|
MIRDITA-Pėrshtypje 2008.
Dita e kulturės gjermane nė Rrėshen.
Andreas
Hemming nga Gjermania u shfaq disa muaj
mė parė nė qytetin e
Rrėshenit
me njė aparat fotografik pothuajse gjithnjė
nė dorė, dhe me dėshirėn pėr tė mėsuar sa mė
shumė nė gjuhėn shqipe. Kjo do ti shėrbente
atij pėr tė vėzhguar ēdo gjė, sidomos pėrsa
i pėrket fushės sė etnografisė. Sipas
pėrshkrimeve tė tij, ai kishte arritur tė
mėsojė shumė prej eksploratorėve tė hershėm,
pėr tiparin e mirditasve. Vetė Andreas
kishte arritur tė gjente dorėshkrime tė
frikshme pėr zonėn e Mirditės, si atė tė
Stavri Frashėrit nė vitin 1930, i cili
shkruante atė qė tė tjerėt i thonin kur ai
vendosi tė shoqėronte disa tė huaj pėr nė
Mirditė: “Ku po shkoni? Do vdisni nga tė
ftohtėt, do t‘u hanė ujqtė dhe egėrsirat
nėpėr ato male tė nalta, dėbora ka vajtur
njė bojė njeriu dhe do mbeteni udhės,
ushqimet mungojnė, ethe ka plot! mė thoshin
shokėt dhe miqtė e mi kur u zija nė gojė se
do veja nė Malėsi sė bashku me njė zonjė dhe
njė zotni Amerikan, tė cilėt shkonin atje
pėr studime antropologjike”. Madje siē thotė
edhe vetė Andreas Hemming, edhe sot dėgjon
komente tė tilla tė ngjajshme tek njerėzit
nga Tirana, kur u thua se punon nė
Mirditė!!!!!!!!.
Por vetė
Andreas thotė se realiteti ėshtė krej i
ndryshėm.
Kėtu
ka bėrė mjaft miq dhe shokė qė fillojnė tek
njerzit mė tė thjeshte e deri tek
autoritetet mė tė larta tė zonės. Ka bėrė
miq gazetarėt, piktorėt, mėsuesit, banorėt e
pallatit ku jeton prej shumė muajsh, njerėz
tė artit dhe tė kulturės. Njė ndėr
pėrshtypjet e para pėr tė cilat ai ka bėrė
njė kumtesw, kanė qėnė
xhirot tradicionale tė mbrėmjeve verore nė Rrėshen. Andreas
Hemming nuk ka lėnė pėllėmbė tė Mirditės pa
shėtitur, qė nga Selita, Fani, Oroshi,
Rubiku, Kacinari etj. Ka mundur qė me
aparatin e tij tė fiksojė nė celuloid, atė
qė ne tė gjithė e prekim ēdo ditė por qė e
lejmė pas pa e fiksuar askund. Edhe pse tė
gjithė jemi kėtu, dhe skenat e pėrcjella nga
aparati i Andreas janė pjesė e jetės tonė tė
pėrditshme, kur ato i shikojmė tė realizuara
mjeshtėrisht, dhe tė serviruara nė njė
ekspozitė nė ambientet e Qėndrės Kulturore
“Mirdita”.
Ekspozita
nė kuadėr tė “Ditės gjermane nė Mirditė”
Dhjetra
qytetarė tė Rrėshenit janė mbledhur ditėn e
shtunė nė sallėn qėndrore tė Qėndrės
Kulturore tė Rrėshenit, pėr tė ndjekur
aktivitetin me kėtė rast. Andreas Hemming ka
qėnė i shoqėruar nga bashkėshortja dhe
bashkėpuntorja e tij Katharina Hemming. Nė
prezantimin e rastit drejtori i Qėndrės
Kulturore z. Gjergj Marku tha se qytetarėt
janė mbledhur sot pėr tė pėrcjellė njė punė
tė vyer tė Andreas i cili pėr shumė muaj ka
punuar nė zonėn e Mirditės.
Ndėrsa vetė
Andreas Hemming pasi ka falenderuar pėr
mbėshtetjen dhe pjesmarrjen e qytetarėve tė
Rrėshnit, tha se ėshtė kumtesa e parė qė po
mbaj nė gjuhėn shqipe. Nė kumtesėn e tij me
kėtė rast ai tha:
Tė dashur
tė ftuar!
I
dashur zoti Kryetar i Bashkisė!
Tė
dashur miq!
Ju
uroj tė gjithėve mirėseardhjen dhe ju
falenderoj qė keni ardhur kaq shumė. Do tė
doja tė shfrytėzoja rastin qė t’ju thosha dy
fjalė nė fillim. Kėtu do tė flitet pak mbi
atė ē’ka do tė kqyret nė ekspozitė, apo nė
katalog. Do tė dėshiroja mė tepėr tė thosha
se si lindi kjo ekspozitė, dhe t’ju tregoja
se ēfarė nuk ėshtė botuar nė katalog. Nga
njėra anė kėtu janė afro 2500 fotografi qė
janė bėrė nga gruaja ime Katerina gjatė
pushimit tė saj 5javor, dhe nga unė gjatė 8
muajve tė shkuar nė Shqipėri. Dhe ashtu si
nė ēdo ekspozitė, ne kemi mundur tė
paraqesim vetėm njė copėz nga i tėrė
koleksioni. Me thėnė tė drejtėn vetėm njė
copėz ia vlente tė ekspozohej: unė s’jam
kurrfarė fotografi apo artisti fotograf, por
veēse njė studiues, qė e kupton fotografimin
si mjet kėrkimi dhe foton si objekt kėrkimi.
Pėr ngritjen e kėsaj ekspozite mė duhet tė
falenderoj edhe bashkshorten time. Idenė
time tė vagullt ajo e trajtoi, e zhvilloi
dhe e realizoi, pėrzgjodhi fotot dhe i
pėrpunoi. Ajo ėshtė edhe autorja ideuese pėr
katalogun e ekspozitės, dhe e ka modeluar
katalogun me njė shoqe e saj tė ngushtė,
grafisten Anika Fridman. Mė duhet t’i shpreh
sėrish mirėnjohjen duke shpresuar qė
gjithshka do tė shkojė mė sė miri.
Studiuesi ėshtė disi mė i pėrqėndruar tek e
shkruara. Kėshtu qė tek katalogu erdha mė
shpejt sesa tek profesioni im. Nė mendimet e
mia tė para mbi kėtė katalog gati tre muaj
mė parė pėrfytyrova njė pėrmbledhje me
citate historike tė cilat do tė pėrshkruanin
Mirditėn ose jetėn nė Mirditė dhe qė do tė
qėndronin nė lidhje me fotografitė e botuara
nė katalog. Pėr kėtė kisha parasysh
pėrshkrime tė pėrgjithshme tė tilla si ky
pasazh nga njė udhėrrėfyesi albturistėsh nė
vitin 1967:
“Mirdita ėshtė njė zonė malore, popullsia e
sė cilės merret me bujqėsi e blegtori. Kjo
zonė, banorėt e sė cilės kurrė nuk janė
nėnshtruar, por pėrkundrazi kanė luftuar me
zotėsi pushtuesit e huaj, nė tė shkuarėn u
shfrytėzua nga feudalėt, sidomos nga Familja
e Kapedanėve tė Mirditės, tė cilėt gjatė
gjithė kohės kanė luajtur njė rol tė fortė
reaksionar dhe jopatriotik. Nė vitet e
fundit nė Mirditė ndodhėn shumė ndryshime.
Nė kėtė zonė tė pasur minerare u ngritėn dhe
po ngrihen shumė qendra industriale, ndėr tė
cilat mė e rėndėsishmja ėshtė Rubiku me
uzinėn e tij tė pėrpunimit tė bakrit”.
Gjithashtu qenė pėrfshirė tė tjerė
udhėrrėfyes
nė
gjermanisht nga fundi i viteve ’80.
Megjithėse autobuzat e albturistėve nuk
pėrfshinin nė programin e tyre 10 ditor tė
udhėtimit rreth e pėrqark, ndonjė ndalesė nė
Mirditė, gjithmonė do tė rezervoheshin ca
fjalė pėr krahinėn. Kėtu do tė orvateshin
temat klasike socialiste tė zhvillimit
ekonomik nė njė qytezė dikur feudale.
Kėtu sjell ndėr mend edhe Edit Durhamin, tė
cilėn murgjėrit e refuzuan pėr tė bujtur nė
manastirin e Rubikut si dhe indinjatėn e
shoqėruesit tė saj qė pasoi prej kėsaj. Ose
Fridrih Vallish, i cili shkruan mė 1931:
“Udhėtimi ynė pėmes rrafshit tė Matit
shkonte nėpėr lumenj tė vegjėl, pėrrenj e
rrėke. Ura betoni dhe urėza tė panumėrta
qenė nė ndėrtim e sipėr. Automobili ynė
Bjuik duhet tė kalonte gjithmonė mbi varre
dhe ujėvara pėrgjatė ndėrtimeve tė reja, e
tė papėrfunduara dhe mbi ura tė vogla prej
druri qė dukeshin tė pasigurta...”
Ky
qe fundi i viteve 1920. Por kėtu ėshtė e
vėshtirė qė tė mos mendosh mbi situatėn e
sotme dhe ndėrtimin e autostradės. Por kjo
nuk ėshtė paralelja e vetme. Psh. Stavro
Frashėri shkruante mė 1930:
“Ku po shkoni? Do vdisni nga tė ftohtėt, do
t‘u hanė ujqtė dhe egėrsirat nėpėr ato male
tė nalta, dėbora ka vajtur njė bojė njeriu,
dhe do mbeteni udhės, ushqimet mungojnė ethe
ka plot! mė thoshin shokėt dhe miqtė e mi
kur u zija nė
gojė
se do veja nė Malėsi sė bashku me njė zonjė
dhe njė zotni Amerikan, tė cilėt shkonin
atje pėr studime antropologjike.”
Edhe sot dėgjon komente tė tilla tė
ngjajshme tek njerėzit nga Tirana kur u thua
se punon nė Mirditė. “Gjatė njė kėrkimi tė
tillė nė literaturė zbulohen edhe disa
supriza si psh. gjykimet kritike tė Eqerem
Bej Vlorės, i cili shkruan nė kujtimet e tij
tė shėnuara fillimisht nė gjermanisht: “Male
tė bukura siē mund tė shohėsh nė Zvicėr ose
nė Tirol, nė Shqipėri nuk ka. Aty ka male tė
thata gėlqerorė qė shoqėrojnė natyrėn e
shkretė karstike. Disa maja, disa
rrafshnalta, disa lugina mund tė duken nė
krahasim me ambjentin rrethues piktoreske
madje dhe egėrsisht romantike, por nė
udhėtimet e mia tė shumta pėrmes vendit, nuk
mė zuri syri asgjė nga ato mrekulli natyrore
tė Shqipėrisė qė i gjen me shumicė nė libra.
Veēantia e peisazhit shqiptar qėndron nė
kundėrshititė e ngjeshura rrėmujshėm, tė
cilat e kthejnė vendin nė njė tablo ku
shfaqen nė mėnyrė fantastike lloj-lloj
kulisash teatrorė.“
Nė
pėrkthimin shqip ėshtė e kotė tė kėrkosh pėr
kėto pasazhe kryekrejet kritike.
Por unė mund t’i ngre kėto ide – anektoda
dhe referenca letrare krahasuese – pėr njė
tjetėr projekt. Kjo pėrballvendosje mė tepėr
letraro-shkencore, buron prej diskutimit
estetik, dhe kėtu heq dorė para individėve
mė tė kualifikuar – psh. para gruas time,
ose Pjetėr Markut apo Gjok Pepės,
pa
ndihmėn e tė cilėve unė nuk do tė isha kėtu
ku jam. Dhe nėse lihet nė dorė tė njė
dizenjatoreje grafike nga shkolla “Bauhaus”,
atėhere konturi i saktė dhe forma e qartė do
tė triumfojė me epėrsi ndaj referencave
anektodike.
Kjo ekspozitė dhe ky katalog janė rezultati
i parė konkret i kėrkimit tim etnologjik nė
terren qė zgjati 8 muaj. Ato janė
njėkohėsisht njė shenjė e tė kuptuarit tim
tė kėrkimit nė terren. Fotografia dhe puna
me imazhin, janė njė aspekt qėndror i
studimit dhe metodės time kėrkimore, po
kėshtu dhe procesi i fotografimit dhe i tė
qenurit i fotografuar pėrbėjnė njė moment
kyē. Rrallė herė mund tė dal nė Rrėshen apo
nė zonėn pėrreth pa aparat fotografik dhe
njerėzia ka filluar tė komentojė mė shumė
mungesėn e aparatit sesa praninė e tij. Por
ajo ēfarė ka mbetur njė mister pėr shumicėn
ishte se ēfarė po fotografoja unė nė tė
vėrtetė: pėrshtypjet e mia nga Mirdita.
Kėte situate u bė zanafilla e projektit pėr
tė hapur njė ekspozitė. Me kėtė vėllim
fotosh do tė doja t’ju tregoja njerėzve se
ēfarė mė ėshtė dukur interesante si etnolog,
dhe se ēfarė kam fotografuar. Por doja qė
t’iu jepja gjithashtu edhe diēka nė kėmbim,
njė shenjė tė parė tė transparencės
shkencore nė atė ēka shpresoj se do tė bėhet
njė marrėdhėnie e frytshme dhe jetėgjatė pėr
tė dyja palėt.
Pėrpara se ta mbyll, do tė dėshiroja tė
falenderoja disa persona: gruan time pėr
durimin dhe kurajon e saj nė njė periudhė
shumė tė vėshtirė, ambasadėn gjermane pėr
mbėshtetjen financiare dhe znj. Irene
Ajdemyler pėr bashkpunimin. Faleminderit
edhe pėrkthyeses time Armanda Hysa-Kodra,
dhe Bledar Kondi, Aspak si tė fundit do tė
pėrmendja kėtu njė mori njerėzish nga
Rrėsheni: Pjetrin dhe Gjokėn i kam pėrmendur
tashmė. Do tė doja tė falenderoja
veēanėrisht Gjon Dedajn pėr mbėshtetjen e
tij, ashtu si dhe Alfred Shtijan dhe Gjergj
Markun qė mė ka lėnė dorė tė lirė kėtu.
Nxėnėsit e trupės teatrore tė Teksasit kanė
ndihmuar nė ngritjen e ekspozitės dhe nė
organizimin e ēeljes sė saj. Tė ardhurat e
katalogut do t’i dhurohen trupės teatrore ne
shkolla e mesme. Faleminderit pėr traditien
e mikpritjes!
Ndėrsa bashkėshortja dhe bashkėpunėtorja e
Andras, Katherina ėshtė ndjekur me mjaft
vėmendje nė pėrshėndetjen e saj. E shkurter
dhe mjaft e sakte, Katharina ka mbajtur
referatin me teme:
Ēfarė bėn gruaja e
hulumtuesit tė terrenit?
Ajo nuk vendos tė shkojė me tė nė terren,
mban pėrsėri njė vėshtrim ziliqar, por e
sigurtė tashmė se nuk do tė kishte zbuluar
pasionin e vetėm, si burri i saj, kur bėri
vizitėn, PO .
Pa dyshim kur erdhi nė vendin e shqiptarėve,
ajo mėsoi mė tepėr nga burri i saj, me tė
cilin ėshtė bashkė prej shumė kohėsh, mė
tepėr pėr tė panjohurėn, besimin dhe
shoqėrinė.
Ajo dėgjon por nuk kupton asgjė, mund tė
interpretojė me anė tė gjesteve, por ndoshta
kupton gabimisht, ajo mėson habitet dhe
mrekullohet.
Ajo dėshiron tė kuptojė mė tepėr por gjuha
ėshtė e vėshtirė. Ėshtė shfaqur njė tablo,
dhe e sjell atė mė afėr.Pėr tė vendosur pėr
njė motiv, ēfarė mdoshta ju tregohet juve,
se si ėshtė Shqipėria, se si ėshtė Mirdita.
Tablo, tė cilat tregojnė mė tepėr pėr jetėn
e kėtushme, pėr jetėn e pėrditshme, ecurinė
e gjėrave, ndryshimin dhe rikujtimin pėr
kohėn madhėshtore.
Objektivi i kamaras fokusohet nė ato
gjėra, tė cilat juve ju duken joemocionuese
dhe normale pėr jetėn e pėrditshme dhe
patjetėr edhe pėr mua vazhdojnė tė jenė tė
huaja. Tablotė tregojnė ato gjėra, qė
ndoshta mė ndihmojnė mua tė kuptoj dhe tė
hyj nė rrugėn e kulturės dhe jetės sė tyre.
Ne do tė shohim.
Pjesa e parė e ditės gjermane nė Rrėshen
ėshtė pėrmbullur me fjalėn pėrshėndetėse tė
kryetarit tė Bashkisė z. Gjon Dedaj i cili
tha:
Kush ėshtė Andreas dhe Katharina
Hemming?
Andreas
Hemming ka lindur nė Wetzaler, Gjermani nė
vitin 1973. Ai ka studiuar etnologji,
filozofi dhe media. Ai ėshtė i punėsuar nė
Universitetin Martin Luter tė
Halles-Wittenberg, nė njė projekt qė
krahason aspektet ndėrmjetėsuese tė
ndėrtimit tė identitetit nė shqipėri, i
finacuar nga Fondacioni Fritz Thyssen.
Ndėrsa
Katharina Hemming ka lindur nė Leipzig,
Gjermani nė vitin 1981. Ajo ka studiuar
etnologji dhe shkenca politike. Ajo ka
mbaruar studimet nė vitin 2008 me njė temė
mbi vetė organizimin e emigrantėve nė
Gjermani.
Pergatiti: Aleksander Ndoja, Rreshen 21
shkurt 09. |