|
Diskutohet plani urbanistik i Bashkisė
Rrėshen
Me synimin pėr tė pėrmbushur nevojėn e
lindur pėr zona urbane
tė sistemuara dhe tė zhvilluara tashmė jo
kaotikisht, bashkia Rrėshen organizoj kėto
ditė njė takim publik me qytetarėt rreth
planit urbanistik tė territorit tė saj.
Projekti i planit rregullues tė Rrėshenit u
mundėsua nga shoqata spanjolle APRODEL, e
cila ka futur nė proces financimi e
udhėheqje plane tė tilla pėr Lacin, Rubik
dhe Rrėshen. Nė hollin e pallatit tė
Kulturės u vendosėn posterat e detajuar nga
projekti, pėr tu vizituar nga
qytetarėt,ndėrsa nė sallė gjithcka u kalua
nė videoprojektor shoqėruar me sqarimin e
inxhinierit tė studioes MAX XII, Maksim Kola,
i cili spjegoj punėn e bėrė, detyrėn e
projektit, zgjidhjet e dhėna pėr njė
territor tė zhvilluar harmonikisht nė
perspektivė.
Arkitekti Kola, spjegoi se sot
ka lindur nevoja, qe te vendoset ne qender
te planifikimit territorial objektivi i
tuteles dhe i vleresimit te ambjentit
natyror dhe historik, si
garanci per te
ardhmen e mundshme, per te mbrojtur
degradimin progresiv te ambjentit qe
kercenon te shkaterroje mundesine e jetes se
brezave qe do te vijne, si rrjedhoje dhe
rezervave per zhvillimin ekonomik.
Projektimi sot i nje qyteti dhe i nje
territori te pershtatshem do te thote
perballimi ne menyre te kenaqshme i
kerkesave te qytetit dhe territorit te tij,
si dhe perjetimi i cilesise ambjentale si
perparesi.
Eshte gabim te mendohet se, vetem neqoftese
garantohen disa kushte te caktuara
investimi, grumbullimi, punesimi, atehere
mund dhe duhet te ndermerren objektiva per
nje permiresim te ndjeshem te mjedisit.
Duhet madje te kthehet ne te kundert,
pikerisht ne udhezimet qe ka dhene Komiteti
Ekonomik Europian qe cilesia e mjedisit
eshte kusht thelbesor per zhvillimin
ekonomik.
Mė pas Kola ėshtė ndalur imtėsisht nė
PERMBAJTJEN E PUNES PROJEKTUESE TE FAZES SE
PARE, DETYRA E PROJEKTIMIT; QELLIMI I
HARTIMIT TE PLANIT RREGULLUES TE
PERGJITHSHEM TE QYTETIT RRESHEN, PROPOZIMET
E KOMUNITETIT,etj.
Ai theksoj se E ARDHMJA E BASHKISE
MBESHTETET NE 3 PIKA TE FORTA:
1.Te qenurit e Bashkise si Qendra
Administrative e Mirdites, ku prirja e
njerezve ka qene per te jetuar dhe ne te
ardhmen ne menyre te qete e te sigurte.
2.Zhvillimi turizmit malor dhe historik do
te bente te mundur rritjen ekonomike te
banorve te zones dhe krijimin e nje
infrastrukture moderne.
3.Ndertimi i nje zone industriale te
rendesishme ne nyjen e bashkimit te dy
akseve rrugore kombetare dhe nderkombetare,
sic jane Tirane-Prishtine, me nje nga
arteriet e rruges se Arbrit. Kjo do te
sillte hapjen e bizneseve te medhenj ne
territorin e bashkise nga vendas, nga
qytetare te qyteteve te tjera dhe te huaj,
do te sillte punesim dhe rritje te vleres se
tokes.
Mė tej duke dhėnė detaje pėr zhvillimin e
zonave tė vecanta, ėshtė ndalur nė KRITERET
E PLANIFIKIMIT TE ZONES industriale si ekonomike,
funksionale, ekologjike dhe peisazhistike.
Pas analizės sė arkitetkti projektues, janė
bėrė pyetje nga salla dhe berė komente tė
shumta. |