REPUBLIKA E SHQIPĖRISĖ

BASHKIA RRĖSHEN

---
Home Keshilli Bashkiak Biznesi ne Mirdite Lajmi i Fundit Shtypi
- Mirdita.net
Prill Rreshen
H M M E P SH D
            1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 16 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30            

 

 
Qyteti e territori
>  
 
>  
>  
>  
 
>  
>  
>  
>  
>  
---------
Historiku
COMUNE
> Stafi
> Keshilli Bashkiak
> Gjendja Civile
> Asistenca Sociale
> Arti & Kulture
Sherbime te Qytetarit
> Formularet
> Dokumentacioni per leje dhe sheshe ndertimi
> Njoftime per tendera
 
Si dhe ku Jemi!
>

Shoqatat

> Bankat
> Shendetsia
> Arsimi
>

Ambienti

> Transporti
> Pensioni
> Studentat
> Ansambli Mirdita
> Sporti

 

 
 

 
-

 

Ceremoni me rastin e fillimit tė vitit tė ri shkollor.

Kryebashkiaku Ndue Gega: Do tė jem pranė jush pėr shqetėsimet, pėr tė patur rezultate sa mė tė larta.

Nė tė gjithė Bashkinė Rrėshen sot janė hapur dyert e shkollave pėr sezonin 2011-2012. Ceremonia fillimisht ka nisur nė shkollėn e mesme nė Rrėshen, pėrpara qindra nxėnėsve dhe mėsuesve. Ngritja e Flamurit dhe  shoqėrimi me hymnin e Tij, ka qėnė pika kulminate e kėsaj ceremonie. Mė tej ka pėrshėndetur drejtorja e kėsaj shkolle znj. Valbona Reci. Nė fjalėn e saj, pasi ka uruar nxėnėsit dhe mėsuesit pėr njė vit tė mbarė shkollor, u ėshtė drejtuar nė veqanti maturantėve tė cilėve u ka kėrkuar mė shumė pėrkushtim pėr rezultate tė larta, duke i njoftuar pėr corikulėn e re, e cila do tė zbatohet gjatė kėtij viti.

Mė tej ka pėrshėndetur mėsuesi veteran i kėsaj shkolle z. Zef Macaj, i cili tha se jam shumė i emocionuar qė nė moshėn 80 vjecare vij kėtu para jush, mėsues dhe nxėnės, pėr t’ ju uruar njė vit suksesi dhe arritjesh. Z. Macaj duke evidentuar faktin se kjo shkollė ka njė histori suksesi, tha se nga kėto banka kanė dalė intelektualė tė shquar, njerėz tė pendės, artit dhe kulturės, por edhe drejtues tė zotė tė shtetit dhe shoqėrisė. Duke pėrfunduar, mėsuesi veteran ka falenderuar tė gjithė ata qė mundėsuan qė ai tė marrė pjesė nė kėtė ditė festive pėr arsimin.

Ndėrkohė ceremonia mė e spikatur pėr ditėn e parė tė shkollės, ėshtė zhvendosur nė ambientet e kompleksit shkollor tė sistemit 9-vjecar, kompleks i cili ėshtė plotėsuar pas ndėrtimit tė njė shkolle tė re e cila i ka lidhur nė formė gėrme “U” dy godinat e mėparshme. Ky kompleks tashmė ka kapacitetin pėr tė pritur rreth 1400 nxėnės nė kushte mjaft tė mira.

Pėrafėrsisht njė numėr i tillė ka qėnė sot nė oborrin e kėsaj shkolle, pasi shkolla 9-vjecare qė ishte ngjitur me shollėn e mesme, do tė nisė mėsimin nė kėtė kompleks shkollor, pėr ti lėnė ambientet e saj nė dispozicion tė shkollės sė mesme, e cila zgjidh  pėrfundimisht  problemin e ambienteve tė kufizuara.

Ambientit festiv nė kėtė kompleks shkollor i ka paraprirė muzika e gėzuar dhe zėrat e fėmijėve qė nisin nga klasa e parė deri nė klasėn e 9-tė.

 Albina Niklolli drejtoreshė e shkollės 9 vjecare ka qėnė e para qė ju ka uruar nxėnėsve dhe mėsuesve njė vit shkollor tė mbarė dhe me cilėsi.

Ndėrkohė qė Drejtori i Arsimit nė Mirditė nė pėrshėndetjen e tij ka evidentuar sukseset e arsimit nė Mirditė, reformėn e kujdesshme pėr tė pėrftuar njė kuadėr tė mirpėrgatitur.

Me duartrokitje ėshtė pritur pėrshėndetja e Kryetarit tė Bashkisė z. Ndue Gega i cili vjen nė kėtė detyrė pas njė karriere tė gjatė nė armatėn e mėsimdhėnėsve.

z. Ndue Gega tha se kam rastim pėr t’ju uruar pėr njė vit shkollor ku do tė pėrfitohen dije tė gjera, pėr tu bėrė qytetarė tė denjė tė kėtij vendi. Dua tė uroj tė gjithė nxėnėsit e shkollave 9 vjecare, por njė urim tė veqantė ju dėrgoj nxėnėsve tė shkollės sė mesme. Unė kėtė vit shkollor nuk do tu bėj mėsim, por ata nxėnės dhe mėsuesit shokėt e mij tė mė konsiderojnė si pjestar tė armatės sė tyre. Unė nuk do tu bėj mėsim maturantėve kėtė vit, por do tė jem pranė tyre pėr shqetėsimet pėr tė patur rezultate sa mė tė larta.

Siguroj drejtoreshat Valbonėn, Albinėn, Vitoren se do tė jem pranė tyre, pasi jemi tė ndėrgjegjshmė se shkolla ka shumė probleme dhe shqetėsime. Me kėtė rast dua tu ju uroj pėr kėtė ambient tė ri, dhe u kėrkoj ta mirėmbani sa  mė mirė. Nė fund kryebashkiaku Ndue Gega pėrshėndetjen e mbylli me urimin “Dalshi faqebardhė”.

Mė pas ėshtė vijuar me dhurimin e librave pėr fėmijėt e komunitetit egjyptian qė zhvillojnė mėsim nė shkollat e bashkisė Rrėshen.

a. ndoja

12. 09. 2011