|
|
 |
Rapsodia
folklorike tek vendvarrimi muzeal i Skėndėrbeut
-U mbajt takimi i 6 mbarėkombėtar i rapsodėve dhe instrumentistėve -
Folku rapsodik, nėn
organizimin e Qendrės Kombėtare tė Veprimtarike Folklorike dhe
mbėshtetjen e bashkisė Lezhė, ka patur edicionin e 6-tė ditėn e
djeshme
nė Lezhė, i cili nė bilanc rezultoj i suksesshėm. Pas njė gare
maratonė tė mbi 20 grupeve, qendrave kulturore, rapsodė dhe
instrumentisė nga Shqipėria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi, disa
orė pas kalimit tė mesit tė natės, janė dhėnė dhe vlerėsimet pėr
interpretet mė tė mirė tė rapsodisė dhe instrumentit popullor.
Nė kėtė takim ra nė
sy jo vetėm pjesėmarrja e gjerė e grupeve dhe rapsodėve nga tė tėra
trevat mbarėkombėtare, por dhe cilėsia e prurjeve nga bartėsit e
kėtij zhanri tė folkut, duke qenė goxha tė cilėsuara tipologjitė
prej dhe nga vinin ato. Kėshtu nėse Lezha vinte me instrumente
karakteristikė, qė mė shumė dalloheshin pėr nga shumėllojshmėria se
cilėsia interpretative, Gramshi me fyejt e famshėm, evidentohej
qartė nė njė interpretim cilėsor, apo orkestrina harmonike e Matit
me virtuozitetin dhe muzikalitetin tipik tė kėsaj zone nė drejtimin
e artistit tė Merituar Ymer Neli, si dhe orkestrina e Tiranės me
interpretime perfekte nė fyell, bilbil dhe llahutė e dajre. Ndėrkohė
qė instrumenti mė i pėrdorur nga rapsodėt mbeten ato tradiconale,
ēiftelia dhe lahuta. Me tė dyja kėto kishin ardhur grupet kosovare,
dhe ku ra nė sy pjesėmarrja e tė vetmit tė huaj, rapsodit malazes,
Milan Filopoviē, njė lahutar i pėrmendur dhe njė interpretues
cilėsor, qė pėr spektatorin solli njė nga kėngėt e Eposit, qė
pėrngjet me ato karakteristke tė vendeve tė Ballkanit me histori
aty-aty. Edhe lahutarė tė tjerė kanė sjellė vargje nga Eposi
kryesisht, apo kėngė tė ndryshme trimėrie. Filopovic, qė i ishte i
impresinouar nga ky takim, dhe njė nga raspodėt mė interesantė e
kualitativė, u vlerėsua dhe me ēmim special.
Shumė prej grupeve
tė organizuara, i kishin tė dy anėt, edhe rapsodėt, edhe
interpretuesit e veglave muzikore qė kėsaj rradhe ishin tė
shumta
nė numėr qė nga ēiftelia, sharkia, zumarja, fyell, kavalli, bilbili,
cingonėt, imitimet me mjetet rrethanore si guralecė apo gjethja dhe
imitacionet me gojė e hundė etj, etj, ndonėse nė disa raste dukej si
njė rrafshim individualitetesh dhe krahinash, pasi dhe vetė ata qė
merren me pėrgatitjet e grupeve, mė tepėr i mėshojnė anės komerciale
duke kaluar sa nga njėri grup tek tjetri, e duke i pėrzier motivet e
njė krahine nė tjetrėn e me rradhė, njė “sėmundje” kjo qė me sa
duket ushqehet nga prirjet komerciale tė individėve tė veēantė
“ahengxhinj dasmash”, qė po e pėrziejnė keqas folkun me stilizimin e
kėngėve dhe melodive etj.
Sipas drejtorit tė
Qendrės Kombėtare Folklorike Esat Ruka, ky takim i sivjetėm ka qenė
shumė i vlerėsuar nga grupet pjesėmarrėse dhe mbi 100 rapsodė e
interpretues ishin prezent me prurje cilėsore tė folkut rapsodik.
Njė veprimtari e cila, krahas atyre tė tjera tė zhvilluara nėpėr
vendet e ndryshme, i paraprijnė festfolkut kombėtar tė vitit tė
ardhshėm.
Duhet vlerėsuar dhe
veshja e grupeve pjesėmarrėse, qė nga ato tė Jugut, Gjirokastėr,
Fier, Gramsh e deri nė krahinat e thella tė vendit, si dhe veshjet e
rapsodėve tė Kosovės e Malit tė Zi, ēka u tregu dhe nė paradėn e
zhvilluar nėpėr rrugėt e qytetit tė Lezhės nėn drejtimin e
regjistorit tė kėtij takimi Ismet Zusi.
Njė nga vlerėsimet
mė tė rėndėsishme tė kėtij takimi, u konsiderua ēmimi i akorduar pėr
herė tė parė, ai me emrin e Artistit tė Popullit, Ndue Shyti, pėr
nder tė veprimtarisė gati 5 dekada tė tij nė Pukė apo nė
pėrfaqėsimin dinjitoz tė Shqipėrisė pėr vite e vite nė veprimtari
folklorike ndėrkombėtare, nė njė sekuencė pushimi pėr tė pranishmit
nė ballinėn e Muzealit tė Vendvarrimit tė Skėndėrbeut, u dha dhe njė
dokumentar, produksion i TV-Lezha. Ky ēmim iu akordua njėrit prej
interpretuesve mė virtuozė, nipit tė mirėnjohur Gjin Shkoza nga
grupi i qendrės kulturore Vau i Dejės. Ndėrkohė qė me diploma janė
vlerėsuar shumė artistė tė tjerė, si rapsodė dhe interpretues tė
veglave popullore.
Nga ana e publikut,
vizualisht ėshtė parė tejet i kėndshėm grupi i Mirditės, i cili
solli folk tipik tė krahinės dhe nėn interpretimin brilant tė
rapsodisė majėkrahu “Po bjen shiu rena-rena” tė Nikoll Preēit e
Drane Reēi, si dhe kėngės baritore me linge
e guralecė “Brigjeve tė Urakės”, kėnduar nga Prena Beleshi si dhe
balada e Arinda Gjonit “Larg m’ke tret moj nanė”. Ndonėse me pak
pjesė, sipas kritereve tė programit, gjithcka ishte e sinkronizuar
si nga ana e interpretimit rapsodik ashtu dhe instrumenteve te
tjeshte si lingėt apo guralecėt.
Grupit tonė, nė
darkėn e organizuar nė Shėngjin, i ėshtė dorėzuar diploma pėr
kompleksin mė tė mirė interpretues tė vajzave dhe grave nė kėtė
takim.
Nė pėrcjelljen e
koncertit tė grupit ka marrė pjesė dhe shefi i departamentit tė
kulturės Alfred Shtinja si dhe drejtuesi i ansamblit
"Mirdita", pėrgjegjėsi i pallatit tė kulturės Gjergj Marku.
Gjithashtu ka marrė
pjesė nė kėtė veprimtari tė rėndėsishme mbarėkombėtare dhe kryetari
i bashkisė Rrėshen zoti Gjon Dedaj, i cili ka dorėzuar dhe njė ēmim
pėr orkestrinėn popullore tė Matit.
Qendra kombėtare e
Veprimtarive Folklorike nuk ka haarruar tė japė dhe medaljet e
mirėnjohjes pėr disa prejt artistėve tė famshėm, tė rapsodisė dhe
interpretimit qė rrojnė apo nuk jetojnė mė si Xhevat Lishi, Gjin
Shkoza, Grupi i fyjeve tė Gramshit dhe Selim Hasani, poet popullor.
Sipas zotit Ruka,
njė veprimtari e tillė, pos eveidentimit tė vlerave tė bartura ndėr
brezni, i shėrben mirėfilltazi dhe turizmit kulturor, nė kėtė sens
disa nga pjesėt e pėrazgjedhura janė pėrmbledhur nė disa koncerte qė
po jepen pėr pushuesit e Shėngjinit kėto ditė, pushues qė vijnė jo
vetėm nga krahinat e ndryshme tė vendit, por dhe ata tė huaj e
sidomos kosovarė. 05. 07. 08
A. Ndoja
|