REPUBLIKA E SHQIPĖRISĖ

BASHKIA RRĖSHEN

---
Home Keshilli Bashkiak Biznesi ne Mirdite Lajmi i Fundit Shtypi
- Mirdita.net
Prill Rreshen
H M M E P SH D
            1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 16 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30            

 

 
Qyteti e territori
>  
 
>  
>  
>  
 
>  
>  
>  
>  
>  
---------
Historiku
COMUNE
> Stafi
> Keshilli Bashkiak
> Gjendja Civile
> Asistenca Sociale
> Arti & Kulture
Sherbime te Qytetarit
> Formularet
> Dokumentacioni per leje dhe sheshe ndertimi
> Njoftime per tendera
 
Si dhe ku Jemi!
>

Shoqatat

> Bankat
> Shendetsia
> Arsimi
>

Ambienti

> Transporti
> Pensioni
> Studentat
> Ansambli Mirdita
> Sporti

 

 
 

 
-

 

Bashkia Rrėshen dhe Bechtel-Enka, takime bashkėpunuese me banorėt e fshatrave qė pėrshkon traseja e rrugės.

 Disa prej problemeve qė kanė dalė gjatė punės pėr ndėrtimin e trasesė sė rrugės Rrėshen-Kalimash, kanė bėrė qė banorėt e fshtrave Ndėrfanė, Ndėrfushaz dhe Gėziē tė Bashkisė Rrėshen, tė trokasin nėpėr dyert e institucioneve tė ndryshme pėr tė kėrkuar ndihmė. Pikėrisht pėr kėtė, Bashkia Rrėshen ka organizuar njė takim tė zgjeruar mes banorėve tė kėtyre fshatrave dhe pėrfaqėsuesve tė firmės ndėrtuese tė rrugės Bechtel-Enka. Takimi ėshtė zhvilluar nė shkollėn 9-vjeēare “Ndue Broz Leci” Ndėrfanė, me pjesmarrjen e Iva Zagar, pėrgjegjėse e mardhėnieve me publikun, Bulik Kapidan, dhe Ela Ruēi specialistė nė kėtė zyrė. Ndėrsa si pėrfaqėsues tė Bashkisė Rrėshen kanė qėnė n/kryetari i kėsaj Bashkis z. Dod Pepkola dhe juristi Gaspėr Topollaj.

Nė fillim ka folur z. Bulik Kapidan i cili tha se ky nuk ėshtė takimi i parė, ndėrkohė qė kėto lloj takimesh pėr sqarime tė ndėrsjellta mund tė bėhen ē’do dy javė a mė shpesh. Duke vijuar mė tej z. Bulik Kapidan shprehu falenderimet e firmes Bechetel-Enka pėr mbėshtetjen e treguar nga banorėt, ndėrkohė qė evidentoi faktin se problem mbetet ēėshtja e shpėrthimeve. Pėr kėto fshatra nuk ka shumė problem pasi ato janė larg trasesė sė rrugės, ndėrkohė qė nė Geziē apo mė lart probleme tė tjera janė evidente. Gjithashtu ai bėri tė ditur faktin se punimet po ecin me ritmet e duhura, dhe deri nė fund tė vitit traseja ka pėr tė pėrfunduar. Kjo do tė thotė qė edhe problemet do tė marrin fund, pasi nuk ka pėr tu bėrė volume tė madha pune, siē janė lėvizet e dherave. Po ashtu edhe punimet nė tunelin e Kalimashit kanė avancuar me sukses tė plotė, dhe deri tani ėshtė kryer mė shumė se gjysma e punimeve. z. Bulik Kapidan tha se do tė lutesha qė fėmijėt tė mos dalin nė trase, pasi makinaeritė janė shumė tė mėdha dhe manovratorėt e kanė shumė tė vėshtirė pėr ti parė.

Mė tej shefja e mardhėnieve me publikun znj. Iva Zagar, tha se jemi duke u munduar qė problemet tė marrin zgjidhje sa mė shpejt, por problemet nuk janė tė lehta, pasi po kryhen volume tė mėdha punimesh. Ne punojmė nė shumė vėnde tė botės, edhe unė personalisht kam punuar nė pesė vėnde. Ne mundohemi qė punėn ta bėjmė me sa mė pak probleme pėr banorėt, dhe kjo ėshtė arsyeja qė ne jemi kėtu, pikėrisht pėr tė marrė mendimet tuaja.

 Problemet.

 Gjin N. Cupi, njė banor i kėtij fshati tha se firma mė ka shkatėrruar njė rezervuar prej 33000 m3 ujė, dhe askush nuk mė jep pėrgjigje se kur do tė rregullohet. Ndėrsa njė banor tjetėr Vlash Gjoci, tha se ne kemi probleme me ndryshime nė projekt, pasi me ndėrtimin e urės sė parė janė dėmtuar shumė ha tokė, ndėrkohė qė nga mos parashikimi i ndėrtimit tė njė mbikalimi, ėshtė izoluar fshati Qafmollė etj. Edhe Pashk Leci tha se nga shpėrthimi i 2. 5 ton tritol banesa e tij ėshtė dėmtuar dhe ende nuk ėshtė dėmshpėrblyer. Probleme tė tilla janė evidentuar edhe nė fshatin Geziē etj. Mėhill Bardhi banor i fshatit Ndėrfanė tha se po tė kisha bėrė unė ato ēfar mė janė bėrė mua, unė do tė isha nė burg, ndėrkohė qė ju nuk jepni asnjė llogari. Nga punimet e pa parashikuara nė rrugė, mė janė shkatėrrur mbi 3 ha tokė, ndėrkohė qė lagjia ime ėshtė ndarė nė dy pjesė, dhe jemi ndarė nga fshati si pėr shkollė, kishė, sėmundje apo raste vdekjesh. Po ashtu edhe Nikoll M. Biba kėmbėnguli se i janė shkatėrruar totalisht rreth 3 ha e 100 metra, dhe askush nuk ka dhėnė ndonjė pėrgjigje. Edhe banorė tė tjerė tė kėtij fshati kanė ngritur probleme tė ndryshme, si dėmtim tė tokės sė pa shpronėsuar, dėmtim reservuarėsh dhe ujsjellėsash, izolim tė lagjeve tė ndryshme nga qėndra e fshatitit etj.

 Nė pėrgjigje tė kėtyre shqetėsimeve, znj. Iva Zagar tha se jemi nė dijeni tė problemeve dhe  janė inxhinierėt tanė ata qė po punojnė pėr ti dhėnė zgjidhje problemeve. Kėto probleme qė ju ngrini ne i kemi tė listuara dhe po ndikojmė pėr zgjidhjen e tyre. Shumė nga ju tashmė i njihni specialistėt tanė dhe ata ju kanė shoqėruar nė vėndet ku janė krijuar problemet. Jemi nė fazėn ku tashmė ėshtė ngritur njė grup pune qė tė evidentohen tė gjitha problemet. Pėr kėtė ka garanci tė plotė, por mė parė ne po evidentojmė problemet. Problemi me rrugėt dhe linjat nuk janė pėrgjegjėsi e firmės, por e projektuesit. Ndėrkohė qė shpronėsimet janė kompetencė e qeverisė, ndėrkohė qė deri mė tani janė shpronėsuar rreth 500 prona, kryesisht tokė bujqėsore.

Iva Zagar pranoi se janė bėrė edhe gabime, por kėto kanė ardhur si rezultat i faktit se jemi ballafaqur e tė pa prituara nė aspketin gjeologjik, dhe pėr pasojė ėshtė dashur tė lėvizet prej projektit fillestar. Por, pėr kėto probleme ėshtė i interesuar shumė edhe Kryetari i Bashkisė i cili i ka deleguar ato pranė Drejtorisė sė Pėrgjithshmė tė Rrugėve, pasi ato janė autoriteti i duhur pėr zgjidhjen e kėtyre problemeve. Ne jemi ndėrtues dhe zbatojmė projektin qė na ėshtė vėnė pėrpara. Duke vijuar mė tej, Iva Zagar tha se duhet durim dhe gjithshka do tė marrė zgjidhje. Edhe pse mund tė pėrfundojė traseja dhe tė zhvendosen makineritė e rėnda, kjo nuk do tė thotė qė ne do tė ikim. Ne do tė jemi kėtu deri nė pėrfundim tė gjitha punėve dhe problemeve tuaja qė kanė ardhur nga puna pėr ndėrtimin e rrugės. Nė fund, tė pranishmit kanė falenderuar pėrfaqėsuesit e firmės Beachtel-Enka dhe Bashkisė Rrėshenit, pėr njė takim tė tillė i cili do tė vendosė nė rrugėn e zgjidhjes shumė prej problemeve tė ngrituara aty.

 Disa tė dhėna pėr ndėrtimin e autostradės Rrėshen – Kalimash:

 Projekti i Autostradės nė Shqipėri parashikon ndėrtimin e njė autostrade prej 61 km, me katėr korsi, e cila fillon nė Rrėshen, nė Shqipėrinė Qėndrore dhe zgjatet nė veri-lindje deri nė Kalimash, nė afėrsi tė kufirit me Kosovėn.

 Projekti po zbatohet nga ndėrmarrja e pėrbashkėt Bechtel-Enka, nėn nė njė kontratė me ēmim njėsi tė caktuar, tė nėnshkruar me Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Rrugėve tė Shqipėrisė.

Projekti i Autostradės nė Shqipėri ėshtė projekti mė i madh infrastrukturor i zbatuar ndonjėherė nė kėtė vėnd. Pas pėrfundimit, autostrada Rrėshen-Kalimash do tė jetė pjesė e njė autostrade prej 170 km qė lidh bregun e Adriatikut me kufirin me Kosovėn. Autostrada e projektit nė fjalė, do tė jetė njė segment i rėndėsishėm i transportit rrugor kombėtar nė Shqipėri, sepse realizon njė lidhje jetike me Kosovėn dhe rajonin. Ndėrtimi i autostradės ėshtė veēanėrisht i rėndėsishėm pėr zhvillimin ekonomik tė Shqipėrisė, sepse lidh tregjet e Europės juglindore me rrugėt kryesore ndėrkombėtare detare, nėpėrmjet Portit tė Adriatikut nė Durrės.

Si gjatė ndėrtimit, edhe pas pėrfundimit, autostrada do tė sjellė zhvillim ekonomik nė zonėn verilindore tė vėndit, duke tėrhequr sipėrmarrje dhe turistė nė malet e Shqipėrisė veriore.

 Nga pikpamja teknike, autostrada ėshtė e ndarė nė tre segmente:

     1.     Rrėshen – Reps (19.5 km)

2.     Reps – Thirrė (26.5  km)

3.     Thirrė – Kalimash (14.8 km)

          Totali: 61 km.

 Segmenti 3 pėrfshin njė tunel me dy shpime paralele 5.5 km tė gjatė, qė kalon pėrmes Malit Qafa e Kumbullės. Ky tunel do tė jetė ndėr mė tė gjatėt nė rajon.

 Pėr mė shumė informacion, lutemi kontaktoni:

Iva Zagar

Mardhėniet Publike

Tel: 068 40 93 602. email: izagar@bechtel.com

 

Pergatiti: Aleksandėr Ndoja