|
Marjanne Graf, pėruron banesėn e parė
sociale nė Veri. Austria-Albania
Partnerschaft strehon katėr familje nga mė
nė nevojė tė Rubikut.
Rubiku
ėshtė qyteti i parė nė veri qė pėrfundoi
ndėrtimin e banesave tė para
sociale,
nė tė cilėt do tė strehohen familjet mė nė
nevojė tė kėtyre anėve. Ndėrtesa e bukur dy
katėshe nė hyrje tė qytetit tė Rubikut ėshtė
ndėrtuar nga firma “Nikolli” shpk, ndėrsa
finacimi ka qėnė i znj. Marjane Graf,
presidente e fondacionit Austria-Albania
Partnerschaft. Kjo grua ėshtė shumė e njohur
nė Mirditė, ndonėse qyteti i saj i lindjes
ėshtė Grac i Austrisė. Vepra e saj bamirėse
konsiston nė ndėrtimin e numri tė madh
objektesh social-kulturore, ndėrtim banesash
pėr mė tė varfrit, ndihma tė gjithanshme pėr
pėrmirėsimin e jetės dhe kurimin e
sėmundjeve tek fėmijė tė ndryshėm qė nuk
kanė pasur mundėsinė e kurimit nė vėndin
tonė. Ndėrsa sot atmosfera ka qėnė mjaft
entuziaste nė qytetin e vogėl tė Rubikut.
Qindra banorė janė mbledhur para godinės
tashmė tė pėrfunduar, pėr tė marrjė pjesė nė
ceremoninė festive me kėtė rast. Ndėrsa
Marjane Graff ka lėnė pėr pak ditė spitalin
nė Grac tė Austrisė pėr tė marrė pjesė nė
kėtė ceremoni ku prej ditės sė sotme do tė
strehohen katėr familje nga Rubiku. Si
gjithnjė e shoqėruar nga bashkėpunėtori mė i
afėrt e saj Skėnder Thaēi, Marjane Graf
ėshtė pritur me lule dhe duartrokitje nga tė
pranishmit.
Ceremonia
Ka
nisur me kėngė e me valle, nga Pallati i
Kulturės “Mirdita”,
ndėrkohė
qė kryetari i Bashkisė Rubik z. Mark Ruēi nė
hapje tė ceremonisė, ka thėnė se kam nderin,
kėnaqėsine por edhe emocionion qė me jepet
shansi tė pėrshėndes nė kėtė ceremoni tė
pėrzemėrt, tė inagurimit tė kėsaj banese
sociale pėr familjet nė nevojė, njė ngjarje
tejet e veēantė pėr banorėt e zonės. Kjo
falė kėmbėnguljes, pėrkushtimit dhe zemrės
sė madhe tė mikes sonė tė pėrbashkėt Dr
Marianne Graf. Duke vijuar mė tej, z.
Ruēi tha se tashmė tė gjithė e kuptojme
mirefilli se Rubiku ėshtė transferuar me sė
shumti nga ndihma bujare e zonjės Graf
dhe puna e palodhur e zotit Skėnder Thaēi
qė kanė mbuluar ne vazhdimėsi qe prej 12
vjetesh mungesėn e strukturave shteterore nė
zhvillimin e zonės.
Ndėrsa
pėrshėndjetja e znj Graff ka qėnė mjaft e
shkurtėr dhe e thjeshtė. Ajo ka falenderuar
pėr pritjen e pėrzemėrt, dhe pėr punė me
cilėsi nga firma ndėrtuese. Ndėrsa ėshtė
pėrcjellė me shumė emocion pėrshėndetja e
bashkėpunėtorit mė tė ngushtė tė saj, z.
Skėndėr Thaēi i cili ėshtė nga Kosova. Ai
vuri nė dukje se zonja Graf ka lėnė pėr ca
ditė spitalin nė Grac tė Austrisė, pėr tė
qėnė pranė Klajdit tė vogėl, pranė Ilir
Gjokės, pranė gjithė qytetarėve tė Rubikut
dhe tė gjithė Mirditės. Duke ju drejtuar nė
mėnyrė tė drejtė pėrdrejtė, z. Thaqi e ka
falenderuar pėrzemėrsisht pėr punėn 12
vjeēare tė saj nė shėrbim tė vėllezėrve tė
njė gjaku tė Shqipėrisė.
Nė
kėtė ceremoni ka pėrshėndetur deputeti i
zonės z. Gjovalin Prenga etj.
Godina
Ėshtė njė godinė dy katėshe nė tė cilėn mund
tė banojnė lirshėm katėr familje. Ajo
ėshtė
ndėrtuar nė tė hyrė tė qytetit, ndėrsa toka
pėr ndėrtimin e saj ėshtė dhuruar bujarisht
nga Kisha e Rubikut e cila e ka nė pronėsi
tė saj, ndėrsa mė tė vjetrit kujtojnė se nė
kėtė vėnd ka qėnė kopshti i kishės nė cilėn
merreshin prodhimet bujqėsore. Ēdo hyrja ka
tre dhoma, koridor tė gjatė dhe tualete.
Banesat janė mobiluar dhe nė to ndodhen tė
instalauara sistemi i ngohjes, ujit rrjetit
elektrik etj. Nė njė pikmamje, kėto banesa
nuk mund tė quhen socilale, pasi konforti
brėnda tyre ėshtė nė kufijtė maksimalė. Tė
gjitha fondet janė dhuruar nga Marjane Graff
dhe fondacioni i saj, Austria-Albania
Partnerschaft. Njė realizim i tillė ėshtė
bėrė falė njė bashkėpunimi tė ngushtė mes
Marjane Graff dhe bashkisė sė Rubikut.
Pėrfituesit
Njė ndėr ata qė pėrfituan njė banesė tė
tillė ėshtė njė i ri i cili afrohet aty nė
njė karrocė. Ilir Gjoka ėshtė afruar me
ndikhmė e shumė tė
tjerėve
pasi ai prej katėr viteve nuk mund tė
ngrihet nga karroca e ulokut. Megjithėse njė
djal i fuqishėm dhe mjaft i njohur nė zonė,
katėr vite mė parė ka pėsuar njė aksident tė
rėndė teksa pėrpiqej tė nxirrte gurė pėr tė
siguruar mbijetesėn e tij dhe tė familjes.
Por fatkqėsisht njė masiv gurėsh e ka lėnė
mbi karrocė, ndėrkohė qė Marjane Graf, jo
vetėm qė i ndėrtoi njė banesė mjaft komode,
por i ka garantuar tė sjellė njė ekip
mjekėsh nga Austria pėr tė bėrė tė mundur
shėrimin e tij.
Banesėn tjetėr e pėrfiton Klajdi i vogėl i
cili ėshtė bėrė mjaft i njohur pėr opinionin
nė Rubik pėr faktin se kur i kishin mbetur
edhe pak ditė jetė, ai ėshtė marrė nga
Marjanne Graf, dhe ėshtė dėrguar nė njė ndėr
klinikat mė tė specializuara nė Austri ku
edhe ėshtė operuar nė zemėr. Falė kėsaj
ndėrhyrje tejet tė vėshtirė, ai ėshtė
shėruar dhe po bėn njė jetė normale. Po
ashtu, pėrfitues i njė banese ėshtė edhe njė
tjetėr banor i fshatit Vau-Shkjezė i cili
quhet Preng Prenga. I sėmurė dhe me shumė
fėmijė ai nuk ka mundur qė me forcat e veta
tė ndėrtojė njė banesė ndėrsa nė ndihmė tė
tij ka ardhur Marjane Graff, e cila nė pak
kohė e ka paisur me njė banesė bashkėkohore.
Pas
ceremonise ansambli i Qendres Kulturore
"Mirdita" ka vijuar aktivitetin me nje
koncert me kenge e valle i cili eshte
ndjekur gjate nga te pranishmit.
Aleksandėr
Ndoja.
Rubik me 30. 10. 2008
|