|
Tingujt e Jetes
Jeta
ėshtė
njė hapesire e cila mbushet nga gjurmet e
njeriut duke evokuar te ai ndryshime
rrenjesore psikologjike e fiziologjike te
cilat pasi kane shkelur te kaluaren,
vazhdojne te mbushin te tashmen e ndersa per
te ardhmen askush nuk eshte i sigurt se do e
shkele ate. Ajo nuk na perkedhel te gjithve
me te njejtin tingull, por gersheton nje
miks tingujsh te cilet sjellin nje
diversitet ne strukturen e saj si dhe
instrumentat muzikore me te cilet i percjell
ato i nenshtrohen nje ndryshimi te here pas
hershem.
Njeriu
perballet gjate udhetimit te tij me sfida e
situata teper te nderlikuara nganjehere, por
keto nuk na i imponon jeta por ne ja
sugjerojme asaj pasi, si rrjedhoje e
larmishmerise qe ne i imponojme vetes sone
arrijme qe te shkeputemi nga rutina
“vrasese” duke e mbushur jeten me
novatorizma qe na ndihmojne ne
perfeksionizmin e melodise sone. Te jetosh
do te thote ta prekesh jeten,ta ndjesh ate e
mbi te gjitha ta udheheqesh ate. Jeta nuk
eshte meritokraci por ti duhet te ndikosh
dhe te ngulmosh qe per ty te funksionoje ne
menyre te tille. Vlen te permendet fakti se
tingujt e jetes here jane theres e here te
embel, por ne nuk duhet te demoralizohemi
por te fitojme prej tyre experienca qe ne
te ardhmen te dime si te manovrojme ne
situate te tilla.
Ne duhet
te jemi prezent dmth jeta dhe
bashkeudhetaret tane ta ndjejne
fuqine
e ekzistences sone pasi vetem ne kete menyre
ne do dime ta udheheqim jeten duke thyer
keshtu pragmat e saj si dhe duke vendosur e
miratuar rregulla qe ndikojne ne
mbarevajtjen e udhetimit tone. Te gjithe
neve na eshte ofruar nje mundesi qe eshte
ajo e te jetuarit dhe menyra me mire per ta
shfrytezuar eshte duke konsoliduar thelle
rrenjet tona ne te. Eshte evident ne fakt
nje menyre te jetuari qe ka te beje me
rutinen ku shume njerez strehohen me se miri
ne te dhe pelqejne rezultatet qe perftojne
prej saj, dukuri e cila do na qonte ne
konkluzionin se ata paskan arritur
perfeksionin e melodise se tyre, por a mund
te jete e vertete nje gje e tille?
Jo,sepse ne
radhe te pare perfeksionizmi nuk ekziston e
mbi te gjitha nuk mund te arrish te ai pa
sprovuar nje diversitet tingujsh. Se
fundi,njeriu nuk duhet ti privoje vetes
asgje te cilen mund ta realizoje ne jete
sepse ne momentin qe kjo dukuri do te ndodhe
tingulli i jetes se tij do te quhet”tingulli
I heshtjes”.
Damjano Laska
Ditelindja: 14.06.1991
Shkolla e “ Mesme e
Pergjithshme” Rreshen
Klasa 12 A
Vendlindja: Rreshen
e-mail:
ledionkola@gmail.com
|