|
Ēertifikate mirenjohje per nxenesit e klases
se katert
Jo vetem janė treguar tė ndjeshėm pėr tė
bėrė prezent vizionin e tyre pėr mbajtjen
pastėr tė qytetit tė Rrėshenit, por dhe kanė
ndėrmarrė hapa konkretė pėr tė
dhėnė shembulliun sesi komuniteti mund ta
bėjė kėtė gjė nė tė mirė tė mjedisit dhe
cilėsisė sė jetės. Kėshtu ka ngjarė me
klasėn e IV-C tė shkollės 9 vjeēare ”Pashko
Vaso” nė Rrėshen, kur njė ditė shtatori janė
parė nėpėr rrugėt dhe lulishtet e qytetit
pėr tė hequr letrat dhe pastruar mjediset e
ndryshme. Nismės sė tyre u ėshtė bashkuar
dhe vetė kryebashkiaku i Rrėshenit z.Gjon
Dedaj, duke pėrftuar edhe kėnaqėsinė e punės
me kėta fėmijė tė vegjėl por aq sensibėl
ndaj mbajtjes pastėr tė mjedisit ku jetojmė
sėbashku.
Po ata fėmijė kanė qenė sot miq tė ftuar nė
zyrėn e kryebashkiakut, miqtė mė tė veēantė
tė bashkisė, shembulli i pastėrtorėve ”qė
duhet ndjekur nga ne mė tė mėdhenjtė”, ka
perifrazuar zoti Dedaj. ”Ju bėni ato punė
tė mira, qė ende ne tė mėdhenjtė i bėjmė
keq, dhe ne duhet tė mėsojmė prej jush, u
ėshtė drejtuar ai fėmijėve”, duke i
pėrgėzuar emėr pėr emėr, ashtu si dhe
mėsuesen e tyre pasionante Vitore Pulaj.
Nė njė sondazh tė atypėratyshėm, del se mbi
60 pėrqind e fėmijėve kanė kompjutera tek
shtėpia dhe se janė lidhur dhe me interent,
ēka tregon pėr njė qytet nė zhvillim,dhe aq
mė tepėr kur teknologjia mbėrrin mė sė pari
tek fėmijėt. Duke shpalosur lajmin e posacėm
dhėnė pėr kėtė klasė, nismėn e tyre, nė
faqen e bashkisė, fėmijėt kanė rrėfyer se me
kėtė nismė tė tyre janė njohur njerėzit e
tyre tė afėrt, si dajo apo vėllėzėr tė
rritur qė jetojnė jashtė shtetit si nė
Gjermani, Kanada, Norvegji a gjetkė. Duke
marrė kėtė informacion nga kėta vogėlushė,
natyrshėm lind pyetja: po kėtu brenda pėr
brenda sa tė interesuar do tė jenė mė tė
rriturit jo vetėm pėr t’u njohur me kėtė
nismė, por pėr tė qenė pjesė e
gjithpėrfshirjes nė aksione tė tilla
komunitare pėr njė mjedis gjithnjė e mė tė
pastėr, gjithnjė e mė ekologjik.
Nė fund tė takimit tė kėndshėm, fėmijėve
pjesėmarrės nė kėtė nismė pėr mbajtjen
pastėr tė qytetit, nga ana e kryebashkiakut
Dedaj u ėshtė dorėzuar ēertifikata e
mirėnjohjes, dedikuar kėsaj klase, tė cilėt
fėmijėt thanė se do ta mbajnė si kujtimin mė
tė bukur nė klasėn e tyre dhe nė vitet qė do
tė pasojnė gjatė shkollimit dhe nė jetė.
Gj.
Marku |