|
Prej ditės sė sotme qyteti Rrėshen nėn
monitorimin e kamerave vėzhguese.
-Me ftesė tė Kryetarit tė Bashkisė z. Gjon
Dedaj, drejtuesit e policisė vendosin
rregullin nė kryqėzime duke komanduar nga
zyrat e Bashkisė-
Vendosja
e kamerave vėzhguese nė kryqėzimet kryesore
tė qytetit Rrėshen ka bėrė qė dhjetra
shkelje tė rregullave tė qarkullimit nė
rrugėt e qytetit tė fokusohen brenda ekranit
tė njė kompiuteri, nė njė nga zyrat e
godinės sė bashkisė. Pikėrisht nė ditėn e
parė tė funksionimit tė sistemit vėzhgues,
por edhe tė kėsaj zyre, kryetari i bashkisė
z. Gjon Dedaj ka ftuar nė institucionin e
bashkisė, shefin e rendit z. Avni Doēi i
cili ka ardhur i shoqėruar nga dy inspektorė
tė policisė z. Preng Kaēorri dhe Artan
Gjini.
Shefi i Rendit z. Avni Doēi ėshtė njohur me
procesin e monitorimit tė qytetit Rrėshen
pėrmes kamerave vėzhguese. Drejtuesit e
policisė janė informuar pėr faktin se tė
gjitha lėvizjet e qytetarėve dhe mjeteve
mund tė monitorohen gjatė 24 orėve nė ditė,
dhe pamjet filmike akumulohen nė njė server
me njė afat 4 mujor. Mė tej serveri fshin nė
mėnyrė automatike ditėn e parė tė para katėr
muajve, dhe rregjistron ditėn vijuese.
Procesi ka opsione tė tilla qė cdo ditė apo
minutė brėnda kėtij katėr muajshi, mund ta
identifikosh nė mėnyrė shumė tė shpejtė, dhe
ti bėsh ruajtje nė DVD, apo edhe mund ta
printosh nė letėr.
Pas marrjes sė informacionit pėrkatės, z.
Gjon Dedaj
i
ka ftuar drejtuesit e policisė pėr njė provė
monitorimi tė rrugėve tė qyetit nga zyra.
Drejtuesit e policisė janė fokusuar
kryesisht nė kryqėzimin kryesor pranė
qėndrės sė kambizmit, ku ėshtė edhe ngarkesa
mė e madhe, pasi nė afėrsi tė kėtij vendi
janė stacionet e furgonėve, autobuzėve dhe
taksive.
Nga monitorimi pėr rreth 30 minuta u
konstatuan dhjetra shkelje tė rėnda tė
qarkullimit rrugor, tė cilat fare lehtė mund
tė ishin pėrkthyer edhe nė aksidente. U
konstatua qė njė furgon i bardhė ishte
stacionuar nė shkelje tė rėndė tė
qarkullimit, pingul me kryqėzimin. Po ashtu
edhe shumė mjete tė tjera rezultonin tė
pozicionuara nė kundėrshtim me rregullat.
Drejtuesit e policisė kanė komanduar pėrmes
radiove patrullėn e policisė pėr tė vendosur
rregullin nė kryqėzim dhe pastruar vendin
nga mjete nė kundėrshtim me rregullin, duke
i shoqėruar ato me xhoba. Nė pak minuta
situate ėshtė normalizuar.
Mė tej kryetari i Bashkisė z. Gjon Dedaj ka
pritur drejtuesit e policisė. Nė fillim z.
Dedaj ka shprehur gatishmėrinė e plotė tė
institucionit qė ai drejton pėr tė
bashkėpunuar dhe bashkėrenduar veprimet pėr
pėrmirėsimin e situatės sė rendit publik,
dhe pėrmirėsimin
e trafikut nė rrugėt e qytetit. Z. Gjon
Dedaj tha se procesi i monitorimit tė
qytetit ka nisur kėto ditė me vendosjen e
disa kamerave, dhe sėshpėjti do tė vendosen
edhe shumė tė tjera, qė do tė kenė nė
monitorim oborret e shkollave dhe shumė akse
tė tjera. z. Dedaj kėrkoi bashkėpunim edhe
nga ana e policisė, duke premtuar se cdo
shkelje apo ngjarje edhe tė rėnda do tė
vihen nė dispozicion tė policies, si prova
ndihmėse pėr zbardhje ngjarjesh qofshin ato
edhe tė rėnda.
Ndėrsa shefi i rendit z. Avni Doēi ka
falenderuar Kryetarin e Bashkisė pėr
bashkėpunimin me komisariatin e policisė. Ai
ka theksuar se policia e qarkullimit rrugor
nė tė vėrtetė nuk ka ndonjė vartėsi nga
Drejtoria e Policisė sė Qarkut, por nga
Drejtoria e Policisė sė shtetit. Z. Doēi
informoi se pėr Rrėshenin ėshtė i ngarkuar
njė inspektor, por kjo nuk do tė thotė qė
patrullat e policisė tė mos tė angazhohen nė
kėtė drejtim. Shefi i rendit tha se nga ana
e komisariatit nuk do tė ketė asnjė hezitim
pėr mbajtjen nėn kontroll tė rendit,
sigurisė dhe qarkullimit tė mjeteve.
A.
A.
Ndoja |