REPUBLIKA E SHQIPĖRISĖ

BASHKIA RRĖSHEN

---
Home Keshilli Bashkiak Biznesi ne Mirdite Lajmi i Fundit Shtypi
- Mirdita.net
Prill Rreshen
H M M E P SH D
            1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 16 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30            

 

 
Qyteti e territori
>  
 
>  
>  
>  
 
>  
>  
>  
>  
>  
---------
Historiku
COMUNE
> Stafi
> Keshilli Bashkiak
> Gjendja Civile
> Asistenca Sociale
> Arti & Kulture
Sherbime te Qytetarit
> Formularet
> Dokumentacioni per leje dhe sheshe ndertimi
> Njoftime per tendera
 
Si dhe ku Jemi!
>

Shoqatat

> Bankat
> Shendetsia
> Arsimi
>

Ambienti

> Transporti
> Pensioni
> Studentat
> Ansambli Mirdita
> Sporti

 

 
 

 
-

 

Dhimbja e dhimbjeve tė gruas shqiptare nė kohėn e diktaturės.

Refleksione rreth Vėllimit tė Dytė tė librit: “DHIMBJE” (II) tė autores shkodrane Fatbardha Saraēi Mulleti, Tiranė 2008, f. 545.  

Nga: Tomė Mrijaj, New York.

Para disa ditėve nė postė me mbėrriti Vėllimi Dytė i librit: “DHIMBJE” (Tiranė, 2008), me nėnshkrimin e autores shkodrane Fatbardha Saraēi Mulleti. Tek shfleton faqet e pėrgjakura, plot dhimbje dhe vuajtje, keqtrajtime dhe internime, tė grave fisnike, trime dhe sokolesha tė papėrkulura nga presioni i shtypjes sė madhe tė terrorit komunist; vajzave dhe nėnave shqiptare, qė kurrė nuk njohėn fėmijėrinė dhe rininė e tyre, por u burrėruan (pjekėn para kohe) nga vuajtjet e stėrmundimet brenda qelive tė ftohta tė burgjeve tė diktaturės; menjėherė mė pushtoi njė dhimbje e fortė, por edhe krenari, se kėto martire tė flijuara dhe tė mbijetuarat (tė gjalla si dėshmi e kohės), janė sot nderi dhe dėshmia e historisė sė freskėt tė kalvarit, duke qenė kėsisoj dokumente tė gjalla tė Lirisė dhe Demokracisė sė Vertetė Shqiptare.

Ēdo faqe e librit tė hulumtueses sė palodhur  Saraēi, ėshtė njė akuzė e freskėt ndaj sistemit komunist, arkivė (file & folder) e gjallė dhe dosjeve, qė pėr mendimin tim ekzekutorėt komunist, duhet tė dėrgohen nė Gjyqin Nėrkombėtar tė Hagės, me motivacionin: Krime tė Pėrbindshme Kundėr Njerėzimit

Mė kot thuhet, pėrmes media-ve tė manipuluara nė Shqipėri, se duhen hapur Dosjet. Kush mė mirė se zonja Fatbardha Mulleti Saraēi, e ka kryer detyrėn fisnike tė hedhjes dritė mbi tė vėrtetat historike, duke na dhėnė faqe pėr faqe, fakt mbas fakti, malin e madh tė vuajtjeve dhe mjerimit, ku e plandosi rininė shqiptare kulēedra e kuqe e diktatorit Enver Hoxha; vajzat fisnike tė familjeve tė mėdha patriotike ndėr shekuj, tė nderuara dhe respektuara nė mjedisin shqiptar; gratė e vajzat e mrekullueshme tė ish - pėrndjekurve politikė nė Shqipėri pėr harkun kohor tė viteve 1944-1990.

Kėto vajza e gra trimėresha, vinin nga familjet e njohura me tradita atdhetare brez mbas brezi, duke filluar nga epiqendra ose djepi i kulturės Shkodra deri nė Sarandė dhe nga Durrėsi nė Kukės e pėrtej saj nė Republikėn e Re tė Kosovės…

 Hulumtuesja skrupuloze e derės sė mirėnjohur tė Mulletėve, nėna fisnike Fatbardha Mulleti - Saraēi, ėshtė nė tė  njėjtėn kohė pjesė e kalvarit tė pėrgjakshėm, qė kaloi mbi shpinė familja e saj.

Nėse shikohen me kujdes figurat kryesore ose pėrsonazhet martire dhe tė gjalla nga mbijetesa, nė librin historik tė autores, mund tė them me bindje, se vajzat dhe gratė shqiptare tė persekutuara nė kohėn e diktaturės komuniste, ishin dhe mbetėn disidenca e mirėfilltė pėr popullin e shumėvuajtur, larg atyre servilėve dhe shėrbetorėve tė diktaturės, qė sot rrahin gjoksin, duke thėnė se kanė bėrė disidencė nga lozhet e pėrgjakura tė piramidės sė kuqe komuniste.

Fatbardha Saraēi - Avokatja e denjė e femrave martire, nė

simpoziumet e sė Djathtės sė Bashkuar Shqiptare  

Gjatė udhetimėve tė mia nė vendlindje dhe trojet e tjera enike shqiptare, me rastin e mbajtjes sė simpoziumeve me temė: “E Djathta Shqiptare nė Mbrojtje tė Shqipėrisė Etnike” (ku janė mbajtur deri mė sot tetė tubime historiko - shkencore, shėnimi im T.M.), pata fatin tė njihem pėr sė afėrmi me nacionalisten e kulturuar shkodrane Fatbardha Mulleti Saraēi.

Sikurse gjatė bisedave tė lira, ashtu edhe nė ligjerimet e saj historike, autorja Saraēi, ka si subjekt tė pėrhershėm analizėn ose pėrshkrimin e vuajtjeve dhe torturat ēnjerėzore tė femrės sė pafajshme, nėn rregjimin diktatorial tė E. Hoxhės dhe bashkėpunėtorėve servilė tė tij.

Duke parė pėrmbajtjen e librit dhe gjatė leximit tė vemendshėm, qė lexuesi mund t’i ndesh nė fletėt e veprės, tė rrėnqethet trupi dhe tė dhemb shpirti pėr historitė e dhimbshme, qė janė dhimbja e 50 vjetėve tė femrave tona, nėn epideminė apo termetin e pėrsekutimit total ose barbar komunist.

Studiuesja e nis veprėn ose dhimbjen e dhimbjeve, me familjet fisnike plot tradita atdhedashurie mė tė njohura tė kombit tonė. Kėshtu nė fillim ajo na jep njė pėrshkrim dhe analizė historike pėr familjen shtatė shekullore tė Kapidanit tė Mirditės (Gjomarku), duke filluar nga gruaja e Kapidan Marka Gjonit, trimėresha mirditore Dava Marka Gjoni (1857-1947), dhe vijon me radhė me: Mrika e Gjon Markagjoni (1885-1968), nėnė e dhjetė fėmijėve, e bija e Gjok Pjetėr Pėrvizit nga Kurbini, nėna e komandantėve tė forcave tė rezistencės kundėrkomuniste nė Shqipėrinė e Veriut dhe Kosovė, trimave: Kapidan Dr. Mark dhe Llesh (Sandėr) Gjomarkut, tė vrarė heroikisht nė pėrleshje me forcat komuniste nė malet e Mirditės. Kjo malėsore fisnike kaloi gjithė jetėn nė kampet e internimit deri mė vdekjen e saj nė Savėr tė Lushnjės, mbas 24 vjet internimi nė moshėn 83 - vjeēare.

Por persekutimi vijon, me vajzat e Kapidan Gjonit: Marta Gjomarkaj (1916-2006) dhe martirja e gjallė Bardha Gjon Markagjoni (1945). Gjithashtu jetė plot vuajtje kaloi Marta, qysh prej vitit 1945, gruaja e Kapidan Dr. Mark Gjomarkut, e cila u paralizua nė kampet e pėrqendrimit (internim) bashkė me fėmijėt: Kristinėn, Ēelestinėn dhe Gjonin. Ajo ndėrroi jetė nė kapin e internimit, mbas 30 vjetėve, nė vitin 1974.

Duhet thenė, se gjatė leximit tė librit, qė ende pikon dhimbje, pėr ēdo lexues me gjak shqiptari. Autorja Saraēi, ka parasysh dhe njeh shumė mirė Derėn e famshme tė Kapidanit tė Mirditės, qė nuk mundėn t’a nėnshtrojnė pėr 500 vjet me topa, jeniēerėt barbarė tė ushtrisė otomane (Sulltanėt e Stambollit), mundi t’ia bėnte pėrbindshėm “shqiptari” komunist i ideologjisė bolshevike - Derės sė Kapidanit tė Mirditės, qė ishin ndera dhe krenaria e gjithė kombit tonė.

Nė mesin e shumė bijave shqiptare, qė qysh nė rininė e saj rroku pushkėn pėr bashkimin e trojeve etnike shqiptare dhe kundėr vendosjes me dhunė tė sistemit komunist nė Shqipėri e Kosovė, ishte edhe sokolesha sypatrembur heroina mė e madhe e tė gjithė kohėrave Marie Shllaku (1922-1946).

Studiuesja Saraēi, i kushton njė vend tė rėndėsishėm bijės sė Shkodrės dhe martires sė Kosovės Marie Shllaku nga f. 218-224. Kjo trime fisnike ishte e vetmja femėr shqiptare, qė vepronte nė malet e Kosovės, sėbashku me trimat e 50 ēetave antiserbe e antikomuniste. Edhe pėrpara gjyqit komunist shqiptaro - serb, qė e denoi me pushkatim, ajo ripėrsėriti moton e saj: “Gjithēka pėr Kosovėn dhe gjaku im t’u bėftė dritė!”  

Dhimbje

  Libri i ri i hulumtueses sė palodhur Fatbadha Saraēi, mund tė them me bindje te plotė, se ėshtė njė ndėr arkivet e mbushur me dhimbje nga mė tragjiket pėr femrėn shqiptare. Vepra nė fjalė, ėshtė e vetmja nė llojin e vet, qė tėrėsisht i pėrkushtohet vuajtjeve tė papėrshkrueshme tė nėnave, nuseve, vejave, jetimėve, vajzave tė reja dhe adolishenteve, foshnjeve dhe plakave nėn diktaturėn mė tė egėr tė rregjimit komunist nė Shqipėri gjatė viteve 1944-1990.

Ēdo faqe, rresht dhe fjalė e peshuar shumė me kujdes nga hulumtuesja, ėshtė njė pėrmendore e pavdekshme, qė pėrjetėson vuajtjet e tmerreshme 47-vjeēare, tė shtresės sė dhimbshme tė gjinisė femrore, e cila ėshtė etiketuar shpesh me cinizėm dhe pėrbuzje totale nga koha e diktaturės komuniste, si: “Armiq tė popullit shqiptarė!”, “Shtresė e lidhur me imperializmin amerikan dhe socialimperizmin sovjetik!”, “Vajza e gra tė klasave tė pėrmbysura!”, “Agjentė tė fuqive tė huaja!”, “Mbėshtetės tė reaksionit ndėrkombėtar!”, “Bija pinjolle tė bejlerėve dhe agallarėve!”, etj., dhe gjatė gjyqeve tė inskenuar, njerėzit e zgjedhur tė partisė komuniste, qė mbushnin sallėn kėrkonin dėnimin kapital pėr ēdo vajzė dhe grua shqiptare nacionaliste, duke bėrtitur me histerizėm: “Plumbin ballit!”, “Varje nė litar!”, “Burgim tė pėrjetshėm!”, “Poshtė trathtarėt – plumb, plumb, plumb!” etj.

Unė nuk kam dėgjuar e lexuar asnjėherė, qė tė jetė bėrė njė trajtim i tillė, kaq mizor plakave tė sėmura dhe foshnjėve tė paushqyera, grave dhe vajzave as nė periudhėn e skllavėrisė, as nė kampet naziste, madje as nė rregjimet e tjera komuniste tė Europės Lindrore apo nė vendet komuniste sot nė Afrikė apo Amerikėn Latine.

Mendja njerėzore, nuk mund tė konceptojė se si ka mundėsi, nė Shqipėri, pėr arsye tė bindjeve tė ndryshme politike, ekonomike e shoqėrore tė persekutohen foshnjet, gratė shtatėzėna, plakat e tejmoshuara (me njė koleksion sėmundjesh), e nė pėrgjithėsi bota femėnore, qė ėshtė gjinia mė e dobėt dhe e brishtė, mė i ndjeshėm, mė i dashur, mė i pafajshėm e mė i parrezikshėm, nė aspektin e shoqėrisė njerėzore; NĖNA, kjo fjalė fisnike dhe e dashur si riprodhuese e jetės njerėzore, e tė mbahen 10, 20, 30, 40 e mė shumė vite nė burgje, njė jetė tė tėrė tė internuara (nė kushte mė ēnjerėzore), tė lindin dhe tė rriten nė kampet e internimit dhe mundimeve, pa njohur dhe ndjerė asnjė mirėsi tė shoqėrisė njėrėzore; pėr tė vetmin faj, se dėshtėn si dritėn e syve Lirinė, Demokracinė, Pėrparimin e Shqipėrisė, pėrkrah familjes sė madhe tė Europės Perendimore dhe kampionin e vlerave tė demokracisė botėrore: Shtetet e Bashkuara tė Amerikės…

Bota, ende sot nuk ka njė ide tė qartė mbi llojin e persekutimit mė barbar, qė iu bė femrės shqiptare panderprerje nga rregjimi komunist pėr 47 vjet me radhė. Prandaj, mendoj se ėshtė detyrė e institucioneve pėrkatėse, qė kjo DHIMBJE (e autores si pjesė e kėsaj dhimbje) tė pėrkthehet nė gjuhė tė huaja, nė mėnyrė qė tė njohin bota rregjimin mė antinjerėzor tė diktatorit Enver Hoxha.

Nga ana e tjetėr, bota mund tė njoh dhe tė ketė parasysh, se sundimi i komunizmit nuk solli asnjė tė mirė pėrveē dhunės, erės sė gjakut dhe viktimave tė pafajshėm. Deri mė sot, nė vendet komuniste janė vrarė mbi 100 milionė njerėz tė pafajshėm, midis tė cilėve pėrfshihen edhe femrat heroina shqiptare, qė e bėnė jetėn fli, pėr triumfin e idealeve tė shenjta tė lirisė dhe demokracisė nė vendet e tyre.

Kėto janė nėnat, motrat dhe vajzat shqiptare, tė cilat e mbajtėn moralin gjithnjė lart, tė panjollosur, jo njė ditė, javė, muaj apo vit, por njė jetė tė tėrė, nė kushte mizereje. Ato ditėn tė qėndrojnė stoike, duke banuar nėpėr kasolle me familjet e pėrgjysmuara tė tyre, nė baraka me dėrrasa dhe llamarinė, pa ujė e pangrohje, pa ndriēim e pa banjo, duke u pėrballur me punėt mė tė rėnda fizike, mes urisė dhe etjes, mes tė ftohtit tė madh e vapės sė padurueshme; me humbjen e njerėzve mė tė afėrt e tė dashur, shumica e tė cilave mbetėn varrė-humbur...

Dhe ėshtė pikėrisht ky qėndrim stoik gjatė njė jete tė tėrė, qė e mbajti lart moralin e tyre, duke mbetur sot nderi, krenaria dhe lavdia e kombit shqiptar.

Duke ardhur nga kjo bashkėsi vuajtjesh tė pėrgjakshme, autorja Fatbardha Mulleti Saraēi, vendos njė lule nė panteonin e nderit, lavdisė dhe krenarisė sė femrės martire shqiptare nga viti 1944-1990, duke kryer me fisnikėri dhe modesti njė detyrė shpirtėrore dhe humane, ndaj sė cilės tė gjithė pėrulemi me respekt.

T. Mrijaj, New York