaq pėr herė tė parė i plotė pas
ndryshimeve demokratike, nė Teatrin e Operas dhe Baletit, nė aktivitetin e
pagėzuar “Mirdita nė Metropol” qė u mbajt nė qershor 2004.
Ansambli “Mirdita”
bashkėpunon me shoqata tė ndyshme brenda dhe jashtė vėndit, dhe ka marrė
ftesa pėr koncerte nga Italia, Gjermania, Belgjika, Zvicra, Franca, Anglia,
Kanadaja, SHBA, Kosova, Mali i Zi, Hungari etj.
Ansambli “Mirdita”
sot
Ansambli nė kompleks
ėshtė pėrtėrirė me elementė dhe ka njė gėrshetim nė mes brezave e moshave.
Por duhen shėnuar si shtylla kryesore e tij kėngėtarėt aktivė si Mark Gjoka,
Prena Beci, Kastriot Kola, Bardhok Deda, Prena Beleshi, Tone Gjoka, Lindita
Kaceli, Nikoll Preēi, Kol Zefi, Gjin Dona, Marte Moli, Adelina Doda, Gjergj
Kaza, Gjela Duka, Arinda Gjoni, Afėrdita Lala etj. Pa harruar kėtu rreth 40
kėngėtarė e instrumentistė tė vegjėl nėn drejtimin e muzikantit pasionant
Kol Picaku, pjesėmarrės dhe krijues nė tė gjithė festivalet kombėtare qė nga
viti 1968..
Gjithashtu pėr njė
kohė tė gjatė, grupi instrumental ėshtė drejtuar nga muzikanti Paulin Tusha
dhe nė pėrbėrje tė tij Llesh Lleshi, Mark Deda, Lorenc Lame dhe Ilir Simoni.
Vazhdojnė tė kontribuojnė me tekstet e tyre bilbilėt e fjalės si Gjok Beci,
Viktor Gjikola, Jak Tuci, Dod Pjetraj, Fran Jushi etj.
Vitet e fundit
ansambli ėshtė riformatuar. Ansambli u shfaq pėr herė tė parė i plotė pas
ndryshimeve demokratike, nė Teatrin e Operas dhe Baletit, nė aktivitetin e
pagėzuar “Mirdita nė Metropol” qė u mbajt nė qershor 2004 si dhe mė pas nė
“Mirdita metropol 2” nė pallatin e sportit nė Tiranė..
Ansambli ka njė paraqitje tė bukur
kostumesh qė krijojnė njė nga konfiguracionet mė tė rralla nė etnografinė
shqiptare, me ngjyra tė kursyera, kontraste tė dukshme dhe me dritė.
Ėshtė vlerėsuar nga muzikantėt
shqiptarė si ansambli qė ruan tė pastėr artin burimor dhe ka vlera tė
spikatura ashtu si dhe interpretues virtuoz nė rradhėt e tij.
Webmaster@bashkiarreshen.com |