REPUBLIKA E SHQIPĖRISĖ

BASHKIA RRĖSHEN

---
Home Keshilli Bashkiak Biznesi ne Mirdite Lajmi i Fundit Shtypi
- Mirdita.net
Prill Rreshen
H M M E P SH D
            1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 16 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30            

 

 
Qyteti e territori
>  
 
>  
>  
>  
 
>  
>  
>  
>  
>  
KULTURA
>  
>  
>  
>  
>  
>  

 
 Lidhjet
>  
>  

 

Ju rekomandojme  web...
> Mirdita.net
>
>
>
---------
Historiku
COMUNE
> Stafi
> Keshilli Bashkiak
> Gjendja Civile
> Asistenca Sociale
> Arti & Kulture
Sherbime te Qytetarit
> Formularet
> Dokumentacioni per leje dhe sheshe ndertimi
> Njoftime per tendera
 
Si dhe ku Jemi!
>

Shoqatat

> Bankat
> Shendetsia
> Arsimi
>

Ambienti

> Transporti
> Pensioni
> Studentat
> Ansambli Mirdita
> Sporti

 

 
 

 
-

 

Audicioni rinor “Pranverė 2008”

Pėr dy netė me rradhė u finalizuan suksesshėm pėrpjekjet e bėra nga stafi organizator i “audicionit pranveror 2008” ku garuan nė dy netėt finale me kėngėt dhe interpretimet e tyre 8 kėngėtare tė pėrzgjedhura me kujdes prej mė se 4 muaj. Tė tetė kėngėtaret ishin vajza qė vinin nga shkolla e mesme e Rrėshenit dhe ajo e Rubikut.

Dy netėt finale sollėn entusiazėm tek moshat rinore tė Rrėshenit, Rubikut dhe tė disa fshatrave qė kishin zbritur pėr tė shijuar njė event tė tillė artistik i aplikuar pėr herė tė parė qė nga viti 1990 ne sallen e pallatit te kultures "Mirdita".  Njė festival tipik i “Kėngės Magjike” apo lloji i Top-Fest e tė tjera kompeticione tė kėtij lloji, por me njė ndryshim, se gjithcka lidhej me natyrėn intepretuese dhe jo atė krijuese, duke evidentuar thjeshtė vokalin e zėrave tė rinj nė Mirditė.

Kėshtu tė tetė kėngėtaret qė kanė punuar mė shumė vetė nė mėnyrė autodidakte, kaluan nė prova njė mujore nė skenėn e pallatit tė kulturės, me juri tė improvizuara nga specialistė tė kėtij pallati por dhe tė ftuar nga Tirana deri sa u arrit nė mendimin se mund tė bėhej njė audicion i tillė zėrash tė rinj edhe nė Mirditė.

Tė tetė vajzat kėngėtarėve, sipas specialistėve, ishin tė intonuara nė interpretimet e tyre ndėrsa gjysma prej tyre shfaqnin talent tė vėrtetė nė fushėn e kėngės dhe nėse do tė ishte punuar mė shumė me muzikantė do tė kishin qenė njė suprizė pėr muzikėn e lehtė tė kėtij rajoni.

 

Pjesėmarrėset:

 

Rezarta Kola, nxėnėse e vitit tė dytė Rrėshen

Mirela Doda, nxėnėse e vitit tė dytė Rrėshen

Egla Filopati, nxėnėse e vitit tė katėrt Rrėshen

Ilia Jahja, nxėnėse e vitit tė parė Rrėshen

Eliona Kola (debutuese), nxėnėse e klasės sė gjashtė Rrėshen.

Valbona Kola, nxėnėse e vitit tė katėrt Rubik.

Enida Pėrlala, nxėnėse e vitit tė dytė Rubik

Elsa Mrruku, nxėnėse e vitit tė tretė Rubik.

Nata e parė:

Gjithcka ka qenė ndryshe nė sallėn e pallatit tė Kulturės “Mirdita” kėtė natė, qė nga dekori dhe skenografia, gjysėmvideoprojektive e ideuar nga organizatorėt, skenografia ballore e Gjok Pepės dhe ajo videoprojektive me tre monitorė tė mėdhenj nė skenė e Olsi Simonit, pėrgjegjės teknik nė TV Mirdita, pulti fonik dhe transmetimi nga Lin Kiku, si dhe regjistrimi pėrmes kamerave tė kėtij televizioni lokal me operator Aldor Pėrtena e Hil Gjaci. Ky bashkėpunim ka sjellė dhe efektin e parė tek spektatori i mėsuar me skena tė thata dhe pa nerv. Kjo ka qenė dhe njė suport pozitiv pėr kėngėtarėt nė performancėn e tyre interpretative.

Spektakli show ka nisur me siglėn e audicionit ndėrsa mė pas trupa e baletit Lezhė e cila sapo ishte kthyer nga Top-Fest, ka interpretuar njė kėrcim shumė ritmik duke e futur spektatorin nė njė ritėn mė tė vecantė. Nė kėrcim kanė interpretuar dhe vėllezėrit Filopati.

E ndėrkaq nėn prezantimin e gazetarit Gjergj Marku qė ishte dhe iniciator i kėsaj veprimtarie rinore, drejtues i kėtij pallati, ėshtė bėrė dalja e kėngėtareve pėrmes blobeve filmike nga vetė ato njė e nga njė, arsyen pėrse ato vinin nė kėtė audicion dhe cfarė pėrcillnin pėr teleshikuesin. Dhe kjo e ngjitur mė pas me tetė interpretime pa muzikė pėr tė evidentuar vetėm vokalin e tyre.

Ja dhe pjesėt e kėnduara nga secila kėngėtare:

Rezarta Kola me motivet e kėngės “Pėr ty po flas” tė Edona Llalloshit.

Mirela Doda me “Gabova” tė Artiola Toskės.

Egla Filopati me njė pjesė nga Sara Koner.

Ilia Jahja me pjesė nga kėnga “No one” e Alisa Keys

Valbona Kola me njė pjesė nga kėnga “Ani” e Elvana Gjatės.

Enida Pėrlala me njė pjesė tė kėngės “Pa yllin tėnd” tė Besės

Elsa Mrruku me njė pjesė nga kėnga “Nushu ime” e Elvana Gjatės.

Eliona Kola, debutese me “Valsi i lumturisė” tė Vaēe Zelės.

 

Ky ishte dhe prezantimi i parė i tetė kėngėtareve tė reja, qė sollėn individualitete tė spikatura nė tė kėnduarit “live”.

Kėtij kalimi kėngėsh i erdhi vlerėsimi flesh i jurisė qė pėrbėhej nga Gent Bushpepa, kėngėtarė nė Top SHOW, Blerti Leci, muzikant nė Tiranė, Indrit Jushi, kėngėtare, Gjin Dona, muzikant nė Rrėshen, Arinda Gjoni.

 

PROMOCIONI:

 

Duhet theksuar se sponsor gjeneral i kėsaj veprimtarie ishte “Shoqata e impreditorėve mirditorė nė Milano”, njė nga shoqatat mė aktive tė shqiptarėve nė kėtė zonė. Prezente nė kėtė spektakėl ishte dhe anėtare e komitetit drejtues tė kėsaj shoqate Dava Gjoka, qė mori dhe pėrshėndetjet e publikut pėr mbėshtetjen e kėtij audicioni tė parė nė Mirditė.

Me procedurat e dėrgesės sė fondit u mor dhe mirditori tjetėr pėrefaqėsues i kėsaj shoqate nė Milano, Lek Preci. Kjo shoqatė gjithashtu ka kėrkuar hartimin e procedurave tė sponsorizimit edhe pėr ansamblin “Mirdita” nė njė turne nė Itali.

 

Seti i dytė i interpretimeve ka qenė pėrmes tė kėnduarit me bazė muzikore dhe vokalin e kėngėtarit origjinal, tė hequr. Edhe pse me probleme nė kėtė program kompjuterik ėshtė arritur tė evidentohen zėrat “live” origjinalė tė tetė vajzave qė interpretuan kėto kėngė:

1. Duke filluar me kėngėtaren Rezarta Kola qė vjen  si gjithnjė me motive tė shtruara, me kėngėn “Autostop” tė Kaltrina Selimit.

2. Mirela Doda zgjodhi kėngėn “Kam mall” tė Greta Koēit, si e zgjedhura e moshės.

3. Egla Filopati me kėngėn “Njė herė nė jetė” tė Leonora Jakupit.

4. Kėnga qė erdhi nga zėri poetik i tė madhit Gjok Beci dhe e kėnduar qė herėt nga Artistja e Popullit  Vaēe Zela Njė zambak i bardhė mbi gur ėshtė zgjedhur pėr t’u interpretuar nga Ilia Jahja.

5. Me njė serenatė erdhi Valbona Kola, pasi i ka pėlqyer tė kėnduarit e Ēiljetės, por jo se ka dėshirė ta imitojė atė. Sjell origjinalitetin e saj nė tė kėnduar.

6. Me njė kėngė tė Anjeza Shahinit, njė interpretim i vėshtirė i marrė pėrsipėr nė sfidėn e saj tė parė Enida Pėrlala me titullin “Nxėnėsja mė e mirė”.

7. Me “Asnjė milimetėr” tė Arta Bajramit erdhi Elsa Mrruku

8. Debutuesja mė e re Eliona Kola me kėngėn qė jep pak mė shumė ritėm popullor Kur bjen fyelli e ēiftelia” tė Irma Libohovės.

 

Sharmi i humorit

 

Tė ftuar mė kėtė shfaqje kanė qenė edhe kėngėtarė dhe humoristė. Natėn e parė ka kėnduar Indrit Jushi. Gent Bushpepa ėshtė kėrkuar me ngulm nga spektatorėt, dhe pėr ta, ai ka performuar “live” nė skenė, duke premtuar se shumė shpejt do tė jetė me njė koncert po “live” nė Rrėshen. Ndėrsa nė natėn e dytė kėndoj Arinda Gjoni.

Por pjesė e spektaklit ka qenė dhe humori. Humoristėt e njohur Behar Mera dhe Rita Lati janė sjellė nė skenė nga Lek Doda, qė punon nė policinė bashkiake tė Tiranės, i cili ka sjellė dhe disa imitime interesante ndėrsa dy humoristėt Mera e Lati janė pėrcjellė me shumė duartrokitje nė interpretimet e tyre.

 

Ndėrsa natėn e dytė kanė sjellė interpretime orgjinale humoristėt e Rubikut Aleksi, Gerti, Drini e Klaudia.

 

Seti i tretė i kėngėve ka qenė dhe momenti deciziv i pėrcaktimit tė fituesve.

1. E para Rezarta Kola, pėrmes interpretimit tė kėngės “Pėr ty po flas” tė Edona Llalloshit.

2. Mirela Doda me kėngėn e Anila Mimanit “E ta dish”.

3. Egla Filopati me interpretimin e Celine Dion,  tė njohur si “Titaniku”, njė nga kėngėt mė tė bukuara tė saj dhe hitet botėrore pėr disa vite.

4. Ilia Jahja ka zgjedhur Anastazian pėr tė treguar fuqinė e kėngės sė saj “Im outte love”.

5. Valbona Kola, me kėngėn e Greta Koēit “Eja zemėr”.

6. Enida Pėrlala me Britny Spears. “Baby one more time

7. Elsa Mrruku me kėngėn “Ku jeton dashuria ime” tė Elvana Gjatės

8. Kėngėtarja e fundit, Eliona Kola me (Hidhni vallen...), e cila u shoqėrua nga tetėshja e audicionisteve tė para tė kėtij spektakli.

Cmimet

Juria nė fund tė konkurimit nxori si fitues:

me ēmimin e parė kėntgėtaren nga Rubiku, Elsa Mrruku

ēmimi i dytė: Enida Pėrlala

ēmimi i tretė: Ilia Jahja

ēmimi i debutueses: Eliona Kola.

Fituesit i pėrshėndetėn kryebashkiaku i Rrėshenit Gjon Dedaj dhe Mark Ruēi, tė cilėt kanė pėrcjellur falenderimet pėr kėtė audicion tė suksesshėm, duke i kėndvėshtruar si njė risi qė duhet tė bėhet kujtesė pėr pėrzgjedhje tė tilla nė tė tėra fushat.

Ndėrkohė qė kjo veprimtari do tė shpėrngulet dhe nė qytetiun e Rubikut si dhe tė synohet pjesėmarrja e fituesve nė audicione nė qark a gjetkė.

Tashme kjo veprimtari qe ka patur edicionin e pare shume te suksesshem, do te jete e pervitshme ne ē’do pranvere.

A. Ndoja