Nėnshejt, edicioni i parė i guidės “Mirdita turistike 2008”
Ėshtė
zhvilluar ditėn e sotme edicioni i parė i Guidės “Mirdita turistike 2008”.
Ėshtė njė program i hartruar prej njė
viti nė strategjinė e zhvillimit turistik qė ka pikėsynuar departamenti i
kulturės nė bashkinė Rrėshen si dhe pallati i kulturės
“Mirdita”
nė bashkėpunim me Forumin e Zhvillimit tė Zonave Malore dega Mirditė, pėr t’i
dhėnė impuls zhvillimit tė turizmit si element ndjellės pėr historinė, kulturėn,
folkun, jetėn tradicionale dhe resurset e krahinės pėr tė huajt dhe vizitorė tė
tjerė vendas.
Si edicion i parė, nė saj tė njė
bashkėpunimi nė projekt mes Axhensisė sė Zhvillimit tė Zonave Malore (MADA) dhe
bashkisė Rrėshen si dhe disa faktorėve tė tjerė, ėshtė realizuar shtegtimi
guidistik nė bashkėpunim me njė pjesė tė stafit tė makinave tipike tė
Rrelly-Albania, tė cilat kanė demonstruar nė mėnyrė perfekte ecjen nėpėr rrugėt
malore tė Mirditės, kryesisht zonės sė Oroshit.
Stacionet
Stacioni
i parė” Gėziqi
Makinat e vėna nė rrjesht qė nga ato
tė Rrell-it, pėrfaqėsues tė MADA-s, drejtues tė bashkisė, artistė, krijues e
studiues, tė shoqėruar
nga
makina tė policisė janė ndalur tek Kisha e Gėziqit, ku ka folur pėr epiqendrėn e
shtetit tė parė tė Arbrit studiuesi Ndue Dedaj, duke bėrė me dije rėndėsinė e
kėtij vendi jo vetėm pėr Mirditėn por dhe pėr Shqipėrinė dhe pikėrisht stema e
Arbėrit e gjetur nė kėtė vend, ruhet sot nė muzeun historik kombėtar si dėshmi e
autencitetit tonė.
Kanė pėrshėndetur pėr kėtė nisje turi
turistik dhe kryetari i bashkisė Rrėshen Gjon Dedaj, i cili ka falenderuar tėrė
aktorėt e kėsas dite tė mrekullueshme, ashtu si dhe drejtori i MADA-s Shkėlzen
Marku, duke theksuar projektet e kėtij axhensioni pėr zhvillimin tėrėsor tė
zonave malore ashtu si dhe veprimtari tė tilla promovuese tė rajoneve si Mirdita
e bukur malore.
Stacioni
i dytė: kalimi nėpėr autostradė
Pas
njė ndalesse tė shkurtėr nė Shpal tek vendi i kuvendeve tė famshme, karvani
turistik i prirė nga RRELLY ALBANIA, ka shtegtuar pėrmes disa kilometra tė
autostradės sė re duke kundruar dhe urat e bukura vepra gjigande arti nė Reps,
dhe mė pas pėr tė kaluar nėpėr fshatrat e Oroshit, Lgjini, Bulshari dhe mė tej
pėr Nėnshejt. Njė nga pamjet vėrtetė befasuese pas mjegullės sė davaritur pas
shiut tė natės, e tėrė fshatrave tė Oroshit, grykės dhe abacisė e deri thellė nė
luginėn e Fanit tė Vogėl ku shiheshin gjurmėt e plota tė autostradės. Foto tė
lira dhe ecje ėt vrullshme me makinat sportive, kanė qenė nė imazhin e kėsaj
pjese shtegtuese.
Stacioni
i tretė: Tek Ultinjtė e Nėnshejtit
Ultini
i Nėshejtit, i mbjellur nga fretėrit e bardhė benediktin tė ardhur nga Roma kėtu
e 900 vite mė parė janė vizituar nga grupi shtegtues. Edhe pse i moēėm dhe
thuajse i “plakur”, nė grahmat e fundit, njė mrekulli mė vete pėr nga pozicioni
i vendosjes nė Qafėg Shejt. Studiuesi Bardhok Pulaj nė rolin e ciceronit ka spje guar
gjithė historinė e tyre si dhe ansamblit kishtar nė kėtė vend magjepsės pėr nga
historitė dhe pamja piktoreske, me sa duket aq e gjetur nga bendiktinėt e
hershėm, qė e kishin moto tė tyre “Lutu dhe puno”, dhe i mbillnin kėto pemė si
fara tė besimit. Dhjetra foto janė bėrė aty.
Mė tej ka folur dhe drejtori i
shėrbnimit pyjor Lek Marndrea, i cili ka bėrė tė ditur se kjo bjeshkė ėshtė
shpallur Park Kombėtar nėn mbroijtje dhe se pėr kėtė gjė do tė aplikohen disa
projekte rivitalizmi tė tryre aq mė tepėr qė njė pjesė do tė jenė komunale.
Mbetet e rėndėsishme qė kėto pyje tė ruhen nga prerjet dhe sidomos nga zjarret,
pasi e tėrė kurora e Nėnshejtit deri nė thellėsi tė pyjeve tė Fanit dukej e
djegur dhe e pėrzhitur nga flaket e vitit tė kaluar.
Stacioni
i tretė: Fushė Lugjet
Mė
pas ka qenė njė shfaqje spontane e rrallė e katėr makinave tė Rrelly-Albania nė
Fushat Lugje, kur djemtė e guximshėm nė mes tyre Spartak Marku dhe Edi Koslli
me
origjinė nga Rrasfiku kanė performuar skena vėrtetė magjepsėse me shpejtėsitė
skėterrė dhe ngjitjet thuajse alpine me makinat e tyre nėpėr livadhe Spartak
Marku, i financuar direkt nga kompania e njohur e gazoileve Alpet, ėshtė mbajtės
i vendit tė dytė nė garat e Rrelly-Albania dhe kėtu ka treguar se e meriton njė
vend tė tillė, me ngjitjet e frikshme qė ka bėrė nė kodrat e Fushė Lugjes si
specialist perfekt, por nuk kanė mbetur mė pas dhe shokėt e tij qė kanė dhuruar
kėnaqėsi jo vetėm pėr shtegtuesit por dhe pėr ēobanėt qė veronin bagėti tė
shumta nė kėtė vend tė mrekullueshėm.
Stacioni i
tretė: ritet e dasmės mirditore:
Nėnshejti
ėshtė mbledhur i tėri si nė njė dasėm. Njė dasėm qė bėhej nė zakon tė tė parėve.
Oborri
i burrit bujar dhe fisnik Gjetė Ndoj ka pritur “dasmorėt e ansamblit Mirdita”,
njė stilizim perfekt i kėtij riti kaq tė bukur burimor dhe ndonėse spontan i
performuar nė shkallė tė lartė pėrsosmėrie nga trupa e artistėve tė kėtij
ansambli, me nusen me duvak mbi kalė, krushqit burra, nėnėn e nuses, tė zotin e
shpisė e me rradhė. E gjithė kjo ėshtė gėrshetuar me ushqimin bio nė natyre nė
sofra, pritja e krushqeve dhe sajdisja e nuses (valltarja dhe gazetarja Pranvera
Ndoj), e deri kėngėt e bukura tė kėtij ansambli qė nga kolazhe dasmash e me
radhė.
Po aty nė atė ambjent kaq tė kėndshėm
dasme, ėshtė bėrė degustimi i pijeve tradicionale ku ėshtė shquar
vera
dhe rakia e kantinės “Arbri” me president Farn Kacorri, si dhe pijet medicinale
si dhe bimė tė tilla nga mjeshtri i kėsaj fushe Nikoll Pershqefa. 40 lloje
ilacesh mjekėsore popullore tė mbledhura nėpėr malet e Mirditės janė preznatuar
aty, ashtu si dhe ushqimet bio po tė traditės. Ushqimi i pėrdorur ka qenė i
vendit deri tek kosi, djathi, qumėshti i tundur, mishi, mjalti e me rradhė.
Miss
bjeshka e Oroshit
E bukur dhe shumė e mirpritur ka qenė
sfilatimi i bukurosheve tė bjeshkės ku nėn ritmin e muzikės orkestrale mirditore
kanė sfiluar me rrobat mirditore disa vajza. Me njė votim publik ėshtė
pėrzgjedhur dhe Miss Bjeshka, pėr guidėn “Mirdita turistike 2008”. ajo ėshtė
Alvarita Preci, studente nė Universitetin e Tiranės, ndėrsa nė vend tė dytė
Pranvera Ndoj, studente e sapodiplomuar nė gazetari. Pėr fitueset Kantina e
verės Arbri ka ndarė dhe vlera tė vogla financiare duke hapur kėshtu shtegun e
njė promocioni tė tillė tė bukurisė mirditore.
Nė ritmet e kėngės “Si vendlindja jonė
nuk ka” ėshtė pėrmbyllur
gjithė
aktiviteti i vecantė guidistik, nga tė rrallėt e kėtij lloji qė zhvillohen nė
Shqipėri.
Nė fund tė veprimtarisė guidistike
grupi shtegtues ėshtė ndalur tek Abacia e Famshme e Oroshit ku ka folur Bardhok
Pulaj rreth historisė sė kėsaj abacie ku shėrbej i pėrndrituri abat Prend Doci.
Po ashtu njė historik i shkurtėr ėshtė bėrė pėr derėn e Kapidanatit si dhe
internatin e Grykė Oroshit.
Organizimi:
Punuan pėr realizimin e kėtij shtegtim
me tė gjithė elementėt e tij, moderator Gjergj Marku, drejtues i pallatit tė
kulturės “Mirdita”, Gaspėr Topollaj, kordinator i Forumit tė Zhvillimit
tė Zonave Malore nė Mirditė, Gjovalin Ndoj, mėsues, banor i Nėshejtit, Lin Kiku
nė pultin fonik dhe DJ, si dhe njė staf ndihmėsish tė tjerė nga fshati Nėnshejt,
i cili ka ditur tė pėrcjellė njė veprimtari guidistike tė rrallė nė fshatin e
tyre, qė padyshim shumė shpejt do tė bėhet pritės i turistėve tė vendit tė huaj
dhe tė vendit pas promocionit qė do tė bėhet edhe nga gazetarė tė shumtė qė
ishin pjesėmarrės nė kėtė veprimtari turistike. 26.07.08
A. Ndoja |