|
DISA
TAKIME ME GRATĖ E FSHATIT
Bordi i shoqatės”Gruaja
pėr Progres” pas pėrfundimit tė projetit pėr shėndetin riprodhues,projekt
ky i iniciuar dhe reaizuar nga shoqata CRINALI, u mblodh dhe analizoi
punėn e bėrė,ēfarė u arrit nga projekti,efektet konkrete tė tij dhe ē’duhet
tė bėjmė pėr tė ardhmen.
Pėrfitimet e grave nė
seancat trejnuese u konsideruan shumė tė vlefshme.Pėr kėtė u pa e
domosdoshme qė kėto lloj trejnimesh tė bėheshin edhe me gratė e zonave
tė afėrta dhe tė largėta. Mjeket,anėtare tė shoqatės,shprehėn
gatishmėrinė pėr tė pėrgatitur tema pėr shėndetin e gruas dhe pėr t’i
punuar ato nė mėnyrė vullnetare.
U vendos qė tė fillohej
ky lloj aktiviteti nė fshatin Jezull, njė fshat 4 km.larg qytetit
Rrėshen.
Me datėn 07.12 2006
aktivistet e shoqatės shkuan nė kėtė fshat pėr tė bashkėbiseduar rreth
problemeve tė shėndetit tė gruas dhe pėr probleme tė tjera qė
shqetėsojnė kėtė kategori tė shoqėrisė.Nė mungesė tė mjekes gjinekologe,bisedėn
e zhvilloi njė mjeke tjetėr.Gratė ishin shumė tė interesuara pėr tė
marrė njohuri.
Ato ishin tė gjitha
shtėpiake dhe dukej hapur kėnaqėsia e njė takimi tė tillė qė u dha
mundėsinė pėr tė thyer monotoninė e
pėrditshme.
veē problemeve tė
shėndetit me kėto gra u diskutua edhe pėr probleme tė tjera si
mardhėniet nė familje,mardhėniet nė ēift,ē’duhet tė bėjė gruaja pėr tu
ēliruar nga mentalitetet q ė e mbajnė atė tė nėnshtruar dhe e pengojnė
pėr tė qenė vetvetja,pėr probleme tė edukimit tė fėmijėve,etjer.Biseduam
pėr mė shumė se tre orė dhe na u duk se koha kaloi shpejt.
Kuptuam se gratė kanė
shumė nevojė pėr ne,por dhe ne kemi shumė nevojė qė t’i njohim mė mga
afėr hallet e tyre qė tė mund tė bėjmė sadopak njė zbutje tė tyre.
Nė seancė morėn pjesė 16
gra.
Kėrkesat qė patėn
gratė ishin kėto:
-Tė kenė informacion tė
shkruar nė formėn e gazetės,revistės ose dhe libra ku trajtohen probleme
tė shėndetit tė gruas,apo qė kanė tė bėjnė me edukimin e fėmijėve dhe
mardhėniet nė familje.
-Njė kėrkesė tjetėr
ishte pėr tė krijuar mundėsi punėsimi tė grave pasi ato ishin tė reja
dhe qėndrimi nė shtėpi e vėshtirėsonte jetėn e tyre si ekonomikisht
ashtu dhe shpirtėrisht.
Pėr kėtė ato dhanė
mendim qė tė hapej fabrikė kėpucėsh,rrobaqepėsi ose ndonjė aktivitet
tjetėr ashtu siē ka nė Lezhė, Laē ndėrmarrje tė tilla ku janė punėsuar
shumė gra.
Kur u kėrkuam
bashkėpunime tė mėtejshme ato ishin tė gatshme, por kur u thamė se
aktiviteti i radhės do tė jetė njė mbrėmje dėfrimi, na thanė kjo nuk
realizohet.
Kuptuam se kėto gra janė
tė shtypura disa fish nga burri, nga vjehrra, kunati e njerėz tė tjerė
tė shtėpisė. Edhe ndonjė familje qė ka shenja civilizimi, mbytet nga
mentaliteti i pėrgjithshėm. Mundėsinė pėr tu ēliruar kėto gra e shikonin
tė pamundur. Kur kjo gjendje ėshtė vetėm 4 km. larg qytetit,imagjino si
mund tė jetė nė zona mė tė thella tė Mirditės.
Grupi i shoqatės i
porositi qė tė luftojnė me durim dhe vazhdimisht pėr tė drejtat e tyre
dhe u premtoi se sėshpejti do tė realizojė njė mbrėmje me to, duke
triumfuar me guxim mbi mentalitetet frenuese.
Nė muajin korrik 2007,
takime tė kėsaj natyre u organizuan nė fshatrat Gėziq, Ndėrfushas dhe
Ndėrfanė.
Edhe nė kėto fshatra
takimet u mirėpritėn nga gratė. Na falenderuam qė u krijuam njė mundėsi
pėr tė dalė nga shtėpia dhe pėr tė qėndruar pak kohė nė shoqėrinė e
njėra-tjetrės. Vumė re qė edhe kėtu gratė kanė nevojė pėr informacion
rreth shėndetit tė tyre dhe problemet sociale janė tė shumta.
Nė kėtė zonė krahas
halleve tė tjera jetėn e gruas e vėshtirėsonte mungesa e ujit (tė
pijshėm,pėr larje dhe pėr vaditje).
Pjesėmarrja e grave
nė kėto takime qe e mirė.
Nė Gėziq morėn pjesė 27
gra.
Nė
Ndėrfushas morėn pjesė 12 gra.
Nė Ndėrfanė
morėn pjesė 14 gra.
Deri tani nė zonėn e
fshatit janė trejnuar 69 gra. Ėshtė pozitive tė theksohet se ato ishin
tė gatshme pėr tu organizuar pėrsėri nė takime dhe pjesa intelektuale (mėsuese,infermiere)
u angazhua pėr tė bėrė vetė takime tė kėsaj natyre.
Me aktivitete tė kėsaj
forme duam tė shtrihemi nė tė gjithė zonėn e rrethit Mirditė.
Pengesa mė e madhe ėshtė
mungesa financiare, pėr tė pėrballuar tė paktėn udhėtimet. (puna ėshtė
vullnetare nga anėtaret e shoqatės)
Organizuan dhe realizuan
kėto takime: -Marie Dodaj kryetare e shoqatės
-Drane Kola mjeke,ant.e
bordit
-Marie Brozi ant.e
bordit
Kėrkesė pėr ndihmė
financiare: -
Drejtuar cilitdo qė mendon se gruaja ėshtė forcė e rėndėsishme e
progresit shoqėror.
Qė tė realizojmė
objektivat nė vazhdimėsi na nevojitet ky buxhet:
1-Qera pėr qendrėn e grave 1500euro
2-Pagesa e njė
psikologeje qė tė shėrbejė nė qendėr 1500euro
3-Pėr tė organizuar seanca trajnuese nė ndihmė tė grave nė tė gjithė
rrethin 2000euro.
Nėse
dėshironi tė kontribuoni, kontaktoni nė adresėn: prog_gr@yahoo.com
Faleminderit nga
Bordi i shoqatės
|