Detyrat dhe funksionet e Kėshillit tė
Bashkisė
Mbėshtetur nė Ligjin Nr 8652, datė
31.07.2000 pėr Organizimin dhe Funksionimin
e Qeverisjes Vendore, Kėshilli i Bashkisė ka
kėto detyra dhe kompetenca:
♦ Miraton statutin e
bashkisė, si dhe rregulloren e brendshme tė
funksionimit tė vet.
♦Zgjedh dhe shkarkon
kryetarin dhe zėvendėskryetarin e kėshillit.
♦Emėron dhe shkarkon
sekretarin e kėshillit bashkiak.
♦Miraton strukturėn
organizative dhe rregulloret bazė tė
administratės sė bashkisė, tė njėsive e
institucioneve buxhetore nė varėsi tė
bashkisė, si dhe numrin e personelit tė
tyre, kėrkesat pėr kualifikimin, pagat dhe
mėnyrat e shpėrblimit tė punonjėsve dhe tė
personave tė tjerė tė zgjedhur ose tė
emėruar nė pėrputhje me legjislacionin nė
fuqi.
♦Miraton aktet e themelimit
tė ndėrmarrjeve, shoqėrive tregtare, si dhe
tė personave tė tjerė juridikė qė krijon
vetė ose ėshtė bashkėthemelues.
♦Miraton buxhetin dhe
ndryshimet e tij.
♦Miraton tjetėrsimin ose
dhėnien nė pėrdorim tė pronave tė tretėve.
♦Organizon dhe mbikėqyr
kontrollin e brendshėm tė bashkisė.
♦Vendos pėr taksat e tarifat
vendore, si dhe nivelin e tyre.
♦Vendos pėr marrjen e kredive
dhe shlyerjen e detyrimeve ndaj tė tretėve.
♦Vendos pėr krijimin e
institucioneve tė pėrbashkėta me njėsi tė
tjera tė qeverisjes vendore, pėrfshi
subjektin e kompetencave tė pėrbashkėta ose
me persona tė tretė.
♦Vendos pėr fillimin e
procedurave gjyqėsore pėr ēėshtje tė
kompetencės sė vet.
♦Zgjedh pėrfaqėsuesit e
kėshillit bashkiak nė kėshillin e qarkut.
♦Vendos pėr dhėnien ose
heqjen e mandatit tė kėshilltarit.
♦Miraton norma, standarde e
kritere pėr rregullimin dhe disiplinimin e
funksioneve qė i janė dhėnė atij me ligj, si
dhe pėr mbrojtjen dhe garantimin e interesit
publik.
♦Vendos pėr simbolet e
bashkisė.
♦Vendos pėr emėrtimin e
rrugėve, tė shesheve, tė territoreve, tė
institucioneve dhe tė objekteve nė
juridiksionin e bashkisė.
♦Jep tituj nderi dhe stimuj.
♦Vendos pėr rregullat,
procedurat dhe mėnyrat e realizimit tė
funksioneve tė deleguara, nė bazė dhe pėr
zbatim tė ligjit me tė cilin bėhet ky
delegim te bashkia.
|