|
|
Ansambli folklorik “Mirdita” bashkon nė njė sallė mirditasit qė banojnė
nė Durrės.
Qindra
banorė tė qyetit tė Durrėsit, kryesisht mirditorė qė nė kuadrin e
lėvizjes sė lirė kanė zgjedhur tė jetojnė nė kėtė qytet, janė mbledhur
pėr tė festuar sėbashku. Kėtė rradhė nė sallėn e pallatit tė kulturės
“Aleksandėr Moisiu”
banorėt
mirditas tė Durrėsit, pėr mė shumė se dy orė kanė ndjekur kėngėn dhe
muzikėn e bukur mirditore, interpretuar nga pjesėtarėt e anasamblit
artistik tė qėndrės Kulturore tė Rrėshenit. Salla e tejmbushur ka
duartrokitur gjatė kėngėtarėt tė hershėm dhe tė tashėm tė kėtij ansambli,
qė me zėrin e bukur dhe me interpretimin e brilant sollėn nė Durrės,
Mirditėn dhe mirditorėt. Pjėtėr Marku drejtori i qėndrės kulturore tė
Rrėshenit, tha se ansambli ėshtė nė
fazėn
e rikonstrukturimit total dhe po pėrgatitemi qė sė shpejti tė
organizojmė njė aktivitet tė gjėrė nė Tiranė me emėrtimin “Mirdita nė
Metropol”, njė vazhdim i traditės mė tė mirė kulturore, pėr tė bėrė sa
mė tė njohur kulturėn mirditore jashtė kufinjve tė saj. Ndėrsa koncerti
i dhėnė nė Durrės ishte njė test i cili rezultoi tė ishte mjaft i
suksesshėm dhe inkurajues, pėr aktivitete tė tjera nė kėto pėrmasa
apo edhe nė pėrmasa mė tė mėdha, siē do tė jetė ai i muajit Qershor nė
Tiranė.
Koncerti!
Ka qėnė ora 18 e datės 22
maj, kur me hapjen e siparit tė skenės sė “Aleksandėr Moisiut” nė skenė
dalin tė gjithė pjestarėt
e
ansamblit artistik “Mirdita” nėn interpretimin e njė intervali muzikor
mirditas. Ky ka qėnė momenti kur tė pranishmit qė kishin mbushur tė
gjithė kapacitetin mbajtės tė sallės dhe tė llozhės, kanė shpėrthyer nė
duartrokitje tė gjata. Ndėrsa pėrmes njė monitori janė dhėnė pamje nga
qyteti i Rrėshenit dhe zona tė tjera nga Mirdita. Koncerti filloi pėrmes
prezantimit tė z. Gjergj Marku, ndėrsa mė pas skena ka qėnė pronė e
kėngėtarėve tė ansamblit.
Duartrokitjet e para i kanė marrė kėngėt e interpretuara nga kėnkėtari
Kastriot Kola dhe Afėrdita Lala.
Mė
pas, pėrmes nė inerpretimi muzikor me tekst humoristik me titull “tash
erdh koha me lujt derėn”, kėngėtari Nikoll Preēi ka ndezuar entuziasmin
e tė pranishmėve. Koncerti ka vijuar me kėngėtarėt Prena Beleshi dhe
Fran Preēi, ndėrsa shumė i duatrokitur ka qėnė kėngėtari Bardhok Deda i
shquar pėr interpretimin brilant tė disa kėngėve. Por surpriza e kėtij
koncerti ka qėnė kėngėtarja e mirnjohur e ansamblit “Mirdita”, Mrika
Trumshi. Kėngėtarje e mirnjohur e “Xhamadanit tė Trimėrisė” e cila prej
mė shumė se 20 vitesh jeton nė qytetin e Durrėsit, ka ditur qė tė
mposhtė emocionet e shumta dhe pa asnjė provė paraprake, ka korrur
duartrokitje
tė shumta me kėngėn qė dikur tronditi bedenat e Gjirokastrės, duke
fituar ēmimin e parė nė njėrin prej festivaleve folklorikė. Pjesė e
kėtij koncerti ka qėnė edhe interpretuesi virtuoz Gjovalin Ndreca, me
origjinė nga pjesa mirditore e Pukės dhe me banim nė Lezhė. Ndreca mban
gjallė teknikat e hershme tė tė bėrit muzikė pėrmes disa instrumentave
tė hershėm, tė pėrdoruara nga mirditasit. Tė pranishmit pėr mes
monitorit janė njohur me punimet nė rrugėn Durrės –Kukės e cila kalon
pėrmes Mirditės, dhe me arritjet e mirditasve tė vendosur nė zonėn e
Durrėsit. Ndėrsa ka pėrshėndetur nga llozha kėngėtari i mirnjohur
durrsak, Qemal Kėrtusha.
Ai vuri nė dukje se kėnga mirditore ėshtė shumė e pėlqyer sidomos pėr
tekstet dhe pėr muzikėn e rrallė. Kėrtusha i pėrshėndeti tė pranishmit
me njė kėngė qytetare durrsake tė cilėn tė pranishmit e durtrokitėn
gjatė. Tė pranishmit u pėrshėndetėn nga dr. Nikoll Toma i cili banon nė
Durrės dhe kryetari i bashkisė sė Rrėshenit z. Gjon Dedaj.
Koncerti artistik i anasamblit
“Mirdita” nė Durrės u mbyll me kėngėn hymn tė Mirditės, “Si vėndlindja
jonė nuk ka” me autor poetin e mirnjohur Gjok Beci. I gjithė teksti i
kėngės i kėnduar nga tė gjithė pjestarėt e ansamblit, u mbėshtet nga tė pranishmit. Nė fund pjesmarrėsit vlerėsuan dhe falenderuan tė
gjithė oraganizatorėt, pėr faktin se udhėtuan nga Mirdita pėr tė bashkuar
pėrmes artit tė gjthė mirditasit nė qytetin e Durrėsit.
A. N
|