|
Kriteret per marrjen e lejes se shfrytezimit
Leja e shfrytezimit te objektit jepet kur
plotesohen kerkesat e
ligjit Nr. 8402 date 10.09.1998 " Per
kontrollin dhe disiplinimin e
punimeve te ndertimit " si dhe ligjit Nr.
9200 date 26.02.2004 " Mbi
disa shtesa e ndryshime ne ligjin Nr. 8402 .
Po japim disa nga kerkesat e ligjit Nr. 8402
:
Neni 11
Me perfundimin e punimeve te ndertimit,
brenda 30 diteve, zbatuesi i
punimeve depoziton ne seksionin e
urbanistikes ne rreth ( bashki, qark,
komune etj ) nje relacion se bashku me
dokumentacionin perkates ne dy
kopje per plotesimin e detyrimeve qe
rrjedhin nga neni 9, si dhe :
-
certifikaten e materialeve te perdorura,
leshuar nga laboratoret e percaktuar ne
nenin 14 te ketij ligji
-
certifikaten per ndertimet e paranderura
-
perfundimet e provave te ngarkeses, duke
bashkelidhur aktet e mbajtura per kete
qellim
-
dokumentet qe vertetojne se objekti
eshte zbatuar ne perputhje me
projekt zbatimin, pa shmangje ne
drjetimet funksionale dhe statike.
Neni 12
Te gjitha objektet e perkufizuara ne nenin 3
duhet ti nenshtrohen
kolaudimit tekniko ekonomik, i cili ka per
qellim te verifikoje se :
-
objekti
eshte realizuar ne kushtet teknike
-
objekti
eshte realizuar ne perputhje me
kontraten dhe anekset e saj
-
cmimet e
aplikuara jane sipas percaktimeve te
kontrates
-
ne kete
akt verifikohen edhe kerkesate zbatuesit
te paraqitura gjate zbatimit te
punimeve.
Kolaudatori eshte person i licensuar i
miratuar nga Ministria e sektorit
Kolaudatori percaktohet nga investitori.
Akti i kolaudimit te punimeve dorezohet ne
seksionin e urbanistikes brenda 30 diteve
nga perfundimi i objektit.
Neni 13.
Dhenia e lejes se shfrytezimit behet nga
seksioni i urbanistikes, pas depozitimit te
akt kolaudimit.
Me
kerkesen e zoteruesit te sheshit te
ndertimit, seksioni i
urbanistikes i dergon zyrtarisht ZRRPP ne
juridiksionin e se ciles
ndodhet objekti, konfirmimin zyrtar te
perfundimit te punimeve te
objektit ne perputhje me ligjin, projektin
dhe kushtet urbanistike te
miratuara per sheshin e ndertimit. Ketij
dokumenti i bashkelidhen
kopjet e akteve vijuese:
-
Leja per
sheshin e ndertimit
-
Leja e
ndertimit
-
Proces
verbali i kolaudimit te objektit ( akt
kolaudimi )
-
Leja e
shfrytezimit te objektit
-
Plani i
vendosjes se objektit
-
Dokumente te tjera qe percaktojne dhe
individualizojne objektin e ndertuar.
Me paraqitjen e ketij dokumentacioni, zyra e
rregjistrimit te pasurive
te paluajteshme, ne perputhje me dispozitat
ligjore, kryen veprimet
perkatese te rregjistrimit te objektit dhe
leshon certifikaten e
pronesise ne emer te te interesuarit.
Neni 15 ( Ekstrakt )
Shkelja e neneve 5,6,7,9,10,11 te ketij
ligji perbejne kundervajtje
administrative dhe denohen me gjobe ne masen
50000 deri 200000 leke.
Gjoba vendoset nga kryetari i policise
ndertimore. |