REPUBLIKA E SHQIPĖRISĖ

BASHKIA RRĖSHEN

---
Home Keshilli Bashkiak Biznesi ne Mirdite Lajmi i Fundit Shtypi
- Mirdita.net
Prill Rreshen
H M M E P SH D
            1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 16 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30            

 

 
Qyteti e territori
>  
 
>  
>  
>  
 
>  
>  
>  
>  
>  
---------
Historiku
COMUNE
> Stafi
> Keshilli Bashkiak
> Gjendja Civile
> Asistenca Sociale
> Arti & Kulture
Sherbime te Qytetarit
> Formularet
> Dokumentacioni per leje dhe sheshe ndertimi
> Njoftime per tendera
 
Si dhe ku Jemi!
>

Shoqatat

> Bankat
> Shendetsia
> Arsimi
>

Ambienti

> Transporti
> Pensioni
> Studentat
> Ansambli Mirdita
> Sporti

 

 
 

 
-

 

44 pikturat e Pjetėr Markut mbledhin sėbashku mirditas, kuksianė dhe kosovarė.

 

Pas rrugės sė re e cila ka lidhur Mirditėn me Kukėsin e mė tej me Kosovėn, ėshtė arti dhe kultura qė ka ndjekur njė linjė tė tillė. Kėshtu pak ditė mė parė piktori Pjetėr Marku falė pėrkushtimit tė tij nė artin e tė pikturuarit, ka mbledhur nė njė sallė sėbashku mirditorė, kuksianė dhe kosovarė. Janė 44 piktura ndėr mė tė zgjedhurat tė kėtij autori, qė janė vendosur nė muret e njė salle tė madhe tė Qėndrės Kulturore “Hasan Prishtina”  tė Kukėsit, tė cilat janė ndjekur me mjaft vemendje nga  tė pranishmit tė cilėt kanė lėnė edhe impresionet e tyre nė librin e shėnimeve. Merrnin pjese artiste  piktorė, skulptorė, muzikantė e artdashės  nga  Kukesi, Mirdita, Laēi, Lezha, shkrimtarė nga Klina si Prend Buzhala, Vilson Culaj, Dod Ndreca, piktorė nga Suareka, Gjakova  dhe Prizereni.Ceremonia e hapjes sė ekspozitės ėshtė paralajmėruar dhe pėrcjellė nga shumė organe tė medias si televizioni shqiptar, agjensia telegrafike shqiptare, tv-Klan, tv-Kukėsi etj.

Tė pranishmit i ka pėrshėndetur nė hapje tė veprimtarisė, z. Sulejman Kovaci i cili ėshtė edhe drejtor i kėsaj qėndre. Mė tej nė njė pėrshendetje mė tė zgjeruar ka folur skulptori dhe studiusi Nafiz Dokle. Z. Dokle ka bėrė njė pėrshkrim tė zgjeruar tė piktorit Pjetėr Marku, nė aspektin profesional duke pėrmendur faktin se z. Marku pėr njė kohė tė gjatė ka jetuar dhe punuar nė Kukės, duke dhėnė njė kontribut tė madh nė jetėn kulturore dhe artistike tė kėsaj treve. Z. Dokle duke jo refruar disa prej pikturave tha se autori nuk ka se si tė mos kishte pėrshkuar me penelin e tij kohėn e qėndrimt nė Kukės, duke ju referuar nė sfond pikturės “baca Ymer” pamjeve nga qyteti, uzina etj. Me vlera tė veqanta ėshtė konsideruar portreti i poetit dhe shkrimtarit Ndoc Gjetja, Nusja e Shtufit, kosovari, festivalistja, Kisha e Rubikut etj.

Mė tej autori i ekspozitės z. Pjetėr Marku duke falenderuar tė pranishmit tha se lutem mos  e  merrni per dobesi nese sot i kthehem kujteses dhe  pėrmend emra pafund  me te cilet ndame shqetesimet per disa vite bashke per art e culture. Dua te kujtoj Zef Gruden e paperseritshem. Hamdi Gjanen, Aleksander Lalon, Pandi Bellon, Binak Elezin, Alfred Kaēinarin, orkestrėn moderne, fanfaren. Ruaj ne kujtese kengetaret Hane Baftjari, Hekuran Curēali, Xan Zyberi, Iljaz Ademi, Ali Tahiri, Flutura, Kleopatra, Nuhi Elezi, Sheqer Ademi, Besnik  Palushi,  koreografet  Ali Kingji e Mersat Hoxha,  grupin e valleve, aq me simpati valltaret e Shtiqnit, Ymer Shehun e famshem, Ansamblin e Kukesit dhe  lodraxhiun virtuoz Xhemali Toēilla, Hysen, Grupet e medha folklorike  nga gjithe krahinat dhe konkurimet dinjitoze, kengetaret e shquar Kovaēi Dida, Ngjeēi  dhe pasuesit mevonshem, kengetaret e Bushtrices dhe  valltarin Peposhi, lodraxhiun e Arnit  Luli kengetaret e e Shumrise, Hasin e pa perseritshem ne folklor me Hasan Peken, ansamblin etj.

... Deshiroj  evidentoj kontributin e shquar  tė piktorėve Alajdin Tabaku dhe Nazif Dokle tė cilėt kanė mbajtur tė gjallė punėn dhe aktivitetin nė artet figurative deri nė vitin 1973 kur nė Kukės erdhen njė grup artistėsh e si Ilmi Hoxha, Avni Bardhoshi,  Ramazan Memishi.  Xhevahir Kolgjini, Mustaf Doēi,  Shahin Memishi, Haxhi Gashi, Dylber Mata, Bislim Nerguti, Agim Zela, Ilmi Halili, Bardhok Gjoka, Armir Danjolli etj.  

Kukesi krenohet sot me emra te tille krijuesish  si Ferhat Cakaj, Hysen Shehu , Bajazit Cahani, Zija Cela,  Xhezair Abazi, Qemal Mata, Kujtim Shehu, Izet Duraku, Ridvan Dibra, Met Devishi e Flora Gjondeda, Visar Zhiti,  Ivzi Nela, Myftar Gjana, Petrit Palushi.  Nuk permenda ne kete rrjeshta nje nga djemt  me te talentuar te Lumes  nga familja e Spahijve, poetin  e shquar nderi i Kukesit Agim Spahiun i cili tashme nuk jeton.

z. Pjetėr Marku falenderoi pėr mbeshtejn dhe pjesmarrjen nė kėtė ceremoni edhe Kryetarin e Qarkut, kryetarin e Bashkise  tė Kukesit, shkrimtaret dhe  artistet nga Klina, Gjakova, Suhareka. Natyrisht duke ardhur ketu ne Kukes ju them se nga  Lezha  eshte ketu nenkryetari i qarkut   Lezhe, publicisti Gjovalin Gjeloshi, poeti  Viktor Gjikola, drejtori i Kultures  regjizori Ismet Zusit, piktori  Mikel Paluca. Nga Laēi Drejtori i kultures Pal Menga, piktori Ndue Pepa. Ndersa nga Rresheni dua t’ju kryetarin  e Bashkise Gjon Dedaj, nenkryetarin  Ndok Mrruku,  ish kryetaren e Bashkise  Marie Biben, drejtorin e arsimit Gjon Kolen, artiste etj, pa harruar dy kleriket  Dom Ben Zymi,  poet dhe nje nga sponsoret e kesaj dite, dhe Don Ambroz Demaj. Mė tej tė pranishmit vizituan tė gjitha stendat duke vlerėsuar punen dhe talentin e z. Pjetėr Marku.

Nė librin e shėnimeve ka mjaft impresione, ndėrsa vecojmė disa prej tyre. Nė shėnimin e lėnė nga kolektivi i mesuesve  Konaj –Shengjin thuhet se me padurim pritem te vizitojme ekspoziten e piktorit mirditor Pjeter Marku ekspozuar ne  Pallatin e kultures “ Hasan Prishtina” Kukes.

Ndėrsa publicisti i mirnjohur Prend Buzhala thotė se ekspozita ėshtė  nje deshmi e ekspresivitetit piktural figurativ me motive te amshueshme. Ndėrsa nga koletivi i Bibliotekės “Agim Spahiu” Kukės shkruhet se ndjenja e bukur e nje poeti te madh shpreh me larmi ngjyrash, kontraste ngjyrash, bukuria shpirterore, e nje piktori te koheve  moderne na ngelen ne mendje qe dot’ju kujtojme gjate. Emocione na dhuruat, emocionet e nje artdashesi qe jane te lidhura ngusht me librat, me artin, me kulturen e nje qyteti, qe ju perfaqesuat.

Ndėrsa z. Alfred Shtinja thotė se teksa  shoh ekspoziten tende bej nje xhiro imagjinare dhe shume mbreslenese qe nga fshati im, me burimin e jetes “rezervuari Sheshaj”, Amerike, Diber, Lugina e Matit e gjer ne Kosove. Te ēmoj per ditarin pamor  nder vite.  Dhe pse nuk di  te lexoj mire  pikturat, me pelqejne shume ato. Te uroj suksese te metejshme.

z. Gjon Dedaj nė cilėsinė e Kryetarit tė Bashkisė Rrėshen shkruan

 Me shume se falenderim  !

                  Falenderim  …

                  Per kete pallat kulture dhe drejtorin me koleget e vet dhe permes te gjithe struktures  bashkiake Kukes.                                    

                  Per autorin Pjeter Marku i cili ia del  te kaperceje sistemet politike permes artit dhe te perzieje bojrat   ne ngjyra te ndezura duket ne portrete dhe pejzazhet impresionisto- realiste  ...

                  Per ate qe lidhen nenesheshem dhe mbidheshem Mirditen me Kukesin, gjithe Shqiperine duke na afruar  dhe me shume shpirterisht…

                  Gjej rastin te uroj suksese te metejshem autorit dhe nje  bashkepunim gjithnje e me te frytshem nder njesite tona vendore.

                     Zoti ndihmofte per te zbukuruar dhe ne mendjet, zemrat, shpirtin dhe  vendet qe na linden !!

Shėnime me impresione positive kanė lėnė edhe shumė vizitorė nga Kosova dhe Kukėsi ndėrsa z. Demush Avdiu i dhuroi autorit njė album me fotografi me pamje nga ceremonia dhe pikturat e afishuara nė stenda.

Aleksandėr Ndoja

Kukės 10 qershor 2010