|
Tė rrosh a te mos rrosh, ėshtė ēėshtja.
Lindim
qenie te vogla, te pafajshme dhe tė pa
informuar pėr mbikalimet e nenkalimet e
jetės. Por padituria ėshtė ēėshtje e
pėrkohshme,pasi kur rritemi krijojmė e
identitetin e qenies tonė dhe synojmė tė
arrijmė perfeksionin.
Ambicia
e nxit njeriun tė rritet profesionalisht,
por nganjėherė ky katalizator vepron
dhunshėm tek individi,i cili e ndryshon
rrėnjėsisht personalitetin e tij. Eshtė e
rėndėsishme qė njeriu nė
qendėr tė vėmendjes tė ketė parimin pėr
tė pasur vlera tė larta, i vėnė gjithmonė
ne qendėr tė universit dhe i ndjeshėm nė
botėn qė e rrethon.Ai duhet tė
jetė i zgjuar,mendimtar me vision,
kėmbėngulės pėr tė shijuar jetėn. Pėr kėtė
duhet qė pavarėsisht shkollimit tė tij, tė
jetė i kohės, tė ecė dhe tė jetojė me hapat
e saj,qė puna,aktiviteti dhe mendimi i tij tė
pėrbėjnė
njė shkollė,njė pėrvojė tė vlefshme ,njė
leksion pėr jetėn,tė cilat e bėjnė atė
njė njeri tė vlerave morale, si mbrojtės i
vlerave tė tij, tė familjes e tė shoqėrisė.
Vetėm nė kėtė rast njeriu di ta
shijojė jetėn dhe ia vlen ta jetojė atė.
Ndodh qė pėr njė ēast tė krijohet edhe
fama,ajo avullon,tė kesh edhe para, ato
shpenzohen. Por tek njeriu diēka mbetet
dhe ai ėshtė karakteri. Ne nuk duhet tė
pranojmė nderime dhe dinjitet tė rremė, por
duhet t’i meritojmė ato me punė, sjellje,
korrektėsi, humanizėm dhe drejtėsi pa rėnė
pre e mendjemadhsisė,egoizmit dhe
injorancės. Duhet te nisemi nga parimi se
virtyti ėshtė
me vlerė kur shfaqet me zemėr dhe bukuri,por
bukuria fshihet kudo dhe jo tė gjithė mund
ta shohin atė. Ai qė e sheh, e vlerėson dhe
punon me tė bukurėn, ai e shijon jetėn dhe
ia vlen ta jetojė atė.
Fundja, jeta ėshtė e ndėrtuar mes dilemash:
tė rrosh a tė mos rrosh, tė kesh a tė mos
kesh, dhe njeriu ėshtė pėrballė
zgjedhjesh. Se, siē ka thėnė dhe Zhan Pol
Sartri: “Njeriu ėshtė i dėnuar pėr
tė qėnė i lirė”
por nė kėtė liri e rėndėsishme ėshtė tė
zgjedhėsh rrugėn e drejtė.
Eriona Prendi
Klasa:IX shkolla 9-vjeēare Nr.2
Dtl.15.12.1994
Rrėshen
E-mail: ona-1994@hotmail.com |