|
Kėshilli i
bashkisė miraton buxhetin pėr vitin 2008
Buxheti i bashkisė
Rrėshen pėr vitin 2008 ka marrė udhė ditėn e djeshme, pas miratimit
nga kėshilli bashkiak. Me disa ndryshime jo shumė tė rėndėsishme
kėshilltarėt pas
diskutimeve
e debateve nė komisione dhe me grupet e interesit ka miratuar
projektin e sjellė nga sektori pėrkatės i bashkisė, duke i dhėnė
mundėsi tashmė funksionimit vjetor tė kėtij institucioni si pėrsa u
pėrket investimeve, shpenzimeve dhe gjithė procesit funksionues tė
bashkisė Rrėshen. Gjithashu janė miratuar dhe projektet e
investimeve pėr vitin 2008 si nga tė ardhurat dhe granti.
Ky buxhet i cili ka
objektiv tė ofrojė shėrbime pėr rreth 14 mijė banorė tė bashkisė, ku
gjysma banojnė nė qytet dhe gjysma tjetėr nė zonėn rurale me 15
fshatra. Sipas sektorit tė financės draft-buxheti u pėrgatit nė
bashkėpunim me sektorėt e bashkisė dhe institucionet nė vartėsi tė
saj, bazuar nė kėrkesat pėr shpenzime nga secili sektor.
Kėshtu nė detajimin e
fondeve janė patur parasysh grandi i trashėguar, investimet nė
proēes, tė ardhura tė planifikuara nga takes-tarifat, transferta e
pakushtėzuar dhe tė ardhura jotatimore.
Vihet re se grandi i
deleguar pėr kėtė vit ėshtė 3 pėrqind mė i lartė se ai i vitit 2007,
ndėrkohė qė tė ardhuratr shėnojnė ulje qė nė planifikim.
Gjithashtu bazuar nė
kėtė planifikim tė buxhetit ėshtė caktuar dhe lista e prioriteteve
tė investimeve qė nga njė urė nė Tarazh Epėr, blloku i stadiumit,
rrugė nė lagjen Zme, rikosntruksion rruga Kacorraj-Jezull, sistemim
rruga e pallateve tė fermės, rruga tek shtėpia e oficerėve-unazė,
kėnd lojrash pėr fėmijė nė Rrėshen, ndėrtimi i impiantit tė
mbeturinave, ambulance, rrugė e tė tjera nė fshatra. Nė diskutimin e
prioriteteve kanė qenė pjesėmarrės dhe kryetarėt e kėshillit tė
fshatrave dhe tė interesuar tė tjerė.
Gjatė kėsaj mbledhje
ėshtė miratuiar dhe ndihma ekonomike e projekvendime tė tjera.
Njė pikė e vecantė i
ėshtė kushtuar dhe vlerėsimit me titullin “qytetar nderi” i
presidentit tė Republikės, qė pritet tė vizitoje bashkinė Rrėshen.
gj.m
|