REPUBLIKA E SHQIPĖRISĖ

BASHKIA RRĖSHEN

---
Home Keshilli Bashkiak Biznesi ne Mirdite Lajmi i Fundit Shtypi
- Mirdita.net
Prill Rreshen
H M M E P SH D
            1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 16 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30            

 

 
Qyteti e territori
>  
 
>  
>  
>  
 
>  
>  
>  
>  
>  
---------
Historiku
COMUNE
> Stafi
> Keshilli Bashkiak
> Gjendja Civile
> Asistenca Sociale
> Arti & Kulture
Sherbime te Qytetarit
> Formularet
> Dokumentacioni per leje dhe sheshe ndertimi
> Njoftime per tendera
 
Si dhe ku Jemi!
>

Shoqatat

> Bankat
> Shendetsia
> Arsimi
>

Ambienti

> Transporti
> Pensioni
> Studentat
> Ansambli Mirdita
> Sporti

 

 
 

 
-

 

Dita kulturore amerikane ne Rreshen.. 

Gjon Dedaj: Vullnetarizmi si burim i paqes sociale...

Vullnetarėt e Korpusit tė Paqes nė Rrėshen, ka vite qė janė bėrė pjesa mė integrale nė jetėn komunitare pėrmes aplikimit tė projekteve tė shumta,sherbimeve nė komunitet si shkolla,shėndetėsi etj.  Dhe sidomos evidentohen pėr mėnyrėn e re tė komunikimit me nxėnėsit,.

Dita e sotme i ėshtė kushtuar pikėrisht njė dite kulturore amerikane nė mjediset e muzeut historik Rrėshen. Gjithcka u organizua nėn drejtimin e bashkisė Rrėshen, departamenti i kulturės, nė bashkėpunim me vullnetarėt e Korpusit tė Paqes. Njė film me tematikė nga Mirdita, pas projektit tė realizuar nė bashkėpunim me vullnetarin e Korpusit tė Paqes Daniel MC Gynley, u projektua nė monitor per pjesemarresit.

Pati improvizime humoristike nė anglisht tė nxėnėsve anglishtfolės.

Poezi nė anglisht tė autoreve amerikanė dhe pėrkthim nga vetė nxėnėsit.

Foto tė ndryshme nga veprimtaritė artistike tė nxėnėsve anglishtfolės.

Piktura tė Pjetėr Markut nga peisazhi amerikan.

Dhurim librash tė autorėve amerikanė pėr nxėnėsit,etj ndėrsa moderimi ėshtė bėrė nga Sarah Christensen. Grupi i fėmijėve tė qendrės kulturore nėn drejtimin e Kol Picakut dha njė koncert tė larmishėm. Pėrshėndetėn pėr punėn e bėrė vullnetarėt kryetari i bashkisė Gjon Dedaj,nėnprefekti Gjon Pjetri dhe drejtori i zyrės arsimore Gjon Kola.

Nė kėtė takim u soll nė vėmnedje puna e gjithė vullnetarėve tė Korpusit tė Paqes nė Rrėshen ndėr vite si Roy Lange, Daniel MC Gynley, Daniel Adams, Sarah Christensen, Kejti Guvtavson, Frensis Anderson. Kjo e fundit pėr njė javė e mbaron misionin nė Mirditė,ndaj dhe nė pėrshėndetjen e saj pėrmendi faktin se nė Mirditė ėshtė ndjerė mrekullisht,pėrvojė tė cilėn do e dėrgojė dhe nė vendlindjen e saj nė Amerikė.

Janė tė shėnuara dhjetėra veprimtari shėrbyese e projekte si pėr bashkinė,shkollėn dhe qytetin. Ndėrkohė disa gruipe nxėnėsish kanė qenė pjesėmarrės nė

 “Kids Who Care”, njė tur i rrallė dhe i pari si event thuajse masiv nė historinė e shkollės nė Mirditė. Po ashtu janė dhėnė shfaqje nė anglisht si  “Jul Qesar”, Krishtlindjet e Karolit, si dhe janė sjellė pėrvoja tė reja perėndimore tė mėsimdhėnies e mesimnxėnies si dhe nismat nė proēes tė tij si “Klubi i Debatit” (Model UN), “Klubi i Anglishtes pėr tė Rinj” dhe kurs i pergjithshėm i gjuhės angleze pėr tė rritur.

Pergatiti: Gjergj Marku

Vullnetarizmi si burim i paqes sociale...

-Fjala e kryetarit te bashkise Rreshen, Gjon Dedaj- 

Tė nderuar tė pranishėm!

Bashkia Rrėshen dhe Mirdita nė tėrėsi ėshtė familjarizuar tashmė me bashkėveprimin e pushteteve dhe qytetarėve tė saj me vullnetarėt e Korpusit tė Paqes dhe me sa duket, kemi tashmė lidhjen e fortė e tė vazhdueshme midis Shqipėrisė dhe Amerikės si dhe vendosmėrinė dhe aftėsitė qė tė ndikojmė sėbashku gjatė kėsaj kohe tė ndryshimeve historike nė Mirditė . 

Kam nderin t’ju falenderoj sot dhe t`i pėrulem kontributit tuaj dhe tė gjithė atyre qė pas rėnies sė regjimit komunist punuan nė  Shqipėri nė fushat e mėsimit tė anglishtes, nė teknologjinė e informimit, zhvillimit tė biznesit tė vogėl dhe mjedisit, bujqėsisė e pyjeve, arsimit, kujdesit shėndetsor, edukimit dhe ndėrgjegjėsimit pėr HIV/AIDS.

Tė gjithė e dimė se Shqipėria ka tashmė LIGJ-in Nr.9133, datė 11.9.2003  “… PĖR PROGRAMIN E KORPUSIT TĖ PAQES TĖ SHTETEVE TĖ BASHKUARA TĖ AMERIKĖS NĖ REPUBLIKĖN E SHQIPĖRISĖ ” prej nga ku ka njohur rėndėsinė e zhvillimit tė marrėdhėnieve dhe bashkėpunimit tė ndėrsjelltė e tė dobishėm mes vendeve tona. Tashmė edhe Mirdita , veēanėrisht Bashkia Rreshen dhe Bashkia  Rubik , janė pėrfituese nga vullnetarėt qė punojnė nėn mbikėqyrjen e drejtėpėrdrejtė tė organizatave qeveritare dhe private nė Shqipėri, tė pėrcaktuara nga tė dyja qeveritė. 

Ne kemi qenė me fat qė, sėbashku, kemi diskutuar e ndėrmarrė vendime pėr projekte zhvillimi bashkiake dhe vullnetarėt kanė qenė jo vetėm bashkėpunues, por dhe kėshilltarė zhvillimi nė partneritet me Bashkinė Rrėshen dhe organizatave tė komunitetit, duke shėrbyer pėr tė zhvilluar dhe pėrmirėsuar bizneset lokale dhe pėrpjekjet sipėrmarrėse, edhe si edukatorė tė shėndetit dhe mėsues tė anglishtes, pėr tė pėrmbushur nevojat tona .

Mirdita, mė shumė se gjithė Shqipėria, kaloi 50 vite diktaturė, kohė nė tė cilėn pėrparimi, zhvillimi dhe ecja pėrpara u ndal vėrtetė dhe me siguri, pa atė diktaturė Shqipėria do tė ishte nė tė njėjtin vend zhvillimi si fqinjėt e saj perėndimor. Kufijtė e Adriatikut dhe brigjet e lumenjve do tė ishin tė ngjashėm, ndaj dhe kontributi juaj i vėshtirė, nėse nuk shihet tėrėsisht, do tė shihet nga sot nė nesėr, dhe do mbetet i vyer si ndihmesė dhe vullnetarizėm. 

Pasi keni lėnė pas “tokėn e bollėkut”, Amerikėn, qė tė parėt tuaj e bėnė ėndėrrr tė rruzullit mbarė, kjo periudhė si njė pjesė sėbashku, na bėn tė gjithė ne mirditorėt tė jemi tė gatshėm pėr sfida tė reja dhe se njė pjesė e juaja do mbetet pėrgjithmonė nė Mirditė e Shqipėri nė pasqyrėn e sė tashmes, por dhe si njė dritare e sė ardhmes. Edhe sikur prania juaj tė qe vetėm si terapi pėr tė pėrballuar ndryshimin pas luftės, reabilitim drej normalitetit, nga ku konkurenca dhe barazia e shanseve favorizojnė paqen, pėrsėri Mirdita, si njė vend pėr t’u zbuluar qė nuk ju pasuroi materialisht, mbetet njė copė kryqėzim Lindje – Perėndim qė pasuron shpirtėrisht, qė prej kohės sė shėnjtėrimit tė kufijeve, tek lufta pėr to dhe prezantuese e  njė historie  shtetformim mbrojtės, gjurmė tė sė cilės gjenden dhe nė kėtė muze qė sėbashku e ringjallėm dhe le ta bėjmė tė flasė pėr kėtė trevė plot enigma... 

Pėrtej tė qenit njė copė tokė sekrete, Mirdita duket se tė jep mundėsinė tė lėvizėsh nė rrugėt mė tė mira tė Shqipėrisė drejt aeroporteve te Rinasit dhe Kukėsit (tė vetmit deri tani nė Shqipėri) pėr tė riqenė e hapur pėr tė huajt, bujarė, mikpritėse dhe kombėtare pafund…ku gjurmėt e tė parėve dhe qytetėrimit bashkėkohor bashkėjetojnė edhe nė kohė perandorie, mbretėrie, dhe republike, ku pak gėrmime arkeologjike tregojnė shtetin e Arbėrit dhe tumat ilire… 

Ky komunitet tėrėsisht katolik ishte bashkėrendues dhe i papushtuar nga otomanėt tek nazistėt, pėrvecse nga komunistėt ruso-kinez dhe procesi i riclirimit e bėn Mirditėn tė lirė dhe tė sigurt,  ndoshta mė tė sigurt se mjaft nga qendrat e Europės,,, ku malet e bukura dhe plazhet lumore (tė pazhvilluara pėr momentin) dhe prezenca e vullnetarėve tė CP ėshtė domethėnėse qė jo vetėm tė zhvillohemi, por dhe tė konkurojmė nė kėtė shekull jo vec prej vizioneve dhe politikave tė qeverisė qendrore, por dhe prej pushteteve vendore tė cilat aktualisht frenojnė apo pėrballen drejtėpėrdrejtė me vendimet qytetare duke punuar pėr njė ndėrgjegje qė ndihmon bashkėpunimin dhe artin e bashkėjetesės, tej administrimit tė centralizuar, konform me pritshmėritė e janarit tė vitit 1918, kur  Presidenti amerikan Woodroė Wilson shpalli para Kongresit planin prej 14 pikash, i cili njihte tė drejtat e popujve tė vegjėl pėr vetvendosje dhe njė nga pėrfituesit ishte edhe populli shqiptar!

Mirdita mbetet vendstrehim natyror i shqiptarizmės dhe evropianizmit, deri tani tė tkurrur nė “heshtjen e misterin e njė shpelle, a coptimin e territoreve dhe pėrmbytjen e urave automobilistike”. Ajo  nuk buron vetėm kuriozitet studimi por dhe mundėsi reale  infrastrukturore pėr tė na thėnė se vetėm njė jetė e jetuar pėr tė tjerėt ka vėrtetė vlera tė vėrteta dhe lidhja e cdo lidhje tė vėrtetė qėndron tek komunikimi… pėr tė cilin mė shumė se kushdo kanė kontribuar Vullnetarėt nė Rrėshen: Roy Lange, Daniel Adams, Patrik O’Brain , Daniel MC Gynley,  Sarah Christensen, Frensis Anderson, Kejti Gustavson, si  pjesa mė integrale nė jetėn komunitare pėrmes aplikimit tė projekteve tė shumta, pėrmes filmit me tematikė nga Mirdita, projektit tė pasurimit tė muzeut, improvizime humoristike nė anglisht tė nxėnėsve anglishtfolės, poezi nė anglisht tė autorėve amerikanė dhe pėrkthim nga vetė nxėnėsit, foto tė ndryshme nga veprimtaritė artistike tė nxėnėsve anglishtfolės, nxitės pikture nga peisazhi amerikan, dhurim librash tė autorėve amerikanė.

Gjatė kėtij mandati, prania e vullnetarėve nė Bashki dhe nė komunitet ka qenė njė frymėzim personal nė cilėsinė e Kryetarit tė Bashkisė, pėr tė mos patur frikė nga bota nė udhėn e eksperiencave tė reja, por dhe njė kėnaqėsi e rrallė qė nxėnės tė shkollės sė mesme ishin pėr disa ditė “qytetarė amerikanė” nė Teksas, me pjesėmarrjen e tyre nė kampin “Kids Ėho Care”, njė shkėmbim i suksesshėm kulturash, mbase ura mė e qėndrueshme nga ku do lidhet dhe me Rrėshenin, Mirdita me Teksas-in dhe vet Shqipėria me USA…nė udhėn qė tė bėhemi gjithė njerėzor qė e aspirojnė Bashkinė mė tė zhvilluar, mė tė mirėqenė, mė tė jetueshme e rajonin tonė mė tė vizitueshėm nga vendas e tė huaj, teksa ambasada Amerikane shpall fitues nxėnės anglishtfolės tė klasave tė shkollave 9 vjecare nė Rrėshen… 

Intensiteti i jetės dhe aftėsitė vlerėsuese na kanė dhėnė nė kėtė periudhė njė proces tė pandėrprerė shoqėrizimi, ku dashuria ėshtė guri themeltar i miqėsisė, vėllazėrimit, dinjitetit, universalitetit, duke qėndruar krye-ulėt ndaj fakteve dhe realitetit nė kėtė periudhė tė zgjimit tė plotė ku zhvillimi i teknikės zbeh nevojėn pėr t’u skllavėruar dhe e ka bėrė luftėn tė pakuptimtė, pasi ka mundėsuar tėrėsi veprimesh ekonomikisht tė arsyeshėm, dhe mė shumė se rrallėkush, Ju, vullnetarė tė Korpusit tė paqes keni kontribuar qė orientimi shkencor tė jetė orientimi ynė themeltar nė pėrhapje tė filozofisė humaniste dhe rritje tė ndricimit tė sferės shoqėrore, ku centralizimi i hap udhė decentralizimit dhe njeriu bėhet qytetar i pėrgjegjshėm. 

Tė dėnuar tė jetojmė me tė panjohurėn dhe nė kaq shumė rreziqe, teksa kemi ecur pėrbuzė cmendurisė komuniste, ne kemi zhvilluar nė kėtė kohė aftėsinė pėr tu shkėputur nga diktaturat, duke synuar tė jemi ekspertė tė punės dhe ligjit … pse jo, pėrfitues dhe kontribues nė doktrinat e reja politike, ku vullnetarizmi bėhet themeli i ndryshimit gradual.

I bindur se fjalėt qė kemi nė dispozicion nuk mjaftojnė pėr tė shprehur mirėnjohjen pėr Ju, vullnetarė tė Korpusit tė Paqes, qė ishit, jeni dhe do tė jeni nė Mirditė, ne e ndjejmė se sa shumė keni kontrubuar qė tė fitojė ndjenja e harmonisė, bashkimit dhe pjesėmarrjes tonė nė botė, pėrtej frikės sė izolimit, pėrtej impulseve arkaike, nė udhėn e pėrparimit qė nuk ėshtė tjetėr vecse dinamikė e kėrkimit tė zgjidhjeve tė reja pėrmes ndėrgjegjėsimit se njerėzimi kurrė nuk do tė dalė nga errėsira e gjendjeve arkaike, dhe tė kėpusė vargonjtė e pashmangėsisė pa vullnetarizėm.

Ndaj vazhdoni tė qėndroni me ne, fizikisht dhe nė teknologjinė e fluturimit tė ideve, pėr tė vėrtetuar se njeriu i lirė ėshtė njeriu plot dashuri, produktiv dhe i pavarur njėherėsh, i gatshėm pėr tė marrė pėrsipėr dhimbjet, privacionet dhe pėrgjegjėsitė. 

Mė lejoni tė falenderoj prej zemre vullnetarėt:

Sarah Christensen dhe  Frensis Anderson  pėr kontributet dhe pėrfundimin e periudhės sė qėndrimit nė Rrėshen dhe tė pėrfitoj nga ky rast t`ju ftoj publikisht qė nė periudhėn e afėrt qė vjen tė mundėsoni qė me tė gjithė vullnetarėt e Korpusit tė Paqes nė Shqipėri si dhe me pjesėmarrjen e pėrfaqėsisė sė Ambasadės Amerikane, tė kalojmė njė ditė sėbashku nė Rrėshen nė shenjė mirėnjohje dhe falenderimi!!!

Nderim pėr Ju...

                         Nderim per Popullin Amerikan... 

                                                                      Ju faleminderit..... 

Gjon DEDAJ

Kryetari Bashkisė