|
|
 |
Bashkia Rrėshen merr nė pronėsi 5953 ha tokė
pyjore.
Bashkia
Rrėshen po punon intensivisht pėr t’i paraprirė punės pėr tė qėnė e pėrgatitur
pėr emplementimin e tė gjitha nismave pėr transferimin e aseteve nė territorin e
Bashkisė, nė kuadėr tė decentralizimit tė mėtejshėm dhe pavarėsisė sė saj.
Fillimisht po punohet pėr tu realizuar kalimi nė pronėsi tė bashkisė i fondit
pyjor i cili deri tani ėshtė menxhuar nga Ndėrmarrja Pyjore. Nė kėtė kuadėr, pėr
ecurinė e punės nė transferimin e pyjeve mė l0.06.2008 nė Bashkinė Rrėshen u
organizua takimi me pjesėmarrjen e qeverisė vendore, shoqatės pėrdorimit
pyjeve e kullotave tė bashkisė, federatės pyjeve tė qarkut Lezhė, Drejtorisė
Shėrbimit Pyjor Mirditė, Projektit Zhvillimit Burimeve Natyrore nė Ministrinė e
Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit tė Ujrave. Morėn pjesė donatorėt e
implementimit tė projekteve Banka Botėrore dhe SIDA si dhe sipėrmarrėsi i
ndėrgjegjsimit tė komunitetit e ngritjes sė kapaciteteve S N V. Sipas tė dhėnave
tė dokumentuara rezulton se Bashkia Rrėshen disponon gjithsej 13899 ha pyje, ku
shumica dėrmuese e tyre, janė pyje dushku tė mundėshme per t’u riprtrirė me
pak investime. Kjo pasuri shtrihet me tė 15 fshatrat e Bashkisė. Qė nė vitin
2002 ushtron veprimtarinė Shoqata e Pėrdorimit Pyjeve e Kullotave tė
bashkise,nė tė cilėn janė tė pėrfshira 5 fshatra (Ndėrfushaz, Ndėrfanė,Fushė
Lumth, Bungaj e Kodėr Rrėshen). Po punohet pėr ndėrgjegjėsimin qė tė gjithė
fshatrat tė pėrfshihen nė shoqatė. Ėshtė investuar nė vitin 2002 dhe 2007 nga
shoqata nė 134 ha tė fshatrave Ndėrfanė, Ndėrfushaz Bungaj e Fushė Lumth, pėr
tė cilin vlerėsimi ka qėnė shumė i mirė. Me Vendim tė
Kėshillit tė Ministrave
Nr,124, datė 03.02.2008 kanė kaluar nė pronėsi tė bashkisė 5953 ha fond pyjor,
tė 11 fshatrave. Ėshtė nė proces edhe transferimi i sipėrfaqeve tė tjera, ku
tė pėrfshihen gjithė fshatrat. Pėr sipėrfaqen e transferuar nė pronėsi tė
bashkisė nė vitin 2007 ėshtė kryer edhe plani i mbarėshtimit tė pyjeve. Nė
trajtimin e cėshtjes u evidentua puna e bėrė nga vetė komuniteti pėr ruajtjen e
administrimin e mirė tė pyjeve “prone e tyre”, puna e bėrė pėr hartimin e planit
menaximit te pyjeve tė sipėrfaqes transferuar, mirė menaxhimi i investimeve te
kryera nga shoqata nė tė dy projektet e implementuara, intensiteti i
veprimtarive pėr ndėrgjegjėsimin e komunitetit dhe ngritjen e kapaciteteve tė
shoqatės e komisioneve tė pyjeve nė fshatra, rritja e shkallės pėrgjegjėsisė dhe
interesit tė pushtetit lokal e aktorėve tė tjerė qė janė pėrfshirė nė kuadrin e
transferimit e mirėmenaxhimit tė pyjeve e kullotave komunale. U evidentuan edhe
rolet e reja qė lindin dhe pėrgjegjėsitė e reja qė kanė tė gjithė aktorėtt e
lidhur me pyjet komunalė si Bashkia, D SH P ja, Shoqata e Pėrdorimit Pyjeve si
dhe domosdoshmėria e njė bashėpunimi te ndersjelltė e tė vazhdueshem.
Gjithashtu u evdidentuan edhe probleme qė lindin nė kėtė proces, si mos
transferimi i gjithė sipėrfaqes pyjeve, mungesa e njė plani mbarėshtimi tė
pyjeve per mbi 8000 ha, mospėrfshirja e gjithė fshatrave nė shoqatė, mos
doėzimi faktik i pyjeve nė bashki. Doli nė pah edhe nevoja pėr ndimė mė tė madhe
kryesisht me investime pėr ato grupe familjesh qė janė mė interesuarit pėr
pyjet e tyre si dhe krijimi i strukturės pėrkatese nė njėsinė lokale e
probleme tė tjera tė mbarėvajtjes sė punės me pyjet komunalė.
Pal Kola
Specialist i Bujqėsisė pranė Bashkisė Rrėshen |