REPUBLIKA E SHQIPĖRISĖ

BASHKIA RRĖSHEN

---
Home Keshilli Bashkiak Biznesi ne Mirdite Lajmi i Fundit Shtypi
- Mirdita.net
Prill Rreshen
H M M E P SH D
            1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 16 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30            

 

 
Qyteti e territori
>  
 
>  
>  
>  
 
>  
>  
>  
>  
>  
---------
Historiku
COMUNE
> Stafi
> Keshilli Bashkiak
> Gjendja Civile
> Asistenca Sociale
> Arti & Kulture
Sherbime te Qytetarit
> Formularet
> Dokumentacioni per leje dhe sheshe ndertimi
> Njoftime per tendera
 
Si dhe ku Jemi!
>

Shoqatat

> Bankat
> Shendetsia
> Arsimi
>

Ambienti

> Transporti
> Pensioni
> Studentat
> Ansambli Mirdita
> Sporti

 

 
 

 
-

 

Kėshilli Bashkiak miraton Buxhetin dhe Strukturėn pėr vitin 2009.

Me disa ndryshime tė vogla, bashkisė i hapet rruga pėr njė vit tė sukseshėm dhe mė pranė qytetarėve.

  Mbledhja me e rėndėsishme e njė viti pėr Kėshillin Bashkiak dhe pėr vetė administratėn e bashkisė, ka filluar rreth orės 10 paradite, dhe ka vijuar pėr disa orė. Nė kėtė mbledhje keshillarėt pas diskutimeve tė gjata i kanė dhėnė viston pėrfundimtare Buxhetit dhe Strukturės pėr vitin 2009. Duhet theksuar se Bashkia ka pėrcjellė projektin nė kohė tė pėrshtatshme, brėnda afatit tė caktuar, dhe kėshilltarėt tė gjitha krahėve gjatė gjithė mbledhjes kanė prezantuar njė frymė debati, por edhe tolerance e bashkėpunimi pėr shumw nga pikat mė tė rėndėsishme qė kanė tė bėjnė me nisjen e njė viti tė mbarė pėr komunitetin.

Nė fillim ka qėnė kryetari Kėshillit Bashkiak z. Nikolin Kaēorri i cili i ka ftuar tė gjthė kėshilltarėt pėr tė vijuar me rendin e ditės. Nė rendin e ditės ka qėnė pėrcaktuar si fillim projekt vendimi pėr kalimin e listave tė ndihmės ekonomike, vendim i cili ėshtė kaluar pa ndonjė debat dhe vonesa, pėr te hapur rrugė administrates, pėr tė bėrė tė mundur kalimin e parave tek persont nė nevojė, para festive tė fund vitit. Nė projekt ėshtė shtuar edhe njė kėrkesė e ardhur nga Vullnetari i Korpusit tė Paqes z. Den, i cili ka kėrkuar tė miratohet nė parim njė shumė e percaktuar, pėr njė grup fėmijėsh tė cilėt do tė shkojnė nė Teksas, SHBA, pėr tė marrė pjesė nė njė eveniment botėror. Kjo tashmė ėshtė bėrė traditė dhe viti qė vjen do tė jetė viti i tretė qė nxėnėsit e shkollės sė mesme shkojnė nė Teksas gjatė pushimeve tė verės.

Nė vijim tė mbledhjes, kryetari i grupit te kėshilltarėve socialist ka kėrkuar qė tė jepet njė informacion mė i plotė pėr strukturėn aktuale dhe mė pas tė kalohet pėr vlerėsim struktura e re, ku ishte parashikur tė shtohet edhe njė department, ai i strukturave tė kontrollit.

Nė pėrgjigje z. Gjon Dedaj, kryetari i bashkisė, tha se sistemi i kontrollit ka qėnė pjesa mė e dobėt gjatė dy viteve qė kaluan, e pikėrisht pėr kėtė kėrkohet qė tė jetė njė strukturė me vete jo mė e varur nga n/kryetari i bashkisė. Nė mbėshtetje tė kėsaj ideje ka qėnė edhe kėshilltari Arben Tusha i cili tha se me ligjin e ri edhe pyjet kalojnė nė varėsi tė bashkisė dhe pėr pasojė njė pjesė e mirė e kontrollirėve tė pyjeve do tė kalojnė nė varėsi tė bashkisė. Pas kėsja me shumicė votash u kalua nė procedim sipas rendit tė ditės.

Pas kėsaj z. Gjin Dedaj, pėrmes njė video projektori ka paraqitur buxhetin nė mėnyrė tė detajuar, duke dhėnė tė gjithė zėrat e shpenzimeve, tė ivestimeve si edhe strukturėn.

Pas kėsaj z. Ndrec Biba, kėshilltar i pa varur dhe shefi komisionit tė ekonomisė ka pyetur nėse struktura e re ėshtė shoqėruar me efekte buxhetore. Pashk Krepi ka thėnė se nė projektet pėr rrugėt nuk ėshtė parashikuar ndonjė fonnd pėrkatės. Po ashtu Gjovalin Reēi n/kryetari i kėshillit pyeti se nė ēfar mase janė realizuar prioritetet e miratuara njė vit mė parė. Mė tej z. Pjeter Pjetri duke ju referuar njė tradite tė mirė tė fillim vitit tė kaluar, pyeti pse tashmė administrate e bashkisė nuk ka dalė pėr llogaridhėnie para qytetarėve.

Nė pėrgjigjė tė kėtyre pyetjeve z. Gjon Dedaj tha se funksionet e reja nuk janė shoqėruar me fonde pėrkatėse, pasi ato do tė pėrballohen brėnda fondit egzistues. Do tė korigjohet pjesa e supervizionit, ndėrsa pėr sa i pėrket projekteve, ato nė shumicėn e rasteve do tė jenė brėnda ivestimit. Z. Dedaj vuri nė dukje se shumė nga ivestimet qė parashikohet tė bėhen i kanė projektet e gatshme, tė realizuara nga inxhinierėt e bashkisė, por nuk pėrjashtohet komunikimi me studio tė specializuara, ndonėse kėto janė me kosto. Duke ju referuar pyetjes sė z. Pjetri, Dedaj tha se tradita do tė vijojė edhe vitin qė vjen, dhe brėnda muajit janar, ky buxhet do tė shpallet para qytetarėve nė Pallatin e Kulturės.

Z. Preng Toma kėrkoi tė shikohet normimi nė konviktin e shkollės, pasi aty ėshtė bėrė si valvul shkarkuese, duke nėnkuptuar se ka mbi ngarkesė me personel.

Mė tej rradha ka qėnė e kryetarėve tė fshatrave tė cilat kanė kėrkuar mė shumė ivestime pėr zonat e tyre, Ndėrfushaz, Ndėrfanė, Tarazh, Tenė etj. Duke u pėrgjigjur, z. Dedaj tha se e dinte situatėn, por kėrkoi mė shumė mirkuptim mes banorėve pėr ēėshtjet e pronėsisė, pasi nė shumė raste bashkia e ka tė vėshtirė pėr tė ivestuar si rezultat i konflikteve tė pronėsisė. Ai vuri nė dukje se Bashkia ka pėr tė qėnė e hapur me tė gjithė ata qė janw tw hapur ndaj bashkisė. Unė nuk mund tė mbjell konflikte me paratė e bashkisė, ka pėrfunduar ai.

Nė pėrgjigje tė kėtij shqetėsimi, kėshilltari Gjovalin Valca tha se nuk duhet tė tundohemi nga presionet e njerzve tė pa pėrgjegjshėm, qė dalin dhe bllokojnė rrugėt.

Pas kėture diskutimeve e ka marrė fjalėn kryetari i komisionit tė ekonomisė z. Ndrec Biba. Ai ka bėrė njė pėrmbledhje tė hollėsishme tė projekt buxhetit. Duke i marrė zė pėr zė, z. Biba bėri disa propozime duke i argumetuar njė pėr njė, pėr shkurtime fondesh nė disa sektorė, dhe kalimi nėpėr sektorė tjerė, duke kėrkuar mė shumė vėmendje ndaj fondeve tė partneritetit. Z. Ndrec Biba nė cilėsinė e kryetarit tė ekonomisė kėrkoi tė ketė normime nė harxhimet telefonike, shėrbimet publike etj.

Ndėrsa kėshilltari Pjetėr Pjetri kėrkoi qė tė pėrmirėsohet situata nė varrezat e dėshmorėve nė hyrje tė qytetit, si edhe tė sigurohen fonde pėr pėrmirėsimin e kushteve tė sallės sė mbledhjeve.

Pjesa e fundit e mbkedhjes i ėshtė kushtuar miratimit tė buxhetit dhe tė strukturės. Pas disa debateve u kalua nė votim duke reflektuar disa ndryshime tė ardhura nga komisioni i ekonomisė dhe kėrshlltarėt. Kėshtu nė pėrfundim tė votimit rezultoi se buxheti dhe struktura me disa ndryshime tė vogla.

Nė fund tė mbeledhjes Kryetari i Bashkisė z. Dedaj tha se vlerėsoj maksimalisht kontributin, tolerancėn dhe mirkuptimin e tė gjithė kėshilltarė pa dallim, ndėrkohė qė vuri nė dukje se miratimi i kėrij buxheti i hap rrugėn njė pune mė intensive nė shėrbim tė komunitetit.

A. Ndoja