|
Dy nxėnės
tė Rrėshenit, fitues tė konkursit nė
ambasadėn amerikane
Dy
nxėnės tė shkollave 9 vjecare tė Rrėshenit
janė shpallur fitues nė konkurimin nė
shkallė vendi tė nxėnėsve tė shkollave 9
vjecare nė ambasadėn amerikane, konkurs qė
lidhej me aftėsinė e nxėnėsve pėr tė
germėzuar nė anglishte te rrjedhshme,njė
praktikė tashmė e njohur jo vetėm nė Amerikė
por dhe nė shumė vende tė rajonit tonė,
ndėrkaq nė Shqipėri ėshtė aplikimi i parė i
tij.
Juria e
pėrbėrė nga pesė vetė nėn drejtimin e
ambasadorit amerikan nė Tiranė, Widhers,ka
kaluar nė shtatė raunde mbi 70 nxėnės tė 9
vjecareve nga i gjithe vendi,dhe filtrimit
korrekt,dy nxėnės tė shkollave tė Rrėshenit,
Andorel Ndoj (klasa 7 nė shkollėn Nėnė
Tereza) dhe Vanesa Gjeci (kl 9 nė shkollėn
P.VASO), janė renditur pėrkatėsisht nė
vendin e dytė dhe nė vendin e pestė.
Para
konkurimit nė ambasadėn amerikane,
konkurimet janė zhvilluar nė tėrė ato rrethe
ku ka vullnetarė tė Korpusit tė Paqes,ndėrsa
mė pas fituesit janė pėrballur me jurinė nė
ambasadėn amerikane.
Duhet thėnė
se nė kėtė arritje kanė kontributin e tyre
mėsuesit e anglishtes nė Rrėshen dhe pėr
kėtė tė dy nxėnėsit vecojnė mėsueset e tyre
Lirie Pėrgjetani,Lindita Nikolli e Drita
Deti me kurset e zhvilluara me nivel te
larte, dhe vecmas punėn e madhe qė po bėn nė
Rrėshen vullnetarja e Korpusit tė Paqes,
amerikania Sarah Christensen prej dy vitesh.
Ameda
Pjetri
|