|
Festa e Pavarėsisė sė Shqiptarėve,
artistė mirditas nė ditėn e kulturės nė
Prizren.
Njė
bashkėpunim i frytshėm mes Lidhjes sė
Shkrimtarėve dhe Artistėve tė Mirditės dhe
Komunės sė Prizrenit, ka bėrė qė festa e
Pavarėsisė sė Shqiptarėve tė njohė njė
dimension ndryshe nė kėtė qytet. Ora 11.
00 kur ishte paralajmėruar
deputimi i artistėve dhe shkrimtarėve
mirditas bėri qė holli Qėndrės Kulturore tė
Prizrenit tė tejmbushej me vizitorė tė
shumtė, qytetarė dhe intelektualė tė kėtij
qyteti. Madje edhe pėrshėndetja e kryetarit
tė Komunės sė Prizrenit z. Ramadan Muja e
cila ishte parashikuar nė kėtė orė, u bė e
pa mundur pėr shkak tė fluksit tė qytetarėve
qė ju afroheshin stendave me rreth 67
piktura, ndonėse vetė kryetari ishte
pjesmarrėsi VIP nė tė gjithė aktivitetin.
Njė aktivitet i tillė u bė i mundur falė
mbėshtetjes se Drejtorit tė Kulturės nė
Komunė dhe z. Kujtim Gashi dhe Televizionit
tė Prizrenit i cili ditė mė parė kishte
paralajmėruar njė aktivitet tė tillė nė
ditėn e festės mė tė rėndėsishme tė
Shqiptarėve. Nė njoftimet deri edhe me ftesa
me anė fletpalosjesh tė shpėrndara nė
institucione dhe banesa, njoftohej edhe pėr
promovim nga krijimtaria e autorėve
mirditash si Preng C. Lleshi, Bardhok Pulaj,
Gjon Marku, dom Ben Zymi etj. Nė mėnyrė
krejt vullnetare drejtori i kulturės Kujtim
Gashi kishte dėrguar nė shtyp dhe prodhuar
njė katalog tė cilėsisė sė lartė ku nė tė
pasqyroheshin rreth 67 piktura tė piktorit
mirditas z. Pjetėr Marku.
Ceremonia.
Rreth
5 minuta para orės sė parlajmėruar edhe nga
titrat e tv-Prizrenit, qindra qytetarė janė
tubuar nė sheshin para qėndrės kulturore tė
qytetit. Ishin kėta qė thyen klishetė e
vazhdueshme me fjalime dhe program tė
detajuar nė cdo hap. Me tu hapur porta
qindra qytetarė kanė vėrshuar nė holl, nė
qėndėr tė cilit shpalosej ekspozita nė
pikturė e z. Pjetėr Marku. Piktori i
mirnjohur nė Kosovė z. Demush R. Avdimetaj
tha se “shpirti e magjia krijuese, e
bukura, kreativiteti shprehės tek artisti
Pjetėr Marku shfaqen pamje tė shėnura tė
cilat e rrethojnė gjitnjė nė ambientet e tij
jetėsore me tone dhe gradacione tė ngrohta
nėpėr kohė ditė dhe vite. Cdo vepėr e tij
duhet vlerėsuar dhe cilėsuar me efektet
artistike dhe tė shpėrfaqura me ngjyra tė
forta, masive, lėvizje tė brushės, me tė
cilėn evokon gjuhėn identiteti shprehės nė
botėn e tij pikturale”. Ndėrkohė qė
drejtori i televizionit kombėtar z. Mefail
Bytyqi tha se ėshtė i impresionuar nga
interesimi i artdashėsve prizrenas pėr
kulturėn e Mirditės, dhe autorėve prezantues
tė saj. Artistė, piktorė vėndas por edhe
intelektualė tė ndryshėm u shprehėn me
superlativa pėr atė qė realizohej nė hollin
e kulturės, ndėrkohė qė disa televizione tė
Kosovės ndiqnin kėtė veprimtari e cila u
konsiderua e suksesshme.
Mė
pas aktiviteti u spostua nė ambientet e ku u
mblodh Lidhja Shqiptare e Prizrenit, ku
autorė mirditas si Bardhok Pulaj, Ndue
Oroshi, Preng C. Lleshi, Gjon Marku
paraqitėn pjesė nga krijimtaria letrare e
tyre. Nga artistė prizrenas dhe mirditas u
ra dakort qė aktivitete tė tilla tė ishin sa
mė tė shpeshta pasi vetėm nė kėtė mėnyrė
thyhen barrierat e dhunshme qė e patėn
fillesėn e tyre rreth 99 vite mė parė.
Nė fund tė aktivitetit, TV i Prizrenit hapi
studion e tij nė njė emsion kulturor ku
protagonist ishin artitėt mirditas.
Njė ditė mė parė…
Nė
Gjakovė ku gjėndet varri i njėrit prej
kontribuesve mė tė fortė pėr pavarėsinė e
Shqipėrisė, Pjetėr Ēeli i Lukes, nga Fani i
Mirditės ishte organizuar njė ceremoni
pėrkujtimore nga shoqata “Trojet e Arbrit”
dhe komuna e kėtij qyteti. Nė ora 12 nė
sallėn e qendrės kulturore tė Gjakovės,
Akademia pėrkujtimore pėr kėtė rast ka nisur
me Hymnin e Flamurit Kombėtar tė kėnduar me
mjaft finesė nga kori i nxėnėsve tė shkollės
sė Gjakovės. Mė pas e ka marrė fjalėn
Kryetari i Komunės sė Gjakovės z. Pal Lekaj,
i cili ka evidentuar luftėn heroike tė ēetės
sė Fanit tė Mirditės, pėrkrah vėllezėrve
gjakovarė, dhe nė veqanti tė Pjetėr Ēelit si
komandat, prijės dhe luftėtar.
Mė tej z. Ndue Oroshi autor i njė libri
monografi pėr Pjetėr Ēelin, nė njė referat
me kėtė rast bėri njė historik mė tė gjatė
pėr jetėn dhe veprėn e komandantit tė Fanit.
Edhe prof.
dr. Muhamet Shatri nė fjalėn e tij ėshtė
shprehur me notat shumė tė larta vlerėsuese
pėr aktivitetin e luftėtarėve tė Fanit dhe
bashkėpunimin me gjakovarėt nė luftė kundėr
pushtuesve dhe orekseve tė shovinistėve.
Nė fund ka pėrshėndetur edhe z. Pjetėr Marku
si pasardhės i komandantit Pjetėr Ēeli, i
cili i ka dhuruar kryetarit tė Gjakovės z.
Pal Leka njė prej punimeve tė tij, portretin
e luftėtarit komandat tė cetės sė Fanit.
A. Ndoja
28 nėntor
2011 |