REPUBLIKA E SHQIPĖRISĖ

BASHKIA RRĖSHEN

---
Home Keshilli Bashkiak Biznesi ne Mirdite Lajmi i Fundit Shtypi
- Mirdita.net
Prill Rreshen
H M M E P SH D
            1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 16 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30            

 

 
Qyteti e territori
>  
 
>  
>  
>  
 
>  
>  
>  
>  
>  
---------
Historiku
COMUNE
> Stafi
> Keshilli Bashkiak
> Gjendja Civile
> Asistenca Sociale
> Arti & Kulture
Sherbime te Qytetarit
> Formularet
> Dokumentacioni per leje dhe sheshe ndertimi
> Njoftime per tendera
 
Si dhe ku Jemi!
>

Shoqatat

> Bankat
> Shendetsia
> Arsimi
>

Ambienti

> Transporti
> Pensioni
> Studentat
> Ansambli Mirdita
> Sporti

 

 
 

 
-

 

Rrėshen, Dita ndėrkombėtare e Tokės me shkollėn e mesme.

 

Apelit pėr kujdes ndaj tokės ku jetojmė i janė pėrgjigjur nė mėnyrė shumė origjinale nxėnėsit e shkollės sė mesme Rrėshen, nėn drejtimin e vullnetareve tė Korpusit tė Paqes, falė njė projekti enkas pėr kėtė ditė. Qė nė orėt e para tė mėngjesit nxėnėsit e kėsaj shkolle dhe mėsuesit e tyre filluan aksionin pėr pastrimin rrėnjėsor tė mjediset tė shkollės, si dhe mbjelljen e pemėve, vendosjen e stolave dhe koshave pėr hedhjen e mbeturinave. I gjithė ky aksion masiv shoqėrohej kėndshėm me muzikė kryesisht kėngė qė i kushtohen mirėmbajtjes sė mjedisit nga rryma tė ndryshme muzikore.

Vullnetarja e Korpusit tė Paqes Keti qė punon pranė bashkisė Rrėshen, u shpreh se ėshtė njė bashkėpunim i gjėrė si projekt qė po realizohet nga nxėnėsit e shkollės sė mesme nė ditėn Botėrore tė Tokės, tė disa kompanive si Disney, Get Your Good On Grants, tė bashkuara nė njė emėr Youth Service Assocation si dhe me mbėshtetjen e grupit MODEL UN.

Falė kėtij projekti nxėnėsit pastruan gjithė territorin e shkollės, mbollėn dhjetra pemė nė kėtė territor si dhe krijuan kushte komode pėr qėndrimin nė kohėn e lirė nė kėto mjedise, ndėrkohė qė janė ndihmuar dhe nga bashkia Rrėshen dhe kompania e gjelbėrimit nė kėtė bashki.

E themeluar nga senatori amerikan Gaylord Nelson qė ne vitin 1962 dhe qė mori dhe miratimin e Presidentit tė SHBA tė asaj  kohe Xhon Kenedi, 22 prilli kremtohet nė gjithė botėn si Dita e Tokės. Ndėrkaq nė Shqiperi, 22 prilli, Dita Nderkombetare e Tokes, filloi te kremtohet pas ndryshimeve politike ne vitin 1990 nga shoqatat mjedisore duke parė atė qė po ndodhte edhe mbi mjedisin shqiptar.

Natyrisht tashmė kur vihen re problemet e mėdha mė tokėn nė shkallė botėrore bėhet mė emergjente kujdesi ndaj Tokės. Amerikanėt kanė proverbin e vecantė,se tokėn nuk e kemi tė trashėguar nga babai, por e kemi hua nga djali,dhe kjo mbetet impenjim pėr brezat pėr ta ruajtur atė si pasurinė mė tė madhe qė bota ka pėr tė mbajtur gjeneratat.

Ndaj dhe kjo ditė kremtohet nė njė situatė alarmante nė gjithė tokėn e botės, pasi miliona hektarė nga tė katėr anėt e globit janė degraduar e shkatėrruar jo thjeshtė si shkak i veprimit tė fortė tė faktorit natyrorė, por dhe atyre njerėzorė, cka kanė sjellė pėrmbytje,rrėshqitje,shkrirje tė akullnajeve,tėrmete e fatkeqėsi tė madha me pėrmasa gati apokaliptike.

Gj. Marku