|
Shkolla “Pashko Vaso” nė Rrėshen organizoi
ditėn frankofone.
Ėshtė
kthyer nė traditė organizimi i ditės
frankofone nga nxėnės tė shkollės 9 vjecare
“Pashko Vaso” nė Rrėshen. Nė spektaklin e
organizuar nė sallėn e pallatit tė kulturės,
u evidentuan mardhėniet e mira ndėr vite tė
Francės me Shqipėrinė, nėj aktivitet ku
morėn pjesė mėsues, nxėnės e prindėr. Ishin
tė pranishėm dhe drejtues sektorėsh nga zyra
arsimore. Mori pjesė dhe kryebashkiaku i
Rrėshenit Gjon Dedaj.
Shenjė e miqėsisė ndėr vite janė jo vetėm
shkollimi i nxėnėsve shqiptarė nė Francė,
por dhe pėrjetėsimi i emrave tė njohur
francezė qė kanė dhėnė kontribut tė vyer pėr
vendin tonė. Janė sa e sa rrugė e
institucione nė Tiranė, Vlorė, Fier a gjetkė
qė mbajnė emrat e francezėve tė shquar si
“Justin Godar”, “Janne d’Ark”, “komuna e
Parisit”, “Viktor Hygo”, “Francois
Poukville”, “Emil Legrand”, ”Henri Boisen,
“Leon Gerome”, etj, etj. Ndėrsa nė
Paris
njė rrugė e emėrtuar Skėndėrbej nga Jacque
Chirak.
Dhe pikėrisht duke gėrshetuar histori e
personalitete, gjithcka u soll nė
dramatizime apo skeēe, valle dhe kėngė, si
ndėrthurje e dy kulturave. Ajo qė tėrhoqi
vėmendjn ishin 10 fjalėt kyce tė vitit me
anė tė tė cilave nxėnėsit frėngjishtfolės
krijuan dialogje, hartime e poezi me to.
Mori pjesė nė kėtė aktivitet edhe atasheu i
kopoperimit pėr frėngjishten nė ambasadėn e
Francės nė vendin tonė Konstantė Kaiteris.
Veprimttaria ishte e pėlqyeshmė pėr
spektatorin e shumtė, mėsues, nxėnės dhe
prindėr. Atasheu francez pėrgėzoi
pėr
punėn e bėrė me fėmijėt, mėsuesen e
frėngjishtes nė kėtė shkollė Drane Lleshaj,
e cila vit pėr vit pėrcjell njė aktivitet tė
tillė. Ndėrkohė qė nė realizimin e
aktivitetit ndihmoi dhe grupi artistik i
qendrės Kulturore tė fėmijėve. Mė parė njė
veprimtari e tillė u organizua dhe nė Rubik.
Duhet theksuar fakti se nxėnėsit flasin njė
frėngjishte tė rrjedhshme, por mėsojnė dhe
nė gjuhė tė tjera, sidomos anglisht dhe
italisht, duke plotėsuar kuadrin e njė
nxėnėsi me embrion politilogėsh,qėllim
kryesor dhe i mėsuesve tė gjuhėvė tė huaja
nė kėtė rajon.
R.
Lleshi |