|
Brenda
muajit Mars qyteti Rrėshen vendoset nėn
vėzhgimin e kamerave tė sigurisė.
-Rrėsheni qyteti i dytė pas Tiranės me
kamera vėzhguese, dhe qyteti i parė qė e
realizon me fonde buxhetore tė veta-
Qyteti
i Rrėshenit brenda 10 ditėsh do tė jetė
qyteti mė i vėzhguar pėrgjatė 24 orėve nė
ditė. Nė pesė prej kryqėzimeve kryesore tė
kėtij qyteti do tė vendosen kamera tė
cilėsisė sė lartė, me njė fokus vėzhgimi nė
njė rreze tė konsiderueshme, aq sa distancat
nga kryeqėzimi nė kryqėzim do tė jenė tė
vėzhguara. Pas realizimit tė kėtij objektivi
qyteti Rrėshen ėshtė qyteti i dytė nė
Shqiperi qė pas Tiranės realizon vendosjen
kamerave vėzhguese, ndėrsa ėshtė bashkia e
parė nė vėnd qė njė investim tė tillė e bėn
me buxhetin lokal, pa u mbėshtetur nga
fonde qendrore.
Njė investim i tillė nė masėn 1. 200. 000
lekė do ti japė njė impuls tė ri rivendosjes
sė rendit dhe sigurisė nė qytet, tė
tronditura jo pak nga mungesa e efektivave
tė policisė apo nė disa raste edhe nga
inaktiviteti i tyre.
Fitues i tenderit pėr vendosjen e sistemit
moniturues tė qytetit Rrėshen ėshtė komapnia
e njohur nė kėtė fushė
SHPRESA-AL SECURITY njė kompani e njohur nė vendosjen
e sistemeve tė sigurisė. Nė devizėn e kėsaj
kompanie tė specializuar nė kėtė fushė
thuhet se: “Mos harro!!!
KURRE NUK ESHTE SHUME HERET apo SHUME VONE
per te instaluar
nje
Sistem Sigurie. Fatkeqesisht shume njerez
nuk mendojne per nje system alarmi deri sa
ata vete apo dikush qe njohin eshte bere
viktime e krimit apo grabitjes.
Ne vend qe te instaloni nje Sistem Sigurie
si mase sigurie mbrojtje nga krimi pasi ka
ndodhur, eshte me mire qe ju ta vini ate si
mase mbrojtese para se te behesh viktime” .
Pikėrisht nė finalizim tė kėsaj kontrate
drejtuesit e kėsaj kompanie Altin dhe Besnik
Palushi tė shoqėruar nga pjestarė tė tjerė
tė stafit teknik, ishin paraprakisht nė
Bashkinė Rrėshen ku u pritėn nga Kryetari i
Bashkisė z. Gjon Dedaj dhe drejtues tė tjerė
tė zyrave qė e kanė tė lidhur aktivitetin e
tyre me kėtė proces tė rėndėsishėm pėr
aktivitetin e qytetit.
Z. Gjon Dedaj pasi i uroi pėr drejtuesit e
kompanisė pėr pjesmarrjen dhe kualifikimin
nė garė pėr kėtė tenderim pėrmes APP-sė, tha
se Bashkia Rrėshen ėshtė shumė e interesuar
pėr tė dhėnė njė kontribut sa mė tė madh pėr
sa i pėrketet pėrmirėsimit tė rendit dhe
sigurisė nė qytet. Z. Dedaj tha se pėrkundėr
angazhimit tė policisė dhe pėrpjekjeve tė
Bashkisė, kryqėzimet e qytetit nuk janė nė
nivelin e duhur. Shpesh herė atao bllokohen
falė shkeljes sė rregullave tė trafikut dhe
problemve tė tjera me individė problematikė.
Ai tha se falė kėtij investimi synojmė qė tė
monitorojmė nė masėn 100 pėrqint situatėn nė
kėtė zona problematike. Pamjet do tė
akumulohen nė servera tė sigurtė, pėr tė
qėnė nėn kontrollin e policisė dhe
shėrbimeve tė tjera tė tė zbatimit tė
ligjit.
z. Dedaj ka kėrkuar korrektesė dhe cilėsi nė
realizimin e projektit duke shpresuar se kjo
do tė realizohet sa mė parė Brenda afateve
ligjore tė kontratės tė nėnshkruar nga tė
dyja palėt.
Nga drejtuesit e
firmės
fituese Shpresa – Al Security u konfirmua se
ditėn e hėnė mė datė 7 mars kompania do tė
nisė punėn me kapacitet tė plotė nė tė
gjitha pikat e parashikuara pėr ndėrhyrje
sipas projetit. Z. Palushi tha se nė do tė
garantojmė njė cilėsi tė lartė nė punime,
dhe deri nė fund tė javės do tė testohet
realizimi i projektit. Sipas specialistėve
do tė fillohet me shtrimin e kabllove optikė
nė tė gjithė distancat ku do tė vendosen
kamerat vėzhguese. I gjithė rrjeti do tė
pėrfundojnė nė godinėn e bashkisė, nė njė
zyrė pėrkatėse ku do tė vendoset njw server
akumulues i pamjeve, qė ka njė hapėsirė pėr
tė depozituar 4 muaj filmime. Pra pas katėr
muaj filmim, fshihet nė mėnyrė automatike
dita e parė e rregjistrimit pėr tė vijuar me
ditėn vijuese.
A.
Ndoja
|