REPUBLIKA E SHQIPĖRISĖ

BASHKIA RRĖSHEN

---
Home Keshilli Bashkiak Biznesi ne Mirdite Lajmi i Fundit Shtypi
- Mirdita.net
Prill Rreshen
H M M E P SH D
            1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 16 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30            

 

 
Qyteti e territori
>  
 
>  
>  
>  
 
>  
>  
>  
>  
>  
---------
Historiku
COMUNE
> Stafi
> Keshilli Bashkiak
> Gjendja Civile
> Asistenca Sociale
> Arti & Kulture
Sherbime te Qytetarit
> Formularet
> Dokumentacioni per leje dhe sheshe ndertimi
> Njoftime per tendera
 
Si dhe ku Jemi!
>

Shoqatat

> Bankat
> Shendetsia
> Arsimi
>

Ambienti

> Transporti
> Pensioni
> Studentat
> Ansambli Mirdita
> Sporti

 

 
 

 
-

 

 

Pritje falenderuese pėr CAFOD-UK

 

  Pėrfaqėsuese e CAFOD UK Judith Rees (programme support officer for Albania & India, bėri njė vizitė pėr tė parė nga afėr punėn e bėrė nė ndėrtimin e strategjive tė njėsive vendore nė Mirditė, njė proces i gjatė i nisur prej dy vitesh dhe i realizuar tashmė nė bashkinė Rrėshen, komunat Fan, Orosh, Kacinar dhe nė pėrfundim komuna Selitė e Kthellė, duke pėrmbyllur kėsisoj gjithė “qarkun” e hartimit tė planeve strategjike dhe tė profileve tė kėtyre rajoneve.

  Zonja Rees, e shoqėruar nga Anduena Shkurti, drejtuese ekzekutive e CANGOS, fillimisht ėshtė pritur nga nėnprefekti Gjon Pjetri, i cili ka falenderuar CANGON dhe Cafod UK, qė kanė bėrė tė mundur financimin e njė projekti shumė serioz, i cili mundėson programimin afatgjatė tė punėve dhe projekteve nga njėsitė vendore nė tėrė Mirditėn. Kėto plane dhe strategji, theksoi nėnprefekti Pjetri, vijnė nė harmonizim e sinkronizim me gjithė zhvillimet e vendit dhe nė mėnyrė tė vecantė me impaktet qė po jep autostrada nė pėrfundim Durrės-Kosovė, njė pjesė e rėndėsishme e tė cilės kalon pėrmes Mirditės.  Ndihma nė kėtė rast me kėto dokumente e CANGO-s theksoj ai, ka ardhur nė momentin e duhur, dhe tashmė pritet qė gjithcka tė shndėrrohet nė veprim nga njėsitė vendore.

  Mė pas pėrfaqėsuese e CAFOD-UK, zonja Rees, ėshtė pritur nga kryetari i bashkisė Rrėshen Gjon Dedaj, njėsi e cila prej njė viti u angazhua nė procesin e hartimit tė dy dokumentave themeltarė, tė cilėt tashmė janė shnėdėrruar nė dokumente veprimi dhe gjithcka nė vijim detajohet sipas tyre.

Kryebashkiaku Dedaj ka falenderuar CANGON pėr ndihmėn e dhėnė, gjė qė ka qenė njė trajnim special pėr gjithė kapacitetet organizative tė bashkisė, rritjen e tyre.

E ndėrkohė qė takimi ka kaluar nė njė bashkėbisedim tė kėndshėm dhe produktiv.

Pyetjes sė zonjės Rees se cila do tė jetė sfida e realizimit tė projekteve, kryebashkiaku Dedaj e ka klasifikuar nė disa kategori tė tilla; qė nga ajo e pranimit tė vlerave qė sillen nė kėtė rast, harmonizimit me zhvillimet rajonale dhe kombėtare, sfida e gjetjes sė burimeve financiare pėr t’i realizuar projektet e listuara e me rradhė, dhe pėr kėtė po bashkėpunohet nė drejtimin e duhur.

  Ndėrkohė pyetjes tjetėr se ky grup mix i trajnuar, a do mund tė jetė konfident pėr tu bėrė bashkėpėrgjegjės nė detyrat e lėna, ka marrė pėrgjigjen se “po, cdo trajnim ėshtė njė vlerė, ndėrsa ky i kėsaj permase, ia vlen tė mos e humbasim dhe ne po i konsiderojmė kapacitetet e trajnuara pėr tė patur efektivitet nė sektorėt pėrkatės, duke qenė adaptivė me projektet e hartuara bashkėrisht nga grupi komunitar, legjislativ dhe administrativ”.

Mė pas ėshtė folur gjatė pėr eksperienca tė ngjashjme nė njėsitė vendore nė Angli dhe nė Shqipėri, pėrvojat qė mund tė komunikojnė, dhe ku kryebashkiaku Dedaj ka sjellė nė vėmendjen e bashkėfolėses disa probleme qė e shqetėsojnė decentralizimin real tė pushteteve, duke theksuar se si pushteti qendror dhe ai vendor, duhet tė bashkohemi tek njė pikė, tek qytetari dhe administrimi i territorit.  Pėr fat tė keq, ėshtė shprehur ai, shumė prej zyrtarėve nė dikastere, nuk dijnė hartėn e vendit, dhe kjo ėshtė lehtėsisht e kuptueshme pėr handikapin e krijuar mė pas nė gjithė gjėrat e rėndėsishme, kopetencat e pushteteve respektive e me rradhė.

Gjithsesi, ka shtuar mė tej ai, ne jemi njė krahinė, njė qytet, njė bashki qė mund ta kapim ritmin e kohės, tė ridimensionojmė hirearkinė e vlerave dhe tė integrohemi nė zhvillimet rajonale dhe globale. Pėr kėtė vlerėsojmė kontributin e cmuar edhe tuajin, ka pėrmbyllur ai, me bashkėbiseduesen Judith Rees.

  Pėrgatiti: Gj.Marku