REPUBLIKA E SHQIPĖRISĖ

BASHKIA RRĖSHEN

---
Home Keshilli Bashkiak Biznesi ne Mirdite Lajmi i Fundit Shtypi
- Mirdita.net
Prill Rreshen
H M M E P SH D
            1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 16 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30            

 

 
Qyteti e territori
>  
 
>  
>  
>  
 
>  
>  
>  
>  
>  
---------
Historiku
COMUNE
> Stafi
> Keshilli Bashkiak
> Gjendja Civile
> Asistenca Sociale
> Arti & Kulture
Sherbime te Qytetarit
> Formularet
> Dokumentacioni per leje dhe sheshe ndertimi
> Njoftime per tendera
 
Si dhe ku Jemi!
>

Shoqatat

> Bankat
> Shendetsia
> Arsimi
>

Ambienti

> Transporti
> Pensioni
> Studentat
> Ansambli Mirdita
> Sporti

 

 
 

 
-

 

MIQĖSIA DHE SHOQĖRIA

          Jeta ėshtė si njė burim ku nė vend tė ujit,rrjedhin kristale, e ku ēdo kristal pėr faqėson anė tė kėsaj jete aq tė gjatė. Dy prej tyre,mė tė shndritshėmit,mė tė bukurit,pėrfaqėsojnė ato qė ne i kemi prezente kudo. Miqėsi dhe shoqėri.Tė dyja hyjnė tek gjėrat mė tė rėndėsishme nė jetė. Ėshtė e vėrtetė, sepse pa miqėsi dhe shoqėri jeta do tė ishte “e thatė”, e mėrzitshme,ndryshe…Kėto dy terma janė sa tė njėjtė aq edhe tė ndryshėm.

        Them kėshtu sepse shoqėria janė njė grup njerėzish tė njohur nė pėrgjithėsi sipėrfaqėsisht me tė cilėt kalojmė ditėn. Me shoqėrinė shijon ēaste tė bukura duke u argėtuar nėpėr festa,udhėtime apo kohėn e lire. Ndėrsa miqtė janė disa njerėz tė cilėt tė ofrojnė ngrohėsi, mirėkuptim dhe tė njohin mė nė thellėsi dhe tė vlerėsojnė pėr atė qė je mė tė vėrtetė.Kėto fjalė i bazoj nė kėto dy thėnie ku,shoqėria vlerėsohet si: ”Njė ballo me maska ku tė gjithė e fshehin identitetin e tyre tė vėrtetė dhe e tregojnė atė duke e fshehur”, ndėrsa miqėsia vlerėsohet si:” Njė korridor i thatė nė mes tė pikave tė shiut”.

         Miqtė janė bekimi i jetės, ndaj mos i lėr tė ikin pa luftuar pėr to. Miqėsia e vėrtetė ėshtė si njė magji qė i mban tė bashkuar miqtė. Nė miqėsi nuk njihen pėrfitimet, paragjykimet apo prapaskenat. Nė miqėsi jemi tė gjithė tė barabartė, ndėrsa nė njė rreth shoqėror mundohesh tė pėrshtatesh me tipa tė ndryshėm,shpesh duke u hequr si dikush qė nuk je. Vetėvetiu duke vepruar kėshtu ne bėjmė gabim,sepse fshehim atė qė ne jemi nė tė vėrtetė. Nė jetė duhet tė jemi vetėvetja kudo, kurdo dhe me kėdo. Pikėrisht pėr kėtė na bėhen krah miqtė. Ata na mėsojnė tė jemi ne. Miqėsia e vėrtetė defektet i ēmon dhe i rregullon.

       Ashtu si detarėt nė rrezik pėr tu mbytur, kur shikojmė vetminė e jetės me sytė e dėshpėruar, duke kėrkuar diku larg ndonjė velė tė bardhė nė mjegullnajėn e horizontit, ja atje na presin miqtė. Jeta nuk ėshtė gjė tjetėr veēse njė vijėmėsi e shumė jetėve tė vogla, tė jetuara ēdo ditė nga njė dhe me miqtė dhe shoqėrinė bėhen tė rėndėsishme, tė paharrueshme e tė veēanta. Ėshtė njė fat i madh qė tė kesh pėrreth njerėz qė shikojnė pėrtej syve tė tu e depėrtojnė thellė nė zemrėn tėnde. Ky ėshtė njė fat qė s’mund ta blesh, as ta vjedhėsh, por ta  kėrkosh pa u lodhur, tani me besim tė plotė.

                                             Eljona Toma

                                      Klasa 9A ,Shkolla Nr.2

                                               email: eljona_toma@albaniaonline.com

                                                                                24.8.1994