REPUBLIKA E SHQIPĖRISĖ

BASHKIA RRĖSHEN

---
Home Keshilli Bashkiak Biznesi ne Mirdite Lajmi i Fundit Shtypi
- Mirdita.net
Prill Rreshen
H M M E P SH D
            1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 16 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30            

 

 
Qyteti e territori
>  
 
>  
>  
>  
 
>  
>  
>  
>  
>  
---------
Historiku
COMUNE
> Stafi
> Keshilli Bashkiak
> Gjendja Civile
> Asistenca Sociale
> Arti & Kulture
Sherbime te Qytetarit
> Formularet
> Dokumentacioni per leje dhe sheshe ndertimi
> Njoftime per tendera
 
Si dhe ku Jemi!
>

Shoqatat

> Bankat
> Shendetsia
> Arsimi
>

Ambienti

> Transporti
> Pensioni
> Studentat
> Ansambli Mirdita
> Sporti

 

 
 

 
-

 

“Nderi i Qarkut” pėr Dom Bardhec Zymi

(dom Beni)             Fjala e plote e z. Gjon Dedaj..

Dom Bardhec Zymi (dom Beni) ėshtė ndėr meshtarėt i cili kontributin e tij e ka kthyer nė pėrkushtim. Pėrkushtim pėr tė shpalosur fjalėn dhe vullnetin e zotit. Pėrkushtim pėr tė qėnė sa mė pranė tė varfėrve, njerzve nė nevojė, deri dhe nė shuarjen e konflikteve dhe faljen e gjaqeve. Njė aktivitet i shkurtėr por mjaft i ngjeshur nė famullinė e tij, nė Fanė tė Mirditės ka bėrė qė Kėshilli i Qarkut nė Lezhė, nė unanimitet tė plotė tė ti akordojė titullin mė tė lartė nė nivel qarku, sic ėshtė titulli: “Nderi i Qarkut”. Pikėrisht njė ditė mė parė nė njė ceremoni me pjesmarrjen e shumė qytetareve, besimtarėve nga Kosova e Shqipėria z. Bardh Rica Kryetari i Qarkut Lezhė, ia ka dorėzuar titullin “Nderi i Qarkut Lezhe” famullitarit te Oroshit dhe Fanit Dom Bardhec Zymi (Dom beni) per kontrinbutin e tij disavjecar ne fshatrat e Mirdites e me tej ne ringritjen e besimit duke ndihmuar si ne ifrastrukturen kishtare, ndihmem ndaj njerezve ne nevoje, pajtimin e gjaqeve dhe shuarjen e konflikteve si dhe punen baritore te bera me aq urtesi e perkushtim ne sherbim te Hyjit.

Ceremonia ka qėnė e gėrshtuar pėrmes njė show artistik duke nisur me Hymnin e Flamurit. Mė pas ėshtė vijuar me tre dokumentarė tė shkurtėr qė bėjnė fjalė pėr jetėn dhe aktivitetin e Dom Benit nė Mirditė, kryesisht nė famullinė e Fanit. Janė njė seri objektesh fetare qė kanė njohur ringritjen e tyre nga fillimi, falė angazhimit tė dom Benit, ku mund tė permendet Kryqi me i lartė nė Europe vendosur nė Fan tė Mirditės, nė territorin e Famullisė sė tij dhe ndėrtimi nga themelet i Kishės sė Domgjonit. Por nuk janė vetėm objekte fetare qė kanė gjetur pėrkushtimin e tij, por edhe objete tė ndryshme social-kulturore, e mbi tė gjitha nė dokumetarė shpaloset edhe kontributi i tij pėr faljen e pesė gjaqeve nė zonėn e famullisė sė tij. Dom Beni njihet si autori i disa librave me poezi, ndėrkohė qė ditėt e fundit vjen me njė pėrkthim tė njė autori italian.

 Mė tej ėshtė vijuar me ceremoninė e dhėnies sė titullit “Nderi i Qarkut” nga vetė kryetari i qarkut z. Bardh Rica. Z. Rica pasi ka evidentuar faktin se kėrkesa e autoriteteve tė komunės Fanė ėshtė parė me kujdes, ėshtė mbėrritur nė pėrfundimin qė Dom Beni e meriton plotėsisht njė titull tė tyre, pasi puna dhe pėrkushtimi i tij ka qėnė maksimal. Nga ana e tij dom Beni ka falenderuar kėshillin e qarkut z. Berdh Rica, kryetarin e komunės sė Fanit z. Gjergj Prenga si dhe tė gjithė kėshillatarėt e qarkut pėr vlerėsimin qė i ėshtė bėrė. Nė podium ėshtė ngjitur edhe Ipeshkėvi i Dioqezės sė Rrėshenit Cristoforo Palmieri i cili ėshtė shprehur pozitivisht pėr punėn dhe aktivitetin e dom Benit, dhe ka uruar atė dhe familjarėt e tij qė kishin udhėtuar nga Kosova pėr tė marrė pjesė nė kėtė ceremoni.

Nė njė pėrsheshendetjen e tij Kryetari i Bashkisė z. Gjon Dedaj ka bėrė njė pėrshkrim mė tė gjatė pėr punė dhe aktivitetin e dom Benit nė Mirditė, e mė gjerė. Ndėr tė tjera ai ka theksuar se Dom Beni kontribuon me ndėrtimin e shpejtė tė dy kishave dhe tre ltereve ne Fan, ringriti dy ltere nė Orosh, realizoi rrethimin dhe vendosjen e shtatores sė Abat DOĒIT, nė ish- Abacine OROSH, ndėrsa kordinoi tė ndihmonte cdo ditė tė varfėrit e posacėrisht jetimėt me udhqime e veshmbadhje.

Pėr meshtarin e ri nė moshė, por jo nė pėrkushtim, rritja e komunikimit ishte rritje e shpirtit, panvarsisht plagėve dhe trishtimit, ndaj ai ndihmoi nė fushėn kulturore, nė ditė tė shėnuara fetare nė Fan, Orosh dhe nė Rrėshen, duke prirė gjithnjė nė fe, nė dashuri, nė besnikėri dhe nė shėrbim.

Teksa i shtohet ditarit tė shėrbesės katolike nė Mirditė, sėbashku me Dom Ambrozin, Dom Gencin dhe Dom Gjergjin, pėr tė na dhėnė sėbashku portretin e “Ipeshkvit shqiptar tė munguar” i cili qėndron  gjithmonė mbi mal, mbi shandan dhe i dukshėm pėr tė gjithė. I shtyrė nga dicka e padukshme Dom Beni pėrkushtohet dhe ia del tė vendosė Kryqin mė tė lartė nė majėn mė tė lartė nė Europė, nė vendin e quajtur “Guri i Nuses”, si pėr tė thėnė se Kisha – nusja e Krishtit, nuk mund tė fshihet nė corbėn ballkanike ku kufijtė mbollėn urrejtje, shovinizėm, helme.

Ky meshtar, ndėrtues i shpejtė i drejtėpeshimit mes autoritetit dhe sherbimit, nuk pėrpiqet tė urdhėroj, por ka zotesine tė gjejė fillin e ndaljes e pajtimit tė pesė gjaqeve.

Kanė pėrshėndetur dhe kryetari i Fanit z. Gjergj Prenga i cili nė enmėr edhe tė kryetarit tė Oroshit z. Aleksandėr Lala, i ka dhuruar dom Benit njė pikturė punuar nga piktori Pjetėr Marku.

A. Ndoja