|
Drejt Stublles pėr Meshėn
e parė tė dom Ambroz Demajt.
-Reportazh-
Tė
udhėtosh
nė drejtim tė Kosovės edhe pse ka disa vite
qė ėshtė krejtėsisht e lirė, sėrish pėson
njė ndjesi tė veēantė. Vėndi ėshtė i lire,
dhe i njohur nga shumė prej shteteve mė tė
rėndėsishme tė globit. Kjo i ka motivuar
kosovarėt qė tė punojnė intensivisht pėr
rindėrtimin e vendit. Nė ndryshim me pak
vite mė parė, nė territorin e Kosovės nuk
shikon mė shtėpi tė rrėnuara nga dora
kriminale e pushtuesit. Edhe pse politika
brėnda apo jashtė vėndit tenton tė vetėbėhet
interesante, duke lakuar disa shprehje si
Eulex, Bankymoon, Mitrovica etj, pėr
kosovarėt kjo pėrbėn shumė pak problem. Tė
parėt janė prizrenasit qė tė shfaqen sapo
kalon “doganėn” mes dy shteteve shqiptare.
Nė tė hyrė tė kėtij qyteti shikon manat e
famshėm, dhe tregun qindra vjeēar tė cilin
tė parėt tanė e kanė pasur “tė tyrin”, deri
nė pėrfundim tė luftės sė dytė botėrore.
Mijėra tregtarė servirin prodhime tė tyre qė
pėr hir tė vėrtetės janė shumė mė tė lira se
nė shtetin amė. Kuvendi Komunal i Prizrenit
ka vendosur qė tė zgjerojė, ose mė saktė tė
dyfishojė gjerėsinė e rrugės hyrėse nė
Prizren. Njėri prej banorėve tė Prizrenit i
cili tė thotė se ėshtė nip Berati, teksa
pret bileta nė parkimin e sajuar nga ai
vetė, thotė se kjo rrugė qė po zgjerohet nuk
bėn pjesė nė segmentin e autostradės qė po
vijon me shpejtėsi nga Rrėsheni pėr nė
Prishtinė,
pasi ajo do tė kalojė nė krahun tjetėr tė
saj. Ndėrsa thotė se po shpreson se ajo
pjesė toke qė do i marrė rruga do t’i
kompensohet, i riu thotė se tė gjitha pemėt
e prera edhe pse janė nė tokėn e tij nuk
mund ti marrė ai, pasi kuvendi komunal i
Prizrenit ka vendosur qė tu a japė nė formė
ndihmė pėr familjet e dėshmorėve.
Ndėrsa
qyteti ėshtė nė aktivitet tė plotė, i pastėr
me qarkullim tė rregullt dhe me njerėz mjaft
tė qetė. Vetėm disa shtėpi, nė pikat mė tė
larta janė tė shkatėrruara pasi poseduesit e
tyre, disa serbė tė pėrfshirė nė krime ndaj
shqiptarėve nuk kanė guxuar tė kthehen pėr
ti riparuar. Njė ndėr vėndet e krenarisė sė
prizrenasve, Shtėpia e Lidhjes Shqiptare tė
Prizrenit, edhe pse u rrėnua totalisht nga
serbėt gjatė luftės, ėshtė e rikonstruktuar
totalisht, dhe vizitohet pothuajsė nga tė
gjithė ata qė hyjnė nė kėtė qytet.
Drejt
Stublles pėr njė ceremoni fetare.
Pėr tė mbėrritur nė kėtė fshat tė duhen
rreth tre orė udhėtim tė pa ndėrprerė nga
Prizreni. Rruga pėrshkon disa qytete si
Ferizaj, Viti etj. Grupi ynė pėrbėhet nga
Kryetari i Kėshillit Bashkiak z. Nikolin
Kaēorri,
sekretari i kėtij kėshilli, z. Martin
Bushpepa, kėshilltarėt Pjetėr Pjetri e
Gjovalin Jaku, Drejtori i Bujqėsisė z. Preng
Kaēorri, kėngėtarėt Fran Preēi e Kastriot
Kola etj. Ndėrsa me mjete tė tjera ishin
drejtuar drejt Stublles, Kryetari i
Bashkiseė z. Gjon Dedaj dhe njė grup
intelektualėsh tė Rrėshit, si mjekėt Zef
Prenga, Simon Kalaj, Gjok Filopati,
drejtuese shoqatash Marie Biba e Dava Gjoka,
bisznesmė Bardhok Jushi etj. Po ashtu drejt
kėtij fshati udhėtonin edhe njė grup
besimtarėsh nėn drejtimin e Ipeshkėvit tė
Dioqezės sė Rrėshenit imzot Cristoforo
Palmieri. Ftesa ishte nga Dom Ambroz Demaj,
i cili vetėm njė javė mė parė, nė njė
ceremoni madhėshtore e organizuar nga
Dioqeza e Rrėshenit, mori titullin e
Meshtarit pėr tė shėrbyer pėrgjithnjė nė
kėtė dioqezė.
Stubella
oaz i katolicizmit nė Kosovė
Rruga nga Vitia pėr nė Stubell nuk ėshtė mė
shumė se nėntė km. Edhe pse ėshtė njė rrugė
fshati, ajo
ėshtė
e asfaltuar dhe e mirmbajtur. Ajo gjarpėron
nė njė luginė tė ashpėr, me malore tė forta
dhe mes lisash tė pa asnjė shenjė prerje apo
djegie. Diku njė tabelė tė lajmėron sė ke
hyrė nė kėtė fshat pėrmes njėrės prej
portave tė saj. Edhe pse fshati ėshtė nė njė
faqe mali, pamja qė shpaloset ėshtė
krejtėsisht mahnitėse.
Banorėt e kėtij fshati qė gjėndet shumė
pranė kufirit me Maqedoninė nė krahun
perėndimor, dhe me Serbinė nė krahun tjetėr,
janė shumė punėtorė dhe tė qyteruar. Kjo
dallohet qartazi nė numrin e madh tė vilave
dhe nė pėrpjekjen e tyre pėr tė jetuar njė
jetė sa mė tė civilizuar. Pikėrisht pėr kėtė
duket se kanė zgjedhur qė tė jetojnė nė
menyrė tė krishterė.
Nė
fakt kjo ėshtė gjėja e parė qė konstaton, tė
jetuarit nė mėnyrė tė KRISHTERĖ. Banorėt
kėtu janė shumė tė lidhur me njėri tjetėrin.
Duket se problemet
mes
tyre nuk egzistojnė. Toka e shumtė nuk ėshtė
e rrethuar me gardhe. Vilat e tyre janė me
oborre tė pėrbashkėta. Njė solidaritet i
madh mes tyre duket nė punėt e pėrbashkėta,
nė ndėrtimin me kontribut vullnetar tė
rrugėve, Kishės dhe objekteve tė tjera
social-kulturore. Ēdo banesė nė mėnyrėn me
fine tregon identitetin e saj kristjan. Diku
ne nje qoshe, apo nė vėnde tė dukshme mund
tė dallosh, ikona shenjtorėsh, kryqe apo
shenjė tė tjera tė krishtera. Tė rinjtė dhe
tė rejat janė nė shumicė, dhe tė gjithė njė
pjesė tė kohės e kalojnė nė kishė.
Famulltari i fshatit thotė se nuk ka njeri
qė mungon nė Kishė. Akush nuk kalon pa tė
pėrshėndetur dhe pikėrisht pėr kėtė nė
Stubell e ndjen veheten si nė shtėpinė
tėnde. Vėndasit tė afrohen duke u miqėsuar
shumė shpejt me ta. Pėr ta, i krishteri nuk
ėshtė asapk i huaj, dhe pse vjen nga njė
zonė shumė e largėt. Me mirė kėtė e kanė
kuptuar ushtarėt e KFOR-it tė cilėt ēdo tė
dilė “pushtojnė” oborrin e Kishės. Edhe pse
tė rracave tė ndryshme, pėr banorėt ata janė
engjujt mbrojtės tė tyre. Aleksandri, njė
banor i Stubllės, thotė se ushtarėt e KFORIT
janė miqtė e kėtij fshati. Vizitojnė shpesh
kishėn dhe lokalet tona. Asnjėherė nuk
pėrbėjnė shqetėsim pėr banorėt, madje prej
shumė kohėsh nuk kanė bėrė asnjė kontroll nė
fshat, pasi e dinė se ne jemi besimtarė tė
Kisha, dhe pikėrisht pėr kėtė ata e dinė se
Kisha nuk tė lejon tė bėsh prapėsi.
Pak
Histori nga ky fshat.
Tė
gėrmosh ne histori mėson dhe ngjarje tė
trishtuara. Pikėrisht pėr kėtė tė vjen nė
ndihmė edhe gazetari i njohur nga Ferizaj
Demush Zefi, i cili tė thotė se, ushqej
respektim mė tė madh pėr
kėta
banorė dhe historinė e fshatit. Gazetari
Zefi thotė se “tashmė ėshtė e ditur nga tė
gjithė se Stublla ėshtė njė fshat qė ka
pėrjetuar trauma tė mėdha, vetem pse kane
qenė katolikė dhe nuk e kane lėnė fenė.
Pikėrisht pėr kėtė famėkeqi Maliq Gjinoll
Beu, edhe pse ishte nga Gjilani, nė
bashkėpunim me pushtuesin turk, pati
rrėmbyer 1000 burra tė kėtij fshati dhe i
pati dėrguar fillimisht nė Greqi e mė pas me
anė tė anijeve i pati dėrguar nė Stamboll.
Kėta burra tė kėtij fshati vetėm se nuk
pranuan ndėrrimin e fesė, u masakruan duke i
mbytur nė kėnetat e Anadollit dhe vetėm me
ndėrhyrjen e Francės dhe Italisė u bė i
mundur kthimi nė fshat i 79 tė mbeturve. Por
krimet e turqve bėnė qė ata tė ishin tė
sėmurė dhe me trauma”. Pikėrisht kjo histori
dhe rezistenca pėr shumė shekuj i bėn kėta
banorė mjaft krenarė dhe tė kujdesshmė nė
mbrojtjen e identitetit tė tyre.
Por ata krenohen se patrioti i shquar Ndre
Mjeda ka qene mėsues dhe i ka edukuar
gjeneratat e kėtij fshati. Ndėrsa ėshtė edhe
fshati i cili ka nxjerre nje numėr tė madh
meshtarėsh dhe motrash. Ndėr emrat mė tė
njohur janė Dom Lush dhe Nue Gjergji,
Marjan dhe Fatmir Demaj, etj.
Stublla ėshtė njėra ndėr fshatrat mė tė
mėdha, e vendosur nė rrafshnaltat e harkut
tė Maleve tė Karadakut. Pėr Stubllėn dhe
rolin e sajė nė shumė fusha, si nė aspektin
e arsimit-shkollimit, si nė ruajtjen e
kombėsisė nė ato vise, si nė qėndresen e saj
pėrballė hordhive historike tė vėrsulura nė
kėtė popullatė, dhe, sė fundi, edhe pėr
ruajtejn e krishtėrimit, ėshtė shruar shumė
edhe nga historianėt shqiptarė dhe nga tė
huaj. Ata pėrherė Stubllėn pėrmendin me
respekt e admirim tė jashtėzakonshėm, kur
kemi parasysh njė vend tė vogėl e
kodrinoro-malor tė kėsaj hapsire.
Nėse Kisha e fshatit Stubell e ndėrtuar nė
fund tė viteve 80 me kontributin e vetė
banorėve ėshtė nė qėndėr tė fshatit, nė njė
vėnd tė dukshėm nga tė gjitha banesat, rruga
e shtruar mė sė miri tė ēon nė banesat e
fisit Demaj. Grupi ynė ndalet pikėsėpari nė
vilėn e z. Kol Demaj. Edhe pse grupi ynė
ishte nė numėr tė konsiderueshėm, bujaria e
kėsaj dere dhe pėrmasat e saj mund tė
zhvlerėsonte ēdo problem. Si ai edhe
bashkėshortja e tij Rexhina, prindėr tė dom
Ambrozit, por edhe shumė tė tjerė tė afėrm,
tė presin me respektin mė tė madh duke tė
falenderuar pėr ardhjen nga Mirdita nė
ceremoninė e meshės sė parė, tė djalit tyre.
Mė pas biseda rrjedh lirshėm pėr situatėn nė
dy vėndet, dhe sejcila palė interesohet deri
nė detaje, pėr shėndetin, situata e ndryshme
deri edhe pėr mėnyrėn e jetesės, besimit
fetar etj. Mė pas darka bujare ofrohet me
pėrkujdejen mė tė madhe, aq sa ēdo njėri
prej nesh e ndjen veten si nė shtėpinė e
tij.
Mė tej vizita vijon
nė banesėn katėrkatėshe
tė xhaxhait tė dom Ambrozit, Gjergj Demaj.
Gjergji thotė se nė kėtė vilė banojnė
afėrsisht 20 anėtarė tė familjes, por
gjithėsesi shumica e tyre punojnė dhe
jetojnė nė Gjermani, Zvicėr, Suedi etj. Kjo
vilė shėrben vetėm pėr muajin e gushtit, kur
tė gjithė pjestarėt e familjes i kthehen
vendlindjes, dhe mėnyra e konceptimit tė
banesė ėshtė ndėrtuar nė mėnyrė tė tillė qė
tė gjithė tė jetojnė sėbashku, dhe
gjithėsejcili tė kėtė dhomėn e tij tė
gjumit, pėr vete dhe fėmijėt. Vila ėshtė
ndėrtuar vitet e fundit nga specialistėt dhe
punėtorėt e fshatit. Pastėrtia dhe kultura e
familjes shfaqet nė ēdo pėllėmbė tė saj,
ndonėse dhomat e shumta dhe tė kompletuara,
mbahen nga dy vajza tė familjes. Si kjo vilė
janė dhe rreth katėrqint tė tilla nė kėtė
fshat, dhe askund nuk tė kap syri banesa tė
vjetra apo njė katėshe. Kjo tregon se ky
fshat jeton nė mėnyrė tė pa varuar, me
resurse qė vijnė kryesisht nga emigracioni,
por edhe nga prodhimet bujqėsore dhe
blegtorale, pasi toka kėtu ėshtė me shumicė
dhe mjaft pjellore, ndonėse problem i vetėm
mbetet uji pėr vaditje.
Ceremonia.
Ės htė
ora 10. 30 e ditės sė dielė kur oborri i
banesės sė Kol Demajt, ėshtė mbushur plot e
pėrplot me njerėz. Ndonėse ėshtė njė ditė
festive, tek shumė kush vihet re edhe
emocioni, pse jo edhe ndonjė pikė loti. Kola
dhe Rexhina janė para momentit kur duhet tė
ndahen pėrgjithmonė me djalin e madh tė
tyre, i cili pas kėsaj dite do ti pėrkasė
Zotit pėr ti shėrbyer njerzve kudo qė tė
jetė nevojė. Dhe emėrimi kishtar, Ambrozi
nga Stublla e Kosovės do tė shėrbejė
pėrgjithnjė nė dioqezėn e Rėshenit. Nė
pėrcjellje tė tij janė tė gjithė banorėt e
Stublles. Janė nga tė gjitha moshat, por mė
sė shumti spikasin tė rinjtė dhe tė rejat,
tė cilaėt janė kujdesur si pėr ditė feste.
Looku i tyre ėshtė mjaft mahnitės, tė gjithė
me kostume dhe me veshje nga mė tė mirat dhe
cilėsoret, por asnjė prej tyre nuk i kalon
“caqet” e njė veshje moderne. Sejcili prej
tyre tė pėrshėndet me pėrzemėrsi, ndonėse tė
kanė parė pėr herė tė parė.
Pikėrisht nė kėtė orė njė karvan i gjatė me
priftėrinj, mė
njė
kryqe tė gjatė qė prin, ndalohen nė oborrin
e Kol Demajt. Karvani ndalet para derės sė
tij, ndėrsa tre prej priftėrinjėve futen nė
banese dhe nxjerrin prej andej, priftin mė
tė ri dom Ambrozin i cili njė javė mė parė
nė Katedralen e Rrėshenit u paranua nė
komunitetin e madh dhe tė respektuar tė
meshtarisė. Ai ulet nė gjunjė duke u kthyer
me front nga dera ku lindi dhe u rrit. Riti
vijon me dhėnien e bekimit nga babai dhe
nėna e tij. Fillimisht babai Kola, i vendos
duart nė kokė pėr disa sekonda dhe mė pas
falet me tė. Tė njėtėn rit bėn edhe nėna e
tij, Rexhina, ndėrkohė qė emocionet e tė
pranishmėve janė
tė shumta. Qindra sy ngulen pėr nga porta,
ndėr ta janė edhe 40 tė ardhur nga Mirdita,
tė kryesuar nga Ipeshkėvi i Dioqezės sė
Rrėshenit imzot Cristoforo Palmieri, dhe
Kryetari i Bashkisė sė Rrėshenit z. Gjon
Dedaj. Pas kryerjes sė kėtij riti, karvani i
gjatė i meshtarėve dhe tė tjerėve tė
pranishėm nisen pėr nga oborri i Kishės,
kambanat e sėcilės bien pa pushim.
Mesha.
Salla e madhe Kishės sė Stublles ėshtė
tejmbushur nga qindra banorė tė fshatit.
Ndėr ta janė
edhe shumė trupa tė KFOR-it, tė cilėt kanė
shprehur dėshirėn pėr tė marrė pjesė nė kėtė
ceremoni. Mesha nėn kujdesin e famulltarit
tė fshatit, ndėrkohė qė aktori kryesor i
saj, ėshtė dom Ambrozi. I gjithė vėndi ku
zhvillohet mesha ėshtė zbukuruar me kujdes
pėr kėtė rast. Njė varg i gjatė lulesh ka
krijuar fjalėm “M” dhe mė poshte dy gėrma tė
tjera “A” dhe “D”, pra “Meshtar Ambroz
Demaj”. Ceremonia nis me recitime tė disa
fėmijėve tė fshatit, krijuar enkas pėr kėtė
ditė. Me vargje ata i urojnė dom
Ambrozit
qė tė jetė sa mė pranė besimtarėve, tė
nderojė fshatin dhe familjen e tij, duke e
falenderuar pėr rrugėn e zgjedhur. Mė pas
nis ceremonia meshtarake ku ndėr fjalėt e
para tė dom Ambrozit, veēohet fakti se
meshėn e parė nė fshatin e tij tė lindjes,
ja kushton Zotit. Mė pas pėrshėndet dom
Rroku, bir i kėtij fshati i cili pėr shumė
vite ka qėnė famulltar kėtu, ndėrkohė qė mė
pas ėshtė bėrė famulltar i fshatit
Bishtazhin nė Gjakovė. Ceremonia vijon me
dhurimin e Kryqit, verės, bukės, luleve tė
cilat komentohen nga dy tė rinjė tė fshatit.
Nė fund qindra besimtarė marrin Korpin e
Krishtit, pa pėrjashtuar edhe trupat e
KFOR-it tė cilėt respektojnė nė ēdo detaj
ceremoninė e dom Ambrozit.
Ndėrsa pėrshėndetja e Ipeshkėvit tė
Rrėshenit ėshtė pritur me mjaft ineteres nga
besimtarėt nė kėtė ceremoni.
Pas kėsaj rradha ka qėnė e njė drekė festive
me kėtė rast, e shtruar nga familja Demaj,
nė njė restorant nė qytetin e Vitisė. Salla
ėshtė pėrgatitur si pėr dasėm, ndėrsa Grupi
Folklorik i Karadakut, i pėrbėrė nga djem
dhe vajza tė reja dhurojnė momente festive
me kengėt dhe vallet e tyra tė spikatuara.
Ky grup ėshtė i mirnjohur, por i rikrijuar
rishtazi pas luftės sė Kosovės. Kėnga e tyre
ėshtė mjaft e spikatur dhe melodioze. Pas
pak
e gjithė salla ngrihet nė valle gjigande qė
pushton sallėn. Njė pėrshėndetje vjen edhe
nga kėngėtarėt e Mirditės Fran Preēi e
Kastriot Kola, tė cilėt me deputimin e tyre
elektrizojnė sallėn. Tė gjithė festojnė,
ndėrsa nuk mungojnė urimet dhe
pėrshėndetjet. Ndėr to janė edhe ato tė
Ipeshkėvit tė Rrėshenit Palmieri dhe
kryetarit tė bashkisė Dedaj. Festa vijon
deri nė orėt e vona, ndėrsa falenderimi pėr
mbėshtetjn qė mirditasit treguan pėr
meshtarin e ri janė tė pa fundme.
Aleksandėr Ndoja. Stubell,
Viti, 15-16. 11. 2008 |