REPUBLIKA E SHQIPĖRISĖ

BASHKIA RRĖSHEN

 

---
Home Keshilli Bashkiak Qytetar Nderi Lajmi i Fundit Dioqeza e Rreshenit
- Mirdita.net
Nendor Rreshen
H M M E P SH D
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30    

 

 
Qyteti e territori
>  
 
>  
>  
>  
 
>  
>  
>  
>  
>  
KULTURA
>  
>  
>  
>  
>  
>  

 
 Lidhjet
>  
>  

 

Ju rekomandojme  web...
> Mirdita.net
>  
>  
>  
------
Historiku
COMUNE
> Stafi
> Keshilli Bashkiak
> Gjendja Civile
> Asistenca Sociale
> Arti & Kulture
Sherbime te Qytetarit
> Formularet
> Dokumentacioni per leje dhe sheshe ndertimi
 
 
> Njoftime per tendera
> Plani i Rregullullues i Qytetit
>Komunikate per shtypin
 
 
Si dhe ku Jemi!
>

Shoqatat

> Bankat
> Shendetsia
> Arsimi
>

Ambienti

> Transporti
> Policia Bashkiake
> Tatim-taksat
> Ansambli Mirdita
> Sporti

 

 
 

 
-

 

Speciale e pergatitur nga  Gjergj MARKU

Dita e Nėnė Terezes.

Para pak javėsh thuajse po mė brakej njė e pėrditshme me tė cilėn bashkėpunoj prej vitesh, kryepekėput prej mėnyrės se si e sillte Nėnė Terezėn tek lexuesi. Ne shqiptarėt e kemi fort zakon tė idealizojmė e himnizojmė figura nė mėnyrėn mė eufomike tė mundshme, dhe kjo na ka mbetur si trashėgimi e shėmtuar me sa duket nga koha e soc-realizmit krijues, por nė rastin e Nėnė Terezes, kėsaj shqiptare pa kufinj nė botėn e humanizmit, asnjė fjalė mirėnohjeje nuk do tė ishte e tepėrt. Por pėr fatin tonė tė keq media shqiptare, edhe nė kėtė rast qė duhet tė ndjehmi mė shqiptarė se kurrė, nuk lė skutė pa gėrmuar nė “lajmin e keq”, qė nė fakt mėtojnė ta quajnė “tė mire” pėr hir tė komercializmit banal, edhe pėr kėtė shenjtore, u vrapua tė gjendej mepatjetėr diēka nė dritėhije nga dyzimet dhe mėdyshjet!

Nė fakt Nėnė Tereze ėshtė pak tė thuhet se pėrbėn atė qė e quajnė ikonė tė humanizmit, shėrbimit ndaj njeriut pa kurrfarė dallimi, shėrbimit ndaj tė varfėrve e tė lėnduarve nga sėmundjet e tmerrshme tė Shekullit. Ajo mund tė pėrkthehet nė mėnyrėn mė tė thjeshtė si njė institucion pėrbotėror i humanizmit, siē e cilėson Ndue Dedaj nė njė opinion tė kohėve tė fundit pėr gazetėn “Shqip”.

Mirdita e ka nderuar Nėnėn e Madhe me plot aktivitete kėto ditė dhe ajo qė vlen pėr tė shėnuar ėshtė angazhimi i tė rinjėve pikėrisht nė njė ditė tė tillė pėr tė rizgjuar tek njerėzit virtyte qė na i trashėgon nėnė Tereza. Veprimtari tė tilla kanė sjellė nxėnėsit e shkollave  nė Rrėshen, por dhe qendra profesionale “Shėn Jozefi” tek mjediset e katedrales.

Nė kėto veprimtari kanė pėrshėndetur monsinjor Cristoforo Palmieri, ipeshkv i dioqezės, kryetari i bashkisė Gjon Dedaj, por dhe motra tė misionit tė Nėnės Terezė me qendėr nė Shkodėr.

Nė thelb tė diskutimeve tė tyre ka zėnė vend vlerėsimi pėr atė grua tė vogėl qė nė bujari, me durim, me punė tė heshtur, ka ēliruar pėr 50 vite njė forcė tė pashkatėrrueshme. Ndėrsa nė gjithė botėn donin tė ndryshonin historinė e kombeve duke mbivendosur klasa sociale me forcėn e terrorizmit, apo me vendosjen e peshės sė ushtrisė dhe asaj ekonomike, nėnė Tereza ka shkuar nė mes tė dobėve e tė pambrojtureve (nė Indi) dhe me vendosmėri ka bėrė qė dominimi i fuqishėm anglez nuk kishte bėrė pėr 150 vite.

Nėnė Tereza, duke sfiduar ēdo frikė, paragjykim dhe kėrcėnim, ėshtė ulur nė tokė pėrkrah kėtyre njerėzve tė pafat dhe u ka komunikuar atyre gjithė dashurinė e zemrės sė saj tė vogėl dhe tė duarve tė saj.

“Shumė burra dhe gra e kanė imituar dhe vazhdojnė ta imitojnė nė misionin e saj, duke formuar Misionarėt e Bamirėsisė sė Nėnė Terezės, Motrat Misionare tė Bamirėsisė, e shumė tė tjera komunitete apo organizata nė emėr tė saj, nė imitim tė saj..”. Janė kėto fjalėt e padėr Emilios, drejtor i qendrės profesionale tė dioqezės Rrėshen, qė na kujtojnė se misioni i saj do tė mbetet mision i njė bote nė ndryshim, i njė bote qė nuk mund tė ketė drejtim tjetėr pėrvese drejt humanitetit njerėzor.

Nė kėtė event tė shėnuar, po sjellim dy shkrime tė autorėve mirditore, njėri i Ndue Dedaj, dhe njė tjetėr i botuar nė gazetėn “Mirdita” para pak vitesh nga Nikollė Loka.

 

 

NĖNĖ TEREZA SI SIMBOLIKĖ

DHE RUAJTJA NGA (SH)PĖRDORIMI.

                                                        Nga: NDUE DEDAJ

“Mė kėrkoj t’i betohesha se nuk

do ta merrja ma kurrė nė kamera...”

 

Sa herė qė na duhet tė gjykojmė pėr titujt e nderit, diplomat, ēmimet, dekorimet, pėr bustet e shtatoret, apo pėr shpalime tė tjera meritash e vlerėsimesh, nuk duhet harruar se jemi ende nėn trysninė e njė psikologjie “lindore” nė trajtimin e figurave historike, sipas tė cilės, protagonistėt, ose fundoseshin nėn dhč pėr njė mijė vjet, ose lartėsoheshin pameritueshėm, duke u glorifikuar skajshėm, thuajse pa kurrfarė motivimi tjetėr, pėrpos atij ideologjik tė kohės, si i vetmi (jo)kriter. Kjo ka funksionuar pėr heronjtė e gjallė dhe tė vdekur, Heronjtė e Popullit (edhe nga dy herė Hero) e sidomos Heronjtė e Punės Socialiste etj. Dhe rezultati dihet: askush nuk ėshtė mė nė “vendin” e tij... Aq mė tepėr kur kemi tė bėjmė me njė figurė unikale, tė papėrsėritshme e tė pėrbotshme, si ajo e Nėnė Terezės, lipset njė trajtim krejt i veēantė, qė i shkon pėrshtat natyrės, formatit dhe filozofisė sė saj. Duhet kuptuar se ajo ishte tjetėr, absolutisht tjetėr, ndaj pikėrisht ajo “tjetra” e saj, duhet tė shėrbejė si maza pėr simbolikėn qė lidhet me kėtė emėr tė pėrndritur. Se ndryshe, a do ta na e pranonte ajo atė qė ne do tė bėnim pėr tė?...

Por nė kėtė qasje na vjen nė ndihmė vetė ajo, Nėna Terezė, me njė detaj nga vizita e saj nė Shkodėr nė vitin 1991, siē na e ka lėnė tė shkruar nė rrėfimet e tij At Zef Pllumi:

“I thashė Xhenit, sekretares (sė saj):

- Merre nė fotografi. Mbasi ne nuk kemi kamera.

Ajo u pėrgjigj:

- Nuk guxoj. Profesioni im asht regjisore filmash. Bashkė me motrėn time kemi prodhue filmin “Nanė Tereza”, i cili ka marrė shumė ēmime ndėrkombėtare, por ajo u idhnue e mė kėrkoi t’i betohem se nuk do tė merrja ma kurrė kamera; mbaj njė aparat fotografik, por pa pėlqimin e saj nuk mund e marr, kupton, ka krye shqiptari e nuk i ndėrrohet...”

Vėrtet njeriu nė kėtė rast duhet tė mendohet thellė, ēfarė dhe si duhet tė bėjė me njė figurė tė tillė, qė ndonėse me shkėlqim mediatik nė tė gjithė botėn, prap se prap, kur ishte puna pėr t’i marrė pėlqimin, nuk pranonte as kamerėn, as njė fotografi tė thjeshtė?... Kuptohet, tash qė nuk e kemi mė mes nesh, meditimi rreth kėtij subjekti tė pazakontė simbolizues, bėhet dhe mė i thellė. Mbetet, pra, pėr t’u kuptuar esencialisht ajo ēka ishte nė tė vėrtetė Nėnė Tereza (njeriu, dukuria, institucioni me kėtė emėr), para se tė ndėrmerren hapa pėr kushtimet e ndryshme ndaj saj.

Uratorja poetike e Nėnė Terezės

Qysh nga fillesat, mbase dy kanė qenė kategoritė njerėzore mė nė pah, tė fortit dhe tė dobėtit. Shpesh njerėzit kanė zgjedhur pėr t’iu bashkuar asaj tė fortės, tė pushtetshmes, paēka sa e fisme ishte gjithherė ajo. Gonxhe Bojaxhiu, zgjodhi kėtė “racėn” e dytė nė fillimet e shekullit 20, pėr tė shėrbyer - nė njeriun - pa e menduar se njė ditė kjo shėrbesė e ky devocion do ta shndėrronte atė vetvetiu nė njė “Nėnė Terezė”. Ndaj shėmbėllesėn e saj, si kulmin e pėrsosmėrisė njerėzore, na duhet ta kėrkojmė atje ku gjendet fuqia e virtytit dhe jo kurthet e vesit. Nėse do tė kishte patur gjithmonė “Nėnė Terezė”, nuk do tė kishte nevojė pėr “Kanune”, pasi njerėzimi do tė kishte paqen si rregullator, qė do ta ruante nga ligėsia, urrejtja, poshtėrimi, krimi. Por mjerisht njerėzimi modern nuk e kishte humanizmin si njė fuqi tė tillė, mbisunduese, ndaj dhe kur u shfaq individi konkret, si mishėrim i shenjtėrisė, ai nuk vonoi, por e “shuguroi” menjėherė Nėnė Terezėn si fuqi tė dashurisė dhe virtytit, si mbrojtėse tė qenies sė dobėt nė zgrip tė jetės dhe ekzistencės. Andaj Nėnė Tereza ishte sa hyjnore, aq tokėsore. Atė, poeteshė, e bėri lutja dhe poezia e lutjes, qė ėshtė njė poezi universale. Poezia nėnėtereziane vjen si njė cikėl sibilash, kushtimesh, uratėsh pėr njeriun dhe virtytin: mikpritjen, ēiftin e ri martesor, fėmijėn e palindur, fėmijėn e sėmurė, tė dėbuarit, tė dėshpėruarit, refugjatėt, tė nėpėrkėmburit, tė gjymtuarit dhe tė hendikepuarit, tė burgosurin, njeriun nė agoni, kohėn e luftės, gjykatėsin, pėr shėrbimin, pėrdorimin e tė hollave, vozitėsit, punėn e pėrditshme, pėr kohėn, pėr tė gjitha kafshėt, pėr kishėn, pėr myslimanė dhe hinduistė, pėr Biblėn, pėr ata qė nuk dinė tė luten, falėnderim pėr muzikė dhe kėngė, lutje pėr atė qė mbjell, pėr engjėjt, pėr nėnėn e ardhshme, pėr atė qė lufton, pėr tė dehurit, pėrsiatje mbi lutjen, duke u kthyer nga shtėpia e atij qė po vdes, nė spital, pėr jetimėt, mbi varfėrinė, pėr tė gjitha ditėt - e gjitha poezi e mbushur me “akte dashurie”. Cili shpirt tjetėr u zhyt si ajo nė spleen-in e shekullit dhe e ngriti njeriun e rrėnuar, nė pėrkujdesje dhe nė memorie tė tė kamurve, shteteve, kancelarive, shoqatave, bamirėsive. Cili fjalim tjetėr nė atė shekull e pėrmban 73 herė fjalėn “dashuri”, sa fjalimi i mbajtur prej Saj nė ditėn e marrjes sė Ēmimit Nobėl... Njė grua qė gjithė jetėn kishte shqiptuar lutje, uratė, mirėsi dhe humanizėm tė pashoq nuk mund tė mos e shpirtėzonte akullimin e botės sė tė varfėrve pėrreth saj, pėrmes fjalės sė butė e tė shkriftė tė njė shpirti tė madh e tė dhembshuruar. Fjala e besimit dhe shpresės do tė ishte e para “rrobė” me tė cilėn do tė mbėshtilleshin ata trupa tė ngratė qė lėngonin nga mizerja e jetės. Sepse a nuk kishte qenė e para, Fjala? Duhet rrokur mė sė pari “uratorja” poetike e Nėnė Terezės, pėr tė kuptuar thelbin e saj - krijesės femėrore, qė ndonėse nuk kishte lindur kurrė fėmijė, do tė thirrej nga tė gjithė “Nėnė”...

 

Simbolika e  njė “miti” modern

 

Sigurisht qė e ka shpjegimin e vet njėfarė habie se si Nėnė Tereza po merr gjithnjė e mė shumė kuptimin e njė miti, tė vetmit mit tė kohėve moderne, ngaqė shekujt e vonė nuk i njohin, a si me thėnė, nuk i pranojnė mitet. Por nuk ėshtė faji i Nėnė Terezės pėr kėtė, pėr atė ēfarė ajo ishte, qė shekulli XX, mbase mė shumė se me ēdo emėr tjetėr, u ndėrlidh me emrin e saj. Kurrė nuk e kėrkoi adhurimin e tė tjerėve pėr personin e saj, nuk e lakmoi famėn, aq mė pak e pati shkuar nėpėr mend se pas vdekjes mund tė lumnohej e shenjtėrohej. Nėse mrekullia kishte ndodhur, i tillė kishte qenė fati i saj. Ajo ishte njė murgeshė e thjeshtė katolike shqiptare qė u nis nėpėr botėn e trazuar tė atij fillim-shekulli pėr tė bėrė zanatin e saj tė shenjtė, t’u shėrbente mė tė sėmurėve dhe mė tė varfėrve tė Azisė sė largėt, leprozėve e skamnorėve tė Indisė. Kėtė kishte ditur tė bėnte ajo si askush tjetėr, ky kishte qenė misioni i saj, sepse kjo dhe kishte qenė thirrja qė i ishte bėrė prej provanisė sė shenjtė... Tė gjitha tė tjerat nuk u bėnė pėr atė, pėr figurėn e saj, por me sa duket koha moderne kishte nevojė pėr njė imazh njerėzor tjetėr nga ai i “miteve” bashkėkohore tė politikės, kulturės, globalizmit; ndaj gjithēka qė iu mvesh emrit tė saj, nė fakt u bė se qytetėrimit modern i mungonte njė simbol ndryshe, tjetėrsoj. Dhe ky simbol do tė ishte njė fytyrė e pėrvuajtur njerėzore, nėn njė rrobė misionare, veshjen e bardhė me vija blu tė murgeshės katolike - motrave tė Urdhrit tė Nėnė Terezės, siē thirren tashmė gjithandej nėpėr botė nė qindra qendrat e tyre. Cila grua tjetėr mund tė shkaktonte vėmendje sa murgesha shqiptare e misionit tė pėrbotshėm tė Kalkutės? Cila mund tė kishte aq pranim e ndikim tek presidentėt, mbretėrit, baronėt, bosėt, klerikėt, industrialistėt, yjet e kinematografisė, sa ajo grua, mė e thjeshta dhe mė e “padukshmja” e rruzullit? Cila mund tė dilte nė podiume dhe pas fjalėve tė saj tė binte heshtja miratuese, si tė kishte folur diēka e pėrtejme. Kishin ligjėruar nė kėtė botė gra nga mė tė shquarat e kohėrave, Zhan D’Arka-t, konteshat e mbretėreshat nė zė, por kishte munguar ajo, murgesha katolike e bamirėsisė sė pafundme, qė u ngrit nė “rang” me Papėt dhe mbi Papėt.

Nuk ishte Nėnė Tereza qė kishte nevojė tė lumnohej, vetė njerėzimi i ri kishte nevojė pėr lumnim e shenjtėrim. Nėnė Tereza hyri furishėm nė memorien e tij, sepse ishte shėmbėlltyra mė e pėrkryer e humanizmit, nė njė qytetėrim modern, kur luksi i shfrenuar, ndarjet e mėdha nė tė varfėr e nė tė pasur, kishin krijuar njė strukturė sociale, qė kishte nevojė pėr njė model dhe moral tė ri. Dhe epoka e sotme nuk gabon nė shenjtėrimin e dikujt qė e paqton botėn duke ndrequr e shenjuar nė vizionin e saj, ashtu siē nuk epet nė linēimin e ndalimin e dikujt tjetėr, qė nga fshehtėsia e shpellave aziatike terrorizon frikshėm njerėzimin e shekullit XXI.

 

Ruajtja nga teprimi (shpėrdorimi)

 

Njerėzimi i hershėm ka njohur shenjtėrime tė mėdha, pėrgjatė mijėvjeēarėve, por ai i mėsua me shenjtėrimet e veta, kurse sot ka ku e ku, qoftė dhe pa fjalė, pakėz ngurrim, pakėz hutim, pakėz dyshim... A thua mos po e teprojmė padashur me kėtė Nėnė Terezėn? Meraku ėshtė njerėzor, sensi i masės gjithashtu, por ndodhka tė buisin ngjarje, qė rėndom thuhet se nuk kanė nevojė pėr koment, po qė nė tė vėrtetė krijojnė gjendje tė re ndėr-njerėzore dhe njė gjendje e tillė ėshtė dhe madhėshtia e pakufishme e veprės sė Nėnė Terezės. Shtatorja e saj i ka kaluar pėrmasat e feve, besimeve, religjioneve, ndaj si katedralja e re nė emrin e saj (Prishtinė), si ndonjė “katedrale” tjetėr jo prej muresh e kompanjelėsh, janė nė mishėrim tė simbolikės nėnėtereziane. Ndėrkohė qė nuk do tė kishte kuptim tejkalimi, teprimi: si tė thuash ngritja gjithkund e shtatoreve apo pagėzimi me emrin e saj i institucioneve apo shesheve, pėrpos atyre qė kemi, pasi vetė ajo nuk do t’i pranonte “nderet” e tepėrta.

Filozofia e misionares sė madhe ishte pėrkushtimi dhe pėrvujtėria, shėrbesa dhe jo duku, ndaj na duket e padenjė tė bihet gjer nė situata groteske, si disa vite mė parė, kur nė njė qytet mblidhen pėr t’i vendosur emrin e Nėnė Terezės njė shkolle, e cila kishte patur mė parė emėr tė “ideologjizuar”. Pas mbledhjes dolėn para mikrofonit dy palė kėshilltarė bashkiakė: po, pėr emrin e ri tė shkollės kemi rėnė dakord, si kėshilltarėt socialistė, si kėshilltarėt demokratė... Dhe e kishin seriozisht kėtė gjė tė nderuarit kėshilltarė, nisur mbase nga fakti se pėr asnjė emėrtim tjetėr nuk kishin rėnė nė ujdi deri atėherė. Ja, pra, qė Nėnė Tereza pėr t’u pranuar nė njė shkollė duhej tė merrte miratimin e dy palė kėshilltarėve lokalė (!), si tė kishte qenė ndonjė “Heroinė e Punės Socialiste” apo “Martire e Demokracisė”, qė mund tė kontestohej nga pala tjetėr. Dihet se ēdo teprim shpie nė keqpėrdorim dhe nė Shqipėri kjo ėshtė njė gjė qė ka ndodhur dhe ndodh. Por ka ca simbole, qė pėr shkak tė natyrės dhe tė veēanėsisė sė tyre, nuk mund tė pėrdoren dendur dhe pa kriter. Ėshtė merita dhe koha, qė kėtė apo atė figurė, e vendos aty ku duhet dhe jo qarkoret qeveritare apo propozimet e shoqatave, sado qėllimit tė mirė. Nė kėtė kontekst, nuk mund ta dimė sa ėshtė gjetje ajo ideja qė nė recetat e ilaēeve tė jetė dhe portreti i Nėnė Terezės, kur emri i saj, me shumė domethėnie, ėshtė ai i vetė kompleksit spitalor tė Tiranės. Ashtu siē u konsiderua e panevojshme qė imazhi i saj tė stampohej nė kartėn e re tė identitetit qė po tė pėrgatitet. “Shenjtorja” vėrtet i identifikon shqiptarėt nė botė, por nė njė mėnyrė shumė mė shprehėse se sa duke qenė aty nė kapakun e pasaportės vetjake tė secilit, sikur pėr asgjė tjetėr, qoftė dhe pėr faktin e pakėndshėm qė pasaportat ende ndodh tė falsifikohen kėndej nga ne... Nga ana tjetėr, cilido do t’i bashkohej lutjes sė saj tė pėrjetshme, tashmė nga bronzi, kur tė kalonte nė aeroportin e Rinasit, duke ikur apo duke ardhur nėpėr udhėt ajrore tė kontinenteve. Ajo shtatore rri mirė aty, edhe pėr vetė emrin e Aeroportit, edhe pėr grishjen simbolike, pasi Gonxhja jonė ashtu e nisi udhėn e saj tė pakthyeshme, duke “fluturuar” nėpėr botė si lajmėtare e  dashurisė, mirėsisė dhe paqes, gjersa arriti tė bėhej... Nėnė Terezė!

Nėnė Tereza, gruaja mė e vlerėsuar nė historinė e qytetėrimit

-Nikoll Loka e pati dėrguar kėtė shkrim ekskluzivisht nga Belgjika pėr gazetėn “MIRDITA”-

Ishte viti 2000. Njerėzit tek ecnin pėrpara kthenin kokėn pėr tė parė ēfarė ka ndodhur nė kėtė epokė qė po mbyllej. Ishte njė rast ideal pėr tė mėsuar pėr ngjarje, dukuri e personalitete tė mėdhenj. U botuan libra, albume, u shkrua shumė nėpėr gazeta e revista. Ngjarjet e personazhet pasonin njėri tjetrin. Edhe pėrzgjedhjet  ishin te ndryshme, kryesisht mbi bazėn e bindjeve personale tė autorėve. Jo rastėsisht, thuajse nė tė gjitha kėto botime qėndronte dinjitoze Nėna jonė e Madhe, Terezė.

Pėrse njė vlerėsim kaq i madh pėr njė femėr shtatvogėl, bijė e njė kombi tė vogėl dhe tė vuajtur? Supozimet dhe spekulimet kanė qenė dhe vijojnė tė jenė tė shumta. Shkohet deri atje sa thuhet se ėshtė lartėsuar pėr tė ēuar  pėrpara ēėshtjen e Kosovės!

Pėrgjigjen mė tė qartė e ka dhėnė vetė jeta prej shejtoreje qė ka bėrė ajo. E adhuroi Zotin dhe u adhurua prej njerėzve. Bėri njė punė tė jashtėzakonshme qė deri mė sot rrallėkush e ka bėrė. Shtriu veprimtarinė nė 120 shtete, hapi 286 qendra bamirėsie, 140 shkolla, 840 klinika mjekėsore ku u shėrbeu 5 milion njerėzve tė vuajtur. Urdhėri i Misionareve tė Bamirėsisė arriti nė 4 mijė murgesha dhe 120 mijė bashkėpuntorė. Asnjė lider politik nuk e kundėrshtoi shėrbimin e saj, asnjė keqkuptim nuk pati pėrkatėsia e saj fetare dhe vepra e saj gjeti njė mirėkuptim tė pėrgjithshėm. Ėshtė njė ekumenizėm botėror, ku besimi nė Zotin, nė mirėsinė dhe dashurinė, pavarėsisht se si shprehet, nuk ndan njeri.

Gonxhe Bojaxhiu nuk qe filozofe qė krijoi sistem filozofik, nuk qe teologe, nuk qe shkrimtare e madhe, thjeshtė ajo i pėrjetoi mendimet e veta dhe i shprehu fare thjeshtė, u tėrhoq drejt njerėzve nė nevojė, u adhurua prej tyre dhe arriti tė bėhet udhėheqėse shpirtėrore dhe shejtore qė nė tė gjallė. Procedurat e shejtėrimit janė shumė tė pėrpikta dhe nuk bėn tė anashkalohen, megjithatė e patėn quajtur si tė tillė para se tė fillonte ky proces. Studiues tė shumtė tė kristianizmit e kanė krahasuar atė me Shėn Franēeskun e Azisit.

 

Princesha Diana “misionare” nga Nėnė Tereza

 

Duke iu pėrgjigjur njė gazetari rreth identitetit tė saj, Nėnė Tereza ka thėnė: “Nga gjaku dhe origjina jam shqiptare, nga shtetėsia jam indiane, por unė jam murgeshė katolike, pra unė i pėrkas gjithė botės”. Duke sjellė mesazhin e kohės qė do tė vijė, ku qeniet njerėzore tė vėllazėruara nuk do t’i shikojnė ndryshimet nė mes tyre, murgesha e madhe shqiptare punoi shumė pėr ta afruar atė kohė.

Pėrsonat qė kanė punuar afėr saj u ka bėrė pėrshtypja atmosfera e mrekullueshme qė ajo krijonte dhe gėzimi e shpresa qė pėrhapte tek tė gjithė tė shėndoshėt, tė sėmurėt e tė pashpresėt. Kjo i kishte bėrė pėrshtypje edhe princeshės Diana, e cila megjithė rininė, bukurinė, pasurinė, famėn, nuk ishte e lumtur. Kėrkonte tė mėsonte pra diēka prej femrės qė gjithė jetėn e kishte kaluar me njerėzit qė vuanin. Mė 16 shkurt 1992, princesha e bukur vizitoi shtėpinė e Misionareve tė Bamirėsisė nė Londėr nė kohėn kur Nėna Terezė ishte nė Britani. Meqenėsė nuk e gjeti i dėrgoi njė mesazh: “Unė nuk mendoj se do tė jem nė Kalkutė, ku ėshtė dashur t’ju shoh ju, por jeni e mirėpritur tė mė vizitoni mua kėtu”. Nėnė Tereza ishte e detyruar tė ndodhej nė Romė dhe Diana shkoi pėr ta takuar atje. Ky takim i bėri pėrshtypje tė madhe princeshės. Kishte takuar njeriun mė interesant tė jetės sė saj. Pas atij takimi princesha e Uellsit filloi tė interesohet pėr tė varfėrit, tė sėmurėt me SIDA, njerėzit pa strehim e tė tjerė sa e patėn quajtur “Princesha e tė varfėrve”. Mė 9 shtator tė atij viti ato u takuan nė shtėpinė e Misionit nė Kilburn dhe nė qershor tė 1993 patėn takimin e tretė kur u hap nė Southwork njė strehimore pėr tė pastrehėt. Kur mėsoi pėr aksidentin tragjik nė Paris , Nėnė Tereza doli para kamerave dhe foli pėr dashurinė e princeshės sė ndjerė pėr tė varfėrit. Kjo ishte paraqitja e fundit publike e saj.

Bamirėsja e madhe ka kaluar gjithė jetėn e saj pranė leprozėve, sakatėve, jetimėve, dhe gjithnjė u shtonte dėshirėn pėr jetėn atyre. Kjo shpresė hyjnore do tė ketė bėrė qė njė indiane e vizituar tek mjekėt dhe e deklaruar e pashpresė prej sėmundjes vdekjeprurėse tė kancerit tė shėrohet. Kjo grua e ka deklaruar kėtė mrekulli, qė ėshtė vėrtetuar dhe pėrbėn njė ndėr mrekullitė qė i duhet tė ketė bėrė njė njeri nė jetėn tokėsore pėr t’u adhuruar si shejt.

 

“Gruaja mė e fuqishme nė botė”…

 

Ky ėshtė mendimi i njėrit prej biografėve tė saj tė shumtė. Papa Xhon Pali i II-tė, duke i njohur cilėsitė e personalitetit tė saj, e ftoi tė ndihmonte nė mberrijtjen e vlerave njerėzore nė kohėn kur shoqėria po orientohet nga tregu e kapitali. Tema tė tilla si, shejtėria e familjes, kundėrshtimi  i abortit dhe dashuria e mėshira nė marėdhėniet midis njerėzve, janė shtjelluat shumė herė prej saj nė prani tė personaliteteve tė mėdha publike. Ajo kishte aftėsi tė ēonte pėrpara mendimin, t’i bėnte pėr vete dėgjuesit, por edhe t’u imponohej e t’u hapte shtigje tė reja ne mendim.

Nė vitin 1975 pėrzgjidhet pėr tė folur pėr Krishtėrimin para liderėve shpirtėror tė botės. Mė 1985, kjo murgeshė shqiptare, qė sekretari i Pėrgjithshėm i OKB-sė Perez De Kuelar e quajti “gruaja mė e fuqishme nė botė”, foli pėr paqen e pėrgjithshme qė duhet tė mbizotėrojė midis njerėzve, nė Pallatin e qelqtė, nė prani tė delegacioneve nga tė gjitha shtetet.

Kundėrshtimin ndaj abortit e ka shprehur me rastin e marrjes se ēmimit Nobel pėr Paqen, si dhe iu rikthye me fjalimin e mbajtur nė Mėngjesin e Lutjeve nė prani tė Presidentit Klinton, Hilarit, burrėshtetasve amerikanė e botėrorė, kur vetė Presidenti Klinton dhe shumica prej udhėheqėsve tė botės ishin shprehur pėr legalizimin e tij.

Nėnė Tereza mund tė jetė i vetmi njeri nė botė qė ka qėndruar me njerėz krejt tė ndryshėm nė pozitėn shoqėrore, personalitetet mė tė fuqishme dhe njerėzit mė fatkeqė te varfėr. Mbase ky kontrast, e nxiti qė herėt atė t’i hyjė rrugės sė bamirėsisė. Gjithė pasurinė e madhe qė fitoi me dekoratat e larta e pėrdori pėr tė varfėrit. Takimet zyrtare dhe jozyrtare, si dhe ceremonitė e dekorimeve i pėrdori me sukses pėr tė prekur ndjenjat njerėzore nė nevoja.

Nė vtin 1958 takoi Xhon Kenedin, personi qė do tė bėhej President i SHBA. Pastaj u kthye nė Londėr, ku u takua me Vijaija Lashmi Pandit, motrėn e kryeministrit Nehru qė i tha: “Njė punė e tillė nė shpirtin e Gandit do tė ēmohej”. Prej Britanisė shkoi nė Gjermani, nė Frankfurt e pritėn me eskortė dhe i vunė nė dispozicion njė limuzinė. Prej andej nė Romė pėr takim me Papa Xhoni XIII pėr lejen e zgjerimit tė misionit. Nė Indi merr disa ēmimi, disa ēmime tė tjera nė Amerikė, pėr humanizėm, nė drejtėsi, teologji etj etj.

Nė vitin 1983 vetė Mbretėresha Elisabeta II i dha Urdhėrin e Nderit tė Meritave nė Pallatin Presidencial nė Nju Delhi. Por padyshim ēmimi mė i madh, Nobeliste e Paqes, iu akordua nė Oslo mė 10 dhjetor 1979, nė prani tė mbretit Olof V, Princit tė Kurorės Harald dhe Princeshės sė Kurorės Sonja. Kur kryetari i komitetit tė ēmimit Nobel e ftoi tė merrte titullin, gjithė holli i Universitetit tė Oslos me 800 persona tė pėrzgjedhur u ngrit nė kėmbė duke duartrokitur. Gonxhe Bojaxhiu ėshtė nobelistja e parė shqiptare. Pas saj njė mjek, Ferid Murati e fitoi kėtė vlerėsim tė jashtėzakonshėm. E nė rradhė ėshtė shkrimtari ynė gjenial Ismail Kadare. Pra, siē i themi ne, Nėnė Tereza edhe kėtu ka qenė kėmbė e mbarė.

 

Kalimi nė amshim dhe shejtėrim.

 

Pėr shkak tė gjendjes sė vėshtirė shėndetėsore Nėnė Tereza nė vitin 1997 dha dorėheqjen nga funksioni i Superiores sė Pėrgjithshme tė Misionit tė Bamirėsisė, duke u zėvėndėsuar me njė indiane, motrėn Nirmala, njė induse e kovertuar nė tė krishterė. Nė udhėtimin e parė nė kėtė detyrė qė ajo bėri nė Afrikėn e Jugut, njė prift jezuit i uroi mirėseardhjen duke e quajtur “Nėnė”. “Me thuaj motėr se nėnė kemi vetėm Terezėn…”, iu pėrgjigj ajo. Nė vjeshtėn e vitit 1997 iu shfaqėn probleme nė zemėr. U shtrua nė spitalin B.M.Birlsa pėr trajtim mjekėsor. Mė 5 shtator pushoi zemra e madhe e Nėnės Terezė. Varrimi i saj u bė nė Kapelen e Misionit nė Kalkuta, ceremonia e varrimit qe madhėshtore, India e madhe nuk kishte parė nderime tė tilla qė nga vdekja e Gandit.

Menjėherė pas varrimit nė opinionin e gjėrė mbarėbotėror u shtrua problemi i shejtėrimit tė saj. Pėr njerėzit ajo ka qenė shejtore pėrherė edhe nė tė gjallė. Por Vatikani ėshtė treguar pėrherė i vendosur pėr tė respektuar me pėrpikmėri tė gjitha etapat e shejtėrimit, duke bėrė pėrjashtimin e vetem, nė kėtė rast procedurat do tė pėrshpejtohen. Proēesi i kanonizimit fillon minimumi 5 vjet pas vdekjes me paraqitjen e njė peticioni nė Vatikan. Pastaj kalohet nė mbledhjen e gjithė dėshmive tė jetės, gjithēka qė ėshtė e shkruar, letra, dokumenta, diskutime, ēohen para gjykatės Papale. Pėr shejtoren shqiptare motrat kanė mbledhur 35 mije faqe dokumentale. Kandidatit pėr shejtėrim i jepet titulli i pėrkohshėm “Shėrbėtor i Zotit” qė Nėnė Tereza e ka marrė.

Nė vazhdim do tė bėhet ēvarrimi dhe studimi i eshtrave prej njė ekipi ekspertėsh, qė do tė shohin pėr shenja tė veēanta, ndėrkohė ėshtė pritur tė bėhet njohja me mrekullinė e kandidates pėr shejtėrim. Mrekullia ėshtė bėrė e njohur publikisht. Gruaja indiane e sėmurė me kancer ndodhet nė shtėpi pas 10 vitesh jetė. Mrekullia u nėnshtrohet analizave tė rrepta shkencore. At Peter Gumpell, antar i Komisionit tė Shejtėrimeve shprehet “Ne nuk pranojmė ēdo shėrim si mrekulli. Duhet qė shėrimi tė jetė i papritur dhe i plotė. Nėse zoti ndėrhyn dhe e bėn mrekullinė ai nuk e bėn nė gjysėm tė rrugės”. Nė rastin e Gonxhes tonė mrekullia ėshtė analizuar dhe pranuar.

Pritet qė Kongregacioni i Vatikanit pėr ēėshtjet e Shejtėrimeve, i pėrbėrė prej 35 kardinalėve dhe ipeshkvinjėve tė marrė vendimin, qė do tė miratohet nga Ati i Shejtė. Me sa duket gjithēka ėshtė nė rrugė tė mbarė dhe shejtėrimi i Nėnės Terezė ėshtė ēėshtje kohe. Atėherė kjo bijė shqiptare do ta ketė emrin nė mes shejtorėve e do tė adhurohet prej njerėzve, pėrfshirė dhe tė varfėrit e tė varfėrve, pranė tė cilėvė ajo kaloi gjithė jetėn.

Nikollė Loka