|
Ansambli Mirdita pėrshėndet
“Shqipėria ėshtė kulturė”
(Nga Apolonia: Gjergj Marku & Aleksander
Ndoja)
Artistėt
e ansamblit “Mirdita” kanė pėrshėndetur
eventin kombėtar “Shqipėria ėshtė kulturė”
nė qytetin antik tė Apolonisė sė Fierit.
Pikėrisht njė ditė para finales sė kėtij
konkurimi tė talenteve tė reja, artistėt
mirditorė janė ngjitur nė Odeonin e
Amfiteatrit tė kėtij qyteti tė lashtė pėr tė
shpalosur disa ngė kėngėt mė tė mira tė tij.
Pas njė konkurimi tė femijėve tė qendrės
kulturore tė fėmijėve Fier, rradha i ka
ardhur grupeve pėrshėndetėse,mė sė pari
grupi tė Korfuzit qė kanė sjellė larminė e
valleve karakteristiė tė kėsaj zone
helene,mė pas grupi ulqinak me valle dhe
improvizime teatrale si dhe kėngėtarėt
Kastriot Tusha e Manjola Nallbani mė
interpretime tė bukura si dhe kėngėtari
Sajmor Braho. Ndėrsa pėr spektatorin e
shumtė ka qenė befasi koloriti i veshjeve tė
grupit tė Mirditės dhe kėngėt e kėnduara me
pasion nga artistėt mirditas. Thuajse gjithė
kohėn publiku ka
qėndruar
nė kėmbė i entusiazmuar,teksa ka pėrcjellur
interpretimet virtuoze tė Anton
Gjokės,Kastriot Kolės, Prena Bibės e Fran
Precit,Nikoll Precit,Paulin Lulit dhe duke
pėrmbyllur me ovacione pėrshėndetėse kėngėn
“Mirsevjen dita e shqiptarit” nga kėngėtarja
Mrike Trumshi e cila e mbėshtjellė mė
flamurin shqiptar,i ka dhėnė forcė kėngės
dhe kuptim tė plotė gjithė kėtij aktiviteti.
Organizatorėt e kėsaj veprimtaria u shprehėn
tė surprizuar nga performanca e ansamblit
“Mirdita” edhe pse me njė program tė
reduktuar pėr efekt kohe, por duke sjellė
koloritin e begatė tė kėngėve tė zonės dhe
vecmas etnografisė sė vecantė.
Aktiviteti:
“Shqipėria
ėshtė kulturė”, nje festival me permasa
mbarekombetare (me vone edhe nderkombetare)
ka rizgjuar qytetin e Apolonise ne Fier,
ndėrsa ka pritur te rinj tė talentuar te
Shqiperise, nga mosha 16-25-vjecare, tė
cilėt u regjistruan deri ne daten 30 prill
2010, per te konkurruar ne shume gjini
(muzike, valle, art viziv etj) ne nje
festival qe organizohet nen iniciativen e
vecante te Universitetit Europian per
Turizmin. Fituesit, te kryesuar nga fituesi
i madh, do te kryejne me pas nje udhetim qe
do te perfundoje ne Bruksel, ku do te
perfaqesojne kulturen e vendit tone, si
ambasadore te vecante te saj.
Sipas kryetarit tė bashkisė Fier Baftjar
Zeqo, ėshtė synuar qė ky organizim
t’i rijapė jetė turizmit ne pergjithesi ne
qytetin e Fierit dhe Apolonise ne vecanti.
Ne kemi vite qe duam ta evidentojme Fierin
si qytet te rendesishem te turizmit. Duhet
kuptuar qe Fieri eshte qendra me e
rendesishme dhe me e pasur per nga vlerat
arkeologjike dhe historike, eshte qendra qe
rrethohet nga Bylisi, Ardenica dhe Apolonia.
Aktiviteti ne fjale eshte permbledhja me e
fuqishme, kjo edhe sepse kemi gjetur
bashkepunimin me EUFT-ne. Ideja e ketij
universiteti, saktesisht e rektorit
Salvatore Messina, perputhej plotesisht me
perpjekjet qe ne kemi bere gjate ketyre
viteve, per te pasur nje ngjarje te madhe,
per t'i thene shqiptareve qe Fieri eshte
qytet i rendesishem turistik.
Aktiviteti ne eshte nje konkurrim jo si
gjithe te tjeret, eshte shume me i mire,
sepse zhvillohet ne Odeonin e Apolonise, dhe
do te shoqerohet nga shume aktivitete te
tjera kulturore. Per me teper, Apolonia nxe
shume me teper pjesemarres se cdo teater, qe
do te thote se atje ishin rreth 10 mije
pjesemarres nga i gjithe vendi.
Synimi: degė universiteti turizmi pėr Fierin
Sipas
zotit Zeqo,pėrmes njė aktivteti tė tillė
synohet tė hapet dhe njė degė e
Universitetit Europian per Turizmin ne Fier,
qe do te jete shume interesant sa i perket
turizmit. Nuk behet fjale per nje dege te
thjeshte, por ne duam qe ne kete qytet te
krijojme modelin e turizmit per gjithe
Shqiperine.
Kuptohet qe ky eshte vetem viti i pare,
pretendojme qe ne kete festival do te kete
profesore te Ballkanit e Europes, vezhgues,
gazetare etj., ndersa me pas, kur ky
aktivitet te jete nje tradite, presim te
kete edhe pjesemarres nga kontinenti. Ne
kete kuptim, ne kemi bere te njohur
Apolonine dhe qendrat e tjera arkeologjike
te qarkut te Fierit.
Ne kemi hartuar qe strategji, ku eshte
evidentuar si prioritet turizmi, se dyti,
kemi hartuar disa botime ne lidhje me
turizmin, kemi hartuar nje pakete, ku vec
guides jane edhe dy DVD profesionale, qe
flasin per Fierin. Kemi kaluar pastaj ne
projekte te tjera, kemi rigjalleruar
Apolonine dhe Bylisin permes aktiviteteve
shume te rendesishme dhe serioze, duke folur
jo vetem per aktrimin, por edhe per opera ne
Apoloni. Po keshtu, kemi realizuar projektin
per sinjalistiken ne Apoloni, keshtu qe po
te futesh nga Kolonja per ne Fier, e ndjek
permes tabelave rrugen per ne Apoloni dhe
Bylisnin antik.
Apolonia, pak historik
Apolonia
ėshtė qyteti antik nė Shqipėri ndėr mė tė
mėdhenjtė nė pellgun e Adriatikut dhe mė i
pėrmenduri ndėr 30 qytetet e tjera, me tė
njėjtin emėr, tė kohės antike. Ėshtė
themeluar rreth fillimit tė shek tė IV
p.e.s. Gėrmadhat e Apolonisė janė zbuluar nė
fillim tė shek XIX. Gjurmėt mė tė hershme
arkeologjike janė disa objekte tė kohės sė
hekurit, tipike tė kulturės ilire. Nga
shekujt e parė tė jetės sė qytetit ruhen
disa mbeturina tė murit mbrojtės dhe tė njė
tempulli arkaik kushtuar Artemisit,
hyjneshės mė tė adhuruar tė apoloniatėve. Nė
vitet 1824-1838, nė kėtė qytet, ka zhvilluar
kėrkime njė mision arkeologjik francez, mė
vonė kėrkimet janė bėrė nga arkeologėt
shqiptarė. Ndėrsa vitet e fundit, nga njė
mision i pėrbashkėt shqiptaro-francez.
Apollonia, pas Dyrrahut, ishte qyteti mė i
rėndėsishėm nė pellgun e Adriatikut dhe mė i
pėrmenduri ndėr 30 qytetet e tjera qė e
mbanin tė njėjtin emėr nė kohėn antike. U
ngrit mbi njė kodėr (me dy maja tė larta 101
e 103 m mbi nivelin e detit) nė njė pozicion
qė zotėron tėrė zonėn dhe nėpėrmjet luginės
sė lumit Aoos (Vjosė) lidhej me detin
Adriatik. E shtrirė nė njė sipėrfaqe rreth
140 ha dhe e rrethuar me njė mur rreth 4 km
tė gjatė Apollonia ishte njė qendėr e madhe
tregtare dhe industriale. E ngritur nė
kurrizin e fundit tė kodrave tė bukura dhe
frytdhėnėse tė Mallakstrės, Apollonia
mbizotėronte pothuajse krejt hapėsirėn e
gjerė qė shtrihej nė kėmbėt e saj e
pėrfundonte buzė detit Adriatik. Kjo fushė e
formuar nga aluvionet e lumit Seman dhe
Vjosė ka qenė me sa duket njė nga rajonet mė
pjellore tė Fushės sė Myzeqesė.
Fituesit, tur nė Bruksel
"Shqiperia eshte Kulture", u zhvillua
pergjate datave
6-9 Maj. Fituesi i te cilit do te shpallet
Ambasador i Kultures dhe pervec cmimit prej
500 mije lekesh, do te ndermarre nje tur ne
Europe si "Ambasador i Kultures shqiptare".
Konkursi permban nje game te gjere te
talenteve artistike te te rinjve te moshes
16-25 vjec, qe jane zgjedhur ne shkollat e
vendit dhe qe do te garojne per cdo kategori
perkatese. "EUFT deshiron te jete nje nga
shtyllat kryesore te ketij vendi, te cilat i
japin shtyse zhvillimit te turizmit. Qellimi
yne eshte qe te marrim elementet qe jane
prezente ne kulturen e ketij vendi, sic jane
ata qe prezanton parku arkeologjik i
Apolonise; pra, te marrim elementet e
trasheguara kulturore permes historise dhe
t'i bashkojme ato me elementet e kultures
bashkekohore, ku kjo e fundit, percillet
shume mire nga te rinjte e diteve te sotme",
tha ne fjalen e tij rektori i Universitetit
Europian per Turizmin, Prof. Dr Salvatore
Messina, iniciatori i ketij projekti.
Stafi i EUFT-se, prej 4 muajsh ka shkuar ne
te gjitha shkollat e vendit per te spikatur
artin dhe pervojat kulturore qe paraqesin
keta te rinj, ne gjini te ndryshme, si ne
kenge, valle, art viziv, aktrim etj. Messina
beri te ditur se mes 1365 kandidateve te
paraqitur, juria e cila kryesohet nga
drejtori Agron Xoxa, ka arritur qe te
seleksionoje rreth 376 talente nga te gjitha
qarqet e vendit, te cilet ndodhet sakaq ne
Apoloni.
"Me pas do te vijoje nje tur evropian, i
cili do te permbyllet ne Bruksel, permes te
cilit duam qe te rinjte e Shqiperise, te
takohen me moshataret e tyre evropiane dhe
kontribuojne keshtu ne rritjen e vlerave
turistike te vendit tone",
"Shqiperia eshte kulture" do te jete nje
nisme e pervitshme, e cila ne fakt, do te
realizohet gjithmone ne parkun arkeologjik
te Apolonise, dhe do te kete si afat te
permbylljes se saj gjithmone daten 9 maj,
Diten e Evropes. Pritet qe ne bashkepunim me
partnere te tjere, nisma te tilla te
shtrihen ne cdo vend te Shqiperise. |