|
|
 |
Dita kulturore e
Aksit
"Qėndra kulturore e Bashkisė
Rrėshen hap siparin e aktiviteteve pėr muajin shkurt".
Ditėn e
parė tė shkurtit tė kėtij viti kanė filluar
zyrtarisht veprimtaritė e vitit kultural 2008, nėn organizimin e
departamentit tė kulturės dhe qendrės kulturore Rrėshen.
I
pagėzuar si “Viti kultural i aksit”, gjithė veprimtaria e kėtij viti
lidhet me njė integrim tė natyrshėm qė sjell pėrshkimi i Mirditės
nga aksi i rėndėsishėm kombėtar
tė rrugės Durrės-Prishtinė. Ndaj ėshtė zgjedhur nga faktorėt e
kulturės nė Mirditė njė lloj sinkronizimi i tėrė impaktit qė sjell
ajo, qoftė nga pikpamja ekonomike dhe kulturale pėr zonėn e
Mirditės. Dhe jo vetėm kaq, por faktori kulturor e ka menduar si njė
ndėrmarrje tė pėrbashkėt bashkėpunimi nė mes aktorėve tė kulturės tė
tėrė njėsive vendore qė shtrihen pėrgjatė kėtij aksi, qė nga Durrėsi
e deri nė Kukės e Prishtinė.
Veprimtaria e sotme ka qenė e njė lloj bashkėpunimi me pallatin e
kulturės Lezhė.
Veprimtaria
e parė, qė hapi siparin pėr
publikun rrėshenas, ishte ekspozita e piktorit Pashk Pėrvathi
nga Lezha. Rreth 30 punime nė peisazh kryesisht u paraqitėn nė
hollin e pallatit tė kulturės, ndėr to dhe disa punime tė kėtyre
ditėve kur piktori i njohur e vuri kavaletin pėrgjatė luginės sė
Fanit, tė cilėn e cilėsoj si njė mrekulli qė tė ndjell pėr piktura
tė frymėzuara. Fjalėn e hapjes e ka mbajtur shefi i departamentit tė
kulturės nė bashki Alfred Shtinja, i cili ka pėrmbledhur qėllimin e
kėtyre veprimtarive qė i atashohen kėtij aksi nė konceptim dhe nė
praktikėn e bashkėpunimit si frymė e re e futur nė punėn kulturore,
ndėrsa mė pas pėr pikturėn e Pėrvathit ka folur kritiku letrar
Bardhok Pulaj. Pos autoriteteve vendore, deputetit Gjovalin Prenga,
kryebashkiakut Gjon Dedaj, nėnprefektit Gjon Pjetri e tė tjerė, kanė
qenė pjesėmarrės studiues, krijues e piktorė. Kėta tė fundit kanė
hedhur idenė e pikturės shėtitėse nėpėr autostradė apo peisazhe
natyrore tė mrekullueshme qė ofron Mirdita, ndėrsa njė ekspozitė e
shpejtė me piktorė mirditorė dhe lezhianė do tė jetė nė Lezhė.
Mė
pas veprimtaritė janė “shpėrngulur” tek biblioteka
e qytetit, ku ėshtė bėrė ekspozimi i librit tė Qarkut, nga autorė
pėrkitazi tė Kurbinit, Mirditės e Lezhės, njė fond mjaft i pasur qė
gjendet sot nė kėtė
rajon.
Fjalėn e hapjes e ka mbajtur pėrgjegjėse e bibliotekės Bardhe Marku
ndėrsa njė koment mė tė gjatė pėr punėn me libririn, krijimtarinė e
autorėve tė shumtė tė kėtij qarku e ka mbajtur Ndue Dedaj. Ndėr tė
tjera Dedaj, ka pėrmendur faktin qė kėtė vit kemi njė pėrvjetor
shumė tė rėndėsishėm tė Abat Prend Docit, dhe mė pas 120 vjetorin e
abacisė sė Oroshit, gjė pėr tė cilėn duhet njė angazhim serioz, dhe
pse jo, Ministria e Kulturės duhet ta shpallė si moment kombėtar atė
qė lidhet me alfabetin e krijuar ga Shoqėria “Bashkimi” e frymėzuar
dhe nga imzot Doēi.
Njė
vizitė tjetėr u bė dhe
nė mjediset e magazinės ku ruhen veshjet dhe veglat
e pėrdorura nga ansambli “Mirdita” ndėr vite, e cila ndonėse nė
gjendje tė papėrshtatėshme, ka mundur tė ruajė vlera nga vjedhja dhe
shkatėrrimi i kėtyre viteve, gjė qė sipas drejtuesve tė kulturės
shumė shpejt do tė kthehet nė pavion etnografik tė Ansamblit. Ka
folur pėr kėtė gjė dhe deputeti Prenga si dhe kryebashkiaku Dedaj,
duke marrė angazhime konkrete pėr pėrftimin sa mė shpejt tė kėtij
mjedisi me shumė vlera.
Veprimtaria e rradhės ėshtė bėrė
nė zyrėn e pallatit tė kulturės, e moderuar nga pėrgjegjėsi i
qendrės kulturore
Gjergj
Marku. Aty ėshtė folur pėr qėllimin e veprimtarisė qė i kushtohet
vitit kultural tė Aksit, ku janė nxjerrė nė pah disa prej obektivave
kryesore qė do tė ketė bashkia Rrėshen, por dhe njėsitė vendore dhe
tėrė faktori kulturor. Kanė diskutuar kryebashkiaku Gjon Dedaj, i
cili i ka mėshuar faktit se ne po ecim nė kahun e duhur pėr tė
vėrtetuar atė qė e kemi kthyer nė njė aksiomė pune, “Nė Mirditė ka
jetuar pėrgjithnjė e bukura”, dhe kjo jo se pėrmbledh njė konotacion
fiktiv tė kėsaj fjale, por qė mishėrohet tek realiteti i gjėrave; po
ashtu foli drejtori i pallatit tė kulturės Lezhė Ismet Zusi, qė e ka
pėrshėndėteur kėtė veprimtari duke siguruar pėr njė bashkėpunim tė
mėtejshėm; deputeti Gjovalin Prenga, qė i ka mėshuar faktit se ėshtė
kapur mirė dhe nė kohė ideja e njė bashkėrendimi dhe paraprirje tė
punėve qė kryhen nė terren pėr lidhjen e Shqipėrisė me Kosovėn, duke
e pasqyruar atė dhe kulturalisht.
Mė tej
ėshtė debatuar lirisht pėr piketat qė duhet tė vihen nė
mirėfunksionimin e kulturės dhe institucioneve kulturore, ndėrsa mė
pas ėshtė kaluar nė njė kokteil tė shtruar nga bashkia po nė hollin
e pallatit tė kulturės.
Ora
17.00 ka rezervuar pėr artdashėshit dhe publikun e
shumtė njė
show
tė bukur artistik me njė recital tė kėngėtarėve Fran Preēi dhe
Afėrdita Lala, duke sjellė njė kolorit tė ri tė veprimtarive tė
kėtij lloji nė sken e pallatit tė kulturės. Gjithēka ka qenė ndryshe
nė kėtė aktivitet, qė nga skenografia e ndėrtuar me mjeshtėri nga
piktori Gjok Pepa, rikuizita me kostume popullore tė grupit tė
fėmijėve tė QFK-sė, si dhe mėnyra e komunikimit me publikun.
Fran Preēi
vjen nė recitalin e tij tė parė tė kėtij lloji pas njė veprimtarie
artistike afro 40 vjeēare, ndėrsa Afėrdita Lala nė njė moshė
relativisht mė tė re, por me njė tė ardhme nė kėngėn e pėrpunuar
sidomos. Kėngėtari
Preci
ka debutuar qė fėmijė me grupe artistike, kėtė ai ia dedikoj
mėsuesit tij tė parė tė muzikės Ndue Dona si dhe kolegėve nė grupin
e burrave tė Mirditės si Fran Vorfi e tė tjerė.
Skena ka
qenė kryesisht pėr kėto kėngėtarė, por dhe e grupit pėrshėndetės, qė
nga orkestra e familjes Qemalja nga Lezha ku ėshtė bėrė orkestrimi i
kėtyre albumeve. Janė pritur me ngrohtėsi pėrshėndetėsit Sherif
Dervishi nga Dibra, Paulin Pėrvathi nga Lezha, Kastriot Kola, Arinda
Gjoni, B. Qemalja, Prena Beleshi, Gjin Dona. Nė foni, ndriēim dhe DJ
Lin Kiku, me koreografi tė Fran Gjergjit.
A.Ndoja
Pashk
Pėrvathi,
piktori qė identifikohet me Lezhėn
-Piktura e tij nuk ka nevojė pėr emėr poshtė nė telajo, njihet
gjėrėsisht-
Njė
botė peisazhesh, qė tregojnė dorėn e njė piktori qė nuk tronditet
nga natyra, tė shoqėrojnė qė nė hyrje tė bujtinės katėrkatėshe tė
piktorit tė njohur Pashk Pėrvathi, vendosur thuajse nė qendėr tė
qytetit tė Lezhės, deri nė ngjitje tė verandės ku ėshtė konfiguruar
njė mjedis “peisazhesh real i jeshiltė” me pemė dekorative nga mė tė
shumėllojshmet. Prej aty mund tė kundrosh Lezhėn e re apo atė tė
vjetėr, qė tashmė nuk ekziston.
Janė 212
vepra tė realizuara me mjeshtėri nga Pashk Pėrvathi, piktori me njė
individualitet tė spikatur, sistemuar gjithēka nėpėr dhoma e kthina
qė nga kati i parė nė tė katėrtin me syrin e njė arreduesi perfekt.
I ka bėrė tė gjitha vetė nė njė galeri tė vėrtetė arti qė do ta
kishte zili dhe Galeria Kombėtare, e vetmja e kėtij lloji nė zonėn e
Veriut tė vendit. Kėtu i ėshtė dashur tė bėjė piktorin, arreduesin,
kuratorin dhe koleksionistin. Sepse aty nė ato metra katrorė mund tė
gjesh gjithēka do tė kėrkoje pėr t’u frymėzuar nga vendi yt,
peisazhe, portrete, cikle tė realizuara me aq mjeshtėri.
Kalon orė tė tėra
pa t’u lodhur syri. Njė galeri qė flet dhe si kronikane e jetės
artistike dhe mė shumė se kaq, e artistit, por pse jo dhe e
realitetit tė Lezhės dhe mė tej. Kėmba e piktorit ka shkelur thuajse
nė gjithė vendin, sidomos kur ishte “student i vonuar” nė jo mė pak
se dhjetė vite; mban mend praktikat mėsimore ku realizon peisazhe
mahnitėse qė nga Berati, Tirana, Korēa, Vlora, bregut tė Detit e
deri nė Vermosh a Tropojė. Mund tė “udhėtosh” kėtu nė njė Shqipėri
tė sjellė me shumė origjinalitet dhe me shumė dritė nė telajo, aty
nė ato pak metra katrorė. Tek depėrton nė brendinė e tyre duket se
shpirti i piktorit ėshtė derdhur nė peisazhet e vendit tė tij qė i
shkojnė thėnies sė Picassos “subjekte tė ndryshme, tė diktojnė
mėnyra shprehjeje tė ndryshme”. Ėshtė kjo arsyeja qė Pėrvathi
pėrsėrit gjithnjė gjatė bisedės se “peisazhi im ėshtė ai qė
konceptoj nė tė menduar dhe jo ai qė fotografohet, qė ekziston nė
realitet”. Por kur qėmton nė detaje kėto punime tė duket se ka diēka
tė thellė, lidhur nė njė simbiozė tė pandarė nė mes realitetit dhe
perceptimit tė piktorit. Kjo duhet tė jetė dhe arsyeja qė peisazhet
e tij janė aq tė kėrkuara dhe nuk mbeten stoqe si tė jo pak
piktorėve qė “qaramanen” pėr mungesė tregu, madje edhe kur poshtė
telajos qėndron njė ēmim i kripur.
Para dhe
pas Akademisė sė Arteve
Punimet
e artistit “datojnė” dy periudha; atė tė para Akademisė sė Arteve
dhe atė pas saj. Ky piktor ėshtė njė rast i veēantė nė mėnyrėn e tė
arsimuarit profesional. Pas mbarimit tė shkollės sė mesme iu deshėn
plot 10 vite pėr tė shkuar nė Akademi, sepse e kishin adresuar pėr
t’u bėrė oficer dhe nė kėmbim tė refuzimit iu desh tė shkonte
ushtar. Por dhe brenda repartit duart e tij nuk pushonin dhe disa
krijime si “Vjeshtė e Kuqe” janė tė papėrsėritshme.
Ėshtė viti 1979,
vetėm 21 vjeē, kur shfaqet pėr publikun kryeqytetas me peisazhin
“Vjeshtė nė Manati” nė njė ekspozitė nė Galerinė Kombėtar tė Arteve.
Peisazh qė shėrbeu dhe si pasaportė pėr tė vijuar mė tej si
peisazhist i spikatur nė mjedisin shqiptar tė piktorėve. Momenti i
ceremonisė e ka gjetur ushtar, ndėrsa thotė se ndjeva kėnaqėsi tė
madhe qė mė sė fundi shkova aty ku aspiroja nė mes krijuesve mė tė
mirė tė vendit.
Me
ekspozitė personale shfaqet nė vitin 1984. Ėshtė ekspozita qė ndolli
kėrshėrinė e shumė artistėve jo vetėm nė Lezhė. Ka qenė momenti kur
piktorė e pedagogė si Petro Kokushta, Kujtim Buza apo shkrimtari
Anastos Kondo, insistojnė shkollimin e mėtejshėm tė tij. Mė pas vjen
dhe ekspozita tjetėr nė vitin 1986. E fillon shkollėn e lartė 10
vite mė i rritur se tė tjerėt, kur ishte i martuar dhe mė fėmijė,
shkollė tė cilėn e mbaron nė vitin 1990. Ėshtė njė student i
veēantė, kujtojnė pedagogėt e tij, nėse vinte dikund kavaletėn, nuk
do tė ēohej prej aty pa e kryer punėn, gjė qė nuk ngjiste shpesh me
studentėt e tjerė tė rinj. Dhe kėsisoj pjesėmarrja nė ekspozita
bėhet e pėrhershme dhe me shumė sukses.
Piktor i lirė
Nėse duhen shėnuar me
gishtat e dorės si “piktorė tė lirė” qė nuk u “vishen” thjeshtė pėr
ndonjė rrogė institucioneve tė shtetit, ndėr ta ėshtė dhe Pashk
Pėrvathi. Qė nga 1990 shėnohen vetem 3-4 vite punė nė shtet, ndėrsa
mė pas i pėrkushtohet pikturės dhe mbijetesės nė treg me kėtė
produkt elitar.
Dhe, pėr kaq vite jeton
me pikturėn, me atė qė ėshtė “sagllam” pikturė dhe jo tė rėndomtėn;
me pikturėn qė shitet, pra jo atė komerciale, atė pikturė tė cilėn
Agim Zajmi e ka quajtur “pikturė tė bukur estetikisht, por dhe qė
shitet”. Kjo punė e frytshme nė treg ka sjellė ndėrtesėn
katėrkatėshe, studio dhe galerinė dhe njė banesė tjetėr nė Tiranė,
si dhe shkollimin e dy fėmijėve, njėri qė punon si operator nė ALSAT
dhe tjetri qė vijon pėr arkitekturė.
Piktori origjinal
Punimi
allaprimo, bie nė sy nė disa krijime tė tij dhe kjo ėshtė bėrė pėr
disa vite direkt nė natyrė, pastaj kalon nė peisazhin e natyrės ku
krijohet realiteti brenda vetes. Deri nė vitin 1996-97 piktura vjen
e ndikuar nga metoda impresioniste, por pas viteve ’98 bėhet refleks
i motiveve tė marra nė natyrė pėr t’i interpretuar. Gjatė rrugės sė
krijimeve piktura vjen e bėhet mė dekorative, mė e thjeshtė,
herė-herė edhe me njė lloj simbolike, por gjithsesi qė vjen si
pėrvijim i veprave mė tė mira tė krijuara mė parė.
Mbeten ndėr
krijimet mė origjinale trajtimi nė disa cikle si ai i varkave, i
kuajve dhe i gurėve. Nė gjetjen e simbolikave tė tilla tė kujton
mbase dikund Klint-in, apo Van Gogun me “Qėruesin e patates”, por
tėrėsisht i pandikuar.
Nė kėtė
sens Piktori i Merituar Kujtim Buza e ka pėrcaktuar si peisazhist me
potenciale artistike individuale. Tė kujton atė fazė tė tė madhit
Sezan, i cili kėrkonte i pakėnaqur nga vrojtimi impresionist i
natyrės tė konstruktonte dhe tė kalonte nga qėndrimi besnik i
ndjenjave shqisore vetjake nė diēka mė solide dhe tė qėndrueshme.
Dhe Pėrvathi qė nė vitin 1990 me peisazhin direkt nga natyra “Bregu
i Himarės” kėrkonte tė zbulonte diēka mė tepėr, duke iu larguar
pikėnisjeve realiste apo impresioniste pėr tė sjellė nė telajo
konstruksione ekspresive; struktura e pikturės sė tij bėhet mė e
koncentruar, hyn nė pikturė metafora, piktura bėhet mė filozofike,
mė prekėse por gjithmonė e bukur. Nga njė temė kėrkon tė nxjerrė sa
mė shumė mundėsi tė shprehjes dhe kjo manifestohet tek loja qė bėn
me gurė, varka, kuaj, parcela toke etj. E tani ka ardhur pjekuria e
piktorit, ai mendon duke sjellė tė tjera plane qė prekin dhe
rikonstruktojnė nė rrafshin filozofik botėn e trazuar, por pėr Pashk
Pėrvathin gjithmonė bukur.
Ekspozitat jashtė
Piktori Pėrvathi,
ka shėtitur shumė vende tė Europės me ekspozita cilėsore, si nė
Spanjė, Zvicėr, Itali e gjetkė. Kjo i ka shėrbyer tė njihet dhe me
menaxher arti tė mirėfilltė. Njė nga kėta ėshtė Roberto Di Paolo, i
cili i propozon bashkėpunim dhe kjo solli ekspozimin e 10 punėve nė
njė ekspozitė ndėrkombėtare mė 18-21 maj 2006 nė Toormino tė
Siēilisė. Nė ekspozetė e shtypit italian pėrmendet krahas piktorėve
tė njohur si skulptori Fiume, piktorėt Guccione, Guevara, belgu
Joes, serbi Vasiliē edhe dy piktorėt shqiptarėt me punimet
emocionuese tė tyre, Ibrahim Kodra dhe Pashk Pėrvathi. Pas kėsaj
vjen dhe ekspozita tjetėr nė Romė dhe tjetra nė Ankona.
Menaxheri Di Paolo i ėshtė shprehur se “Italia do tė bėhet atdheu yt
i artit!”. Nė Spanjė do tė niset me 30 punime dhe kthehet me vetėm
tre pasi artdashėsi i atjeshėm i pėrpin tė gjitha, ndėrkaq muzeu nė
Ceuta koleksionon peizazhin e tij “Vjeshtė nė lagunė”.
Ekspozita mė e arrirė
Padyshim mbetet
ajo personale nė prill tė vitit 2005, thotė piktori. E arritur
artistikisht dhe e menaxhuar mė mirė, ėshtė momenti kur botohet dhe
njė katalog me 150 fletė me ngjyra, qė pėrfshin krijimtarinė mė tė
spikatur qė nga viti 1983 deri mė 2005. Mė e arrira pėr faktin se
janė realizuar pėrpjekjet disavjeēare tė tij pėr tė pėrsosur gjuhėn
shprehėse me mjete tė reja, tė eksperimentuara vitet e fundit.
Ėshtė momenti kur cikli me gurė (15 tė tilla 100x100) vjen i plotė.
Ka disa punime qė vijnė dhe nga vende ku ka ekspozuar si nė Zvicėr,
Neė York , Madrid , Stokholm etj.
Poeti i
lidhur shpirtėrisht me Lezhėn
Kur e pyet nėse e
ndjen veten ngusht “nė rrethin e ngushtė tė provincės”, ai thotė
kurrsesi jo. Madje Lezha ėshtė frymėzimi i tij. Dhe realisht si pa e
ndjerė ndokush, ai i ka bėrė njė shėrbim shumė tė ēmuar kėtij qyteti
nė kronologjimin historik tej se artistik. Kur nė vitin 1979 tėrmeti
e fundosi Lezhėn e vjetėr me ndėrtesa karakteristike, as dhe njė
foto nuk figuroj ndokund. Por peneli i Pėrvathit, e ka tė skicuar
gjithēka pėr mrekulli dhe me shumė shpirt. Tashmė ajo pjesė e
historisė gjendet tek galeria e tij si punime “me pullė tė kuqe”,
dmth qė nuk shiten.
“Me Tiranėn komunikoj
shumė mirė”, thotė Pėrvathi duke dhėnė tė kuptosh se nuk e ka
ndėrmend tė dyndet prej kėndej. Kam gjithė informacionin e duhur pėr
pikturėn, zhvillimet e artit dhe marr pjesė nė ekspozita brenda dhe
jashtė vendit, ndėrkaq qė vijon tė shėnohet nė tregun e pikturės si
ndėr mė tė mirėt nė vend. Madje duket se nuk ėshtė aq i lirė nė
treg, sepse “pres ta marrė ai qė e njeh pikturėn”, thotė ai. Tė
huajt sa herė qė shkojnė nė ekspozita ku gjendet siglimi “Pėrvathi”
do tė marrin patjetėr piktura tė tij.
Se sa i lidhur ėshtė
piktori Pėrvathi me Lezhėn, vendin e lindjes, piktori i njohur F.
Hudhri e ka shprehur nė sintezė: “Vetė Lezha ka marrė dimension
tjetėr me praninė e galerisė sė Pashk Pėrvathit!...”
Duke mbyllur bisedėn e
kėndshme nė studion e Pėrvathit, teksa viziton “galerinė shtėpiake”,
duke kaluar kthinė mė kthinė mbetesh i befasuar dhe tė duket vetja
si nė njė botė ėndėrrash. Dikund ka historinė e tij prej krijimeve
tė para, aty duket se ai nuk nxjerr prej andej, ėshtė njė histori qė
flet shumė, ndaj piktura tė tėra kanė pullėn e kuqe tė mosshitjes.
“Vjeshtė e kuqe”, ėshtė e papėrsėritshme, njė shkėndijim ngjyrash
kuq e zi i jashtėzakonshėm, pa lėnė pas “Ciganen”, apo autoportreti,
portrete, skica, portretet e bėra me “tė tijtė” brenda atyre katėr
mureve nė marsin e ’97-s, kur nuk dilej jashtė prej kėrcitjes sė
armėve.
Janė
shprehur pėr piktorin:
Agim Zajmi, piktor i
popullit:
“...Nė vijueshmėri tė punimeve tė tij, ai na shfaqet brenda natyrės
sė vet dekorative, mė i qetė, mė konvencional, me raporte tė bukura
koloristike.
Ai nuk rrezikon pėr
arsye tė modės sė sotme, por ndjek ecurinė e tij, duke thėnė qė arti
ėshtė vetėm ai i vėrteti. Nė krijimtarinė e Pashkut ndihet respekti
pėr traditėn, por nė tė njėjtėn kohė, edhe pėr format e reja...
Ismalil Lulani,
piktor i Popullit:
“Kur shikoj pikturat e Pashk Pėrvathit emocionohem pasi shoh natyrėn
e vendit tim tė hedhur mjeshtėrisht nė telajo. Kjo mė jep kėnaqėsi.
Individualiteti i tij ėshtė i papėrsėritshėm nė kolegėt tanė. Veprat
pėrshkrohen nga njė vizatim ekspresiv dhe njė kolorit i fuqishėm.
Pikturėn e tij e njoh pa e parė nėnshkrimin me emėr.
Petro
Kokushta, piktor i merituar:
“..Ai nuk pėrshkruan, pėrkundrazi, pėrpjekjet e tij synojnė tė bėhen
sinonim i njė individualiteti qė ėshtė orientuar drejt njė pikture
autentike tė tokės ku jeton, tė kėtij mjedisi, koloriti e, nė
njėfarė mėnyre, tė kėtij transformimi plot dramacitet qė e rrethon.
Tablotė e tij tė largojnė ēdo trishtim e dėshpėrim. Ato synojnė t’u
japin bashkėkombėsve tė tij njė mesazh paqeje dhe besimi...”
Ali Oseku,
pedagog nė AA:
“..Elegant nė modelimin e peisazhit, intim e shumė personal. Tani ai
fillon tė pikturojė dhe tė meditojė. Me pak fjalė: mjaft konēiz, mė
i sigurtė, mė i kursyer. Me mjete mė inteligjente arrin sipėrfaqe
dekorative qė thelbėsisht kanė ngarkesa emocionuese dhe bėhet shumė
i vėrtetė e dinjitoz. Ky ekulibėr krijon tabllo tė kuruara mirė nė
njė unitet stilistikor konsekuent nė tė gjithė veprimtarinė e
tij...”
Mimoza
Ahmeti, poete:
“...Pashk Pėrvathi ėshtė njė fizionomi menjėherė e dallueshme nė
fytyrėn e pikturės shqiptare. Ka qenė kėshtu qė nė punimet e kohės
kur ishte student (shquhej qartas nga tė tjerėt). Aromat e krahinės
vegullojnė nė penelatat e veprave tė tij duke u shndėrruar nė ngjyra
dhe forma amtare. Ėshtė e mrekulueshme tė shohėsh detaje tė
origjinės tėnde dhe frymė tė botės ku ti jeton, nė pėrvijimet e
etapave tė individualitetit tė tij.
Gjergj Marku
|